Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një aksident i trefishtë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan- Qarr. • Sipas informacioneve policore, një automjet është përplasur me dy të tjerë. • Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi dhe 3 pasagjerë të njërës nga makinat. • Ata ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. • Po ashtu nga përplasja e makinave janë dëmtuar edhe bagëtitë e imëta. • Lidhur me ngjarjen, ka folur edhe çobani i deleve, ku tha se makina vinin me shpejtësi të madhe. • Ai shtoi se për pak do ishte përplasur dhe ai por fatmirësisht ishte shmangur. • Më tej shtoi se dëmi i shkaktuar nga bagëtitë e dëmtuara shkon në rreth 10 milionë lekë
3 artikuj për këtë temë.
FIER- Policia e Fierit ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur sot në aksin Levan- Qarr, ku u përplasën dhjetëra bagëti të imëta.
Në njoftim thuhet se aksidenti ka ndodhur pasdite, ku një automjet është përplasur me dy të tjerë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shoferi dhe 3 pasagjerë të njërës nga makinat. Ata ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu nga përplasja e makinave janë dëmtuar edhe bagëtitë e imëta. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:40, në aksin rrugor “Levan-Qarr”, automjeti me drejtues shtetasin L. Dh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe me automjetin me drejtues shtetasin B. S.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit L.Dh., dhe 3 pasagjerë të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu nga përplasja e automjeteve në rrugë janë dëmtuar bagëtitë e imta të shtetasit N. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
FIER- Një aksident i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Pishporo në Fier. Një makinë mori para rreth 40 kokë bagëti të imëta.
Lidhur me ngjarjen ka folur dhe çobani i deleve, ku tha se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin.
“Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin po parakalonin njëri tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.
FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Levan-Pishporo. Sipas raportimeve një automjet ka marrë para 36 kokë dele.
Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte drejtuesi i mjetit. Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.