Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Qytetarët janë mbledhur sot në ditën e 123 të revoltës kundër qeverisë Rama. • Protestuesit janë shprehur të vendosur se nuk do e ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Prej 123 ditësh, ata mblidhen çdo mbrëmje në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt kryeministrisë. • Përmes fjalimeve, protestuesit kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe gjithë klasës politike. • Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Sot protestuesit kanë përcjellë edhe një mesazh për presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Tiranë. • Në pankarta, qytetarët kishin shkruar: Shqipëria e do Europën, Ursula, lëre Europën të dëgjojë edhe Shqipërinë që proteston. • Ndërsa në një pankartë tjetër shkruhej: 123, e vërteta s’ka nevojë për skenar. • Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë ndezur edhe flakadanë, duke i dhënë një tjetër nocion protestës. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
3 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Protesta e 123-të kundër qeverisë Rama ka përfunduar. Në fund të tubimit qytetarët kanë brohoritur në kor “arrestoni Ramën”, “jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Gjatë marshimit protestuesit kanë ndezur edhe flakadanë duke i dhënë një tjetër nocion protestës.
Më herët u zhvillua edhe takimi i Presidentes së Komisionit Europian Von der Leyne me kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët u organizuan në lokacione të ndryshme të Bulevardit për shkak se nuk u lejuan nga policia të mbanin tubimin para sheshit të Kryeministrisë./Dosja.al
TIRANA- Dita e 123-të e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër sistemit dhe jo vetëm. Pankartat janë shoqëruar me thirrje drejtuar qeverisë për rrëzimin e saj dhe plotësimin e kërkesave që qytetarët kanë prezantuar. Dita e sotme e protestës nisi ndryshe nga herët e tjera, duke i 'zënë pritë' takimit mes kryeministrit të vendit Edi Rama si dhe presidentes Ursula von der Leyen./Dosja.al
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 123 ditë të revoltës qytetare. Ndryshe nga ditët e tjera, protesta sot ka nisur më herët për ti 'zënë pritë' takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen.
Qytetarët janë mbledhur si fillim përballë Kryeministrisë ku do të zhvillohej takimi, dhe janë spostuar me forcë nga efektivët e policisë. Tubimi është shfaqur me tensione të shumta ku nuk kanë munguar përplasjet e vazhdueshme me Policinë dhe shoqërimet në komisariat./Dosja.al