LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kaos/ Abazoviç sulmohet në një klub nate, sigurimi hedh gaz lotsjellës, Policia: Kryeministri është shëndosh e mirë

•Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një klub nate në Budva, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç. •Sherri ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva. •Sipas policisë, kreu i qeverisë malazeze është evakuuar në vend të sigurt në momentin që ka nisur sherri, ndërsa theksoi se Abazoviç nuk ka lidhje me ngjarjen. •Policia njofton se personat e përfshirë në konflikt janë neutralizuar me një spraj jo të dëmshëm. •Ata shtojnë se këta persona janë sjellë në objektet zyrtare të Departamentit të Sigurisë së Budvës, prej tyre janë mbledhur raporte për procesverbal dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotorr. 

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përleshja në diskotekën në Budva/ Policia: Abazoviç u evakuua në vend të sigurt! Nuk ka lidhje me ngjarjen

Kaos/ Abazoviç sulmohet në një klub nate, sigurimi hedh gaz
Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me incidentin mbrëmjen e djeshme në një klub nate në Budva, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Dritan Abazoviç dhe disa persona janë përfshirë në sherr. Sipas policisë, kreu i qeverisë malazeze është evakuuar në vend të sigurt në momentin që ka nisur sherri, ndërsa theksoi se Abazoviç nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia njofton se personat e përfshirë në konflikt janë neutralizuar me një spraj jo të dëmshëm, shkruan Vijesti.

“Ai është larguar shëndoshë e mirë nga kjo ndërtesë, në prani të efektivëve të policisë të cilët janë angazhuar në sigurimin e tij personal, për arsye që nuk kanë të bëjnë me ngjarjen ku ka ndodhur cenimi i rendit dhe qetësisë publike nga disa persona në të njëjtin pallat, kur ka ndërhyrë sigurimi vendor Për këtë arsye ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona, për çka edhe punonjësit e policisë kanë ndërmarrë aktivitete në juridiksionin e tyre, kanë lëshuar një paralajmërim për këta persona dhe më pas një urdhër, të cilin e kanë shpërfillur dhe punonjësit e policisë kanë përdorur një sprej me efekt irritues ndaj tre personave”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se këta persona janë sjellë në objektet zyrtare të Departamentit të Sigurisë së Budvës, prej tyre janë mbledhur raporte për procesverbal dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotorr.

“Të cilët pas këqyrjes së shkresave të lëndës kanë deklaruar se veprimet e këtyre personave nuk përmbajnë elemente të veprës penale për të cilën ndërmerret ndjekja sipas detyrës zyrtare, ndaj tyre do të bëhet kallëzim kundërvajtës për kundërvajtje nga Ligji për Rendin dhe Paqen”, thuhet në njoftimin e policisë. 

3 VITE ME PARE

Sulmi në diskotekë/ Policia ndërhyu me spraj, momenti kur Abazoviç largohet nga klubi i natës (VIDEO)

Kaos/ Abazoviç sulmohet në një klub nate, sigurimi hedh gaz
Momenti kur Abazoviç del nga klubi i natës

MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u raportua se u sulmua në një klub nate në Budvë, por këtë e mohon portali CdM, i cili ka publikuar një video ku ai shihet duke dalë nga klubi i natës. Pas përleshjes, Policia e ka larguar Abazoviçin. 

Në video shihet disa persona duke dalë nga klubi i natës duke kollitur. Policia tha se ka përdorur sprej irritues, por vetëm kur Abazoviq ka dalë nga aty. Dëshmitarët okularë të ngjarjes i thanë CdM më herët se e kishin parë Policinë ta evakuoonte Abazoviçin dhe të ndalonte disa persona.

 

Kliko KËTU për të parë videon

3 VITE ME PARE

Sulmohet Dritan Abazoviç brenda një diskoteke në Budva, hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën

Kaos/ Abazoviç sulmohet në një klub nate, sigurimi hedh gaz
Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Dritan Abazoviç, kryeministri i Malit të Zi është sulmuar mbrëmjen e kaluar në një diskotekë në Budva, mëson 'Kurir'.

Sulm ndaj Abazoviç ndodhi gjatë performancës së Dino Merlin në diskotekën Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budva.

Abazoviç ishte në shfaqjen e Merlinit, kur një nga vizitorët tentoi t'i afrohej dhe ta sulmonte. Ai e ka ofenduar e më pas tentoi që t'i afrohej. Sigurimi i kryeministrit teknik reagoi me shpejtësi.

Më pas u hodh gaz lotsjellës dhe Abazovic u evakuua. Ai është mirë dhe nuk është i lënduar. Aktualisht po vijojnë hetimet nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm./Dosja.al

dritan abazoviç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin