Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Dukagjinit. • Vrasja ka ndodhur saktësisht në fshatin Mgull, ku viktimat janë babë e bir. • Bashkë me dy të vrarët është dhe një i plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. • Viktimat janë identifikuar si Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni, ndërkohë që i plagosuri është me emrin Aleks Preka. • Shkaku i ngjarjes ende nuk dihet se cili është, për shkak të terrenit të vështirë të zonës. • Ndërkohë që forcat policore dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje disa orë me vonesë po për shkak të zonës së thelpisur dhe mungesës së infrastrukturës.
5 artikuj për këtë temë.
DUKAGJIN- Policia ka nxjerr detaje në lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Mgull të Dukagjinit. Mësohet se babë e bir me emrat Lekë Gjoni dhe Prel Gjoni janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri.
Ndërkohë që i plagosuri Aleks Preka ndodhet në ngjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 17:20, në fshatin Mgull, Njësia Administrative Pult, Dukagjin, dyshohet se janë vrarë me armë zjarri shtetasit L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, si dhe është plagosur rëndë shtetasi A. P. Forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po shkon në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve./Dosja.al

DUKAGJIN- Emrat e personave të vrarë pasditen e sotme në fshatin Mgull të Dukagjinit janë zbardhur. Mësohet se bëhet fjalë për Prel Gjoni dhe Lekë Gjoni.
Ndërkohë që dyshohet se personi i plagosur është Aleks Preka./Dosja.al
DUKAGJIN- Dosja.al, ka zbardhur detaje nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Mgull të Dukagjinit. Burimet bëjnë me dije se të vrarë janë babë e bir, të cilët kanë gjetur vdekjen menjëherë pas të shtënave me armë.
Ndërkohë që personi i plagosur është një shtetas, identiteti i të cilit ende nuk dihet se cili është. Por bëhet me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Forcat policore akoma nuk kanë mundur që të arrijnë në vendngjarje si dhe as ambulanca dhe shkak për vonesën është bërë terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve që të çojnë në këtë fshat./Dosja.al

DUKAGJIN- Detaje të reja kanë dal nga vrasja e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit pasditen e sotme. Burimet të Dosja.al, se edhe pse janë njoftuar, forcat policore akoma nuk kanë mundur që të arrijnë në vendngjarje si dhe as ambulanca.
Shkak për vonesën është bërë terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve që të çojnë në këtë fshat. Burimet bëjnë me dije se nga ngjarja e rëndë është raportuar për dy të vrarë si dhe një të plagosur. /Dosja.al

DUKAGJIN- Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Dukagjin të Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se një telefonatë ka alarmuar drejtorinë e Policisë, ku është raportuar për 2 të vrarë.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në lagjen Kir, ku përveç të vrarëve dyshohet se ka dhe një person të plagosur./Dosja.al