LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e gishtit në celular, të enjten do të kërkojë falje

• 6 ditë ka zgjatur arratia e Spartak Dyrmishit në Shqipëri. • 45-vjeçari shqiptar që akuzohej për përdhunimin e një gruaje në Greqi, do të dalë përpara drejtësisë greke për t'u gjykuar për krimet që akuzohet se ka kryer. • Në orët e vona të ditës së djeshme është bërë i mundur arrestimi i Spartak Dyrmishit. • Pas arrestimit nga Policia shqiptare, Dyrmishi ka shprehur dëshirën të dorëzohet menjëherë te autoritetet greke dhe brenda pak orësh është dorëzuar në Kakavijë. • Gjatë fjalës së tij në hetuesi ai ka pranuar fajin dhe ka kërkuar kohë deri ditën e enjte në mënyrë që të kërkoj falje• Autori është përgjuar përmes celularit dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave që ai përdorte për hapjen e tij. • Më pas, është lokalizuar në Vlorë, ku edhe fshihej prej ditësh. Mediat greke bënë me dije se pas hetimeve rezultoi se 45-vjeçari, duket se nuk është një person krejtësisht i panjohur për autoritetet e sigurisë së vendit fqinj dhe në të vërtetë nuk përjashtohet që nëse hetimi të rezultojë pozitiv. • Tani shqiptari ndodhet në burg, ku edhe do të përballet me akuzat për përdhunim. • Kundër tij është edhe e ëma, e cila e ka mohuar duke u shprehur se i biri shumë herë e kishte dhunuar edhe atë vetë.

6 artikuj për këtë temë.

4 VITE ME PARE

Përdhunimet/ Spartak Dyrmishi shkon në hetuesi, të enjten do të kërkojë falje: Droga e alkooli më shkaërruan jetën

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e
Momenti kur shkoi ne hetuesi

GREQI- Pasditen e së martës “përdhunuesi me tatuazh” i Paleo Faliros u soll në gjykatat e ish-shkollës Evelpidon, për t’u paraqitur në hetuesi. 45-vjeçari kërkoi dhe mori afat për të kërkuar falje pasnesër, e enjte. Spartak Dyrmishi u soll në hetuesi të Parë të rregullt pa avokat. Protothema shkruan se ai kishte veshur një jelek antiplumb dhe një xhup me kapuç që i mbulonte kokën, duke i zbuluar tatuazhin me dy vija në krahun e majtë. 

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin. 

Bëhet e ditur se akuzat që i atribuohen janë përdhunim, tentativë përdhunimi dhe rrëmbim personi. Kujtohet se 45-vjeçari u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një 34-vjeçareje në Paleo Faliro si dhe tentativën për dhunim të një gruaje tjetër në të njëjtën zonë. 

Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhunimi dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë.

4 VITE ME PARE

VIDEO- Me qese në dorë dhe i veshur me 'Nike'! Momenti i dorëzimit të shqiptarit te policia greke

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e
Momenti i arrestimit

TIRANË- Ky është momenti i dorëzimit të shqiptarit Spartak Dyrmishit tek autoritetet greke. Me qese në dorë dhe i veshur me kostum 'Nike', autori i përdhunimit të një gruaje në Greqi, dërgohet nga policia shqiptare te kolegët grekë. Ai u vu në pranga në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, nga strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Policia shqiptare informon se ai shprehu dëshirën për t’u dorëzuar te Policia greke, ndaj në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

NJOFTIMI I POLICISË:

Angazhimi maksimal i strukturave të Policisë së Shtetit, reagimi profesional dhe në kohë, çuan në kapjen dhe dorëzimin vullnetar te Policia greke, të 45-vjeçarit nga Vlora, i kërkuar në Greqi, për përdhunim. Policia e Shtetit, menjëherë pas shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë, për një shtetas shqiptar që kishte përdhunuar një shtetase dhe kishte tentuar të përdhunonte një shtetase tjetër, organizoi strukturat operacionale për të ushtruar kontrolle të imtësishme në territorin ku dyshohej se fshihej 45-vjeçari. Pas kërkimeve të pandërprera, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë bënë të mundur kapjen e shtetasit Spartak Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Vlorë.

Duke qenë se ky shtetas ka shprehur dëshirën e tij për t’u dorëzuar te Policia greke, në orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia shqiptare e ka dorëzuar atë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije. Gjatë një komunikimi në mesnatë, mes Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë greke Gjeneral Lieutenant Konstantinos Skoumas u vlerësua bashkëpunimi dhe reagimi mjaft profesional i Policisë shqiptare. Drejtori i Policisë greke, Konstantinos Skoumas e ka falënderuar Drejtorin e Policisë shqiptare, për angazhimin dhe komunikimet e vazhdueshme të realizuara këto ditë, për reagimin e menjëhershëm dhe veprimet profesionale të Policisë shqiptare, të cilat ndikojnë në rritjen akoma më shumë të besueshmërisë nga homologët, forcimin e bashkëpunimit mes palëve, si dhe në rritjen e imazhit të Policisë shqiptare, ndërkombëtarisht.

4 VITE ME PARE

Dilte vetëm natë dhe i maskuar/ I shpëtoi Policisë, por jo "syrit të fqinjëve", si e identifikuan Spartak Dyrmishin nga foto e publikuar në media

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e
Spartak Dyrmishi

VLORË- Spartak Dyrmishi fshihej në një pallat, por fqinjët e kishin njohur se kush ishte "i riu" që po qëndronte pranë tyre. Fotot që shpërndaheshin në media i kishin ndihmuar shumë. Pasi telefonuan Policinë për të 'spinuar' përdhunuesin serial, pallati u rrethua nga forcat e Policisë së Shtetit, por kapje e 45-vjeçarit nuk ishte dhe aq e thjeshte.

Policia s'ka mundur të hapë dot derën e blinduar ndërsa dje ka kërkuar ndihmën e zjarrfikses e cila ka bërë të mundur hapjen e derës për të sjellë edhe arrestimin e Spartak Dyrmishit. Me të hyrë brenda, në kyçe i kanë vendosur hekurat, e më pas (edhe me kërkesën e tij) është transferuar me forca të shumta policie drejt Greqisë rreth orën 02:00 të mëngjesit.

Sipas banorëve të zonës, në pallat ai kishte mbërritur më 27 tetor por nuk dilte shpesh jashtë banesës së tij. Madje sigurohej që të dilte gjatë kohë kur binte nata, ose të paktën i maskuar. Megjithatë u dallua. Por gjithashtu, u zbulua se 45-vjeçari u përgjua edhe përmes celularit dhe identifikimi është bërë nga shenjat e gishtave që ai përdorte për hapjen e aparatit celular.

4 VITE ME PARE

Kjo është banesa e përdhunuesit, këtu jetonte para se të ikte për emigrim në Greqi (FOTO)

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e
Spartak Dyrmishi

VLORË- Banesa në foton e mësipërme është vendi ku banonte në Shqipëri, Spartak Dyrmishi, i arrestuar për përdhunim në Athinë. 45-vjeçari, banonte në Vlorë, para se të shkonte për emigrim në Greqi, ndërsa godinën e kishin lënë me qera. 45-vjeçari është arrestuar në vendin tonë dhe i është dorëzuar autoriteteve greke në pak orë.

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e
Banesa e Spartak Dyrmishit në Vlorë

Prej disa ditësh ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi është vërtetuar shkencërisht se shqiptari Spartak Dyrmishi është autor i një përdhuni dhe disa sulmeve që u ka bërë disa grave që qarkullonin natën nëpër Athinë. Sipas personave që e njihnin nga afër, 45-vjeçari kishte probleme me alkoolin, ndërsa ishte ndarë para pak kohësh nga bashkëshortja dhe është baba i dy fëmijëve të vegjël, vajzë dhe djalë. Aktualisht jetonte me të ëmën, të cilën gjithashtu e kishte dhunuar disa herë. 

4 VITE ME PARE

VIDEO- Akuzohej për përdhunim në Greqi, pamje nga operacioni në Vlorë për kapjen e Dyrmishit

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e
Policia

VLORË- Pamjet më poshtë, të bëra publike nga Dosja.al, janë nga operacioni i mbrëmjes së djeshme pranë shtëpisë se oficerëve në Vlorë. Ky aksion u zhvillua për kapjen e Spartak Dyrmishit, shqiptarit që shpall në kërkim nga autoritetet greke pasi akuzohej për përdhunim të një gruaje dhe tentativë për përdhunimin e një tjetre. 

Policia ushtroi kontrollin në katin e pestë të një pallati. Edhe pse goditi derën disa herë, personi brenda saj, i cili dyshohej se ishte Dyrmishi nuk u përgjigj. Më pas erdhi ndihma e forcave zjarrfikëse për hapjen e derës në fjalë. Pak orë më pas, u bë e mundur kapja e Dyrmishit, i cili sipas policisë shqiptare, kërkoi vetë që të vetëdorëzohej në autoritetet greke. 

Autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të policisë greke. 45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Athinë, pritet të dërgohet në prokurori.

4 VITE ME PARE

Arrestohet në Shqipëri përdhunuesi serial! Zbulohet nga shenja e gishtit, ministri grek: Muaj i mbarë!

Arrestimi i përdhunuesit serial/ Spartak Dyrmishin e tradhtuan shenjat e
Spartak Dyrmishi

GREQI- Arrestohet shqiptari Spartak Dyrmishi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet greke për akuzën e përdhunimit. 45-vjeçari u ndalua në Shqipëri, pasi u zbulua nga shenja e gishtit. Mediat greke raportojnë se lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.

“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Tëitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.

45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në GADA, pritet të dërgohet në prokurori.

Dyrmishi ishte në kërkim nga autoritetet greke pasi ka përdhunuar një grua dhe tentoi të kryente të njëjtën gjë me një tjetër. Përdhunuesi me tatuazh lëvizi gjatë gjithë kësaj kohe i pashqetësuar, ndërsa Policia shqiptare dhe ajo greke ishte në kërkim të tij. Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah. U raportua se ai fshihej në Vlorë, mirëpo mediat greke nuk kanë dhënë më shumë detaje se në cilin qytet është kryer arrestimi i tij.

spartak dyrmishi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin