LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Akuzat e Ramës për gjyqtarët, KLGJ: Minohet pavarësia e pushtetit gjyqësor! Kryeministri: Të shqetësohen për cilësinë e drejtësisë

• Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka dalë me një reagim në lidhje me deklaratat që kryeministri Edi Rama ka bërë lidhur me gjyqtarët që kanë dhënë për vendimet për subjektet e ndërtuara pa leje në hapësira publike. • Në reagim KLGJ thekson se këto deklarata cënojnë figurën e gjyqarëve si dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit. • KLGJ shton se ushtrimi i profesionit duhet të jetë i pavarur. Më tej Këshilli bëri thirrje që të respektohet pavarësia e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. • Gjithashtu theksohet se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. • Rama përmes një postimi në "X" është shprehur se e ka lexuar me vëmendjen reagimin teksa theksoi se kjo deklaratë e KLGJ-së ka ardhur pasi ai ka folur lidhur me disa vendime skandaloze të gjyqtarëve. • Ai u shpreh se KLGJ ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit. • Nga reagimi i KLGJ-së, Rama u shpreh se bie dakord me pjesën se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. • Kryeministri gjithashtu tha se anëtarët e KLGJ nuk duhet të harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e ai e bën punën. • "Valës" së reagimeve u është bashkuar edhe kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi. • Ai thekson se Rama duhet të kuptojë rolin e tij. • Bardhi shkruan se Rama është për bandat dhe jo për qeverisje. • Ai shton se Rama është person që duhet gjykuar nga prokurorët e gjykatësit dhe jo ai t'i gjykojë ata. • Bardhi gjithashtu shtoi se asnjë kryeministër në Evropë nuk komenton në lidhje me çështjet dhe vendimet që marrin gjyqtarët. 

3 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Rama është gatuar si antiligj", Bardhi: Bën mirë të kuptojë rolin e tij! Është për t'u gjykuar nga prokurorët e gjykatësit, jo për t'i gjykuar ata

Akuzat e Ramës për gjyqtarët, KLGJ: Minohet pavarësia e
Bardhi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar lidhur me reagimet e kryeministrit Edi Rama ndaj KLGJ-së. Kryeministri Rama reagoi pas një deklaratë të KLGJ-së ndërsa Bardhi thekson se ai duhet të kuptojë rolin e tij.

Bardhi shkruan se Rama është për bandat dhe jo për qeverisje. Ai shton se Rama është person që duhet gjykuar nga prokurorët e gjykatësit dhe jo ai t'i gjykojë ata. Bardhi gjithashtu shtoi se asnjë kryeministër në Evropë nuk komenton në lidhje me çështjet dhe vendimet që marrin gjyqtarët. 

"Përpara se të “shtrembërojë” nga padija e rolit të KLGJ, Edi Rama bën mirë të kuptojë rolin e tij: Është për të bandat, jo për t'i ulur në qeverisje; Është për t'i siguruar ekonomikisht bandat, jo për t'u dhënë licencë, tendera, koncesione apo leje ndërtimi;

Është për të luftuar korrupsionin, jo për ta ligjëruar atë përmes projekteve të inceneratorëve që nuk kanë si rrjedhojë;  Është për t'u gjykuar nga prokurorët e gjykatësit, jo për t'i gjykuar ata!
Prandaj, bën mirë, përpara se të gjykojë gjyqtarin e prokurorës nuk i ka dalë avazit apo humorit të tij, të kujtohet se asnjë Kyeministër në Evropë, nuk komenton më shumë se një gjyqtar i caktuar për çështje specifike. Dhe boll harxhoi kohë me çështjet që si i kupton dhe si të kuptojë, sepse Edi Rama është gatuar si “antiligji” dhe “anti interesi publik”!" shkruan Bardhi.

1 VITE ME PARE

"Roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë", Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën

Akuzat e Ramës për gjyqtarët, KLGJ: Minohet pavarësia e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "X" ka reaguar në lidhje me deklaratën e KLGJ-së për akuzat që ai ka hedhur ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë vendimet për subjektet e ndërtuara pa leje në hapësira publike. Rama në reagim është shpehur se e ka lexuar me vëmendjen reagimin teksa theksoi se kjo deklaratë e KLGJ-së ka ardhur pasi ai ka folur lidhur me disa vendime skandaloze të gjyqtarëve.

Ai u shpreh se KLGJ ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit. Nga reagimi i KLGJ-së, Rama u shpreh se bie dakord me pjesën se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. Kryeministri gjithashtu tha se anëtarët e KLGJ nuk duhet të harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e ai e bën punën.

"Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.

KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.

KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.

KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.

Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar - gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik - po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE", shkruan Rama.

1 VITE ME PARE

"Deklaratat ndaj gjyqtarëve cënojnë figurën dhe dinjitetin tonë," KLGJ reagon pas akuzave të Ramës: Ushtrimi i funksionit duhet të jetë i pavarur!

Akuzat e Ramës për gjyqtarët, KLGJ: Minohet pavarësia e
FOTO

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ ka dalë me një reagim në lidhje me deklaratat që kryeministri Edi Rama ka bërë lidhur me gjyqtarët që  kanë dhënë për vendimet për subjektet e ndërtuara pa leje në hapësira publike. Në reagim KLGJ thekson se këto deklarata cënojnë figurën e gjyqarëve si dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit.

KLGJ shton se ushtrimi i profesionit duhet të jetë i pavarur. Më tej Këshilli bëri thirrje që të respektohet pavarësia e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. Gjithashtu theksohet se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

Reagimi i plotë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke marrë shkas nga deklaratat e fundit të subjekteve publike apo private, rithekson edhe njëherë se deklarata të tilla cënojnë figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve si dhe minojnë pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Në çdo shoqëri demokratike, gjyqtarët janë garantues të barazisë së palëve përpara ligjit. Për rrjedhojë, ushtrimi i funksionit të tyre duhet të jetë i pavarur dhe i çliruar nga çdo formë ndikimi, duke ju nënshtruar vetëm Kushtetutës dhe ligjeve. Në një shtet të së drejtës, ndarja dhe balancimi i pushteteve përbën parim themelor dhe gjyqtari ushtron funksionet në mënyrë të pavarur, duke vlerësuar faktet dhe interpretuar ligjin, i lirë nga çdo ndikim i jashtëm.

Këshilli ju bën thirrje gjithë subjekteve publike dhe private të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e shtetit të së drejtës. E vetmja rrugë për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është përmes mjeteve procedurale të parashikuara nga ligji, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë. Po ashtu, çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse.

KLGJ në përputhje me kompetencat kushtetuese, shpreh mbështetjen e plotë ndaj të gjithë gjyqtarëve dhe përpjekjeve të tyre të përditshme në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe në shërbim të interesit publik. Po ashtu i inkurajon ata të ushtrojnë funksionin e tyre, në mënyrë të përgjegjshme dhe të pavarur nga çdo ndikim i jashtëm.

Në një shtet të së drejtës – i cili sot është më pranë se kurrë aspiratës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian – vetëm përmes një sistemi gjyqësor të pavarur mund të sigurohet barazia para ligjit dhe një drejtësi efektive, e cila meriton besimin e publikut.

rama klgj bardhi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin