LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Anëtarësimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore është sfida e sfidave, prokurimi publik me IA brenda vitit 2027. Dhuka: Brenda vitit planifikohet të mbyllen 16 kapituj

• Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të punës në lidhje me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. • Në nisje të konferencës, Rama deklaroi se puna duhet që të vazhdojë pa humbur kohë dhe të kapi çdo afat. • Kryeministri ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces që po konsolidon institucionet e drejtësisë. • Sipas Ramës ky proces është historik pasi transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve fuqi dhe kapacitet që nuk i kanë pasur kurrë. • Për sfidën më të madhe të Shqipërisë për integrimin në BE, Rama deklaroi se është siguria ushqimore dhe siguria e konsumatorit. • Ndërsa në fund të fjalës, Rama ka deklaruar se Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale duhet që të bëhet realitet brenda vitit 2027. • Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se puna për mbylljen e kapitujve për anëtarësimin e vendit në BE ka nisur. • Dhuka sqaroi se procesi i integrimit është kompleks, duke theksuar se në këtë rrugë Shqipëria ka punuar njëkohësisht në shumë fronte dhe institucione. • Dhuka theksoi se deri në fund të vitit 2026 janë planifikuar të mbyllen 12 deri në 16 kapituj për anëtarësimin në BE, ndërsa në fund të vitit 2027 planifikohet që të mbyllen të gjithë kapitujt e mbetur.

6 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

Anëtarësimi në BE, Rama: Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale realitet brenda vitit 2027

Anëtarësimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore është sfida
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Prokurimi publik me Inteligjencë Artificiale duhet që të bëhet realitet. Gjatë mbledhjes së sotme, Rama theksoi se kjo duhet që të vihet në punë brenda vitit 2027. Sipas Ramës, kurorëzimi i kësaj pune do ta çojë nivelin e vendit në shembull. 

”Te prokurimi publik kemi bërë progres të madh në raport me vetveten dhe në raport me rajonin, por ende nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, çka do të thotë plotësim i këtij aspekti si pjesë e kushteve. Është e rëndësishme dhe vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimit publik me inteligjencë artificiale të vazhdojë dhe të kurorëzohet. Kurorëzimi i saj do të na çojë në një nivel tjetër dhe do të na bëjë një vend shembull në këtë aspekt. Kjo duhet t’i përkasë kësaj kornize kohore, brenda kalendarit të negociatave, dhe viti 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të realizuar,” tha Rama./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Integrimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore dhe e konsumatorit është sfida e sfidave

Anëtarësimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore është sfida
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sfida më e madhe e Shqipërisë për integrimin në BE është siguria ushqimore. Gjatë mbledhjes së zhvilluar në kryeministri, Rama ka deklaruar se bashkë me sigurinë ushqimore është dhe siguria e konsumatorit, të cilën e quajtur si sfidën e sfidave. 

”Patjetër që barrën më të madhe në të gjithë këtë proces negociatash e ka ekonomia, por pastaj barra bëhet e qartë në të gjithë kompleksitetin e vet kur shikon se si shtrihet tek infrastruktura, bujqësia, financat, e me radhë. Dy gjëra më bien në sy në prezantimin që u bë, e para domosdoshmëria për të kaluar nga një proces i kufizuar, për të kaluar nga drita e kuqe tek jeshilja, në prokurimin publik kemi bërë një progres të madh por nuk jemi në kornizën e progresit të mirë, është vendimtare që puna e nisur për modernizimin e prokurimin publik me Ai duhet të vazhdojë intensivisht. Kjo nuk është diçka që i përket shekullit të ardhshëm por kësaj kornize kohore. 2027 duhet të na gjejë me këtë objektiv të plotësuar. Së dyti, është kontrolli financiar, edhe aty kongresi është i kufizuar. Kemi nisur një punë parapake pa hyrë në të gjitha të tjerat por duke e mbyllur sfidën e sfidave që është siguria ushqimore dhe mbrojtja e konsumatorit”, tha Rama./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Integrimi ne BE, Rama: Ky proces konsolidon institucionet e drejtësisë, siguron luftën kundër korrupsionit

Anëtarësimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore është sfida
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi në Bashkimin Evropian është një proces që po konsolidon institucionet e drejtësisë. Gjatë një mbledhje në kryeministri, Rama deklaroi se ky proces është historik pasi transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve fuqi dhe kapacitet që nuk i kanë pasur kurrë në dorë.

Sipas Ramës, puna që po bëhet në këtë proces jo vetëm që bën transformim institucional por siguron dhe kapacitete për të parandaluar korrupsionin.

“Procesi ka shumë ngarkesë dhe është për tu përgëzuar e gjithë skuadra e negociatave, me në krye Majlindën. Është për t’u përgëzuar puna e ministrave, që janë më pranë këtij procesi, për arsye që duhen, Ministri Drejtësisë dhe ai i Brendshëm së bashku me kryenegociatorëve nën një prezantim shterues përballë ambasadorëve në Bruksel. Ajo që vlen më shumë se të gjitha në këtë proces, përtej realizimit të një mase, apo kalimit të një reforme, apo pastaj miratimit të reformës në Bruksel është se ky proces rrit kapacitet thelbësore institucionalë të vendit. Procesi ka dobi të jashtëzakonshme dhe i është pazëvendësueshëm me asgjë tjetër. Ky proces është historik, sepse transformon shtetin shqiptar dhe u jep institucioneve fuqi dhe kapacitet për të vepruar që nuk e kanë pasur kurrë në historinë tonë. Ky proces konsolidon institucionet e drejtësisë, të cilat kanë kaluar në një fazë tjetër pasi kanë pavarësinë që nuk e kanë pasur kurrë dhe ndërkohë në procesin e konsolidimit do duhet të rrisni profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë e shërbimeve të tyre, në ndërkohë që ky proces siguron luftën kundër korrupsionit jo thjesht si një luftë që zhvillohet në frontin modernizimit të transformimit institucional dhe të realizimit të një kapacitete të të gjithë shteti për të parandaluar korrupsionin,“ tha Rama./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Procesi i anëtarësimit në BE, Majlinda Dhuka: Në vitin 2026 planifikohet të mbyllen 16 kapituj

Anëtarësimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore është sfida
Mbledhja

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se deri në fund të vitit 2026 janë planifikuar të mbyllen 12 deri në 16 kapituj për anëtarësimin në BE. Gjatë konferencës së sotme, Dhuka ka deklaruar gjatë mbledhjes se deri më tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave me BE-në. Ndër të tjera Dhuka shtoi se në fund të vitit 2027 planifikohet që të mbyllen të gjithë kapitujt e mbetur më pas.

“Shqipëria ka marrë deri më tani mbështetjen e BE-së, por deri në 2027, edhe deri në fund të dekadës ka shumë punë për t’u bërë. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian. Nga Shqipëria presin me durim edhe vlerësimin e vendeve anëtare dhe jemi të gatshëm të plotësojmë kërkesat e veçanta që mund të vijnë edhe nga vendet anëtare.

Me të marrë vlerësimin pozitiv edhe nga vendet anëtare Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një. Kemi filluar punën për mbylljen e negociatave. Gjatë 2025 kemi punuar edhe për plotësimin e kushteve për mbylljes së negociatave, jo vetëm për çeljen e tyre. Në krye të punës qëndrojnë grupi negociator dhe të gjithë ministrat pa përjashtim.  Puna është komplekse, jo e komplikuar, me përjashtim të disa rasteve që për nga natyra janë të tilla, që do të thotë që shtrohet në shumë institucione njëkohësisht, 157 institucione Shqipëri-BE. Ku ndodhet sot Shqipëria, në aspektin e vetëvlerësimit, se i ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme.

Ndryshe e thënë 92 pika të veprimit strategjik. Shqipërisë i janë dhënë kushtet për mbylljen e negociatave për 31 nga 33 kapitujt e BE. Deri tani Shqipëria ka marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka mbyllur 24 kushtet e ndërmjetme. Parashikojmë ose kemi ambicie të madhe, që Brenda vitit 2026 të jemi gati teknikisht me kushtet për 12-16 kapituj, dhe brenda 2027 me kapitujt e mbetur, duke ndarë pak a shumë peshën e punëve”, u shpreh ajo./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Negociatat me BE/ Majlinda Dhuka: Kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve

Anëtarësimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore është sfida
Majlinda Dhuka

TIRANË- Kryenegociatorja e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Majlinda Dhuka ka deklaruar se puna për mbylljen e kapitujve për anëtarësimin e vendit në BE ka nisur. Në një konferencë për rrugëtimin e integrimit, Dhuka ka deklaruar se ka një punë masive që mbetet për tu bërë deri në vitin 2027.

Dhuka sqaroi se procesi i integrimit është kompleks, duke theksuar se në këtë rrugë Shqipëria ka punuar njëkohësisht në shumë fronte dhe institucione.

'Shumë punë është përpara për tu bërë deri në vitin 2027, dhe pas këtij viti deri në fund të dekadës ku apsirojmë që të kemi përmbushur kriteret për të qenë pjesë anëtare e BE. Shqipëria ka marrë vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian në shkurt të këtij. Jemi të gatshëm të plotësojmë çdo kërkesë. Shqipëria duhet të kalojë në fazën e mbylljes së kapitujve, një nga një të 33 kapitujve, ne kemi nisur punën për mbylljen e kapitujve. Kemi punuar për plotësimin e kushteve për mbylljen e negociatave, pra për çeljen, për kushte e ndërmjetme, dhe për kushte e mbylljes. Shqipëria është proaktive, vepron paraprakisht për përgatitjet teknike dhe kjo është arsyeja pse lëvron në kohë  të gjitha rezultate e reformave, sepse punohet në shumë fronte dhe institucione njëkohësisht. Punë është komplekse, jo e komplikuar. Janë 157 institucione, dynivelshe Shqipëri-BE. Shqipëria i ka përmbushur 24 kushte të ndërmjetme. Kemi marrë 101 kushte për mbylljen e negociatave, pasi ka përmbushur 24 kushtet e ndërmjetme,' tha Dhuka./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Negociatat me Bashkimin Evropian, Rama: Na duhet të ecim pa humbur asnjë afat

Anëtarësimi në BE/ Rama: Siguria ushqimore është sfida
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një panoramë të punës në lidhje me negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Në nisje të konferencës, Rama deklaroi se puna duhet që të vazhdojë pa humbur kohë dhe të kapi çdo afat.  

“Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe me planin e rritjes që është i lidhur merr reforma dhe masa që duhen përmbushur”, tha Rama./Dosja.al

edi rama majlinda dhuka

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin