Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur në Bulevardin para kryeministrisë, në protestën e 35 kundër kryeministrit Edi Rama. • Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarët e diasporës, të cilët fillimisht kanë shkuar tek Komisariati Nr3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit që u arrestuan para Parlamentit. • Më pas ata janë bashkuar me protestuesit e tjerë, të cilët kanë marëshuar drejt Kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Emigrantët kanë ardhur nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. • Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Ndërkohë, organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke u bërë thirrje vazhdimisht qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në tubim. • Autokolonat me shqiptarët e diasporës janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. • Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. • Shqiptarët e diasporës kanë deklaruar gjithashtu se në pikat kufitare, ata janë detyruar të heqin flamujt dhe banderolat në mënyrë që policia të mos i ndalojë.
37 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Situata është tensionuar para Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku mbahen disa nga protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës.
Protestuesit marshuan drejt komisariatit duke kërkuar lirimin e të ndaluarve dhe duke brohoritur “Lironi çunat”. Gjatë përplasjes, një pjesë e tyre thyen xhamat e godinës, ndërsa dëgjoheshin edhe thirrje “Policia e krimit”.
Në reagim, forcat e policisë përdorën automjetin me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë./Dosja.al

TIRANË- “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen” ishin disa nga thirrjet që dominuan protestën e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë për largimin e kryeministrit Rama. Me një pjesëmarrje historike, protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Gjatë tubimit, protestuesit theksuan se protesta është paqësore dhe se synimi i tyre është dorëheqja e kreut të qeverisë.
“Nuk jemi për dhunë. Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës. Patronazhistët që janë këtu të largohen”, u shprehën disa prej pjesëmarrësve.
Protestës mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim, me një pjesëmarrje si ndër më të lartat deri më tani./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë mbërritur në Komisariatin Nr 3, aty ku ndodhen disa nga personat e ndaluar pas protestës që u mbajt të enjten parë para Kuvendit. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën “Lironi çunat”, duke kërkuar lirimin e protestuesve të arrestuar.
Në rrugën drejt komisariatit u dëgjuan gjithashtu thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”. Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar./Dosja.al
TIRANË- Protesta e 35-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.

Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës.

Disa nga pankartat ‘pikante’ që dominojnë në protestë janë: “Fluturon, fluturon… ii ooo”, “Kolosët e Rilindjes”, “Mbani pastër ambientin, hidhni mbeturinat në kosh”.

Gjatë tubimit, vëmendje tërhoqi edhe një karikaturë ku Edi Rama dhe Sali Berisha shfaqeshin duke ngrënë një tortë, mbi të cilën ishte shkruar “Albania”, për të kuptuar se këta dy figura kanë “ngrënë” Shqipërinë./Dosja.al

TIRANË- Mijëra protestues po vijojnë marshimin kilometrik në rrugët e Tiranës. Gjatë marshimit, pjesëmarrësit brohoritën një zëri: "O Edvin i idiot shih sa veta jemi sot" dhe “Lironi çunat”.
Në rrugën drejt komisariatit u dëgjuan gjithashtu thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”./Dosja.al

TIRANË- Blicat e telefonave kanë “ndezur” bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme në protestën e 35-të. Mijëra qytetarë, pas grumbullimit para Kryeministrisë, kanë vijuar më pas me marshimin në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet: “Shqipëri e Re” dhe “Edi Rama jep dorëheqjen”.
Protestës mbarëkombëtare i janë bashkuar edhe shqiptarë të Diasporës, të cilët kanë udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në tubim, me një pjesëmarrje si ndër më të lartat deri më tani. Në qendër të kërkesave të protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i drejtimit politik të vendit./Dosja.al



TIRANË- Një protestues ka 'mbuluar' kryeministrin Edi Rama me dhurata për datëlindje. Protestuesi tha se studentët kishin vendosur t'i sillnin Ramës një kostum burgu, të cilin e cilësoi si nga më të mirët që ka Europa, ndërsa shtoi se kostumi ishte i përshtatshëm si për verën, ashtu edhe për dimrin.
Gjatë fjalimit të tij, protestuesi theksoi se mes dhuratave ka edhe një sapun, duke thënë se do të duhej ta ndante me Erion Veliajn dhe një qese me miell nga fshatrat e Korçës, pasi në burg do t'i vinte dëshira të gatuante byrek, si dhe një brisk.
“Ne studentët në protestë i kemi sjellë dhuratë Ramën, meqë këto 13 vite nuk ka marrë asnjë dhuratë. Ky është kostum burgu nga më të mirët që ka Europa. Në behar të mban freskët, në dimër shumë ngrohtë. Mos u mërzit se kemi menduar për shumë gjëra të tjera. Një sapun, por do të duhet ta ndash bashkë me Erion Veliajn. Të kam sjellë edhe një qese me miell, sepse e di që do të marrë malli të gatuash ndonjë byrek. E ke miell bo direkt nga fshatrat e Korçës. I kam sjellë një brisk. A e sheh ca populli jemi. Ta mbash gëzuar e mos të dalësh kurrë nga burgu. Shumë burgime për ty, shumë burgime për Ramën, shumë burgime për ty”, tha protestuesi./Dosja.al

TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin rrugëve të Tiranës, pas fjalimeve para kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur një zëri: “Shqipëri e Re”, "Edi Rama jep dorëheqjen”, “Nuk jemi për dhunë", "Jemi vetëm për dorëheqjen e Ramës, "Patronazhistët që janë këtu të largohen”.
Siç shihet edhe në pamje, Bulevardi është mbushur plotë me protestues, të cilët kërkojnë largimin e Edi Ramës. Protestës së kësaj të shtune i janë bashkuar edhe diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord./Dosja.al

TIRANË- Mijëra shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama në protestën e 35. Protestuesit kanë paralajmëruar që nesër do të marshojnë para gjykatës së Tiranës, në shenjë solidarizimi dhe mbështetje për protestuesit e arrestuar, të cilët pritet që nesër në orën 09:00 do të dalin para gjykatës.
“Nesër në 09:00 të gjithë çunat dalin para gjykatës. Është detyra jonë që nesër të jemi para gjykatës. Lironi çunat”, u shpreh protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Masat e sigurisë janë shtuar përreth godinës së Kryeministrisë, ku siç shihet edhe në pamje, barriera metalike janë vendosur në hyrjet kryesore të institucionit. Siç duket, diaspora i ka fut 'ethet' kryeministrit Edi Rama, duke e detyruar që të blindojë dyert e godinës qeveritare.
Nga pamjet shihen mijëra qytetarë që janë mbledhur për të kërkuar largimin e kësaj qeverie. Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend.
Emigrantët kanë ardhur nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj foli gjatë fjalës së saj në protestë për emigracionin, shpresën për ndryshim dhe nevojën për një drejtësi që të veprojë ndaj të gjithëve. Duke folur para kryeministrisë, Vatnikaj tha se te protestuesit sheh historinë e shumë të rinjve shqiptarë që janë larguar nga vendi për të punuar jashtë.
“Në fytyrat tuaja shoh fytyrën e tim vëllai student ekselent që sot punon si punëtor ndërtimi në Nju Jork. Njëkohësisht shoh besim, shoh solidaritet për një Shqipëri të re që do ta ndërtojmë vetëm ne. Sot në fytyrat tuaja shoh fytyrën e Shqipërisë së re pa autokratin Edi Rama, pa oligarkë që na privatizojnë dhe pa pronar të mediave që ju shërbejnë. Jemi këtu që nënat tona të mos na përcjellin më me lot në sy. Kemi ikur për 36 vjet, nuk ikim më. Ikni ju. Dua të them se jam këtu me besimin se Shqipërinë e re ka një drejtësi që heton edhe Edi Ramën, edhe oligarkët, edhe autokratët dhe ata që na kanë vjedhur”, deklaroi ndër të tjera aktivistja./Dosja.al
TIRANË- Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës në protestën para Kryeministrisë iu drejtua Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit, pas deklaratave të tij për avokatin e protestuesve, Gentian Sejranin. Gjatë fjalës së tij, Lika i tha Ministrit të Brendshëm se “i erdhi fundi” dhe e pret burgu.
“Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari që shtrëngonte kollaren kur e emëroi Rama, sot pati guximin të merret me avokatët. I themi edhe Besfortit, të erdhi fundi! Atë kostumin me kollare do të ta zëvendësojmë me rrobat e burgut!”, tha Lika./Dosja.al

TIRANË- Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin në ditën e 35-të të protestës kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës. Siç shihet edhe në pamje, Tirana është 'veshur' kuq e zi dhe mes turmës së protestuesve ka spikatur një tjetër akt simbolik.
Protestuesit kanë shpalosur flamurin gjigandi kuq e zi mbi Piramidë dhe një banderolë me mbishkrimin: Ju erdhi fundi.

Përveç flamujve kuqezi, në shesh kanë valëvitur edhe flamuj amerikanë, në shenjë urimi për 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, ndërsa flamingot, të shndërruara tashmë në simbol të kësaj lëvizjeje, kanë qenë sërish të pranishme përgjatë gjithë protestës./Dosja.al

TIRANË- Në mënyrë simbolike protestuesit kanë paraqitur një bust të kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në pamje, në të shkruhej “diktatori i fundit”, ndërsa në mënyrë simbolike ata e rrëzuan me litar dhe e shkelën e këmbë, duke e krahasuar me rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha.

Organizatorët e kanë cilësuar protestën si një nga më të mëdhatë e zhvilluara në vend, me pjesëmarrje të gjerë nga qytetarë brenda vendit dhe nga diaspora./Dosja.al


TIRANË- Aktori Mehdi Malkaj gjatë fjalës në protestën e 35 përcolli një mesazh të shkurtër për protestuesit. Ai theksoi se dashuria që merr nga njerëzit e ka bërë që të dalë përditë në shesh, ndërsa shtoi se "për dashurinë jap jetën, por për atdheun jap dashurinë.”
“Ju më falni shumë dashuri. Duartrokitjet tuaja më kanë bërë mua që vin këtu. O njerëz ne që jemi këtu nuk jemi shqiptarët më të mirë, por që jemi shqiptarë të mirë kjo nuk diskutohet. Për dashurinë jap jetën, por për atdheun jap dashurinë," u shpreh aktori./Dosja.al
TIRANË- Mijëra shqiptarë kanë mbushur Bulevardin para kryeministrisë në protestën kundër Edi Ramës. Tubimit të kësaj të shtune i është bashkuar edhe Diaspora, duke bërë histori me një pjesëmarrje rekord.
Nga pamjet shihen mijëra qytetarë që janë mbledhur për të kërkuar largimin e kësaj qeverie. Protesta vijon të jetë pjesë e një serie tubimesh ku qytetarët shprehin pakënaqësi dhe kërkojnë ndryshime politike në vend.
Emigrantët kanë ardhur nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 35 të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama, "flamingot" kanë "pushtuar" Bulevardin para kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit me 'flamingo' në duar kaluan mes turmës së mbledhur para Kryeministrisë.
Protesta nisi fillimisht kundër projektit të ndërtimeve në zonën e Zvërnecit, por më pas u shtri edhe në kërkesa më të gjera. Pamjet nga tubimi tregojnë një numër të madh qytetarësh në bulevard, ndërsa flamingot janë kthyer në një nga elementët më të dallueshëm të protestës./Dosja.al
TIRANË- Protesta kundër Edi Ramës ka tejmbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarët kanë dalë në protestë masivisht, ndërsa thirrjet e tyre kanë qenë kundër të dy kaheve politike. “Rama burg, Berisha, burg” ishin thirrjet e tyre, ndërsa kanë bërë kërkesë për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pamjet tregojnë shtrirjen e protestuesve përgjatë aksit kryesor të kryeqytetit, nga zona pranë hotelit Rogner Hotel Tirana deri në Sheshi Skënderbej, duke krijuar një panoramë të veçantë. Pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur kërkesat e tyre politike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike që, sipas tyre, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë sjellë një arkivol para kryeministrisë, pas tortës prej betoni me të cilën i uruan ditëlindjen kryeministrit Edi Rama. Arkivolit prin me një pankartë ku shkruhet “Arkivoli politik i Ramës”, shkrim që është vendosur edhe në anë të tij.
TIRANË- Protestuesit kanë sjellë një tjetër tortë te kryeministria, kësaj here prej vërteti dhe jo betoni. Në tortë mbishkruhet “Rama TQR” dhe më pas “Te Quiero Rama.”
Ata ndezën edhe një qiri me numrin 0, të cilin e frynë pasi kënduan refrenin “Rama jepe dorëheqjen.”/Dosja.al
TIRANË- Një emigrant në Itali gjatë fjalës në protestën e 35, i bëri thirrje diasporës që të qëndrojë çdo ditë në shesh deri në largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Ai deklaroi se klasa politike largohet nëse bllokojnë institucionet duke mos i lejuar që të hyjnë në to. Ai shtoi më tej se klasa politike nuk ka punuar për interesat e vendit por vetëm për të tyret.
“Unë si djalë i diasporës i bëj thirrje të gjithë diasporës që jo te vijë vetëm të shtunën këtu por të rrimë nga e hëna deri të shtunën që ta përzëmë. Të shkojë në shtëpi. Nuk ikën Rama me lule, as Berisha. Të bllokojmë të gjithë institucionet dhe të mos t’i lejojmë që të hyjnë në to. Ata dhe institucionet bëjnë vetë pazaret e tyre dhe nuk kanë menduar kurrë për Shqipërinë. Rama jepe dorëheqjen”, tha emigranti në Itali./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë zgjedhur edhe këtë herë simbolikën dhe ironinë për të përcjellë mesazhet e tyre kundër kryeministrit Edi Rama dhe për t'i uruar ditëlindjen. Siç shihet edhe në pamje, një moment simbolik ka shoqëruar protestën, ku protestuesit e “urojnë” kryeministrin Edi Rama me një tortë të ndërtuar prej betoni.
Gjatë tubimit, protestuesit brohoritën “Edhe 100 vite… në burg”, ndërsa torta simbolike u shfaq si një formë proteste dhe ironie ndaj kreut të qeverisë./Dosja.al

TIRANË- Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur këtë të shtunë në Bulevardin Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe në rrugët përreth, në kuadër të protestës së 35-të kundër kryeministrit Edi Rama. Pamjet tregojnë shtrirjen e protestuesve përgjatë aksit kryesor të kryeqytetit, nga zona pranë hotelit Rogner Hotel Tirana deri në Sheshi Skënderbej, duke krijuar një panoramë të veçantë.
Pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur kërkesat e tyre politike, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike që, sipas tyre, do të mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Atmosfera është karakterizuar nga prania e flamujve kombëtarë dhe pjesëmarrja e shqiptarëve të ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit në qendër të Tiranës./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit që janë mbledhur sot në protestën e 35 kundër qeverisë i kanë bërë kryeministrit Edi Rama edhe një “dhuratë” për rastin e ditëlindjes së tij. Qytetarët treguan se kishin bërë një tortë në të cilën ishte shkruar: “Populli të uron! Jepe dorëheqjen. Merr edhe Saliun me vete.”
Ndërkohë, Bulevardi vlon nga thirrjet: “Rama jep dorëheqjen. "Diaspora është me ne”. "O Erion o legen prite Ramën se po vjen"./Dosja.al


TIRANË- Një aktivist i ardhur nga Britania e Madhe iu drejtua kryeministrit Edi Rama me kritika, duke deklaruar se përballja e tij është me qytetarët shqiptarë dhe jo me agjentë të huaj. Ai u shpreh se kryeministri ka humbur mbështetjen e qytetarëve, duke shtuar se kishte ardhur në pushtet si shpresë, por ishte shndërruar në zhgënjim.
“Betejën nuk e ke me agjentë të huaj, por e ke me shqiptarë. Shqiptarët të kanë dhënë luksin e 4 mandateve, por ti e ke bërë baltë, ndaj shqiptarët e diasporës dhe brenda kufirit janë bërë bashkë dhe të kanë vënë një kusht dorëhiqu, dorëhiqu. I kë zemëruar shqiptarët, në erdhe si shpresë por je bërë zhgënjim. Ndaj hapi rrugë proceseve demokratike ti japim fund tranzicionit”, u shpreh ai./Dosja.al

TIRANË- Një podiumin para Kryeministrisë, një qytetare e ardhur nga Kanadaja cila kujtoi vuajtjet e shqiptarëve. Ajo iu drejtua edhe me një pyetje kryeministrit, duke i thënë "O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? Ajo theksoi më tej se kur Sali Berisha ishte në pushtet, vetë ai lundonte në paratë e shqiptarëve, ndërsa qytetarët u detyruan të emigrojnë.
“Çdo familje këtu ka një emër, emri im është Bora Mitrovica, Emrin ma vuri Sali Berisha. O Sal t’i më mbajte kur isha e vogël por s’e dije që u largova. The se emrin do ta kisha Bora si bora e maleve, por u rrita jashtë. Kumbari im notonte në paratë e Shqipërisë. E qava nënën time në Kanada dhe erdha në Shqipëri të qaja por nuk ia pash dot kurrë as trupin e pajetë. O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu?”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Dritan Goxhaj, gjatë fjalës së tij në protestën e sotme në Tiranë, ka uruar në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA, si tha ai në emër të grupit të koordinatorëve. Në deklaratën që e lexoi në emër të organizatorëve të protestës, ai e cilësoi SHBA-në një aleate strategjike të Shqipërisë dhe një mike të çmuar të popullit shqiptar. Ai tha se kjo ditë sjell në vëmendje Deklaratën e Pavarësisë, të cilën e cilësoi si një nga dokumentet me ndikimin më të madh në historinë politike të botës.
“Sot në ditën e pavarësisë së SHBA, i urojmë popullit amerikan 250 vjetorin e pavarësisë. SHBA aleate strategjike e Shqipërisë dhe mike e çmuar e popullit shqiptar. Kujtojmë një dokument më me ndikim, deklaratën e Pavarësisë që ishte shpallja e një parimi që frymëzon popujt anembanë botës se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe gëzojnë të drejta të patjetërsueshme. Kur të drejtat e njerëzve nuk mbrohen shoqëritë demokratike kanë të drejtë të kërkojnë ndryshime me mjete paqësore”, tha ai./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 35-të kombëtare kundër qeverisë së Edi Ramës është shoqëruar edhe me një mesazh simbolik në ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 250-vjetorin e Pavarësisë.
Gjatë marshimit nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, mes mijëra protestuesve janë valëvitur flamuj amerikanë krahas atyre shqiptarë, ndërsa nuk kanë munguar edhe pankartat uruese për SHBA-në.
Në njërën prej tyre shkruhej: “Happy 250th Birthday, USA! May your freedom continue to inspire ours” (“Gëzuar 250-vjetorin, SHBA! Urojmë që liria juaj të vazhdojë të frymëzojë tonën”).
Nën brohoritjet “Rama jep dorëheqjen”, “Revolucion”, “Lironi çunat”, “Shqipëri e re” dhe “Rama në burg”, protestuesit kanë mbushur rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe lirimin e të arrestuarve gjatë protestës para Kuvendit./Dosja.al
TIRANË- Pas grumbullimit në Sheshin Skënderbej, mijëra qytetarë nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në kuadër të protestës së 35-të radhazi, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Gjatë marshimit, protestuesit brohoritën thirrje si “Revolucion”, “Shqipëria e re”, “Rama jep dorëheqjen”, “Diaspora është me ne” dhe “Ju erdhi fundi”, ndërsa qytetarët u drejtua drejt selisë së qeverisë.
Në protestë u dëgjuan edhe thirrjet “Lironi çunat”, në mbështetje të protestuesve të arrestuar gjatë demonstratës së së enjtes para Parlamentit. Në marshim valëviteshin flamuj shqiptarë, ndërsa pjesëmarrësit mbanin edhe flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo është protesta e 35-të radhazi, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, me thirrjen “Rama jep dorëheqjen”, "Diaspora është me ne". Njëzëri shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta e sotme ka bërë bashkë shqiptarët nga e gjithë bota, ku siç shihet edhe në pamje Tirana është 'pushtuar' nga diaspora. Me makina dhe flamuj kuq e zi, diaspora ka shkuar fillimisht tek Komisariati Nr3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit që u arrestuan Para Parlamentit. Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet tubimi në kryeqytet, kundër Ramës./Dosja.al
TIRANË- Gruaja e Altin Hilës, protestuesit që u arrestua gjatë tubimit së të enjtes para Parlamentit, deklaroi se bashkëshorti i saj është arrestuar pa të drejtë, pasi ai kishte dalë për të protestuar për fëmijën e tyre të sëmurë. Duke folur për mediat, bashkëshortja e Altin Hilës, e cila i është bashkuar tubimit të sotëm, ku po merr pjesë edhe diaspora, deklaroi se i është dashur të lërë punën për tu kujdesur për fëmijët për shkak se bashkëshorti i saj është i burgosur.
"Kam dalë për burrin tim sepse e kanë burgosur pa të drejtë. Ai ka ardhur këtu me qëllimin e fëmijës së vet dhe ka protestuar qe ditën e parë, kërkoj lirim sa më të shpejtë. Ishalla nesër gjykata e liron. Unë nuk ia dal dot vetëm me dy fëmijët e vegjël. Njërin e kam të paralizuar. Isha në punë kur Altini vinte në protestë por tani e kam lënë punën për fëmijët. I falënderoj të gjithë shqiptarët. Kanë bërë mrekulli për fëmijn tim. 11 vjet po ia dal vetë, me kredi e çdo gjë por shqiptarët janë gjendur edhe mua si nënë. I falënderoj të gjithë pa masë. Zoti i shpërbleftë dhe i begatoftë”, tha ajo./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur në sheshin "Skëndërbej", në protestën e 35 kundër kryeministrit Edi Rama. Gjatë grumbullimit në shesh, protestuesit kanë shpalosur banderolën me mesazhin e fortë drejtuar qeverisë: “Mjaft më! Populli kërkon, dinjitet, drejtësi dhe ndryshim".
Protestës së sotme i janë bashkuar edhe shqiptarët e diasporës. Kjo është hera e dytë që Diaspora i bashkohet tubimi në kryeqytet, kundër Ramës. Pas mbërritjes në Tiranë, kolona e protestuesve nga Diaspora kanë vijuar drejt komisariatit ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë protestës që u mbajt para Kuvendit e cila u shoqërua me përplasje e tensione, ndërkohë që tani pritet të marshojnë drejt kryeministrisë./Dosja.al
TIRANË- Shqiptarët e diasporës kanë shkuar para Komisariatit Nr.3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit që u arrestuan Para Parlamentit. Siç shihet edhe në pamje, me makina dhe flamuj kuq e zi, diaspora ka bërë thirrje në kor: Lironi çunat.
Emigrantët vijnë nga shtete të ndryshme për t’iu bashkuar tubimit të 35-të të qytetarëve kundër qeverisë dhe klasës politike në përgjithësi. Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku do të mbajnë dhe fjalime.
Autokolonat me shqiptarët e diasporës janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

TIRANË- Diaspora ka mbërritur në Tiranë, në mbështetje të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët nga vende të ndryshme të botës janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm në tubimin kombëtar që pritet të nisë në Kryeqytet.
Shumë prej makinave mbajnë flamuj shqiptarë, në shenjë pjesëmarrjeje dhe mbështetjeje për protestën qytetare, e cila prej 35 ditësh zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e Ramës. Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku pritet të mbajnë dhe fjalime.
Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm. Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë.
Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 35-t radhazi./Dosja.al
MORINË- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës njoftoi se në pikën kufitare të Morinës janë krijuar kolona të gjata automjetesh këtë të shtunë, në një ditë kur në Tiranë do të mbahet protesta mbarëkombëtare.
Sipas njoftimit, radhët në dalje të Kosovës kanë arritur deri në 3.5 kilometra, ndërsa shkak i vonesave janë procedurat e regjistrimit të hyrjes së qytetarëve nga autoritetet shqiptare.
“Ju informojmë se sot, nga ora 04:00 e në vazhdim, në dalje të Republikës së Kosovës janë krijuar kolona të gjata, afërsisht 3.5 kilometra, pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar hyrjen e qytetarëve”, njoftoi Qendra për Menaxhim Kufitar.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e këtyre kontrolleve apo vonesave. Ndërkohë, pritjet në kufi kanë prekur qytetarët që udhëtojnë drejt Shqipërisë, si për pjesëmarrje në protestë, ashtu edhe për arsye të tjera./Dosja.al
TIRANË- Diaspora ka 'zbarkuar' këtë të shtunë në Tiranë, në mbështetje të protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në pamje, në autostradën në drejtim të Tiranë është krijuar një varg i gjatë automjetesh. Shumë prej makinave mbajnë flamuj shqiptarë, në shenjë pjesëmarrjeje dhe mbështetjeje për protestën qytetare, e cila prej 35 ditësh zhvillohet me kërkesën për dorëheqjen e Ramës.
View this post on Instagram
Protesta pritet të nisë në orën 19:00, ku fillimisht qytetarët do të mblidhen në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë, aty ku pritet të mbajnë dhe fjalime. Autokolonat janë nisur që nga dita e djeshme ndërsa policia ka deklaruar se çdo shtetas shqiptar që do të hyjë në territor këto ditë do t’i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.
Kjo është parë si përpjekje që diaspora të mos jetë pjesë e protestës në Tiranë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 35-t radhazi./Dosja.al
TIRANË- Shqiptarët e diasporës pritet të mbërrijnë gjatë kësaj të shtune në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së paralajmëruar. Sipas një prej koordinatorëve të organizimit, pjesëmarrësit po udhëtojnë nga disa vende europiane, duke hyrë në Shqipëri përmes pikave kufitare të Igumenicës dhe Muriqanit.
Fluksi i lartë i automjeteve ka sjellë radhë të gjata në hyrje të vendit, ndërsa në Muriqan kolona e mjeteve raportohet se shtrihet deri në Urën e Bunës. Koordinatori i protestës bëri të ditur se një pjesë e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër, Itali dhe Greqi kanë zgjedhur itinerarin përmes Igumenicës, ndërsa qytetarë nga Belgjika, Franca, Austria, Britania dhe Gjermania po hyjnë nga veriu i vendit.
Sipas tij, shumë prej tyre kanë udhëtuar për dy ditë rresht për të marrë pjesë në protestë. Ai u shpreh se mobilizimi i diasporës synon të bashkojë zërin e shqiptarëve dhe theksoi se protesta do të ketë karakter politik. Në deklaratën e tij, ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për krijimin e një qeverie tranzitore apolitike./Dosja.al
View this post on Instagram