LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me pistoletë, Kryeministria: Ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

• Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri. • Fico u qëllua përpara një ndërtese në qytetin qendror të Sllovakisë Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. • Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni. • Raportimet e mediave sllovake thonë se ai u godit në stomak, krah dhe në këmbë. • Autori është arrestuar nga policia. • Presidenti i sapozgjedhur i Sllovakisë Peter Pellegrini ka thënë se është i tmerruar nga sulmi. • Në të njëjtën linjë me Pellegrinin janë dhe liderat e tjerë të botës që dënuan njëzëri sulmin ndaj Ficos.

20 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Ministri i Brendshëm thirrje gazetarëve, publikut dhe politikanëve: Ndaloni përhapjen e urrejtjes

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Matus Sutaj Estok

SLLOVAKI- Ministri i Brendshëm, Matus Sutaj Estok duke folur para mediave për sulmin ndaj kryeministrit sllovak thotë se urrejtja që po përhapet në internet qëndron pas sulmit ndaj politikanit. Ai u bën thirrje gazetarëve, publikut dhe politikanëve që të ndalojnë përhapjen e urrejtjes.

“Ne nuk mund t’i përgjigjemi urrejtjes me urrejtje. Prandaj do të doja t’ju kërkoja të gjithëve që të ndaloni gjithë këtë urrejtje në rrjetet sociale, që synojnë këtë apo atë parti politike. Ajo që ka filluar tani është mbjellë nga shumë prej jush. Ndalo tani”, thotë Estok.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Autori që plagosi kryeministrin sllovak: E bëra këtë sepse nuk pajtohej me politikat e qeverisë

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Juraj Cintula

SLLOVAKI- Një video e autorit që qëlloi kryeministrin sllovak është publikuar. Siç raportohet autori Juraj Cintula, i cili qëlloi kryeministrin Robert Fico tha se e bëri këtë sepse nuk pajtohej me politikat e qeverisë.

“E bëra sepse nuk isha dakord me politikat e qeverisë”, thotë ai.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

2 VITE ME PARE

"Nuk ka lajme të mira për momentin"/ Ministri i Mbrojtjes: Fico ende në sallën e operacionit

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Robert Kalinak

SLLOVAKI- Robert Kalinak, ministër i mbrojtjes, duke folur para gazetarëve tha se për momentin nuk ka asnjë lajmë të mirë. Kalinak vazhdon të thotë se dëshiron të falënderojë urgjencën, mjekët, infermierët dhe specialistët që luftuan për jetën e kryeministrit Fico. Ai thotë se kryeministri Fico është ende në operacion dhe se situata është vërtet e keqe.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

2 VITE ME PARE

Sulmi ndaj kryeministrit sllovak, Rama: I tronditur, uroj shërim të shpejtë

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico pasditen e sotme. Me anë të një postimi në X, Rama thekson se është i tronditur nga sulmi. Ndërkohë që i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe rikthim spektakolar në politikë. 

Postimi i Plotë:

I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Joe Biden: Dënojmë këtë akt të tmerrshëm dhune, ambasada jonë e gatshme të ndihmojë

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Joe Biden

SHBA- Presidenti i ShBA-së Joe Biden ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare të webit të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me atentatin ndaj Kryeministrit sllovak Robert Fico. Në reagimin e tij ai është shprehur se u ndje i alarmuar nga lajmet e atentatit dhe thekson se dënon këtë akt dhune.

Biden është shprehur se ai dhe zonja e parë Jill, po luten për shëndetin e Fico dhe thot se ambasada e ShBA-së është në kontakt të ngushtë me qeverinë Sllovake dhe gati të ndihmojë.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Publikohen pamjet nga atentati i Kryeministrit sllovak Robert Fico, dëgjohen pesë të shtëna me armë

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
pamje nga ngjarja

SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico u qëllua ditën e sotme më armë zjarri dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Në një video që po qarkullon në mediat sociale dëgjohen pesë të shtëna me armë.

 

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Albin Kurti: Lajm shumë shqetësues, dhuna nuk ka vend në demokraci

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar në lidhje me atentatin që ju bë homologut të tij sllovak ditën e sotme. Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social X, Kurti i ka uruar shërim të shpejtë Robert Fico-s si dhe ka ndarë lutjet e tij me familjen e të plagosurit dhe populin sllovak.

Kurti përmbyll postimin me një fjali ku thot: Dhuna nuk ka vend në demokraci.

2 VITE ME PARE

Qëlloi me pistoletë drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
pamje nga vendngjarja

SLLOVAKI- Është identifikuar autori që qëlloi kryeministrin sllovak Ruber Ficko. Sipas raportimeve autori i atentatit ndaj kryeministrit sllovak është një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula. Gjithashtu Tsintula e ka thërritur kreun e qeverisë në emër para se ta qëllonte, duke bërtitur “Robert, hajde këtu” dhe më pas ai e ka qëlluar. 

71-vjeçari Juraj Tsintula është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Ndërsa që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ U dërgua në spital me helikopter, dalin pamjet nga transportimi me barelë i Kryeministrit sllovak

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
pamje nga ngjarja

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico pësoi lëndime të rënda për jetën pasi u qëllua dhe u plagos me armë zjarri. Kryeministria sllovake tha se Fico u dërgua me urgjencë në spital në qytetin qendror të Handlova.

Pamjet tregojnë kryeministrin sllovak duke u transportuar në spitalin e Banska Bystrica, në lindje të Handlova, pasi u transportua atje me helikopter. Në video duket një staf i madh mjekësh që shtyjnë barelën që mban kryeministrin e plagosur ku fytyra e këtij të fundit është e mbuluar.

Gjithashtu efektivët e Policisë ndalojnë kameramanin ti afrohet më tepër barelës, teksa kjo e fundit i afrohet derës së spitalit.

 
2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon shefi i NATO-s: I uroj shërim të shpejtë, lutjet dhe mendimet e mia janë me Robert Fico

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Jens Stoltenberg

SLLOVAKI- Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka reaguar në lidhje me atentatin që iu bë ditën e stome kryeministrit sllovak. Stoltenberg shtoi se lutjet dhe mendimet e tij janë me Robert Fico. 

"I tronditur dhe i tmerruar nga të shtënat ndaj kryeministrit Robert Fico. I uroj forcë për shërim të shpejtë. Lutjet e mia janë me Robert Fico dhe të dashurit e tij," shkroi shefi i NATO-s në "X". 

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilët tre është raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Pedro Sánchez: Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën, Spanja qëndron përkrah Robert Ficos dhe familjes së tij

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Pedro Sánchez

SPANJË- Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social X, Sánchez ka thënë se është i tmerruar dhe i indinjuar nga sulmi.

Sánchez gjithashtu thot se Spanja do të qëndrojë krah Kryeministrit sllovak, familjes së tij si dhe popullit sllovak. Sánchez përmbyll reagimin ndaj sulmit duke thënë se asgjë në botë nuk mund të justifikojë dhunën.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ I buzëqeshur teksa duartrokitet nga qytetarët, dalin pajmet e Robert Fico pak para se të qëllohej me armë

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
pamje nga ngjarja

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico mori pjesë në mbledhjen e kabinetit para se të qëllohej me armë zjarri. Disa pamje tregojnë momentet ku Fico mbërrin me makinë në qytetin qendror Handlova, ku sapo del nga makina ai duartrokitet nga qytetarët aty pranë që qëndronin pas një gardhi.

Me një dosje të kuqe në dorë dhe i buzëqeshur, Fico takon të pranishmit përpara se të futet në mbledhjen e kabinetit.

 

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, por vetëm një plumb arriti që ta kapte. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

 
2 VITE ME PARE

Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Kryeministria: Ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Robert Fico

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico pësoi lëndime të rënda për jetën kur u qëllua dhe u plagos në një tentativë për ta vrarë. Kryeministria sllovake tha se Fico u dërgua me urgjencë në spital në qytetin qendror të Handlova.

“Një atentat (tentativë) ndaj kryeministrit Robert Fico u krye sot në mbledhjen jashtë vendit të qeverisë në Handlova Për momentin ai po transportohet me helikopter në Banska Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë në Bratislavë për shkak të nevojës së një ndërhyrjeje akute," tha zyra e qeverisë në një deklaratë.

Shërbimet e urgjencës thanë se kishin marrë informacion për një burrë që u qëllua në Handlova pak pas orës 14:30 dërgoi një helikopter urgjence një pacienti 59-vjeçar.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Volodymyr Zelenskyy: Dënojmë fuqishëm këtë akt të tmerrshëm, dhuna të mos bëhet normë në asnjë vend

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Robert Fico dhe Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social X, Zelenskyy ka cilësuar sulmin si një akt të tmerrshëm dhe gjithashtu thekson se dënon fuqishëm këtë të fundit.

Në vazhdim të reagimit Zelenskyy ka vënë në dukje se dhuna nuk duhet të bëhet normë në asnjë vend të botës dhe për këtë duhen bërë të gjitha përpjekjet.

Presidenti përmbyll reagimin me një urim për shërim të shpejtë për Fico-n si dhe shprehu solidaritetin për popullin sllovak.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj kryeministrit të sllovakisë/ Reagojnë liderët botëror: Të tronditur nga lajmi i tmerrshëm

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me

SLLOVAKI- Reagojnë Liderët botërorë për atentatin ndaj Kryeministrit slloven. Gjithashtu ka reaguar kryeministri i Britanisë së Madhe Rishi Sunak. Sunak thotë që është i tronditur nga lajmi i tmerrshëm. 

Ai shkroi në X: "Të tronditur kur dëgjova këtë lajm të tmerrshëm. Të gjitha mendimet tona janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij."

Po ashtu presidentja sllovake ka reaguar duke thënë që është e tronditur nga të shtënat brutale. 
Presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova thotë se është e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit.

"Jam e shokuar. I uroj Robert Ficos shumë forcë në këtë moment kritik për tu rikuperuar nga sulmi," thotë ajo në një deklaratë.

Kryeministri rumun Marcel Ciolacu thotë se është thellësisht i tronditur nga lajmi i të shtënave dhe thotë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

"I tronditur thellësisht nga lajmet që vijnë nga Sllovakia. Akte të tilla ekstreme nuk kanë asnjë justifikim dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi," shkroi Ciolacu në "X".

 

Kryeministri çek Petr Fiala thotë se të shtënat janë tronditëse dhe i uron Ficos shërim të shpejtë.

"Lajmi për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico është tronditës. I uroj kryeministrit te sherohet sa me shpejt. Nuk duhet të tolerojmë dhunën, ajo nuk duhet të ketë vend në shoqëri," tha Fiala.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orabn thotë se është thellësisht i tronditur nga sulmi kundër mikut tim, kryeministrit Robert Fico. 

"Thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj mikut tim, kryeministrit Robert Fico. Ne lutemi për shëndetin dhe shërimin e tij të shpejtë! Zoti e bekoftë atë dhe vendin e tij!" shkroi Orabn në "X". 

Kryeministri polak Donald Tusk iu drejtua drejtpërdrejt Ficos në një postim në X, duke thënë se "jemi me ju në këtë moment shumë të vështirë".

"Lajm tronditës nga Sllovakia. Robert, jami me ty në këtë moment shumë të vështirë," shkruan Tusk. 

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas i uroi Ficos një shërim të shpejtë, duke shtuar se një sulm kundër një lideri të zgjedhur është gjithashtu një sulm kundër vetë idesë së demokracisë. 

"I tronditur thellë nga përpjekja për vrasjen e kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico. Një sulm kundër një lideri të zgjedhur është gjithashtu një sulm kundër vetë idesë së demokracisë. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Mendimet e mia janë me familjen dhe të dashurit e tij," tha ajo. 

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj Kryeministrit sllovak/ Reagon Von der Leyen: Akte të tilla s’kanë vend në shoqërinë tonë, minojnë demokracinë

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Ursula von der Leyen

SLLOVAKI- Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atentatit që iu bë ditën e sotme Kryeministrit sllovak Robert Fico. Von der Leyen dënuar sulmin me armë zjarri ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico përpara një ndërtese në Handlova, ku u mbajt një mbledhje e qeverisë. Diplomatja europiane përmes një postimi në "X" e cilëson ngjarjen si një akt që minon demokracinë.

“Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico. Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët. Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.”, ka shkruar von der Leyen në "X". 

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni.

2 VITE ME PARE

VIDEO/ Atentati ndaj kryeministrit sllovak, momenti kur sigurimi merr Robert Ficon dhe e fut në makinë

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Pamjet

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico u qëllua dhe u plagos në bark pas një takimi të qeverisë të mërkurën. Një dëshmitar i Reuters dëgjoi disa të shtëna pas takimit në Handlova në verilindje të kryeqytetit Bratislavë. 

Gjithsej u qëlluan katër të shtëna dhe një kapi Ficon në bark. Ndërkohë që kanë dalë dhe pamjet nga ngjarja e rëndë. Siç shihet në videon e mëposhtme, është momenti kur sigurimi i Ficos e transporton atë drejt makinës, në mënyrë që të jetë i sigurtë. 

 
2 VITE ME PARE

Iu bë atentat sot/ Kush është Kryeministri sllovak që mbeti i plagosur?

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
Robert Fico

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në sallë operacioni.

Kush është Robert Fico?

Kryeministri sllovak Robert Fico u rikthye në pushtet pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

Ai drejton partinë populiste të krahut të majtë Smer-SSD dhe fitoi votimin tetorin e kaluar me premtimet për të ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, por mohoi të ishte pro-rus. Fico u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuciak në 2018.

"Nëse Smer hyn në qeveri, ne nuk do të dërgojmë asnjë raund të vetëm municioni në Ukrainë," u tha Fico mbështetësve gjatë fushatës së tij.

Kjo, si dhe premtimi i tij për t'i rezistuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, bëri që disa shikues ta krahasojnë Fico me kryeministrin e djathtë populist të Hungarisë, Viktor Orban.

2 VITE ME PARE

Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes, kapet autori

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
pamje nga vendngjarja

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë. Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe autori është ndaluar nga policia.

 

Ndërsa në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi brutal dhe i pamëshirshëm ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për tu rikuperuar. Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.

2 VITE ME PARE

Atentat në Bratislavë/ Plagoset me armë zjarri kryeministri sllovak (VIDEO)

Atentat kryeministrit të Sllovakisë/ Robert Fico qëllohet me
pamje nga vendngjarja

SLLOVAKI- Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Reuters raporton se Fico ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë, pas mbledhjes së qeverisë. 

Sipas një dëshmitari fillimisht u dëgjuan disa të shtëna dhe më pas ndërhyri policia, e cila arrestoi autorin. Gjithsej ishin 4 të shtëna që u qëlluan drejt tij, por vetëm një plumb arriti që ta prek. Ngjarja ndodhi në qytetin Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

 

robert fico

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin