LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", sulmohet gjatë natës kompania farmaceutike, mbi 30 gëzhoja në vendngjarje

•Godina e "CFO Pharma", është qëlluar me breshëri plumbash gjatë natës. •Kompania e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është në pronësi të biznesmenit Nadir Causholli dhe në rrethana ende të paqarta është qëlluar me breshëri kallashnikovi. •Bëhet me dije se mbi 30 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende se kush janë autorët. •Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe është parë se autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. •Dyshohet se autorët kanë qënë dy, njëri në rolin e qitësit dhe tjetri në rolin e shoferit. •Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 2:00. •Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", flet pronari i kompanisë: S’kam konflikte me askënd!

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", sulmohet gjatë
Pamje nga sulmi

TIRANË - Pronari i kompanisë CFO Pharma, Nadir Causholli ka dhënë dëshminë e tij paraprake në lidhje me sulmin me breshëri plumbash të regjistruar gjatë mesnatës. Bëhet me dije se para grupit hetimor Causholli, ka mohuar të këtë probleme apo konflikte me persona të tjerë ndërsa ka deklaruar se nuk ka dijeni kush mund ta ketë kryer sulmin.

Mbeten ende mister arsyet e sulmit me 34 plumba ndaj CFO Pharma, ndërsa dyshohet se autorët kanë qënë 2, njëri në rolin e qitësit dhe tjetri në rolin e shoferit. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pak më herët dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plotë të rastit. 

1 VITE ME PARE

Detaje nga sulmi ndaj CFO Pharma, autorët ishin dy! Njëri zbraz kallashnikovin me 34 plumba drejt godinës, tjetri shofer

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", sulmohet gjatë
Pamje nga plumbat

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sulmi që ju bë kompanisë farmaceutike CFO Pharma gjatë natës së kaluar në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se autorët e ngjarjes kanë qënë dy. Njëri prej tyre ka qënë në rolin e shoferit, ndërsa tjetri ka zbrazur kallashnikovin drejt godinës. 

Raportohet se është qëlluar 34 herë ndaj kompanisë, ndërsa nga plumbat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk dihen ende arsyet e sulmit, apo se kush janë autorët, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

1 VITE ME PARE

Ngjarja u tentua të fshihej?/ Dalin detaje nga sulmi ndaj CFO Pharma, policia u njoftua 6 orë me vonesë

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", sulmohet gjatë
Sulmi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga sulmi me armë zjarri ndaj kompanisë farmaceutike CFO Pharma në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se sulmi ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:00, ndërkohë që policia është njoftuar për ngjarjen vetëm në orët e para të mëngjesit 08:00. 

Ende nuk dihet se cilat janë arsyet që policia është njoftuar me kaq vonesë për sulmin, por kjo shton dyshohet se kemi të bëjmë me një tentativë për të fshehur ngjarjen. Dyshohet se ndaj godinës farmaceutike janë qëlluar mbi 30 herë më armë zjarri tip kallashnikov. Por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga arma e zjarrit. 

1 VITE ME PARE

Breshëri plumbash ndaj CFO Pharma, reagon Policia: Nga të shtënat vetëm dëme materiale

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", sulmohet gjatë
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua këtë paradite ku kompania CFO Pharma është qëlluar me breshëri plumbash në rrethana ende të paqarta.

Policia bën me dije se nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:10, në sallën operative të DVP Tiranë, ka ardhur njoftimi se në rrugën dytësore të autostradës “Durrës – Tiranë”, gjatë natës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të fasadës së një ndërtese.

Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

1 VITE ME PARE

Sulmi ndaj CFO Pharma, autorët qëlluan nga automjeti në lëvizje, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", sulmohet gjatë
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u raportua paraditen e kësaj të marte ndaj kompanisë "CFO Pharma". Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj kompanisë, ndërsa arsyet e atentatit mbeten ende të paqarta.

Bëhet me dije se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe është parë se autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje. Ngjarja mendohet të ketë ndodhur rreth orës 2:00 ndërkohë në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja plumbash. Policia ka nisur hetimet për identifikim e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rastit. 

1 VITE ME PARE

Qëllohet me breshëri plumbash ndërtesa e CFO Pharma, mbi 20 gëzhoja gjenden në vendngjarje

Breshëri plumbash ndaj "CFO Pharma", sulmohet gjatë
Pamje nga vendngjarja

TIRANË - Kompania e "CFO Pharma", është qëlluar me breshëri plumbash gjatë natës. Kompania e cila ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës është në pronësi të Nadir Caushollit dhe në rrethana ende të paqarta është qëlluar me breshëri kallashnikovi ndërsa nuk dihet ende nëse ka të lënduar.

Bëhet me dije se mbi 20 gëzhoja plumbash janë gjetur në vendngjarje ndërsa nuk dihet ende se kush janë autorët. Siç mund të shihet dhe në foton e siguruar nga Dosja.al policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.  

 

atentat cfo pharm

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin