Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Qytetarët janë mbledhur sot në protestën e 74-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Prej 74 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit brohoritën “Nesër më shumë”, duke theksuar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim.
9 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Protestuesit janë kthyer sërish përballë godinës së Kryeministrisë, pas marshimit në rrugët e kryeqytetit. Dita e 74-të është mbyllur në mënyrë paqësorë nën thirrjet "Nesër më shumë".
Vendosmëria për të vazhduar protestën deri në rrëzimin e klasës politike dhe plotësimin e kërkesave të qytetarëve e kanë treguar edhe thirrjet "Shqipëria kërkon revolucion". Sakaq, në ditët në vijim pritet që revoltës qytetare ti bashkohet edhe diaspora, në formë mbështetje dhe force./Dosja.al
TIRANË- Një protestuese, gjatë vendosjes së qytetarëve para godinës së Kryeministrisë ka mbajtur fjalën e saj në ditën e 74-të të protestës. Në fjalën e saj ajo u shpreh se politikat e gabuara të qeverisë po e detyrojnë rininë të largohet nga vendi.
Ajo theksoi faktin se në Shqipëri mbijetohet me vështirësi dhe nuk shihet nga të rinjtë si një vend i sigurt për të krijuar të ardhmen. Njëkohësisht, në fjalën e saj ajo ironizoi faktin se vendi po humbet profesionista, djemë e vajza sepse nuk është krijuar siguri për ardhmërinë e tyre, teksa shtoi se vetëm patronazhistës e kanë të ardhmen e sigurt.
“Sot në këtë ditë të të rinjve dua të flas për realitetin që shohim çdo ditë. Shqipëria po humbet rininë e saj prej politikave që ka krijuar kjo qeveri. Po humbasim vajzat e djemtë që duhet të ndërtonin këtë vend, studentët, profesionistët, sipërmarrësit dhe ëndrrat e një brezi të tërë. Po studiojmë por pa ditur çfarë do ndodhë me ne.
Vetëm patronazhistët e kanë të ardhmen të sigurt në Shqipëri. Ne nuk po arrijmë të mbijetojmë në Shqipëri, jo më të kërkojmë të ardhme këtu! Po e shohim të ardhmen vetëm jashtë sepse nuk po na mundësojnë të ardhme në Shqipëri!”, tha ajo./Dosja.al

TIRANË- Protestuesit kanë lënë një mesazh gjigant, pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë. "Rinia prin”, kanë shkruar qytetarët në Bulevard, një mesazh që vjen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë që është 12 Gushti.
Lidhur me këtë, një pjesë e madhe e fjalimet iu dedikuan rinisë, teksa protestuesit reflektuan problemet me të cilat përballen për shkak të keqqeverisjes. Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al
TIRANË-Protestuesit kanë mbyllur fjalimet përballë godinës së Kryeministrisë në ditën e saj të 74-të. Ata kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës nën thirrjet "Rama në burg! Berisha në burg!", "Shqipëria kërkon revolucion" etj.
Pas fjalimeve të mbajtura nga qytetarët dhe aktivistë protestuesit nisin marshimin duke bërë thirrje për të qënë më shumë në protestë. Kërkesat e tyre mbeten anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura si dhe dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendin Edi Rama.
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar programin e saj pasi është vendosur përballë godinës së Kryeministrisë. Një i ri, pjesëmarrës në protestë ka mbajtur fjalimin e tij në të cilin ka shprehur indinjatën e tij për largimin e të rinjvë nga vendi.
Sipas tij, pagat e pamjaftueshme për përballimin e shtrenjtë të jetesës e bëjnë të vështirë qëndrimin në këtë vend ku një shtëpi duket si një ëndërr. Në fjalën e tij ai ka theksuar se një vend që humbet rininë humbet të nesërmen, dhe për një Shqipëri ku mund të jetosh me dinjitet duhet të protestosh.
“I kërkojnë një të riu, të studiojë, të punojë dhe të jetë i ndershëm por paga nuk mjafton as për qira. Një shtëpi duket si një ëndërr. Krijimi i familjes shtyhet vit pas viti. Më pas habiteni se të rinjtë ikin.
Më e dhimbshmja nuk është avioni që ngrihet, por nëna që ngelet vetëm në shtëpi. Babai që plaket duke parë fëmijën nga telefoni. Fshati pa të rinj, qyteti pa fëmijë. Shqipëria që boshatiset. Një vend që humbet rininë, humbet të nesërmen.
Prandaj ne iu kërkojmë një Shqipëri ku nuk duhet të largohesh për të jetuar me dinjitet. Rinia kërkon të ardhmen e saj ta ketë këtu. Rinia kërko revolucion.“, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar sot ditë e 74-të të revoltës qytetare. Pas marshimit të protestuesve përballë godinës së Kryeministrisë, kanë nisur fjalimet nga organizatorët e protestës dhe qytetarët.
Një i ri, pjesëmarrës në protestë ka folur në podium dhe është shprehur se rinia është e ardhmja dhe e tashmja. Sipas tij, është pikërisht rinia e cila do të ndërtojë Shqipërinë dhe do ta bëjë një vend më të mirë.
“Thonë se rinia është e ardhmja. Rinia është mbledhur sot në protestë për të thënë se nuk është thjesht e ardhmja, por e tashmja! Ajo që do të ndërtojë Shqipërinë, ajo që do të bëjë një vend më të mirë për veten, vendin dhe fëmijët tanë! Pa rini nuk ka Shqipëri!”, u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme, ditën e 74-të të revoltës kundër klasës politike. Qytetaret janë ngritur në protestë nën thirrjet "Rama në burg! Berisha në burg!", "Opozitë e shitur".
Në këtë ditë nuk kanë munguar as pankartat e përgatitura nga protestuesit: “Bulevardi flet”, “Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë” etj./Dosja.al




TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar ditën e sotme me grumbullimin e qytetarëve në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga organizatorët e protestës dhe jo vetëm.
I pranishëm në grumbullimin në shesh ka qënë edhe një qytetar i cili në fjalën e tij i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë pasi, sipas tij është e vetmja mënyrë për ti dhënë një grusht shtetit. Ai u shpreh se nëse shqiptarët duan një vend të sigurt për fëmijët e tyre duhet ti bashkohen tubimit të protestuesve.
“U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohen me protestën sepse është rast vendimtar për t’u dhënë një grusht maskarenjve të Shqipërisë. Nëse duan shqiptarët të vijë një brez i ri dhe fëmijët e tyre të rriten të sigurt këtu, të bashkohen me këtë protestë!”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta e organizuar në Tiranë ka shënuar sot ditën e 74-të të revoltës qytetare. Si çdo ditë tashmë ka nisur grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej për të marshuar më tej në drejtim të godinës së Kryeministrisë.
Qytetarët vazhdojnë organizimin në shesh me pankarta në duar dhe me thirrjet drejtuar qeverisë. Ndërkohë që kërkesat e tyre mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryministrit Edi Rama dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura, ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë të protestojnë./Dosja.al