LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për largimin e kryeministrit nga pushteti: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

• Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestën e 72-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Prej 72 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Nesër më shumë”, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim. • “Edi Rama, ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, kanë brohoritur qytetarët njëzëri.

7 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 72-të para Kryeministrisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Është mbyllur protesta e 72-të kundër qeverisë së Edi Ramës. Protesta e sotme përfundoi pas disa orësh tubim, ku qytetarët përsëritën kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit.

Protestuesit kërkuan jo vetëm ndryshim politik, por edhe llogaridhënie për çështjet shqetësuese, duke bërë thirrje për hetime nga SPAK dhe zbardhjen e rasteve të abuzimit me pushtetin. Gjatë protestës u dëgjuan thirrje kundër qeverisë, ndërsa pjesëmarrësit mbajtën pankarta dhe mesazhe politike për largimin e kryeministrit Rama.

Organizatorët deklaruan se kërkesa e tyre për dorëheqjen e kryeministrit mbetet e panegociueshme dhe se aksioni qytetar do të vijojë edhe në ditët në vazhdim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët kryesore të Tiranës: Ju erdhi fundi

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
pamjet

TIRANË- Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Ju erdhi fundi!”. Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, protestuesit po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës. Përgjatë marshimit jehojnë thirrjet e pjesëmarrësve kundër kabinetit qeveritar dhe kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesja nga diaspora: Në Shqipëri ka dy botë, ata që ndërtojnë kulla dhe populli që nuk ka për gjërat minimale

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Një qytetare nga diaspora ka marrë pjesë në protestën e ditës së 72-të, ku ka folur për situatën sociale dhe ekonomike në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kthimi në Shqipëri e përball me realitetin me të cilin përballen çdo ditë qytetarët, duke përmendur ndërprerjet e energjisë elektrike dhe mungesën e ujit gjatë periudhës së verës.

“Sa herë kthehem këtu zemra më rrjedh gjak, që populli im vuan në këtë mënyrë. Këto ditë e kam prekur në lëkurë atë që ju kaloni cdo ditë. Në mes të vapës ikin dritat dhe mbeteni pa ujë. Si ka mundësi që në 2026 një vend në mes të Evropës të ikin dritat dhe të mbetesh pa uje. Populli i thjesht po mbytet, është i varfëruar, Sot në Shqipëri ka dy botë. Ata që ndërtojnë kulla me para të pista dhe populli që nuk ka as për gjerat më minimale”, tha qytetarja e diaspores shqiptare./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protestuesja thirrje nga tubimi i 72: Kryeministri vodhi për 13 vite, ta rrëzojmë klasën e kalbur politike

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Një studente, duke folur në protestën e 72-të kundër qeverisë, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama. Në fjalën e saj, studentja ngriti akuza edhe për korrupsionin dhe keqqeverisjen, duke thene se gjatë 13 viteve të qeverisjes Rama është abuzuar me pasuritë publike dhe se sistemi shëndetësor është përdorur për interesa politike. Në fund të fjalimit të saj, studentja bëri thirrje që ta rrëzojnë këtë klasë politike.

“Sot dal si bija e një familje tiranase, e cila pavarësisht burgjeve që hëngre, ata qëndruan dhe refuzuan të dilni përballë komunizmit. Sot le ti tregojmë kryeministrit për bëmat e tyre. Ti heshte kryeministër, nuk e dënove gjenocidin serb. Ti pranove gjenocidin çam që u detyruan të largoheshin me dhunë nga trojet e tyre. Ti zoti kryeministër vetëm disa ditë më parë shpalle non grata Bekir Halimin. Ti vodhe dhe vodhe për 13 vite nga një popull i vuajtur dhe i varfër. Ti e bëra shëndetësinë Pazar për të mbajtur karrigen, karrige që sot po i prihen këmbët një nga një. Kush është rezultati pas 13 vitesh?! Ti largove të rinjtë, largove të moshuarit që kishin vetëm një dëshirë të vdisnin në Atdheun e tyre. Pasi e katandise vendin për 13 vite, ti na quan sorra, e korba. Nëse sorra e korba na bën qëndrimi në këtë shesh, sorra e korba qofshim”, tha e reja./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Komunizmi më la pa familje"/ Bashkëshortja e poetit të ekzekutuar fjalim në protestën para kryeministrisë: Rama duhet të kërkonte falje për Havzi Nelën

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për
Lavdie Nela

TIRANË- Lavdie Nela, bashkëshortja e poetit të ekzekutuar Havzi Nela, ka mbajtur një fjalim në protestën e 72-të kundër qeverisë Rama. Duke iu drejtuar të rinjve në protestë, Nela tha se është dënuar me 10 vite burg gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ndërsa bashkëshorti i saj, Havzi Nela, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe më pas është ekzekutuar. Gjatë fjalës së saj, ajo u shpreh se priste nga Rama që të kërkonte falje, por nuk e beri asnjëherë. 

“Të nderuar të rinj dhe të reja. Unë jam Lavdie Nela, ish e burgosura politike e regjimit të Enver Hoxhës. U dënova me 10 vjet burg, dhe im shoq për gjithë jetën, duke vuajtur dënimin në Spaç e Kukës. Diktatori Ramiz Alia dhe Kristaq Rama firmosen varjen e poetit dhe ekzekuton në mes të qytetit të Kukësit. Kur trupi valëvitej në mes të Kukësit, partia e Edi Ramës hidhte valle. Të dashur djem e vajza, mua komunizmi më la pa familje, pa fëmijë dhe kam 35 vite që përballemi me urrejtjen e partisë dhe ekzekutorin, Edi Rama që mban postin e kryeministrit. Forcat politike pa viteve 1990 nuk i dënuan krimet e komunizmit. Ju djem dhe vajza shqiptare prej 72 ditë kur ju shoh këtu më bëhet zemra mal. Ju jeni fëmijët e mi dhe të Havzi Nelës se po çoni përpara kauzën e lirisë që u varr poeti. I drejtohem BE dhe DASH Si mund të bashkëpunohet me një kryeministër, i biri i ekzekutorit të jetëve njerëzore, që të drejtojë qeverinë e një vendi demokratik?”, tha Levdie Nela./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pankartat pikante nga protesta e 72-të: Kruja në flakë, shteti ‘në këmbë’ në Facebook

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Pankarta pikante dhe mesazhe të forta kanë shoqëruar protestën e 72-të kundër qeverisë Rama. Një prej pankartave lidhet me situatën e zjarreve në vend, duke ironizuar reagimin e institucioneve, ndërsa në foto shfaqet kreu i qeverisë duke bere plazh.

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

“Kruja në flakë, shteti ‘në këmbë’ në Facebook”, shkruhet në pankartë.

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë, duke kërkuar mes të tjerash edhe largimin e saj. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Protesta e 72-të kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët thirrje në kor: Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë

72 ditë revoltë qytetare/ Protestuesit të vendosur për

TIRANË- Qytetarët janë mbledhur këtë të hënë në protestën e 72-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisët, aty ku dhe pritet të mbajnë fjalimet e tyre. 

Prej 72 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.

"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

protesta kunder qeverise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin