LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e ndalin rezistencën: Rama, jepe dorëheqjen

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 111-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 111 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.

7 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e 111-të, qytetarët thirrje: Nesër më shumë

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga marshimi

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur protestën e 111-të kundër qeverisë, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas përfundimit të tubimit para institucionit, turma e protestuesve ka nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vazhduar kështu formën e tyre të qëndresës. 

Protestuesit kërkuan jo vetëm ndryshim politik, por edhe llogaridhënie për çështjet shqetësuese, duke bërë thirrje për hetime nga SPAK dhe zbardhjen e rasteve të abuzimit me pushtetin.

“Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", këto ishin disa nga thirrjet e tyre./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

"Vendi ynë më i rëndësishëm se gjithçka"/ Aktivisti Arben Kola thirrje të rinjve: Të bëhemi bashkë, të shpëtojmë Shqipërinë

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Arben Kola

TIRANË- Aktivisti Arben Kola u ka bërë thirrje të rinjve që të bashkohen në protestën kundër qeverisë Rama. Gjatë fjalës së tij, Kola tha se të rinjtë duhet të bashkohen për një qëllim të përbashkët dhe të mos ndikohen nga liderët politikë. Kola e cilësoi situatën si një moment historik dhe u bëri thirrje të rinjve që kanë vendosur të jetojnë në Shqipëri t’i bashkohen protestës deri në largimin e Edi Ramës.

"Mirëmbrëma të gjithëve. Rinia së pari duhet të bëhet bashkë për një qëllim dhe një ëndërr, që quhet Shqipëri e lirë dhe Shqipëri e re. Dhe që kjo të ndodhë, rinia nuk duhet të jetë e infektuar nga liderat dhe politikanët tradhtarë. Duhet që t’i japim besën njëri-tjetrit që të ndërtojmë këtë Shqipëri të re, me Kushtetutë të re, me Kod Zgjedhor të ri, me kontratë të re sociale dhe ne do të jemi mbështetësit kryesorë të tyre. Ky është moment historik, ndaj ftojmë të rinjtë dhe të rejat, që kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri, të na bashkohen dhe të udhëheqin këtë revolucion paqësor deri në shporrjen e Edvin Ramoviçit. Koha është tani që të bashkohemi për një Shqipëri përtej partive. Bashkohuni për ëndrrat e baballarëve tuaj e atyre që na kanë lënë. Kjo tokë kërkon mund dhe sakrificë dhe sakrifica e vetme është qëndresa dhe prania juaj në shesh," tha aktivisti Arben Kola./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Edison Lika thirrje qytetarëve: Reagoni ndaj padrejtësive! Ky regjim nuk rrëzohet me dy ditë protestë por me njerëz që rezistojnë deri në fund

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
 Edison Lika

TIRANË- Aktivisti Edison Lika u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë rezistencën dhe reagimin ndaj asaj që ai e cilësoi si padrejtësi, duke kërkuar pjesëmarrje më të gjerë në protestat kundër qeverise Rama. Gjatë fjalës së tij, Lika theksoi se reagimi duhet të jetë i pranishëm në çdo aspekt të jetës shoqërore, nga vendi i punës deri te rastet e padrejtësive në rrugë apo përballë institucioneve shtetërore. Lika iu drejtua edhe qytetarëve që i ndjekin protestat nga shtëpia, duke i ftuar që të bëhen pjesë aktive e tyre.

"Ne duhet të reagojmë dhe të rezistojmë kudo që jemi. Duhet të reagojmë në punë, të reagojmë kur shikojmë një padrejtësi në rrugë, të reagojmë ndaj policisë së shtetit, ku, pavarësisht se dikush është familjar i yni dhe bën një gabim, duhet të jemi shërbëtorë të demokracisë. Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet të mësojmë nga kjo protestë. Nëse kemi mësuar këtë, atëherë secili që do të vijë pas Edi Ramës do ta ketë shumë të vështirë që të bëjë gabime me këtë popull. Ju lutem, shpërndajeni fjalën dhe të bëhemi sa më shumë, sepse ata që na ndjekin nga shtëpia mendojnë se vetëm duke qenë dakord me ne po na mbështesin. Kjo protestë ka pasur mbështetje popullore më shumë se çdo protestë tjetër që është bërë në Shqipëri, ama ju kërkojmë atyre qytetarëve: protesta nga diçka shumë e bukur dhe e jashtëzakonshme, sigurisht që do të bëhej rutinë. Edhe rutina kërkon qëndrestarë. Ky regjim nuk rrëzohet me dy ditë në protestë, as duke u futur brenda në Kryeministri. Ky regjim rrëzohet me njerëz që rezistojnë dhe e kanë ndarë mendjen të jenë këtu deri në fund," tha Edison Lika./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dita e 111-të e protestës/ Mbyllen fjalimet, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë. Nën thirrjet "Ju erdhi fundi", ata kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës për të finalizuar më vonë ditën e 111-të të revoltës së tyre. 

Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 111-të: Mandati nuk fshin gabimet

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e

TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 111-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet "Rama në burg! Berisha në burg!", "Opozitë e shitur". 

Qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave të vendosura në shesh, ku spikasin kritikat ndaj qeverisë dhe thirrjet drejtuar drejtësisë./Dosja.al

 

2 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, thirrje: Jepe dorëheqjen

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e 111-të të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

111 ditë protestë/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

111 ditë revoltë kundër qeverisë, qytetarët nuk e
Pamje nga protestat në Tiranë

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 111-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama nga qeveria./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin