Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Qytetarët janë mbledhur këtë të shtunë në ditën e 112 të protestës për largimin e Edi Ramës. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, duke brohoritur njëzëri "Dorëheqje" dhe "Ju erdhi fundi". • Mes shumë kërkesave, protestuesit sot kanë vënë theksin te nevoja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. • Ata kërkojnë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvillohen 100% me lista të hapura, me qëllim që çdo deputet në Parlament të jetë aty për shkak të vullnetit të popullit, dhe jo dëshirës së kryetarit të Partisë. • Prej më shumë se tre muajsh, qytetarët kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Gjatë fjalimeve të tyre, protestuesit kanë theksuar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Prej 112 ditësh, qytetarët janë mbledhur çdo natë në shesh, ndërsa pjesë e protestave ka qenë edhe Diaspora. • "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe "Arrestoni Ramën", janë disa nga thirrjet që protestuesit kanë brohoritur në kor.
5 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Me thirrjet “Nesër më shumë”, “arrestoni Ramën”, “Shqipëria po bën revolucion”, është mbyllur e protesta e 112 kundër qeverisë Rama. Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.
Ata janë shprehur se rezistenca qëndresa e tyre do të sjellë “Shqipërinë e Re”. Gjithashtu kanë akuzuar kryeministrin për korrupsion dhe se nuk mbështet qytetarët por krimin./Dosja.al
TIRANË- Pankartat me mesazhet pikante kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike në vend nuk kanë munguar edhe në ditën e 112 të tubimit. Në disa prej pankartave, qytetarët theksojnë rëndësinë për të qëndruar të bashkuar në mënyrë që të bëjnë të mundur largimin e qeverisë Rama.
“Ky është momenti që të ndryshojmë historinë e Shqipërisë”, thuhet në një pankartë.
Në një tjetër pankartë, qytetarët kërkojnë lista të hapura, në mënyrë që të votojnë dhe të mund të zgjedhin përfaqësuesit që duan ata.
“Listat nuk janë pronë, mandatet nuk janë pazar. Hapini 100%, le të zgjedhje çdo shqiptar”, thuhet në një pankartë tjetër.
“Edi Rama, dorëhiqu”, “Shqipëria nuk është në shitje”, “Listar s’janë pronë, mandatet s’janë Pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar”, “Bashkim, organizim, rezistencë”, janë disa nga mesazhet e pankartave dhe banderolave./Dosja.al

TIRANË- Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Prej 112 ditësh rezistencë, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.
Që nga dita e parë kanë theksuar se kërkesa për dorëheqjen e Ramës është një kërkesë e panegociueshme. Marshimi vijon me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Edi Rama jepe dorëheqjen”./Dosja.al
TIRANË- Me thirrjet "Qeveri e krimit" dhe "Ju erdhi fundi", protestuesit po marshojnë drejt godinës së kryeministrisë në ditën e 112 të protestës. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Tubimi po vijon prej më shumë se tre muajsh, ndërsa pjesë e protestave ka qenë edhe Diaspora e cila është shprehur njëzëri për largimin e Ramës.
Mes shumë kërkesave, protestuesit sot kanë vënë theksin te nevoja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ata kërkojnë që zgjedhjet parlamentare në Shqipëri të zhvillohen 100% me lista të hapura, me qëllim që çdo deputet në Parlament të jetë aty për shkak të vullnetit të popullit, dhe jo dëshirës së kryetarit të Partisë.
"Duam proporcional kombëtar që lojtarët t’i zgjedhë ky popull sot, se me ekipin e trajnerit të korruptuar SPAK-u po e mbush burgun plot! Listat s’janë pronë, mandatet s’janë pazar, hapini 100% le të zgjedhë çdo shqiptar”, shkruhej në disa prej pankartave./Dosja.al



TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të shtunë në ditën e 112-të të protestës kundër qeverisë Rama. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej dhe më pas pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.
Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit, qytetarët kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre, ku në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama./Dosja.al