Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. • Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. • Berisha kërkoi publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit të cilin e cilësoi si kreu i krimit të organizuar shqiptar. • Sipas Berishës të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin, Çyrbja implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. • Kreu i PD-së theksoi se rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi. • Berisha më tej shtoi se të dhënat dhe përgjimet në Sky ECC për Taulant Ballën janë shumë herë më kriminale se ato të Çyrbjas. • Ai shtoi se Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por Taulant Balla me Vath Stakën, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla. • Berisha theksoi se shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat. • Gjatë konferencës Berisha u informua edhe për arrestimin e presidentit të PL-së, Ilir Meta. • Berisha tha se çdo veprim ndaj Metës është politike. • Ai tha se dhe kjo është bërë me urdhrat e Ramës, i cili sipas tij kërkon eleminimin politik dhe fizik të Metës.
5 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja, i dyshuar për lidhje me bandat kriminale të Durrësit. Gjatë një konference me gazetarët nga selia blu, Berisha ka hedhur të rënda në drejtim të mazhorancës, teksa ka kërkuar edhe dorëheqjen e menjëherëshme të Edi Ramës.
Berisha u shpreh se Jurgis Çyrbja njihet si përfaqësues i klanit mafioz Avdylaj, por theksoi se ai nuk është peshku i madh. Sipas Berishës, të dhënat implikojnë direkt kreun e qeverisë, i cili ka porositur krime kundër opozitës. Kryedemokrati tha se të dhënat nga Sky Ecc faktojnë lidhjen e Ramës më bandat me të rrezikshme shqiptare në Europë dhe në botë.
"Familja mafioze Avdylaj i diktoi Ramës që ta vendoste Çyrbjen në listën e Durrësit të dytin pas tij. Familja mafioze Avdylaj jo vetëm kandidoi Çyrbjen si përfaqësues të vetin në parlament, por i diktoi Edi Ramës, i cili kryesoi listën e Durrësit në zgjedhjet e fundit, ta vendosë atë pikërisht burrin e dytë në listë pas vetes, apo të tretin pas një zonje që e detyronte ligji. Pra, kemi të bëjmë me diktatin e plotë të klanit mafioz Avdylaj, jo vetëm për futjen në listë, por dhe renditjen në dytë pas Edi Ramës të gjinisë mashkullore në listën e Durrësit.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen e mënjehershme sepse ka ngrënë dardhat e një njeriu që strehonte, që fshihte vrasësin e Prengës. Mos harroni se Çyrbja nuk është peshku i madh, jo, jo. Peshqit e mëdhenj janë sipër fare. Peshkaqeni është Edi Rama sepse i dëgjoj sot Çyrbja në SKY ECC ka thënë këto e ato, por sot është e faktuar, e vërtetë në dritën e diellit, se Edi Rama me kriminelin McGonigalin, me SKY ECC, ka porositur krime kundër opozitës. Se Edi Rama ka pasur jo një, por më shumë se një telefona të koduar.
Sot është e faktuar dhe mediat belge e kanë bërë publike emrin e tij, si një bashkëpunëtor i bandave më të rrezikshme shqiptare në Europë dhe në botë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot sepse ish-zëvendësi i tij Arben Ahmetaj ka vërtetuar se nga zyra e tij bëhet koordinimi i bandave, se në zyrën e tij priten bosët kryesorë të shtëpive mafioze, nga ata të Sinaloas dhe të tjerë me radhë," u shpreh Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha u shpreh se dosja e Jurgis Çyrbjas ka filluar në vitin 2021 dhe deri para një jave ku ai po merrej për shpërdorim detyre, pavarësisht se regjistrimet në SKY ECC e implikonin atë në vepra shumë të rënda kriminale.
Berisha shtoi se gjithçka ishte porosia e Edi Ramës, derisa dikush brenda SPAK guxoi të kërkojë përfshirjen në aktakuzë të krimeve më të shëmtuara, nga të cilat Dumani me bandën e tij kërkonte ta clironte Jurgis Çyrbjen me porosi të Edi Ramës. Ai theksoi se kolegët e Erion Veliajt harrojnë se mandati është nuk është i deputetit, mandati është i parlamentit, dhe parlamenti përfaqëson popullin shqiptar më shumë se çdo institucion tjetër.
Fjala e Berishës:
Të dashur miq, rasti Çyrbja, Çyrbja Jurgis ishte një emër më i panjohuri që mund të ishte, një ushtar i Avdylajve. Por, mos harroni se dosja e tij ka filluar në vitin 2021 dhe gjer para një jave, ai po merrej për shpërdorim detyre, pavarësisht se regjistrimet në SKY EÇ e implikonin këtë kriminel në vepra shumë të rënda kriminale. Por këtu gjithçka ishte porosia e Edi Ramës, gjersa dikush brenda Skapit guxoi të kërkojë përfshirjen në aktakuzë të krimeve më të shëmtuara, nga të cilat Dumani me bandën e tij kërkonte ta clironte Jurgis Çyrbjen me porosi të Edi Ramës.
E turpshme, kriminale, demaskuese, poshtëruese për Skapin është rruga që u ndoq. Kolegët e Erion Veliajt harrojnë se mandati është nuk është i deputetit, mandati është i parlamentit, dhe parlamenti përfaqëson popullin shqiptar më shumë se çdo institucion tjetër. Në mungesë totale respekti për qytetarët e këtij vendi, por edhe të Kushtetutës, ata thirrën kolegun e tyre Çyrbja, i thanë, interesi i partisë dhe Edi Ramës nuk është që ne të vijmë në parlament, dorëzoje atë mandat që të mos dalë para shqiptarëve dosja e tmerrshme e krimeve që ke kryer me Edi Ramën dhe banditë të tjerë.
Skapistët, kjo racë e shpifur mercenarësh, në vend se ta sillnin, të vinin në parlament me kërkesën për heqjen e imunitetit, të dilnin para shqiptarëve se pse kërkojnë heqjen e imunitetit të Jurgis Çyrbjes, të mësonin të gjithë qytetarët të vërtetën e asaj dosje të madhe krimi, në të cilën njeriu që hetohej, ishte dyshi pas Edi Ramës në listën e Durrësit, por jo, ata preferojnë të zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, të sillen si një seksion i PS, i varur nga Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, etj. Ky është një qëndrim i turpshëm, antikushtetues.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha u shpreh se të dhënat dhe përgjimet në Sky ECC për Taulant Ballën janë shumë herë më kriminale se ato të Çyrbjas.
Ai shtoi se Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por Taulant Balla me Vath Stakën, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla. Berisha theksoi se shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat.
Fjala e Berishës:
Sot, kolegët e Erion Veliajt në Skapin e partisë njoftuan, bënë publik për akuzat që kanë ndaj Jurgis Çyrbjes dhe të dhënat që kanë marrë me SKY ECC. Të dashur qytetarë, shumë herë më kriminale janë të dhënat që SKY ECC dhe përgjimet kanë dhënë për kriminelin ministër Taulant Balla. Vërtet Çyrbja ka kryer krimin e shëmtuar duke marrë në mbrojtje Altin Hajrin, por mos harroni se Taulant Balla me famëziun Vath Staka, prokuror sot në KLP, me urdhër të bandave, liruan dy terroristë që i vendosën tritolin për ta eksploduar në publik qytetarin Lulzim Kulla.
Dhe Taulant Balla lëviz si përfaqësues i qeverisë nëpër botë. Shumë më të forta se veprat e kryera nga Çyrbja janë ato të Taulant Ballës, i cili në regjistrime rezulton zëdhënës i interesave të familjes mafioze Bajrët, familjes mafioze Çela, familjes mafioze Rrajat, etj. Kush mund t’i mohojë këto fakte përveç Altin Dumanit, këtij mercenari, më i lig se Nuredini? Edi Rama duhet të japë dorëheqjen në mënyrë urgjente sepse mban ministër Taulant Ballën, ndër të tjera, i cili figuron në regjistrime si njeri që ka porositur vrasje, të gjitha këto të publikuara. Si një njeri që është marrë intensivisht me tenderat e bandave.
Si një njeri i cili ka organizuar kurthe për të arrestuar njerëz për krime që nuk i kishin kryer kurrë.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sot si kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, sepse vëlla Olsi, me dokumente zyrtare, është faktuar eksponent i klanit shqiptaro-kolumbian të Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse është shtylla kryesore e krimit në Shqipëri.
TIRANË- Në konferencën e kreut të PD-së, Sali Berishës me gazetarët, këta të fundit e kanë pyetur lidhur me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Metës.
Berisha tha se çdo veprim ndaj Metës është politike. Ai tha se dhe kjo është bërë me urdhrat e Ramës, i cili sipas tij kërkon eleminimin politik dhe fizik të Metës.
"Çdo gjë ndaj tij është politike. Persekutimi politik i Ilir Metës është politik, politik dhe vetëm politik. Nuk kanë publikuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik, e ndoshta edhe fizik të Ilir Metës. Edi Rama është, siç denoncova edhe në herët e kaluara, i implikuar në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Iu kam informuar unë këtu ju, se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën. E kuptoni se a do mund të guxonin bandat shtetërore të eliminonin një politikan të afërt me Edi Ramën, pa porosinë e Edi Ramës? Pra, Edi Rama është një me krimin.", tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha kërkoi publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit të cilin e cilësoi si kreu i krimit të organizuar shqiptar. Ai shtoi se Rama është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.
Sipas Berishës të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. Kreu i PD-së shtoi se Çyrbja është i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura.
Fjala e Berishës:
Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm aty dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë takim me shtypin. Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.
Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes. Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura. Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament. Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi.