Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. • Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë shkatërruar totalisht. • Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. • Sipas informacioneve policore automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Erseld Kamberi, 20 vjeç. • Alban Hasrama 16-vjeç, pasagjer në makinën e 20-vjeçarit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Erseld Kamberi, është dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë. • Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
3 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Policia ka reaguar lidhur me aksidentin e ndodhur pak më herët në Gjirin e Lalzit. Sipas informacioneve policore automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Erseld Kamberi, 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, i plagosur ka mbetur Kamberi, ndërsa ka humbur jetën pasagjeri, Alban Hasrama që ndodhej në makinë me 20-vjeçarin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
DURRËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se Alban Hasrama 16-vjeç ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur ka mbetur Erseld Kamberi, shofer i mjetit i cili është dërguar me urgjencë për në spitalin e traumës në Tiranë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Hamallaj në Gjirin e Lalzit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas raportimeve dy persona janë plagosur rëndë, ku dyshohet se ka edhe viktima. Por ende nuk ka një reagim zyrtar nga policia dhe nuk dihet shkaku i aksidentit.
Siç shihet në videon e postuar nga JOQ përplasja ka qenë e fuqishme, pasi makinat janë dëmtuar totalisht.
View this post on Instagram