Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Aksident në aksin Fier-Vlorë •Familja Mithi nga Kosova e cila po kthehej nga Turqia u përfshi në një aksident. • Andi Mithi, 33 vjeç, po udhëtonte së bashku me familjen teksa humbi kontrollin e makinës, duke u kthyer përmbys. •Nga aksidenti i rëndë, 6-vjeçari Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. • Drejtuesi i mjetit, si dhe bashkëshortja e tij Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. •Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
3 artikuj për këtë temë.
VLORË- Familja Mithi nga Kosova u përfshi mëngjesin e sotëm në aksident në aksin rrugor Fier-Vlorë. Andi Mithi, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen pasi ishin kthyer nga Turqia, humbi kontrollin e makinës, duke u kthyer përmbys.
Nga aksidenti i rëndë, 6-vjeçari Orhan Mithi, ka ndërruar jetë në vend. Ndërkohë drejtuesi i mjetit, si dhe bashkëshortja e tij Albana Mithi 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
VLORË- Këto janë pamjet nga aksidenti i rëndë në aksin Fier-Vlorë që la pas një 6-vjeçar të vdekur. Drejtuesi i mjetit Andi Mithi humbi kontrollin e mjetit 'Benz', duke dalë nga rruga. Si pasojë, mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe është kthyer përmbys.
Nga aksidenti humbi jetën djali 6-vjeç, ndërkohë që dy prindërit dhe fëmija tjetër 3-vjeçar janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
VLORË- Një 6-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. I mituri, së bashku me familjen u aksidentuan në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Personi me inicialet A.M, 33-vjeç po udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur teksa humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. Mjeti tip 'Benz' është përplas me një nga tabelat e rrugës dhe është kthyer përmbys.
Si pasojë e aksidentit 6 vjeçari, ka ndërruar jetë, ndërkohë që i ati i fëmijës, bashkëshortja dhe fëmija thjetër vetëm 3-vjeç ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet se si është gjendja e pjestarëve të tjerë të familjes. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.