Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
•Vdes Sali Hajdari në Elbasan. •33-vjeçari gjeti vdekjen në spital pasi u paraqit me plagë të shkaktuara nga një mjet prerës, i dyshuar thikë, në zemër. • Ngjarja fillimisht u raportua si sherr, por Policia e Shtetit në deklaratën zyrtare pretendon se 33-vjeçari është vetëlënduar pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. •Megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. •Hajdari është viktima e tretë për sot, pasi në Kavajë vranë njëri-tjetrin Edmond Gosa dhe Altin Rexha.
2 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen që ndodhi rreth orës 19:00. Sipas policisë, 33-vjeçari Sali Hajdari dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Policia shton se ka dyshime se Hajdari se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
ELBASAN- Pas vrasjes së dyfishtë në Kavajë, një tjetër person ka gjetur vdekjen në një qytet të Shqipërisë. Bëhet fjalë për Sali Hajdarin. 33-vjeçari u plagos me thikë pak minuta më parë në Elbasan, pasi u përfshi në një konflikt me një person tjetër.
Më pas, sherri degradoi me përdorimin e thikës. 33-vjeç u godit në zemër, ndaj nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra./Dosja.al