LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Aksidentoi për vdekje dy ditë më parë avokatin në Durrës dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet autori 23-vjeçar, kolegët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi

• Një aksident i rëndë është regjistuar dy ditë më parë në Durrës ndërsa humbi jetën avokati 63-vjeçari Leonard Dingo. • Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë Dingon të vdekur në rrugë. • Policia sot ka njoftuar se ka identifikuar autorin 23-vjeçar, Erjon Kacani. • Në lidhje me aksidentin kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale kolegët e viktimës. • Avokatët Penalistë shprehen se kolegu Dingo ka pasur çështje të rëndësishme, ndaj nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të jetë e qëllimshme. • Gjithashtu në lidhje me ngjarjen ka reaguar Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia. • Në reagim Haxhia ka kërkuar  që këtij hetimi ti shkohet deri në fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim. • Më tej bëhet me dije se Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj. • Në reagim thuhet se si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. • Sipas reagimit Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23-vjeçar emigrant. • Dyshohet se 23-vjeçari aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. • Sipas raportimeve për mediat, i dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. • Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës. • Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti. •  Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. •  Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

U aksidentua për vdekje dy ditë më parë në Durrës, kreu i Dhomës së Avokatisë: Të zbardhet ngjarja, autori të vihet para përgjegjësisë!

Aksidentoi për vdekje dy ditë më parë avokatin në
Leonard Dingo

DURRËS- Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, ka reaguar në lidhje me vdekjen e avokatit 63-vjeçar, Leonard Dingo në Durrës. Në reagim Haxhia ka kërkuar  që këtij hetimi ti shkohet deri në fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Më tej bëhet me dije se Haxhia  ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj. Më tej në reagim thuhet se se si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit.

Sipas reagimit Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant. Në lidhje me ngjarjen kanë reaguar edhe kolegët e avokatit të ndjerë ngritën dyshime se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimte, duke marrë parasysh çështjet që po mbronte Dingo.

Reagimi i Maksim Haxhisë:

Vdekja e avokatit Leonard Dingo, ngjarje e ndodhur mëngjezin e 21 gushtit ka vënë në lëvizje Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë e cila ka kërkuar që këtij hetimi ti shkohet deri ne fund për të shmangur çdo dyshim dhe keqinterpretim.

Nga hetimet paraprake dhe provat e vendngjarjes Policia ka konkluduar për një aksident rrugorë. I ndjeri Dingo ishte 63 vjeç me profesion avokat dhe anëtarë i dhomës së avokatisë Durrës. Kreu i Dhomës Prof Doktor Maksim Haxhia ka marrë kontakt direkt me Drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe Drejtorin Vendore Durrës me drejtuesin Skënder Hitaj.

Si drejtues dhe në emër të dhomës, Profesor Haxhia ka kërkuar zbardhjen e veprës penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit. Nga ana tjetër në emër të policisë z.Hitaj ka garantuar se po punohet intensivisht për kapjen e autorit të dyshuar i identifikuar si një 23 vjeçar emigrant. Në emër të të gjithë kolegëve dhoma e avokatisë së shqipërisë i shpreh keqardhjen dhe ngushëllimet familjes Dingo.

Për Dhomën e Avokatisë të Shqipërisë

Kryetari Prof Dr: Maksim Haxhia

Dyshohet se 23-vjeçari aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Sipas raportimeve për mediat, i dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.


Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti. Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

 

2 VITE ME PARE

22-vjeçari aksidentoi për vdekje avokatin në Durrës, kolegët e viktimës dyshojnë për vrasje me dashje

Aksidentoi për vdekje dy ditë më parë avokatin në
Leonard Dingo

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistuar dy ditë më parë në Durrës ndërsa humbi jetën avokati 63-vjeçari Leonard Dingo. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë Dingon të shtrirë në rrugë. Policia sot ka njoftuar se ka identifikuar autorin 22 vjeçar, Erjon Kacani.

Në lidhje me aksidentin kanë reaguar kolegët e viktimës. Në një postim në rrjetet sociale Avokatët Penalistë shprehen se kolegu Dingo ka pasur çështje të rëndësishme, ndaj nuk përjashtojnë mundësinë që ngjarja të jetë e qëllimshme.


“Ka më shumë se 48 orë që në zonën e Golemit të Durrësit ka ndodhur një aksident me karakteristika krimi, ende i pazbardhur. Ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur avokati i njohur Leonard Dingo. pranë shtëpisë së tij në një rrugë dytësore rreth orës 12:00 të datës 20 gusht. Duke ditur çështjet delikate që mbronte avokati Dingo, dyshimet e arsyeshme çojnë përtej një aksidenti të zakonshëm, sipas burimeve konfidenciale, deri tani makina që shkaktoi aksidentin u gjet e braktisur U identifikua zona e Shena Vlashit, targa dhe për rrjedhojë edhe pronari i makinës, por ajo që do të çonte në zbardhjen e aksidentit është ende mister !” shkruan faqja Avokatët Penalistë.

Dyshohet se 22-vjeçari aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Sipas raportimeve për mediat, i dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.


Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti. Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

 

2 VITE ME PARE

Aksidentoi për vdekje 2 ditë më parë një 63-vjeçar, zbulohet identiteti i të riut që braktisi makinën në Durrës (EMRI)

Aksidentoi për vdekje dy ditë më parë avokatin në
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistuar dy ditë më parë në Durrës ndërsa në lidhje me ngjarjen humbi jetën 63-vjeçari Leonard Dingo. Personi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes duke lënë Dingon të shtrirë në rrugë. Ndërkohë sot ,dy ditë më vonë policia ka identifikuar autorin 22 vjeçar, Erjon Kacani.

I riu dyshohet se aksidentoi për vdekje avokatin Leonard Dingo në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Sipas raportimeve për mediat, i dyshuari që pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj është një emigrant në Greqi. Policia po punon për kapjen e tij si dhe po heton për të kaluarën e tij dhe nëse ka ndonjë lidhje mes tij dhe viktimës.

Avokati Dingo, sipas policisë qëndronte në një banesë të marrë me qira në zonën ku ndodhi aksidenti. Pas përplasjes për vdekje të avokatit që ndodhi rreth orës 01:00, të 21 gushtit në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet Leonard Dingo, 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje. Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.

“Nga hetimet policia deklaroi se i dyshuari që shkaktoi aksidentin është E. Kacani, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili menjëherë pas përplasjes së Dingos, u largua nga vendngjarja. Ai e braktisi automjetin në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e policisë, në cilësinë e provës materiale. Në rrjetet sociale kanë reaguar për vdekjen e tij dhe kolegët, si dhe Avokatët Penalistë që hedhin dyshime për një aksident të qëllimshëm për shkak të detyrës.”, sqaron policia.

2 VITE ME PARE

Aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 22-vjeçari

Aksidentoi për vdekje dy ditë më parë avokatin në
fotot ilustruese

DURRËS- Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi ka aksidentuar dy ditë më parë një të moshuar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu Policia e Durrësit ka identifikuar 22-vjeçarin i cili përplasi për vdekje 63-vjeçarin. Po ashtu policia ka gjetur dhe ka sekuestruar automjetin e të riut.

Njoftimi i Policisë: 
Aksidentoi 2 ditë më parë, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, një 63-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua nga vendi i aksidentit, Policia identifikon drejtuesin e automjetit dhe vijon punën për kapjen e tij. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale. Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

leonard dingo erjon kacani kreu i dhomës së avokatisë avokatët penalistë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin