Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ngriti pikëpyetje të forta mbi mënyrën dhe rrethanat e arrestimit të Ergys Agasit. • Në konferencën me gazetarët ditën e sotme, Berisha deklaroi se elementët e operacionit krijojnë dyshimin për një “arrestim të negociuar” dhe kërkoi që hetimi të ndiqet me vëmendje të veçantë nga institucionet ndërkombëtare. • Berisha theksoi se Agasi ka pasur për vite me radhë një ndikim të gjerë në administratën shtetërore dhe në struktura të rëndësishme të sigurisë, ndërsa ngriti dyshime edhe për aksesin e tij në të dhëna sensitive dhe sistemet digjitale shtetërore. • Ai e cilësoi Agasin si një person me pushtet de facto dhe shtoi ndër të tjera se zyra e tij në Tiranë ka shërbyer si pikë takimi për zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë dhe drejtues të policisë. • Kryedemokrati kërkoi që autoritetet të sqarojnë të gjitha rrethanat dhe që procesi të monitorohet nga Europol, Eurojust dhe institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere. • Berisha theksoi gjithashtu se hetimi duhet të verifikojë informacionet mbi lëvizjet dhe kontaktet e Agasit, përfshirë një takim me Taulant Ballën. • Gjatë sesionit të pyetje-përgjigjeve me gazetarët, Berisha u pyet nëse pas arrestimit të Agasit qëndron një vendimmarrje e kryeministrit Edi Rama dhe nëse mund të ketë pasur ndërhyrje nga aktorë të tjerë brenda qeverisë. • Berisha u përgjigj se, nëse arrestimi rezulton të jetë i negociuar, përgjegjësia politike shkon te Edi Rama. • I pyetur për rolin e Taulant Ballës, Berisha përsëriti informacionin për një takim me Agasin dhe tha se duhet të hetohet nëse Balla ka pasur rol në ndonjë negociim për dorëzimin e tij.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se arrestimi i Ergys Agasit ishte i negociuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës për mediat, Berisha pretendon se u bënë përpjekje që Agasin ta trajtojnë si person të zhdukur si Ervis Martinaj.
Por, sipas tij arrestimi i Ermal Beqirit i nxori zbuluar dhe Rama bëri marrëveshje me Agasin për t’i mbyllur më pas dosjen.
"Pyetje e drejtë. Në rast se ky është një arrestim i negociuar, nuk ka diskutim që është një arrestim i negociuar nga Edi Rama. Dhe pastaj bëhet një proces si në rastin e Ilir Beqajt, që i thonë ke ngrënë një drekë me paratë e evropianëve në restorantin tënd dhe dënohesh me kaq, paçka se në anën tjetër janë 300 milionë koncesionet e shëndetësisë dhe nuk thuhet një fjalë. Madje edhe ai zëvendësministri, që e kishte si kushëri ky, u lirua fare. Pra, kemi të bëjmë me një rast ku Edi Rama arrin nëpërmjet kontrollit që ka me SPAK-un ta ripërsërisë... apo të bëjë siç bënë me Alqi Bllakon. A e di ku është sot Alqi Bllako? Është këshilltar i Haram Begajt, i dënuar me burg për vjedhjet që ka bërë në djegësat, tani është këshilltar i Bajramit.
Kush paguan më shumë, shkon më lart. Nuk ka këtu. Prit ti, Oltion Bistri, kur ta shohësh ndonjë ditë në funksionet më të rëndësishme.
Nuk kanë këta asnjë lloj kriteri moral apo zyrtarë të vërtetë. Në këtë kuadër, thashë këto elementë që rendita flasin që është një arrestim i negociuar. Pse? U bënë përpjekje që ta paraqesin të zhdukur si Vis Martinin dhe tentativa të forta në këtë drejtim. Menduan se duke nxjerrë opozita një tezë të tillë, do ta bënin më të besueshme. Por opozita nuk ra në kurthe të tilla. Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë e la këtë krejtësisht të zbuluar dhe ne e denoncuam. Ky lëvizte, ky shkonte në Surrrel. U bë pra tepër vulgare dhe akuzuese për Edi Ramën prania e tij e lirë. Kështu që ka shumë mundësi që Rama bëri një marrëveshje me të për ta mbyllur siç mbylli dosjet e tjera ku është vetë i implikuar gjer në palcë. Tek djegësi i Tiranës që ka dhënë tetë muaj përpara bonusin për kompaninë që nuk ekzistonte. Apo të tjera me radhë," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kërkuar gjatë ditës së sotme dorëheqjen urgjente të Edi Ramës. Në konferencën me gazetarët ditën e sotme, Berisha kërkoi nga ndërkombëtarët që të monitoriojnë procesin e arrestimit të Agasit.
Berisha kërkoi që autoritetet të sqarojnë të gjitha rrethanat dhe që procesi të monitorohet nga Europol, Eurojust dhe institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere.
"Por arrestimi i tij është një zhvillim pozitiv në mënyrë të padiskutueshme. Ajo çka PD kërkon, i bën thirrje Europolit, Eurojustit, vendeve partnere të monitorojnë me seriozitetin më të madh këtë proces. Ata kanë legjitimitet të plotë sepse veprimet e Ergys Agasit janë bërë edhe në dëmtim të shtetasve të tyre në territorin e Shqipërisë. Ai kontrollonte çdo person që hynte dhe të gjitha komunikimet. Në këtë kuadër, procesi Agasi mund të tejkalojë çdo proces të zhvilluar gjer sot ndaj bosëve të mafies në Itali, SHBA dhe gjetiu pasi informacionet që ka disponuar Agasi në internet kanë qenë të pakufishme.
Agasi ka qenë një rrezik për NATO-n. Agasi të gjitha të dhënat e sistemit TIMS, ua ka dhënë armiqve të NATO-s dhe kartelit të Troplinëve, midis të tjerash. Ndaj, edhe njëherë thirrja ime për organizatat ndërkombëtare, Europolin, Eurojustin, por edhe agjencitë e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, të angazhohen në monitorimin dhe ridimensionimin e e hetimit për Ergys Agasin që është vetë Edi Rama, që ka vepruar në emër të Edi Ramës, që ka në kontroll të plotë Edi Ramën. Dhe e mbyll këtë me thirrjen për dorëheqje urgjente të Edi Ramës, pasi nuk është gjë tjetër, veçse një Agas në karrigen e kryeministrit," tha Berisha./Dosja.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si u krye arrestimi i Ergys Agasit, duke pretenduar se pas operacionit mund të ketë pasur një marrëveshje paraprake. Në konferencën e sotme me gazetarët, Berisha renditi disa rrethana që, sipas tij, ngrenë pikëpyetje mbi versionin zyrtar të arrestimit.
Ai iu referua edhe informacioneve të publikuara nga një “qytetar dixhital”, duke pretenduar se Agasi kishte zhvilluar një takim me Taulant Ballën pak para arrestimit. Sipas Berishës, takimi dyshohet se është zhvilluar të dielën në një lokal në Elbasan, ndërsa ai e cilësoi Ballën si personin që mund të ketë ndërmjetësuar në emër të kryeministrit Edi Rama. Berisha theksoi se nuk mund ta konfirmojë këtë pretendim, por kërkoi që informacioni të verifikohet.
"Ergys Agasi u arrestua dje, pasi lëvizi 8 muaj lirshëm. Në Xhafzotaj tek shtëpia e vet, në Manzë dhe pika tjetër e trekëndëshit në Surrel. Se pse shkonte në Surrel, atë ta hetojnë, por udhëtimet e tij në Surrel janë denoncuar disa herë në këtë platformë. Pra, Agasi në aparencë ishte në kërkim, por de facto ishte i lirë. Lëvizte kudo, natyrisht me shoqërues lëvizte, duhet ta theksoj këtë. Tani vijmë tek momenti i arrestimit afër shtëpisë së tij me pantallona të shkurtra, me nallane dhe një polic në timon. Çfarë ishte ky arrestim? Nallanet, pantallonat e shkurtra, polici në timon, të gjitha këto flasin për një arrestim të negociuar. A ju kujtohet ju kur u dorëzua famozi Balili? U kujtohet apo jo? Nxirruani qytetarëve. Cilin pati shofer famëzi Balili? Ardi Veliun.
Edhe ky Shpatarakun. Ai Veliun. Nuk mund të them me siguri, por qytetarët dixhitalë më kanë informuar se sipas burimeve të tyre policore, e theksoj, ditën e diel në një lokal të kontrolluar nga karteli në Elbasan, Taulant Balla ka zhvilluar një takim jo të shkurtër me Gys Agasin. Vetë qytetari digjital thotë që është mirë të hetohet, por burimi është mjaft serioz dhe i sigurtë. A mori përsipër Taulant Balla negociatat me të në emër të Ramës dhe me porosi të Ramës, nuk mund të them, por qytetari dixhital thotë se është takuar me të. Agasi është pronar i makinave të blinduara, i makinave më luksoze. Shkoi dhe u gjet në një makinë krejtësisht koti, me shofer policin. Edhe kjo, pra. Janë disa elementë pra, që po t’i lidhësh bashkë, flasin për një arrestim të negociuar," tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë, duke deklaruar se ajo disponon materiale filmike dhe audio të regjistruara në zyrën e Ergys Agasit në zonën e Bllokut në Tiranë. Berisha tha se bëhet fjalë për një zyrë të pajisur me mjete regjistrimi ku janë filmuar dhe regjistruar persona të ndryshëm që kanë hyrë dhe kanë dalë nga ambientet e saj.
Sipas kreut të PD-së, në këto ambiente janë paraqitur ministra, drejtorë të përgjithshëm, deputetë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë.
"Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës, një zyrë, studio apo ta quajmë ç’të doni, më e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë. Zyra e Ergys Agasit bënte regjistrime në figurë dhe zë, sapo të hapje derën dhe sapo të dilje nga ajo derë. Maniak. Ishte maniak, se maniakët bëjnë akte që thua ti pse i bëjnë, i bënte ai. Mirëpo regjistrimet e tij, duhet ta dinë shqiptarët, herë-herë provojnë se ajo zyrë ishte një kuplara e vërtetë në mes të Tiranës. Në atë zyrë janë paraqitur pa asnjë motiv zyrtar ministra, ministre, drejtorë të përgjithshëm, drejtoresha të përgjithshme, deputetë, deputete. Janë paraqitur gjykatës, prokurorë, zyrtarë të lartë të policisë, etj, etj. Pra, zyra e Agasit në Bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve. Këto fotot, zërat, videot, të gjitha i disponon prokuroria. Ata po fshijnë ministrat, sipas disa burimeve. Ata po fshijnë deputetët, po fshijnë zyrtarët më të lartë. Por i garantoj se hetimi i tyre nuk do ndalet ndonjëherë. Nuk ndalet ndonjëherë ai hetim," tha Berisha./Dosja.al
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas arrestimit të Ergys Agasit, duke e akuzuar atë për lidhje të ngushta me qeverinë dhe grupet kriminale. Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi Agasin si koordinatorin e Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës.
Sipas tij, përmes lidhjeve me AKSHI-n, Agasi kishte akses dhe kontroll mbi të dhënat e qytetarëve shqiptarë dhe të huajve që ndodhen në Shqipëri. Berisha pretendoi gjithashtu se Agasi ishte personi që emëronte dhe ndryshonte ministrat e Brendshëm, ndërsa shtoi se ai kishte ndikim edhe mbi Shërbimin Informativ të Shtetit.
"Ergys Agasi, koordinatori i Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, njeriu që nëpërmjet AKSHI-t të Lindave, Lindës së Surrelit apo patronazhistes së AKSHI-t dhe Lindës drejtoreshë, ai kontrolloi çdo të dhënë në internet të shtetesve shqiptarë dhe shtetasve të huaj në territorin e Shqipërisë. Ergys Agasi ishte dhe është personi, që sipas pohimeve verbale, ndryshonte, emëronte, çemëronte ministrat e Brendshëm dhe kishte një kontroll fjollë mbi SHIK-un, tashmë të denoncuar nga unë prej vitesh në mënyrë të përsëritur. Miqësia e kryetares së SHIK-ut, drejtoreshës së SHIK-ut, me Agasin është denoncuar në mënyrë të përsëritur nga kjo platformë.
Kemi paralajmëruar se shtrirja e kontrollit dhe influencës së këtij mafiozi mbi shërbimin informativ kombëtar nëpërmjet miqësisë që kishte me Hysenin, e njohur tashmë si agjente e përbashkët e Ramës dhe Vuçiçit, lë dyshimet më të mëdha për infektimin e këtij institucioni. Ergys Agasi ka pasur de facto, jo de jure, si arkitekt të interiorit, Edi Ramën për vilën e tij të ndërtuar pikërisht në zonën e ndërtesave qeveritare në Durrës. I kemi denoncuar me kohë vizitat e tij, angazhimin e tij gjer në detaje në arredimin e vilës së supermafiozit Ergys Agasi," tha Berisha./Dosja.al