LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit zbulohen GPS në 2 mjetet e Çekanit, pronari flet me emra: Dyshoj te këto persona

• Në 2 makinat në pronësi të Eris Çekanit, janë vendosur GPS pa dijeninë e tij. • Makinat ishin parkuar pranë Prokurorisë, në lagjen numër 2 në Progradec. • Gjatë orëve të mbrëmjes, rroja ka parë autorët teksa kanë qenë duke vendosur GPS. • Ai dyshoi fillimisht se është eksploziv, por pas mbërritjes forcave xheniero nga Tirana u konstatua që nuk ishte lënë shpërthyese. • Këto 2 makina, Çekani i lëshon me qira dhe mbetet mister motivi se përse iu është vendosur GPS. • 39-vjeçari nuk është emër i panjohur për Policinë, pasi ka qënë i përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë, e më pas u arrestua. •Eris Çekanit ka deklaruar se GPS janë porositur nga një grup personash duke akuzuar me emra konkretë vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka. •Çekani është shprehur me këta persona ka një konflikt të hapur prej disa kohësh dhe janë të vetmit për të cilit ka dyshime.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Në kërkim për ngjarjen e Pogradecit, publikohet FOTOJA e Brian Syzos

"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit
Brian Syzo

TIRANË- Personi që po shikoni në foto është Brian Syzo, i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur në Pogradec këtë mëngjes, ku u raportua se u ishte vendosur tritol mjeteve të Eris Çekanit, por që më vonë u konstatua se bëhej fjalë për GPS.

Ka qenë vetë Çekani që ka lajmëruar autoritetet pasi në dy makina ka vënë re pajisje të çuditshme dhe ka menduar se bëhet fjalë për lëndë plasëse.

Por, me mbërritjen e forcave xheniere, është konstatuar se bëhej fjalë për GPS. Çekani ka thënë se makinat i jep me qira dhe se për të mbetet mister motivi për vendosjen e GPS, por shton se ngjarja mund të jetë porositur nga një grup personash duke akuzuar me emra konkretë vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka. Ai është shprehur me këta persona ka një konflikt të hapur prej disa kohësh dhe janë të vetmit për të cilit ka dyshime.

3 VITE ME PARE

ME FOTO/ Ky është autori që vendosi GPS në dy makinat e Çekanit në Pogradec, kapet nga kamerat e sigurisë, e 'shpëton' maska

"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit
Autori

POGRADEC- Ky është personi që dyshohet se ka vendosur 2 GPS në dy mjetet e Eris Çekanit. Personi shfaqet në foto i maskuar, e në këtë mënyrë ka vënë dy pajisjet poshtë mjeteve. Ishte roja i prokurorisë ai që njoftoi policinë se një person po vendoste diçka poshtë disa makinave dhe alarmi u dha për lëndë plasëse, por pas kontrolleve u verifikua se ishin dy pajisje GPS të vendosura në dy automjetet e Eris Çekanit.

Në dëshminë e tij në polici, Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka (e dashura e Brianit).

Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ka konflikt të hapur prej disa kohësh me ta. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç 4 personave të lartpërmendur. Dy vëllezërit Syzo janë të shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Vendosja e GPS në dy makinat, pronari hedh dyshime mbi disa persona: Kam një konflikt prej disa kohësh

"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit
Eris Çekani

POGRADEC- Eris Çekanit, pronari i dy mjeteve të cilave iu vendosën GPS ka dhënë dëshminë e tij. Ai ka deklaruar se GPS janë porositur nga një grup personash duke akuzuar me emra konkretë vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka.

Çekani është shprehur me këta persona ka një konflikt të hapur prej disa kohësh dhe janë të vetmit për të cilit ka dyshime.

Dy vëllezërit Syzo janë shpallur në kërkim nga policia disa muaj më parë për shkak se janë përfshirë në një konflikt. Nga kamerat e sigurisë është e vështirë të identifikohet personi që ka vendosur pajisjet poshtë dy automjeteve pasi ka qenë i maskuar.

Autori është konstatuar nga roja i një objekti i cili ka njoftuar policinë. Fillimisht uniformat blu kanë ngritur një perimetër sigurie pasi dyshohet se ishte vendosur lëndë plasëse. Pas kontrolleve u zbulua se në dy mjetet ishin vendosur GPS, për të gjurmuar Çekanin./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Dyshimet për lëndë plasëse në mjetin në Pogradec, Policia: U zbuluan 2 GPS në dy mjete

"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit
Policia

POGRADEC-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas kontrolleve që u ushtruan në makinat në pronësi të Eris Cekanit. Forcat blu bëjnë të ditur se nën dy automjetet në pronësi të Çekanit janë konstatuar dy sende të dyshimta, të cilat ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, nën dy automjetet në pronësi të shtetasit E. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec (të cilat i lëshon me qira) janë konstatuar dy sende të dyshimta. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe nga verifikimet e kryera, rezultoi se nuk ishin lëndë plasëse, por ishin dy GPS. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të rasit.

3 VITE ME PARE

Donin të gjurmonin lëvizjet e Cekanit! Kush është pronari i makinës në Pogradec, konflikti i disa ditëve më parë në Elbasan

"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit
Vendi i ngjarjes

POGRADEC- Policia u alarmua mëngjesin e sotëm në lagjen numër 2, pas një telefonate që mori. Ishte roja i parkingut, ai i cili lajmëroi se kishte vënë re një person duke vendosur një send të dyshimtë poshtë një mjeti. Fillimisht u dyshua si tritol, por me pas rezultoi GPS poshtë automjeteve të Eris Cekani në Pogradec.

Eris Cekani është një person i njohur për policinë e shtetit, pasi vitin e fundit është konfliktuar disa herë me Brian Syzo. Ngjarja e fundit ndodhi para disa ditëve në Elbasan, teksa Cekani është ndjekur e përplasur nga një makinë tip Golf, ku brenda kësaj makine kanë qenë Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli.

Ngjarja përfundoi në një aksident automobilistik kokë më koke te makinave, ndërsa policia pritet të shoqërojë disa persona për ngjarjen e ditës së sotme, ku mesa duket persona të dyshimtë kanë kërkuar të gjurmojnë lëvizjet e Cekanit./Dosja.al

3 VITE ME PARE

ALARM në Pogradec/ U dyshua për eksploziv! Roja vë re një person duke vendosur diçka poshtë mjetit, zbulohet GPS-i

"Alarm" në Pogradec/ U dyshua për tritol, pas kontrollit
Vendi i ngjarjes

POGRADEC- Policia e Pogradecit u alarmua në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme pas telefonatës së rojes së një objekti i cili kishte parë një person duke vendosur një objekt poshtë automjeti. Rreth orës 3:30, roja deklaroi se kishte parë një person duke u shtrirë përtokë e duke vendosur diçka poshtë një mjeti të parkuar në pronësi të Eris Çekanit.

Fillimisht u dyshua për eksploziv, e ndaj u kryen të gjitha procedurat e nevojshme. Nga Tirana u soll grupi i shpërthimeve të kontrolluara por pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se nuk është tritol, por një aparat GPS.

Eris Çekani rezulton të ketë qënë i përfshirë në një ngjarje të ndodhur Elbasan mes disa personave të cilët udhëtonin me dy makina. Ata ndoqën njëri tjetrin si nëpër filma deri në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik” dhe më pas përplasën njëri tjetrin./Dosja.al

eris cekani sindi syzo mario xhangolli jona duka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin