Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 108-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 108 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 108 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Gjatë fjalimeve, Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe një nga aktivistet pjesëmarrëse në protestë, deklaroi se bujqësia ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të politikave të ndërmarra nga qeveria e Edi Ramës. • Ajo theksoi se prej tre vitesh ky sektor nuk ka marrë asnjë ndihmë, pas ndaljes së fondeve nga BE për shkak të vjedhjeve të kryera. • Sipas saj, fermerët u detyruan t’i hidhnin produktet e tyre nëpër kanale, sepse kryeministri lejoi produktet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes Ballkanit të Hapur. • Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur ditën e 108-të të revoltës qytetare me thirrjet 'Nesër më shumë". Pas marshimit në rrugët e Tiranës, dhe qëndresës në formë mbështetje për protestuesit e arrestuar në Bllokun e Sigurisë protestuesit janë shpërndarë.
Protestuesit kanë paralajmëruar tubim ditën e enjte përballë Kuvendit, ndërsa kërkesat e tyre mbeten të njejtat./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë gjatë marshimit në ditën e 108-të të revoltës qytetare. Nën thirrjet "Nuk jeni vetëm","Lironi shqipet", "Gjithë Shqipëria është me ju", ata kanë vijuar qëdresën e tyre te Blloku i sigurisë në formë mbështetje për protestuesit e arrestuar.
Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë dhe aktivistja Silvana Hoxha Xhaferri gjatë fjalës së saj në protestën e sotme, deklaroi se bujqësia në Shqipëri ndodhet në një gjendje të rëndë, duke ia lënë fajin situatës së politikave. Sipas saj, sektori nuk ka marrë mbështetje prej tre vitesh, ndërsa fondet e Bashkimit Evropian janë ndërprerë dhe me to është abuzuar.
Xhaferri tha gjithashtu se fermerët janë përballur me vështirësi të mëdha në shitjen e prodhimeve të tyre, deri në detyrimin për ti hedhur ato në kanale. Ajo e lidhi situatën me lejimin e hyrjes së produkteve nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut në tregun shqiptar, përmes nismës së Ballkanit të Hapur.
“Fieri, Berati, Përmeti e Lushnja sa produkte të tyre hodhën në kanale? Sepse Ballkani i Hapur solli produktet e Serbisë, Maqedonisë se ato shtete e subvencionojnë fermerin, e forcojnë fshatarin. Ata të rinj që janë larguar nga fshati për të mbështetur familjet, dhe janë këtu në Tiranë, ata që kërkojnë revolucion.
Qumështi, sa litra u hodhën në kanalet e Lushnjes se oligarkët vendosën çmimin që të ishte aq i ulët sa fermeri s’e përballoi dot as prodhimin në 2024. Dhe kostoja e jetesës e jona në qytet rritet sepse është më mirë për këtë qeveri që të sjellë produktet nga jashtë dhe kjo është arsyeja se pse fermerët i keni kudo dhe flasin me zemër për këtë protestë.”, tha ajo.
TIRANË- Gjatë ditës së 108-të të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike, protestuesit kanë pikasur kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla teksa qëndronte i ulur në ambientet e jashtme të një lokali pranë stadiumit “Air Albania“ në Tiranë.
Siç shihet edhe në video, në momentin që qytetarët shohin Ballën të ulur, i drejtohetn me thirrje në kor, “O hajdut!”, “O kriminel!” dhe “O Taulant, o hajdut!”.
Në video dëgjohen thirrjet e protestuesve, ndërsa Balla me një kapele dhe me telefon në vesh ngrihet nga tavolina dhe largohet nga ambienti i jashtëm i lokalit. Përballja me qytetarët vjen në një kohë kur protesta vijon prej 108 ditësh, me pjesëmarrësit që largimin e qeverisë Rama dhe gjithë klasës politike./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet përballë godinës së Kryeministrisë, dhe kanë nisur marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Ata pritet të marshojnë në rrugët e kryeqytetit, ndërsa kanë bërë thirrje për një tubim përballë Kuvendit ditën e enjet. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njetat, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Protesta e 108-të në Tiranë kundër klasës politike është shoqëruar me pankarta pikante që i përcjellin një mesazh qeverisë.
“Rama jashtë-problem me shqiptarët. Balluku në Tiranë-problem me qytetarët. Kur popullit i fshihesh, me ç’fytyrë pushtetit i ngjitesh?”, shkruhet në një pankartë.
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët janë grumbulluar si çdo ditë në sheshin Skënderbej për të vijuar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Kërkesat mbetet të pandryshuara, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot 108 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Pas grumbullimit të protestuesve në sheshin Skënderbej, ata kanë vijuar marshimin drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës dhe qytetarët e pranishëm.
Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Protesta ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ku disa prej tyre e kanë cilësuar si qëndresa më e gjatë e mbajtur nga populli shqiptar./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditën e 108-të të revoltës qytetare kundër klasës politike. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej, për të vijuar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Kërkesat e protestuesve mbeten të njejtat. Ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 108-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se tre muaj, qytetarë të shumtë në numër mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshojnë drejt Kryeministrisë. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
Gjatë tubimeve, protestuesit ka brohoritur një zëri: “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi"./Dosja.al