Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 97-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 97 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Me thirrje të njëpasnjëshme kundër Ramës dhe kërkesën e prerë për lirimin e protestuesve të arrestuar, qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë. • Pavarësisht 97 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
6 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës antiqeveritare të ditës së 97-të. Gjatë marshimit, qytetarët kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa në kor është dëgjuar edhe thirrja: “Rama jep dorëheqjen”.
"Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al
TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë.
“Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”, "Revolucion", "Rama në burg, Berisha në burg", "Nuk na përfaqësoni", "Diaspora është me ne", janë disa nga thirrjet që kanë brohorit në kor protestuesit.
Për 97 ditë me radhë, qytetarët janë mbledhur çdo pasdite në kryeqytet, duke zhvilluar tubime përpara Kryeministrisë, Parlamentit, marshime në rrugët kryesore dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira./Dosja.al

TIRANË- Aktivisti Edison Lika tha se kryeministri Edi Rama është një i “burgosur” në kryeministri, dhe se ai nuk mund të jetë më në këtë post, për shkak se ka treguar se ka frikë nga qytetarët e tij që ai pretendon se e kanë votuar. Teksa mori fjalën në protestë, pasi u lirua ditën e sotme, aktivisti tha se i gjithë kabineti i tij duhet që të shkojë në burg, ndërsa përmendi edhe rastin e Belinda Ballukut, e cila tashmë është vënë nën akuzë nga SPAK.
“Një kryeministër mund të jetë u burgosur në kryeministri sepse pushtetin nuk e ka marrë prej qytetarëve, por prej atyre që iu falur tokën nga Sazani e deri në Rrjoll. Një kryeministër do të vazhdojë të jetë i burgosur sepse qytetarët edhe sot i dhanë një shuplakë se drejtësia tha se arrestimi është i paligjshëm dhe se protesta është një e drejtë kushtetuese. Një kryeministër do të vazhdojë të jetë u burgosur në kryeministri se kryetari i bashkisë së Tiranës është në burg, ish ministrja e infrastrukturës pritet të shkojë në burg. I gjithë kabineti i tij meriton të jetë në burg.
Ndërsa qytetarët që kanë qenë për 72 orë në bllokun e sigurisë janë të lirë edhe aty sepse qytetarët që kanë dalë për të protestuar janë më të lirë dhe më të vendosur se kurrë për të rrëzuar këtë regjim. Ky kryeministër ia ka lëshuar shtetin në dorë bandave. Qytetarët kërkojnë që pushtetin ta kenë në dorë vetë. Pas provokimit të tij do të marrë mbrapsht mllefin qytetar, sic e mori atë natë ku ngeli i mbyllur në kryeministrinë e tij si palaço dhe nuk gjeti vend nga të ikte. Po a mund të jetë kryeministër një kryeministër që ka frikë nga qytetarët e vet. Shyqyr e nisëm mbarë shtatorin me atë protestë të kryeministria. Ditën e parë që do të ketë parlament që do të jemi aty për t’iu thënë se nuk na përfaqësoni. As nuk na frikësoni," tha ai./Dosja.al
TIRANË- Aktivistja Arvina Lleshi foli sot në protestën e 97-të qytetare kundër qeverisë Rama, pas lirimit të saj nga qelia së bashku me 13 protestues të tjerë. Lleshi u arrestua pasi 3 netë më parë, protestuesit bllokuan daljen e kryeministrisë, që Rama të mos dilte dot nga zyra.
Ajo u shpreh sot se shefat e policisë janë kriminelë, që japin urdhra kundër qytetarëve të thjeshtë. Lleshi shton se policia sot ndodhet në gjendje të mjerueshme, teksa vetë punonjëst e policisë ankohen për pagat, orët shtesë dhe uniformat.
"Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne! Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne! Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne! Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne! Po e hap fjalën time me thirrjen që bëra më parë, për shkak se unë u arrestova nga urdhri i shefit të krimit, Ervin Hasrama. Po protestoja paqësisht pranë Kryeministrisë, kur ai erdhi dhe i dha urdhër vartësve të vet, duke u thënë, "kapeni këtë vajzën dhe arrestojeni". Që në fakt, ky arrestim ishte i paligjshëm dhe u vendos sot nga Gjykata e Tiranës. Jo vetëm për mua, por për 14 protestues në total. Nëse mendoni, ose keni menduar që mund të na intimidoni me forma të tilla presioni, me arrestime, me shoqërime, po jua them publikisht që nuk ia dilni dot! Jam këtu për t'ju thënë që unë, si çdo protestues tjetër, do dal çdo ditë në protestë, për sa kohë kjo protestë është paqësore dhe i shërben vetëm të drejtave tona. Kemi qenë duke protestuar paqësisht.
As nuk kemi dhunuar policinë, as nuk i kemi ofenduar, përveçse kemi bërë protestën si çdo natë, dhe thirrjet si çdo natë tjetër. Policia, nëse nuk është polici e krimit, nuk ka pse të ndihet e ofenduar nga thirrjet që bëjnë protestuesit. Diçka tjetër që dua të shtoj, është se Policia e Shtetit është në gjendje të mjerueshme. Nga të gjitha bisedat që kam bërë me policët përgjatë këtyre ditëve, ata ankohen për pagat, ankohen për orët shtesë, ankohen për uniformat e për çdo gjë tjetër. Ndërkohë, këta shefat kriminela, u japin urdhra për të arrestuar qytetarët e thjeshtë. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë qytetarët të cilët na janë gjetur pranë, si familjarëve tanë por edhe te blloku i sigurisë. Ju kemi dëgjuar dhe ju falënderojmë shumë për çdo lloj mbështetje që na keni dhënë. Dua ta mbyll me thirrjen që e hapa: Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne! Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne! Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne! Polici, këtu na ke, ti mbron krimin e jo ne," u shpreh ajo./Dosja.al

TIRANË- Protesta e 97-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ dhe më pas marshuan masivisht drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, thirrje përmes megafonëve dhe fjalime të shkurtra, protestuesit adresuan kërkesat e tyre ndaj qeverisë. Gjatë protestës janë lëshuar thirrje edhe ndaj opozitës.
Një prej pankartave i referohet arrestimit të aktivistëve dhe të rinjve gjatë protestës së 1 shtatorit, kur protestuesit bllokuan një prej hyrjeve të Kryeministrisë për rreth dy orë, ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej në zyrën e tij.
“Kush arreston rininë dhe popullin e vet, tregon se ka frikë – dhe fundin e pushtetit pret!”, shkruhet në pankartë.
Një tjetër pankartë i referohet bllokimit të disa llogarive në rrjetin social Instagram, mes tyre edhe profile të aktivistëve e qytetarëve që kanë mbështetur protestën.
“Në Instagram na bllokove me ‘bot’, por këtë shesh nuk e ndal dot”, thuhet në pankartë./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “arrestoni Ramën”, qytetarët po vijojnë marshimin në protestën e 97 kundër qeverisë.
Më herët u liruan edhe 14 protestuesit të cilët u arrestuan pas tensioneve te Kryeministria. Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik./Dosja.al