LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Akuza për korrupsion/ SPAK lëshon urdhërarreste për shefin e Rrugores në Tiranë dhe 2 zyrtarë policorë, Roven Zeka arrestohet teksa tentoi të arratisej

• Prokuroria e Posaçme ka lëshuar tre urdhër arreste për tre zyrtarë të Policisë së Tiranës, nën dyshimet për korrupsion. • Një nga urdhërarrestet është lëshuar për Shefin e Qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka. • Sipas hetimeve të SPAK, Zeka është përfshirë në veprën penale të korrupsionit duke i marrë rryshfet një gruaje që ishte përfshirë në një aksident • Bëhet me dije se kur përfaqësuesit e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Agjentët e BKH-së shkuan për ta arrestuar, shefi i Rrugores në kryeqytet ka tentuar që të arratiset. • Por teksa ka tentuar të largohet, këmbët "e kanë lënë në baltë" pasi është rrëzuar dhe ka dëmtuar gjunjët. • Në këtë moment agjentët e BKH-së e kanë arrestuar në flagrancë. • Udhërarresti ndaj Zekës është lëshuar pas një denoncimi nga një qytetare e cila është shprehur se shefi i qarkullimit rrugor së bashku me dy zyrtarë të tjerë të policisë i kanë kërkuar para për t'i kthyer patentën. • Zeka pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka pranuar të prangoset. Ndërkohë, urdhërarrestt e tjera nga SPAK janë firmosur edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku e për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. • Ky i fundit është vënë në pranga një ditë më parë.

5 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet, shefi i Rrugores dhe i sektorit të Aksidenteve në policinë e Tiranës, pas urdhërarresteve të SPAK

Akuza për korrupsion/ SPAK lëshon urdhërarreste për shefin e
shoqerimi

TIRANË- Janë publikuar pamjet nga mbërritja e shefit të Qarkullimit Rrugor, Roven Zeka dhe Shefit të Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. 

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar tre urdhërarreste për Zekën, Novakun dhe Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale të korrupsionit.

Pak më herët u raportua se shefi i Rugores, kishte tentuar të arratisej por ishte ndaluar në flagrancë nga agjentët policorë. Ndërkohë gjithashtu, bëhet me dije se ka qenë një aksident që sjellë firmosjen e urdhërarresteve ndaj tyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, bashkëshorti i një gruaje të përfshirë në aksident, identiteti i të cilëve nuk dihet, ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.

Ai ishte në përgjim nga SPAK për një çështje tjetër. Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur në favor të gruas çështjen. Pas këtyre përgjimeve, SPAK ka lëshuar urdhër arrest ndaj Zekës, Novakut dhe Tabakut. Zeka ka pretenduar se është i pafajshëm. Sipas informacioneve, Tabaku është prangosur ditën e djeshme.

1 VITE ME PARE

Arrestimi me urdhër të SPAK për shefin e Rrugores dhe dy zyrtarët policore, zbardhen detaje nga përgjimet që çuan në prangosjen e tyre

Akuza për korrupsion/ SPAK lëshon urdhërarreste për shefin e
sokol novaku, roven zeka

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e shefit të Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka dhe dy zyrtarëve të tjerë policorë. Bëhet me dije se ka qenë një aksident që sjellë firmosjen e urdhërarresteve ndaj tyre. Sipas gazetares Klodiana Lala, bashkëshorti i një gruaje të përfshirë në aksident, identiteti i të cilëve nuk dihet, ka hyrë në komunikime me zyrtarët e qarkullimit.

Ai ishte në përgjim nga SPAK për një çështje tjetër. Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur në favor të gruas çështjen. Pas këtyre përgjimeve, SPAK ka lëshuar urdhër arrest ndaj Zekës, i cili ka pretenduar se është i pafajshëm. Ai ka tentuar të arratiset, por gjatë teksa ka dashur të largohet, është rrëzuar dhe agjetët policorë kanë bërë arrestimin e tij në flagrancë. 

Urdhërarreste nga SPAK janë firmosur edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku e për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Sipas informacioneve, ky i fundit është prangosur një ditë më parë. Tre zyrtarët policore dyshohen nga SPAK për korrupsion, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga organi i drejtësisë.

1 VITE ME PARE

Këmbët "lënë në baltë" shefin e Rrugores/ Roven Zeka tentoi të arratisej dhe rrëzohet, efektivët me urdhër të SPAK e arrestojnë në flagrancë

Akuza për korrupsion/ SPAK lëshon urdhërarreste për shefin e
roven zeka

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka lëshuar ditën e sotme urdhërarrest për Shefin e Qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka.  Sipas hetimeve të SPAK, Zeka është përfshirë në veprën penale të korrupsionit duke i marrë rryshfet një gruaje që ishte përfshirë në një aksident

Bëhet me dije se kur përfaqësuesit e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore dhe Agjentët e BKH-së shkuan për ta arrestuar, shefi i Rrugores në kryeqytet ka tentuar që të arratiset. Por teksa ka tentuar të largohet, këmbët "e kanë lënë në baltë" pasi është rrëzuar dhe ka dëmtuar gjunjët. Në këtë moment agjentët e BKH-së e kanë arrestuar në flagrancë.

Udhërarresti ndaj Zekës është lëshuar pas një denoncimi nga një qytetare e cila është shprehur se shefi i qarkullimit rrugor së bashku me dy zyrtarë të tjerë të policisë i kanë kërkuar para për ti kthyer patentën. Zeka pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka pranuar të prangoset. Urdhërarreste nga SPAK janë firmosur edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku e për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

1 VITE ME PARE

SPAK lëshoi udhërarrest ndaj tij/ Shefi i qarkullimit Rrugor në Tiranë Roven Zeka arratiset, Tirana në kaos dhe trafik, nuk u shpërndau policëve detyrat

Akuza për korrupsion/ SPAK lëshon urdhërarreste për shefin e
Roven Zeka

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me udhër arrestin e lëshuar ditën e sotme nga SPAK ndaj shefit të qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka. Burime për Dosja.al bëjnë më dije se Zeka është arratisur dhe ka lënë pas një kaos në policinë rrugore.

Mësohet se ai nuk ka shpërndarë detyrat e policëve dhe kjo është reflektuar në kaos dhe trafik në Tiranë. Sipas të njëjtit burim policët e qarkullimit nuk dinë si të veprojnë dhe se ku të shpërndahen për të menaxhuar situatën në kryeqytet ndërsa shefi i tyre ka marrë arratinë. 

Udhërarresti ndaj Zekës është lëshuar pas një denoncimi nga një qytetare e cila është shprehur se shefi i qarkullimit rrugorë së bashku me dy zyrtarë të tjerë të policisë i kanë kërkuar para për ti kthyer patentën. Zeka pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka pranuar të prangoset duke u larguar.

Përveç Zekës, SPAK ka lëshuar urdhër-arrest edhe për Sokol Novakun, Shef i sektorit për aksidentet dhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Të tre dyshohen për korrupsion pas denoncimit të qytetares.

1 VITE ME PARE

Akuzohen për korrupsion/ SPAK urdhërarrest për shefin e qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka dhe 2 zyrtarë të tjerë të policisë (EMRAT)

Akuza për korrupsion/ SPAK lëshon urdhërarreste për shefin e
Foto ilustruese

TIRANË- SPAK ka lëshuar ditën e sotme urdhër arrest për Shefin e Qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka.  Sipas hetimeve të SPAK, Zeka është përfshirë në veprën penale të korrupsionit duke i marrë rryshfet një gruaje që ishte përfshirë në një aksident. Gjithashtu urdhërarreste nga Spak janë firmosur edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku e për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Udhërarresti ndaj Zekës është lëshuar pas një denoncimi nga një qytetare e cila është shprehur se shefi i qarkullimit rrugorë së bashku me dy zyrtarë të tjerë të policisë i kanë kërkuar para për ti kthyer patentën. Zeka pretendon se është i pafajshëm dhe nuk ka pranuar të prangoset duke u larguar.

Burime për Dosja.al bëjnë më dije se Zeka është arratisur dhe ka lënë pas një kaos në policinë rrugore. Mësohet se ai nuk ka shpërndarë detyrat e policëve dhe kjo është reflektuar në kaos dhe trafik në Tiranë. Sipas të njëjtit burim policët e qarkullimit nuk dinë si të veprojnë dhe se ku të shpërndahen për të menaxhuar situatën në kryeqytet ndërsa shefi i tyre ka marrë arratinë. 

spak roven zeka policia e tiranes sokol novaku

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin