Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës. Automjeti i përfshirë në ngjarje ishte një taksi elektrike, e cila drejtohej nga 26-vjeçari Aldi Talelli. • Mjeti përplasi 66-vjeçarin Fezi Dine, i cili në ato momente po kalonte rrugën mbi vijat e bardha. • Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi timonin. • I dëmtuari u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. • Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda të marra, ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë. • Policia e shoqëroi menjëherë shoferin e ri në Komisariatin e Durrësit për veprime të mëtejshme procedurale. • Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht dinamikën e këtij aksidenti tragjik.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Dalin pamjet e rënda nga aksidenti në Durrës ku një 66-vjeçar ka humbur jetën sot në mëngjes, pasi u përplas nga një taksi elektrike. Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
Mësohet se, viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Fezi Dine, 66 vjeç. Ai u transportua me urgjencë drejt spitalit, por për shkak të plagëve të rënda nuk mundi të mbijetonte. Automjeti tip taksi elektrike drejtohej nga 26-vjeçari Aldi Talelli, i cili paraprakisht dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat nga forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe rrethanave të aksidentit./Dosja.al
DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 10:30 në lagjen nr. 13 në zonën e Plazhit në Durrës. Mësohet se, një 26-vjeçar, i identifikuar me inicialet A. T., dyshohet se ka përplasur me automjetin e tij një 66-vjeçar, i cili po kalonte në trotuar.
Pavarësisht se i dëmtuari u transportua me shpejtësi në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ai nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Bëhet me dije se, shoferi i automjetit është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Durrës, ku po kryhen të gjitha veprimet procedurale për arrestimin e tij. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik.
Njoftimi i policisë:
"Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndëruar jetë më pas në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.", njofton Policia./Dosja.al
DURRËS- Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 13 në zonën e Plazhit në Durrës, ku një këmbësor është përplasur nga një taksi teksa po kalonte në trotuar.
Si pasojë e goditjes, i lënduari ka përfunduar mbi trotuar duke marrë fraktura të shumta, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje dhe rrethanat e saj, Policia e Shtetit nuk ka nxjerrë ende një njoftim zyrtar./Dosja.al