Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 105-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Tubimit të sotëm i është bashkuar masivisht edhe diaspora, e cila ka mbushur plot Bulevardin. • Prej 105 ditësh, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: Largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 105 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
11 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta kundër qeverisë Rama po vazhdon në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Siç shihet edhe në pamje, Kryeministria është rrethuar nga diaspora.
Policët tashmë janë vendosur në mbrojtje të godinës së qeverisë. Protestuesit janë përballë policëve, teksa bënë edhe thirrje ndaj tyre që të heqin kapelet.
“Hiqni kapelet”, “Polici këtu na ke, ti mbron kriminelët e jo ne", “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, ishte disa nga thirrjet e protestuesve./Dosja.al

TIRANË- Vazhdon rezistenca e diasporës në protestën e 105 në Tiranë kundër qeverisë. Protestuesit kanë bërë thirrje, që të vazhdojnë rezistencën deri në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Një nga protestuesit tha se do qëndrojnë aty për shqiptarinë. Ata bënë thirrje edhe në drejtim të policisë, që të heqin kapelet e të hidhen në anën e protestuesve.
"Do qëndrojmë për shqiptarinë. Nata është e gjatë, nesër dita gjithashtu. Do rrimë këtu, të njihemi me njëri-tjetrin, derisa ta largojmë kryeministrin Edi Rama. Shqiptarët janë bashkë për t’i thënë stop tradhtarëve. Vetëm bashkë e sjellim ndryshimin," tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve te Kryeministria, protestuesit njoftuan se nuk do të nisin marshimin por do të rrethojnë Kryeministrinë. Në ditën e 105-të të protestës kundër qeverisë Rama, u bashkua edhe diaspora shqiptare, e cila ka mbushur plot bulevardin.
Shqiptarët janë shprehur njëzëri se kërkojnë dorëheqjen e penegociueshme të Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në Kryeqytet.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, duke folur nga protesta tha se 'Prania Besnike' nuk do t’i zgjidhë hallet me të cilat përballen qytetarët. Gjatë fjalës së tij, ai bëri thirrje që qytetarët të mos mashtrohen pasi kjo është një tjetër propagandë e tyre. Stafa theksoi se halli i vetëm i qeverisë është se si të fshehin pasuritë që kanë marrë me paratë publike, ndërsa halli i qytetarëve të thjeshtë është se si mund të kalojnë muajin, teksa çmimet e ushqimeve dhe nafta janë shtrenjtuar shumë.
“Flasin për “Prani Besnike” a thua se do të zgjidhë hallet e shqiptarëve. Tjetër propagandë ndaj mos u mashtroni. Si do i zgjidhë “Prania Besnike” pensionet, dhënien e 150 mijë lekëshit në muaj për gjyshërit tanë? Nuk blejnë dot ilaçe. Si do e zgjidhë “Prania Besnike” shpopullimin? A do t’i kthejë fëmijët që kanë ikur nga ky vend? Si do i zgjidhë mungesën e ilaçeve nëpër spitale, mungesën e pajisjeve jetë shpëtuese. Një vit bëhet sot nga ku në Onkologjik mungo brakiterapia, trajtim jetë shpëtues për gratë që vuajnë nga sëmundja e keqe. Propagandë.
Kanë 4 mandate që iu gënjejnë. 36 vite që iu mashtrojnë. Mos iu besoni më. Qytetarë besojini për herë të parë zemrës tuaj, jo më partive. Ju kanë mashtruar. Nuk iu hapin telefonat dhe tani na shesin si sukses që deputetët takojnë qytetarët. E kanë humbur kontaktin me realitetin. Kanë halle të tjera. Hallet e tyre ku të fshehin pasuritë që vjedhin nga paratë e shqiptarëve, halli juaj është si t’ia dilni muajin, me ushqimet më të shtrenjta në Evropë, me çmime të karburanteve më të shtrenjta në rajon. Pa shëndetësi, arsim dhe pa të ardhme,“ tha ai./Dosja.al
TIRANË- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj gjatë fjalës së tij para kryeministrisë ka bërë një krahasim me protestën që zhvillohet në Tiranë dhe me atë që u mbajt sot në Kosovë, në mbështetje ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Zotaj tha ndër të tjera se ndërsa Kosova protestoi për liri, në Shqipëri protestohet për tradhtinë që Edi Rama i ka bërë vendit, duke i shitur tokat.
“Në Dardani Liria ka emër, në Shqipëri tradhtia ka emër. Rama kërkon të shesë atdheun cep e më cep dhe pa turp thotë se Shqipëria nuk qenka e shqiptarëve. Ndaj të solidarizohemi dhe të qëndrojmë si gjithmonë deri në zhdukjen e tradhtisë," tha ai./Dosja.al

TIRANË- Një emigrant nga Britania u ka bërë thirrje protestuesve që të mos largohen nga sheshi derisa të bëjnë të mundur rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, ai theksoi nevojën e një qeverie tranzitore, për të depolitizuar administratën dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Emigranti tha ndër të tjera se do të përshkallëzojnë protestën dhe se do të qëndrojnë në shesh derisa Edi Rama të largohet nga zyra e tij si kryeministër.
“Do të jemi deri në rrëzimin e autoritarit Edi Rama. Ju jeni shpresa, ato që inspiruat këtë protestë dhe keni prekur zemrat e çdo shqiptari në diasporë. Më 22 qershor, ne e kthyem këtë protestë në kërkesa politike. Një dorëheqje e autoritarit dhe të qeverisë së tij të korruptuar. Së dyti, krijimi i një qeveritare tranzitore, një qeveri e shqiptarëve. Kjo qeveri tranzitore duhet të mandatohet që t’i japë fund tranzicionit, duke hyrë në zgjedhje me lista të hapura dhe duke i dhënë fund sistemit ku partizanët e partiakëve numërojnë votat. Votat të numërohen me sistem rigoroz dhe elektronik që nuk bën deformimin e demokracisë. Kjo qeveri tranzitore duhet të bëjë depolitizimin e administratës pas 36 vitesh dhe t’i hapim fund patronazhismit. Sonte ne nisim përshkallëzimin. Nuk do të ketë marshim, por qëndrim në këtë shesh. Anti shqiptari Edi Rama, ato 4 orë që do t’i kishim luks të shkonim te nënat tona, na i konsumoi në kufi se kishte dhënë urdhër të mos hyjmë në shesh. Iu themi familjarëve hajdeni në shesh. Rezistencë. Ta shporrim nga zyra autoritarin Edi Rama”, shtoi ai./Dosja.al
TIRANË- Diaspora ka mbushur plot bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e 105-të të protestës kundër qeverisë Rama. Siç shihet edhe në pamje, Bulevardi është ngjyrosur kuq e zi nga flamujt kombëtarë.
Diaspora, sikurse kishte paralajmëruar, i është bashkuar qytetarëve që prej më shumë se tre muajsh kanë vijuar rezistencën e tyre kundër qeverisë së Edi Ramës. Ata mbështesin thirrjet e qytetarëve për largimin e Ramës dhe të gjithë klasës politike që është përgjegjëse për largimin e tyre.
View this post on Instagram
Përveç flamujve kuq e zi që valëviten përgjatë gjithë bulevardit, në duart e protestuesve bien në sy pankarta të shumta me mesazhe të forta e me akuza të drejtpërdrejta ndaj kryeministrit. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 105 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”./Dosja.al
TIRANË- Një emigrant nga Gjermania përcolli një mesazh ndaj drejtësisë shqiptare dhe ambasadave të huaja në Tiranë, duke kërkuar që të reagojnë kundër qeverisë Rama. Teksa mori fjalën në protestë, ai përcolli edhe një mesazh për socialistët, duke thënë se ata mund të bëjnë të mundur largimin e Ramës, duke mos i dhënë votën.
“Kam një pyetje për gjyqtarët e GJK, të Lartë. Ku janë? A nuk po cenohet ligji? Nuk e ngrenë zërin dhe nuk e ndalojnë qeverinë duke grabitur dhe plaçkitur gjithçka. Një thirrje kam edhe për përfaqësitë diplomatike. Ato deri më tani nuk kanë reaguar. A jeni ju kundër korrupsionit? Pse nuk reagoni. Presim që të na mbështesni dhe të thoni të vërtetën. Ambasadës së BE i them mos luani me dashurinë që kanë shqiptarët për BE. BE ështe shpresa jonë, dhe ata nuk duhet të na zhgënjejnë. Ambasadat dhe përfaqësitë duhet të thonë mendimin e tyre dhe të mbështesin vendin që është në zhvillim. Një thirrje kam për socialistët. Nuk duam revolucion me dhunë, por me votë. Revolucioni më të mirë mund ta bëjnë socialistët duke i hequr votat Edi Ramës, që t’i heqin mundësinë të grabisë dhe shesë Shqipërinë”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj, gjatë fjalës së saj në protestë, përshëndeti pjesëmarrjen e diasporës në ditën e 105-të të protestës. Ajo theksoi se diaspora ka zbarkuar sot në shesh, krah qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, për t’i thënë Edi Ramës se duhet të largohet. Ajo tha më tej se sheshi ka bërë të gjithë shqiptarët bashkë për largimin e kësaj klase politike.
“Diaspora është me ne. Ky shesh i ka bërë të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë këtu dhe ata që janë detyruar të largohen nga klasa politike 36 vjeçare. Më në fund shqiptarët ia dalin të bashkuar dhe se më në fund këtu vendosim ne. Diaspora ka ardhur në mbështetje tonën për t’i kërkuar Edi Ramës dorëheqje”, tha ajo./Dosja.al

TIRANË- Pankarta pikante dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar protestën e 105-të kundër qeverisë Rama. Në një pankartë shkruhet “Dosjet duan përgjigje”, një thirrje drejtuar drejtësisë për të vepruar dhe hetuar skandalet e qeverisë.

“Finalizimi i aferës më të guximshme në vend, tregon se ky sistem po na vjedh në çdo kënd. Nga zyrat e OSHIS u mbyll ky pazar i zi, Allajbeu me 50 milionë, pacientët në varfëri”, thuhet në një tjetër pankartë.

Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 105-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Tubimit të sotëm i janë bashkuar masivisht edhe diaspora. Prej 105 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: Largimin e menjëhershëm të Edi Ramës.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 105 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al