Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 114-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Përmes fjalimeve, protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të tyre, duke thirrur një protestë të madhe përpara Parlamentit ditën e enjte në orën 10:00. • Ata theksuan se rezistenca 114-ditore e qytetarëve ka detyruar mazhorancën të tërhiqet apo të hezitojë me nisma të caktuara ligjore, ndërsa kërkuan anulimin e plotë të paketave ligjore që lidhen me pronat dhe investimet strategjike. • Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 114 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e sotme 114 ditë të revoltës qytetare në Tiranë. Pas mbylljes së fjalimeve përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria".
Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, rrëzimi i qeverisë si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al
TIRANË- Aktorja Egla Ceno ka qënë e pranishme ditën e sotme në protestën e organizuar kundër qeverisë. Ajo ka marrë fjalën në podium në tubimin përballë Kryeministrisë, ku ka shprehur indinjatën e saj dhe ka kërkuar zhdukjen e qeverisë aktuale.
Gjatë fjalës së saj, Ceno i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përçahen dhe të vazhdojë atë që kanë nisur. Aktorja ka shpërthyer pas pretendimeve se në vend nuk ka dinjitet dhe qytetarët ndihen të frikësuar për të protestuar sepse mund të humbasin vendin e punës. Ajo e ka etiketuar kryeministrin e vendit si 'kancer' dhe 'i neveritshëm' dhe ka kërkuar largimin e tij.
"Kjo qeveri duhet të zhduket. Këtu janë shqiptarë të ndershëm, ne nuk jemi për kapriço këtu në shesh. Ne kërkojmë dinjitet. Nuk ka dinjitet sot, sepse kemi patronazhistë dhe shefë që janë të dërguar nga partia. Kemi patronazhistë që na shantazhojnë se nëse del në protestë të heqim nga puna deri kushëririn e pestë. Ky kancer që quhet Edi Rama, ky njeri i neveritshëm duhet të mbathë atletet e neveritshme dhe të shporret, se na lodhi shpirtin. Mos u ndani e mos u përçani.", u shpreh ajo./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët në Tiranë për të 114-tën ditë radhazi janë ngritur në protestë kundër klasës politike. Pas organizimit dhe grumbullimit në sheshin Skënderbej, ata kanië nisur marshimin dret godinës së Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime nga protestues dhe aktivistë.
Kërkesat kryesore të protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura. Nën thirrjet 'Rama jepe dorëheqjen', qytetarët janë nisur me pankarta dhe flamuj në duar në drejtim të godinës së Kryeministrisë./Dosja.al