Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
•Një aksident i rëndë është shënuar sot te 'Rruga e Arbrit'. • Sipas policisë, një fadromë e cila po kryente punime te kjo rrugë ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. •Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit dhe mjeti drejtohej nga punonjësi i firmës 'Gjoka' i identifikuar me iniciale L.V. • Ky i fundit është transportuar me urgjencë për në spital për të marrë ndihmë mjekësore. • Deri më tani nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. • Ndërkohë policia njofton se po heton në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet e aksidentit.
3 artikuj për këtë temë.
DIBËR- Policia ka reaguar lidhur me aksidentin që u shënua ditën e sotme të 'Rruga e Arbrit' ku një fadromë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në greminë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit dhe mjeti drejtohej nga punëtori i identifikuar me iniciale L.V., i cili ka mbetur i plagosur dhe është dërguar pranë spitalit për ndihmë mjekësore. Po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
"Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.
DIBËR- Dalin pamjet nga aksidenti i ndodhur sot te 'Rruga e Arbrit'. Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet sesi fadroma ka përfunduar në greminë. Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Xibër të Bashkisë Klos, ku fadroma ishte duke kryer punime në rrugën e Arbrit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra nën rrugë.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Tiranë. Nuk dihet gjendja e drejtuesit të automjetit.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur detaje nga vendi i ngjarjes.
DIBËR- Një aksident është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Arbërit. Një fadromë është përmbysur, pasi nuk i ka punuar sistemi i frenimit, për pasojë punonjësi i firmës Gjoka’ ka mbetur i plagosur. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit, e se punonjësi i aksidentuar është transportuar me urgjencë për në spital. Deri më tani nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, ndërkohë që dhe Policia e Dibrës, po hesht lidhur me ngjarjen.