LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën, oshëtin bulevardi: Shqipëria kërkon revolucion  

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 107-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 107 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 107 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre.  • Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit.  • Marshimi u ndal fillimisht pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për personat e ndaluar gjatë protestave.  • Më pas, turma u zhvendos në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, ku protestuesit vijuan me thirrjet e tyre dhe përcollën mesazhet kundër qeverisë. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit.  

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e 107-të, qytetarët thirrje në kor: Rama jepe dorëheqjen

107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën,
pamjet

TIRANË- Ka përfunduar protesta e 107-të e qytetarëve. Protesta e kësaj të hëne u shoqërua me thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. “Rama jep dorëheqjen” ishte thirrja që u përsërit gjatë protestës.

Në fjalimet e mbajtura para Kryeministrisë, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë, ndërsa u ngritën edhe shqetësime për situatën politike në vend. Një prej kërkesave të protestuesve ishte edhe lirimi i protestuesve të arrestuar, ndërsa nga podiumi u përsëritën thirrjet kundër qeverisë.

Gjatë marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë ndalur edhe te Blloku i Sigurisë, ku kanë kërkuar lirimin e protestuesve dhe kanë vijuar me thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Pas përfundimit të fjalimeve dhe marshimit në rrugët e kryeqytetit, qytetarët kanë mbyllur protestën e 107-të, ndërsa kanë paralajmëruar rezistencë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë së tij./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

107 ditë revoltë! Qytetarët nuk heqin dorë, marshojnë rrugëve të Tiranës: Polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne(VIDEO)

107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën,
pamjet

TIRANË- Marshimi i qytetarëve nëpër Tiranë vijon në kuadër të protestës së ditës së 107-të kundër qeverisë, ndërsa protestuesit shoqërojnë lëvizjen me thirrje kundër Policisë së Shtetit.

“Polici, këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne", "Polici pse dhunon?" janë ndër thirrjet që po përsëriten nga protestuesit gjatë marshimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Marshimi u ndal fillimisht pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për personat e ndaluar gjatë protestave. Më pas, turma u zhvendos në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, ku protestuesit vijuan me thirrjet e tyre dhe përcollën mesazhet kundër qeverisë.

Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë protestat, ndërsa dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama e konsiderojnë një nga kërkesat kryesore dhe të panegociueshme të lëvizjes./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Nuk kanë forca të menaxhojnë situatën në bulevard"/ Protestuesi: Frontin nuk do e lëshojmë, jemi afër fitores

 

107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën,
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar pjesëmarrës në tubimin përballë godinës së Kryeministrisë në ditën e sotme, ka marrë fjalën e tij në podium ku ka treguar një incident të ndodhur në protestën e mëngjesit.

Ai ka treguar rastin e një oficeri të policisë i cili ka qëlluar me grusht në bark një protestues, dhe i ka bërë thirrje strukturave të policisë që të njihen me procedurat në mënyrë që të mos hedhin poshtë punën. Ai u ka kërkuar qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos e lëshojnë frontin sepse, sipas tij, janë shumë pranë fitores.

“Sot dua të theksoj një moment shumë delikat. Në momentin kur po shoqërohej një person, vjen polici dhe godet në mënyrë brutale. Ky person i keqformuar, hedh poshtë punën. Nëse me syrin tuaj do e kishit parë, kjo është shkelje e të gjitha normave. I bëj thirrje strukturave të policisë, të njihen mirë me procedurat dhe taktikat.

Secili person do bëjë kallëzimin në organet kompetente. Unë e di shumë mirë që juve nuk iu kanë paguar. E di mirë që ju keqtrajtojnë, ju kërkoj sidomos policëve të vjetër që kanë përvojë, të jenë të përmbajtur.

Nuk po kanë forca të menaxhojnë një situatë në bulevard, lërë më të përballen me krimin e organizuar. Ruani qetësinë dhe zbatoni ligjin, frontin nuk do e lëshojmë. Shqisa ime e gjashtë më thotë se jemi afër fitores”, shprehet ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Shqipëria është në udhëkryq"/ Protestuesi: Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë në rrezik territorin

107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën,

TIRANË- Protesta në Tiranë shënon sot 107 ditë të revoltës qytetare. Një qytetar, pjesëmarës në protestë, ka marrë fjalën e tij në podium ku është shprehur se kombi është në rrezik, ndaj shqiptarët duhet të bëhen bashkë.

Në fjalën e tij, ai e ka cilësuar kryeministrin e vendit Edi Rama si 'antishqiptar' i cili bën ligje që vënë në rrezik territorin. Ai ka shprehur njëkohësisht, pakënaqësitë në lidhje me pagat e punonjësve, pensionet dhe ka theksuar se në 107 ditë protestë janë treguar paqësor dhe të emancipuar.

Në fund të fjalës së tij, protestuesi ka kërkuar të shmangen provokimet nga forcat policore, ku ka përmendur edhe rastin e një oficeri që ka qëlluar me grusht në bark një protestues gjatë protestës së organizuar këtë mëngjes.

“Shqiptarët bëhen bashkë për të shpëtuar kombin, kombi është në rrezik. Antishqiptari me emrin Edi Rama po bën ligje që vënë në rrezik territorin. Ligje si paketa e maleve, investitori strategjik, cënon vendin. Shqipëria është në udhëkryq, kombi është në udhëkryq, ndaj duhet të jemi bashkë.

Sot SPAK doli me një deklaratë që ka një vilë të 3 sekrete të Ballukut. Ky është një krim…Pensionistët mezi paguajnë ilaçet dhe të rinjtë nuk blejnë dot  një shtëpi…Policia e Shtetit me 600 mijë mëzor sigurojnë rritjen e fëmijëve…Studentët dje e demaskuan hajduten. Një polici qëlloi me grusht një protestues dhe shefi i tij bënte sehir. Ky është një turp. Durimi ka kufi dhe kemi treguar që jemi paqësor, popull i emancipuar. Mos na provokoni sepse revolta popullore kur të ndizet nuk ndalet më”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 107-të: Nafta si në Londër, rrogat si...

107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën,
Pankarta

TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 107 ditë të revoltës qytetare. Qytetarët kanë nisur si fillim grumbullimin në sheshin Skënderbej, dhe mas marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Këtë ditë, nuk kanë munguar as pankartat pikante të cilat i japin një mesazh qeverisë. "Nafta si në Londër, rrogat si në mjerim. Me taksat e karburantit, meritoni vetëm përçmim”, “SPAK, të mos arrestohet populli që kërkon të vërtetën, të prangosen ata që na vjedhin shtetin dhe jetën” thuhet në disa pankarta./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Nis dita e 107-të e protestës, thirrje: Arrestoni Ramën

107 ditë revoltë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën,
Pamje nga marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, në ditën e 107-të

TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 107 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Si çdo ditë, protestuesit kanë nisur fillimisht grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vijuar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestët dhe të pranishmit.

Kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Ditëve të fundit, tubimit i është bashkuar edhe diaspora shqiptare. Nën thirrjet 'Arrestoni Ramën', 'Nuk shitet Shqipëria', me pankarta e flamuj në duar qytetarët kanë vijuar për 107 ditë radhazi revoltën e tyre./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin