Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 32-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, aty ku dhe mbajtën fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë. • Në duart e protestuesve janë parë edhe pankarta me mesazhe politike dhe sociale, ku ndër të tjera shkruhej: “32 ditë Shqipëria nuk hesht", Rama në burg", “Me 5 mijë lek pensionistëve nuk blihet heshtja jonë”, “Kur Ramës i mbaron argumenti, fillon fyerja”, “32 ditë, kryeministri poston. Populli proteston. SPAK-u nuk vepron”, “Populli proteston. Përgjegjësia mungon” dhe “Kur të lodhet Goni mbaron revolucioni”. • Ndërkohë, njëri prej protestuesve njoftoi se të enjten do të mbahet një tjetër protestë, në orën 10 para Parlamentit, si revoltë për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve më 30 qershor. • Ai u bëri thirrje efektivëve që të kenë kujdes sepse populli mund t’i çojë edhe në burg. • Protestuesi theksoi se do t'i ndalojnë deputetët të futen në Kuvend, pasi ata nuk përfaqësojnë popullin. • Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin në rrugët e Kryeqytetit, duke vijuar me thirrjet dhe mesazhet e tyre kundër qeverisë. • Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur njëzëri: “Tradhtarë, këlyshë komunistësh”, “Polici e krimit” dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen".
16 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protestuesit kanë marshuar në ditën e 32-të pranë Rrugës së Elbasanit, fill pas zhvendosjes në godinën e Kuvendit për të cilën paralajmëruan një tjetër protestë. Tubimi i rradhës pritet të mbahet ditën e nesërmë para fillimit të seancës plenare, ku protestuesit deklaruan se do të ndalojnë deputetët të hyjnë në Parlament.
Marshimi vazhdoj me thirrjet: Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë marshuar në ditën e 32-të të protestës para Kryesministrisë për të vazhduar më tej pranë godinës së Parlamentit. Me thirrjet e vazhdueshme që shprehin pakënaqësitë ndaj sistemit qeverisës qytetarët kanë përshkuar intinerarin e përnatshëm në rrugët e Tiranës.
“Rama, jepe dorëheqjen”, “Rama në burg! Berisha në burg!”, “Rama, fuck you”, “Ju erdhi fundi” dhe “Revolucion”, janë thirrjet përgjatë marshimit.
Protesta sot shënoi ditën e saj të 32-të ndërsa organizatorët e saj vazhdojnë të theksojnë se nuk do të ndalen dhe se kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama sa më shpejtë./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke përsëritur kërkesën kryesore, largimin e kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët po marshojnë pranë Bashkisë. Në kor, protestuesit po brohorasin: Poshtë patronazhistët, Poshtë komunizmi, Ju erdhi fundi, Revolucion dhe Shqipëri e re. Protestuesit u kanë bërë thirje gjithashtu qytetarëve të tjerë t'i bashkohen tubimit për largimin e kësaj qeverie./Dosja.al
TIRANË- Pas fjalimeve te kryeministria, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Rama fuck you”, qytetarët kanë ndjekur itinerarin e përnatshëm.
Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë./Dosja.al

TIRANË- Një prej protestesve u bëri thirrje qytetarëve që ditën e nesërme të paraqiten te Parlamenti me miell dhe vezë, duke theksuar se do të gatuajnë brumin e demokracisë dhe republikës së re. Protestuesi deklaroi ndër të tjera se do t’i rikthejnë vendit referendumin prandaj s’duhet të frikësohen.
“Nesër merrni ve dhe miell dhe të gatuajmë brumin e demokracisë. Duhet të ndërtojë republikën e re me zgjedhje të ndershme dhe votë të kirë. Duam një republikë të qytetarëve ku qytetari të jetë në qendër. Duhet t’i rikthejmë vendit referendumin, prandaj duhet të bëjmë një rrethim demokratik të Parlamentit. Mos kini frikë, sepse jemi për një kauzë të drejtë. Nesër para Parlamentit”, deklaroi protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në ditën e saj të 32-të ka bërë bashkë qytetarët shqiptarë. Pedagogu Lush Susaj i pranishëm në protëstë i është drejtuar qytetarëve ti bashkohen protestës të cilën e konsideron si përballja për të ardhmen e vendit.
“Është e ardhmja juaj, ndaj ngrihuni dhe ta fshijmë nga faqja e dheut këtë sistem. Jam një njeri që kam lindur në sheshet e lirisë në përballje me diktaturat dhe do të vdes po në sheshet e lirisë”, deklaroi ai, duke iu drejtuar në thirrje edhe ndërkombëtarëve.
“Ambasadat e BE-së dhe SHBA-së, na ndihmoni të heqim qafe këtë qeveri që po kriminalizon dhe dëbon shoqërinë. Shkatërrimi i sistemit shëndetësor dhe arsimor nuk sjell asgjë të mirë, por mbjell vetëm krim dhe probleme edhe për BE-në dhe SHBA-në. Ju që protestoni meritoni titullin qytetar, ndërsa ata që fshihen ndoshta do të bëjnë pasuri, por mbeten mjeranë”, shprehu Susaj./Dosja.al
TIRANË- Protesta e 32-të radhazi për largimin e Edi Ramës nga pushteti po mbahet sot në kryeqytet. Një moment i veçantë gjatë tubimit ishte një poster i ngjitur në shkallët e kryeministrisë, ku dukej Rama me mbishkrimin ”Personi më i urryer në Shqipëri” dhe “Game Over”.

Në pamje shihet edhe një fëmijë që shikon pankartën e ngjitur tek kryeministria, duke 'shënjestruar' Ramën.




TIRANË- Protestuesit ka njoftuar se do të mblidhen sërish te Parlamenti për të ndaluar deputetët të futen në seancën plenare. Njëri prej protestuesve i bëri thirrje policisë së shtetit të ketë kujdes dhe të mos prekë me dorë qytetarët protestues. Ai theksoi se do t'i ndalojnë deputetët të futen në Kuvend, pasi ata nuk përfaqësojnë popullin.
"Nesër ndalojmë sërish deputetët të hyjnë në parlamentin tonë. Dje forcat e policisë ushtruan dhunë të neveritshme. Të gjithë bashkë te Kuvendi nesër në ora 10:00. Thirrje, punonjësve dhe drejtuesve të policisë të kenë kujdes kë prekin me dorë se qytetarët shqiptarë kanë në dorë jo vetëm ti pushojnë por edhe ti çojnë në burg. Parlamenti është i joni dhe jo i atyre. Nuk përfaqësojnë interesat, diasporën tonë, sistemin tonë, aspiratat e shqiptarëve. Përfaqësojnë qeverinë e njerëzve që e kanë marrë peng. Nesër në ora 10:00 do t’i ndalojmë të futen," tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit, Mit’hat Havari, i është bashkuar protestës së 32-të radahzi për largimin e Ramës. Gjatë fjalës së tij, ai e cilësoi si të pajustifikueshme dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës së djeshme para Kuvendit, ndërkohë theksoi se efektivët e Policisë janë ndër shtresat më të keqtrajtuara gjatë viteve të tranzicionit.
Dhuna e policisë ishte joproporcionale, një dhunë e pajustifikueshme. Ne kemi parë rastin e George Bush-it, kur dikush e goditi me këpucë dhe asgjë nuk ndodhi. Këta që janë këtu nuk janë ata që hedhin molotovë. Momentalisht situata është e tillë sa një rezervuar me ujë: nëse derdhet një pikë, nuk ka më gjë që e ndal. I di vështirësitë e policisë. Është institucioni më i diskriminuar dhe më i keqpërdorur, i trajtuar si skllevër. Në 36 vite janë vrarë 300 policë, bij nënash, për këta bastardë. Studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar dy herë nga tenderët e korrupsionit. Populli thotë se peshku qelbet nga koka. Rama në burg, Berisha në burg! Rroftë demokracia, liria dhe Shqipëria”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Dita e 32-të e revoltës kundër klasës politike ka pasur këtë të mërkurë sjellje tjetër nga ditët më parë. Këtë herë, protestuesit prezantuan një “bust” që e krahason kryeministrin e vendit Edi Rama me ish-diktatorin Enver Hoxha.
“Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha”, ishte thirrja e qytetarëve gjatë tubimit./Dosja.al




TIRANË- Një qytetar duke folur në protestën e 32-të radhazi për largimin e Ramës, kritikoi ashpër socialistët Erion Braçen, Taulant Ballën dhe kryedemokratin Sali Berisha. Qytetari komentoi reagimet e Erion Braçes dhe akuzoi deputetin socialist për çështjen e fondeve për fermerët, duke kërkuar që ato të hetohen. Në fund, ai iu drejtua Berishës duke i kërkuar largimin nga drejtimi i opozitës.
View this post on Instagram
"Na ka dalë Erion Braçe, burrë që nuk ia vlen të merresh me të, jo miush, po kone. Vjen e merret me disa njerëz që janë në punën e vet atje në fushën e Myzeqesë, gjoja i përfaqëson. O Erion, ku i ke 136 milionë euro të fermerëve, o zotëri? Pse nuk shkon në SPAK? Po bën gjoja opozitë brenda rrethit tënd, brenda partisë tënde. Shko denoncoje, se janë lekët e gjakut të njerëzve. Ia vodhët Europës ato lekë. Dhe kur ju vidhni edhe lekët e Europës, imagjino çfarë bëni me lekët tona, ore palaço. I them Taulant Ballës, që është bërë, nuk e di se si është bërë, si ballë i gjerë kështu, ka marrë një formë shpërfytyrimi.
Çfarë ke, o burrë i dheut? Ke qenë goxha djalë, me gjoks. Çfarë ke ti, pse e ke humbur ti, ore palaço? Do ikësh, ore palaço, do ikësh zvarrë. Për ta balancuar, se nuk janë vetëm këta, kanë edhe ortakë. Ortaku i tyre është Partia Demokratike, ku thërret qameti. O xhaxhi Sali, po ik o burrë, se vajta 40 vjeç, ore, me ty do merrem unë? Ik, liro partinë se ka djem të rinj, vajza të reja, njerëz të ndershëm e të suksesshëm. Ik me gjithë llumin, kockaxhinjtë që ke mbrapa. Po bëjnë opozitë pa qenë opozitë. O palaço, largohuni, ikni, zhdukuni. Këtu do flasim troç, largohuni, se do t’ju marrim zvarrë," u shpreh qytetari./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 32-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama po mbahet sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë. Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj.
Në duart e protestuesve janë parë pankarta me mesazhe politike dhe sociale, ku ndër të tjera shkruhej: “32 DITË SHQIPËRIA NUK HESHT”, “RAMA N’BURG", “Me 5 mijë lek pensionistëve nuk blihet heshtja jonë”, “Kur Ramës i mbaron argumenti, fillon fyerja”, “31 ditë, kryeministri poston. Populli proteston. SPAK-u nuk vepron”, “Populli proteston. Përgjegjësia mungon” dhe “Kur të lodhet Goni mbaron revolucioni”.





TIRANË- Protestuesit para kryeministrisë kanë komentuar dhe tubimin e djeshëm që u mbajt para Kuvendit, ku dhe pati përplasje me Policinë. Tensioni i protestës u reflektua para godinës së Parlamentit, në të cilin protestuesit vendosën në automjetet e deputetëve stikera që imitonin gjobat, si shenjë simbolike kundër gjobave të vendosura ndaj emigrantëve.
Studentët deklaruan se nuk synojnë të zhvillojnë dialog me Kryeministrin, por kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë. Sipas tyre, vendi është në kërkim të një sistemi që të lejon të ndermarrësh rreziqe dhe të trajton si të barabartë.
“Stikerat janë organizuar nga një grup i vogël studentësh, nuk jemi financuar nga asnjë organizatë. I vendosëm te makinat për emigrantët që u gjobitën ndërkohë deputetët parkojnë në rrugë dhe nuk gjobiten. Jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara, s’ka dialog si në 2018. Kjo zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama.
Shqipëria e re është një Shqipëri pa korrupsion, ku je i lirë të flasësh, të jesh i lirë të ndërmarrësh rreziqe, të gjithë njerëzit të jenë të barabartë, gjyqësori të jetë me ne.”, u shprehën studentët./Dosja.al
TIRANË- Protesta ka shënuar ditën e 32-të të tubimit të saj këtë të mërkurë. Një grup studentësh kanë shprehur qendrimin e tyre ndaj aksionit simbolik që ndërmorën dy ditë më parë për shpalosjen e banderolës në goditën e Universitetit Politeknik të Tiranës me thirrjen dhe mbishkrimin:”Ju erdhi fundi! Shqipëria nuk është në shitje!”
“Përveç pozicionit që universiteti ka përballë Kryeministrisë, që banderola të dukej qartë, Politekniku është edhe simbol i universiteteve në të gjithë vendin. Kemi pafund arsye për të protestuar. Vetë studioj në universitet privat, sepse në shtet nuk ishte as minimumi i kurrikulave që unë kërkoja. Nuk ka nevojë të lodhesh shumë për të gjetur arsye se pse kësaj qeverie i ka ardhur fundi”., u shprehën studentët./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 32-të mbahet këtë të mërkurë për largimin e kryeministrit Edi Rama. Qytetarët kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, ndërkohë pritet më pas, që marshimi të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare antiqeveritare në Tiranë shënon këtë të mërkurë ditën e saj të 32-të. Qytetarët kanë vijuar fillimisht me grupimin e tyre në sheshin Skënderbej, për të vazhduar më vonë marshimin drejt Kryeministrisë ku do të shprehin kërkesat për rrëzimin e klasës politike.
Vështirësitë ekonomike me të cilat përballen qytetarët shqiptarë e kanë detyruar edhe një të moshuar të jetë pjesë e tubimit. Ai shprehet se rritja e qirave e ka bërë të pamundur përballimin e tyre në raport me pensionin që merr gjë që e detyron të marrë borxh në fund të muajit.
“Qeratë e shtëpive dhe çmimet janë ngritur. Me atë pension që kam, unë deri në fund të muajit duhet të marr borxh. Herën e fundit mu rrit pensioni vetëm 2700 lekë të vjetra. Kam një propozim, duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve, SPAK, jo vetëm të bëjnë një vit burg. Të konfiskohen pasuritë e t’i shkojnë popullit”, shprehet ai./Dosja.al