Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të dielë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë vetëm pak minuta më parë më Durrës. . • Çyrbja u arrestua pasditen e sotme pasi ai dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. • Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. • Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. • Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar. • Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. • Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. • SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp. • Policia dhe agjentët e BKH po kryejnë kontrolle në Shijak. • Gjithashtu bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e ish-ligjvënësit. • Nuk ka detaje se çfarë është gjetur deri tani si provë fizike, teksa sipas procedurës është sekuestruar makina dhe mes sendeve të bllokuara është i përfshirë edhe telefoni i tij.
9 artikuj për këtë temë.
DURRËS- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi mbrëmjen e së dielës në Durrës ish deputetin e Partisë Socialiste për atë qytet, Jurgis Çyrbja, në dyshimet për "korrupsion aktiv në zgjedhje, përkrahje të autorit të krimit dhe tregtim i sekretit shtetëror".
Lajmi u konfirmua nga burime të SPAK-ut, të cilat thanë se Çyrbja u arrestua sot nga policia e shtetit me “masën e sigurimit arrest në burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për tre akuza”.
Ndërsa sipas burimeve të besueshme mësohet jozyrtarisht se Çyrbja ka ruajtur kontakte dhe ka komunikuar përmes aplikacionit 'Sky Ecc' me persona të grupeve kriminale gjatë kohës që ka qenë deputet i Kuvendit.
Arrestimi i tij lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm. Njëkohësisht me të sot është arrestuar edhe një person tjetër për të njëjtën çështje ndërsa është shpallur në kërkim një person i tretë.
Njëkohësisht SPAK-u po ndjek edhe një tjetër çështje, për të cilën ish deputeti Çyrbja u padit nga Partia Demokratike rreth 7 vite më parë për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për dokumentacionin që lidhet me katër prona të ndryshme gjatë kohës që drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Një javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK-u) i njoftoi atij akuzën e shpërdorimit të detyrës, një ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.
Brenda dy javësh karriera politike dhe raportet e deputetit Çyrbja me drejtësinë u ndryshuan me shpejtësi. Të martën e 8 tetorit u thirr në SPAK, ku qëndroi mbi 7 orë, të nesërmen dorëzoi mandatin e deputetit, të premten më 11 tetor iu komunikua akuza e shpërdorimit të detyrës në Hipotekë, ndërsa pas një jave u mor në arrest me burg për 3 akuza shumë herë më të rënda.
Ai fillimisht tha se mandatin po e dorëzonte për arsye shëndetësore. Çyrbja nuk ka komentuar nëse i pranon apo jo akuzat, por u pohoi mediave një javë më parë se do të paraqitej para drejtësisë sa herë që të thirrej.
Tridhjetë e nëntë vjeçari Jurgis Çyrbja, i lindur në Shijak, ishte duke përfunduar mandatin e tij të dytë si deputet i Qarkut të Durrësit që nga viti 2017.
Ai ishte avokat dhe pedagog në Universitetin e Durrësit pasi kreu studimet për drejtësi në vitin 2010, për t’u bërë më pas drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës në vitet 2013-2016, kohë kur duket se ai u lidh, sa me politikën aq edhe me persona të dyshimtë nga bota e krimit./VOA
DURRËS- Ish-deputeti, Jurgis Çyrbja pasi qëndroi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë së Durrësit, po transferohet drejt Tiranës. Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai fillimisht u mbajt në Drejtorinë e Policisë së Durrësit dhe pak minuta më parë është nisur drejt Tiranës. Nesër pritet që ai të dalë para gjykatës, ku do i komunikohet masa e sigurisë.
Çyrbja u arrestua pasditen e sotme pasi dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.
Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.
TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përveç Çyrbjas është vënë në pranga edhe Ahmet Masha i njohur si “Meçe”. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar. Gjithashtu rezulton se Masha është njëkohësisht edhe kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja.
Në dhjetor të vitit 2013 rezulton se ai ka pasur një çështje penale në ngarkim për kontrabandë nafte, bashkë me 8 persona të tjerë. Ahmet Masha, atëkohë 30 vjeç, sipas dosjes hetimore, akuzohej se ka qenë i përfshirë në kontrabandën e naftës me 3 anije, njëra prej të cilave ishte në pronësi të babait të tij, “Rovato”.
Sektori Kundër Krimit Ekonomik Durrës zbuloi asokohe aktivitetin që kryhej nga tre pronarët e peshkarexhave duke u finalizuar me sekuestrimin e 11 automjeteve, 3 mijë litrave naftë, 10 cisternave plastike, si dhe 110 arkave me verë. Gjatë periudhës së hetimit është provuar se janë kontrabanduar rreth 80 mijë litra naftë. Nga grupi hetimor mësohet se nafta sigurohej në portet e Malit të Zi nga tre peshkarexha, të cilat mbushnin në kapacitet maksimal depozitat e tyre, 20 mijë litra naftë secila.
Pas kësaj anijet ankoroheshin në Portin e Durrësit dhe gjatë ditëve që qëndronin aty nafta nxirrej në sasi të vogla nëpërmjet automjeteve të ndryshme, të përshtatura me cisterna dhe depozita në brendësi të tyre, me qëllim shmangien e detyrimit doganor. Më pas karburanti i blerë në Malin e Zi trafikohej në pikat e vogla të shitjes së karburantit në Shijak dhe Durrës.
DURRËS- Detaje të reja janë publikuar pas arrestimit të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Mësohet se policia dhe agjentët e BKH po kryejnë kontrolle në Shijak. Gjithashtu bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesën e ish-ligjvënësit. Nuk ka detaje se çfarë është gjetur deri tani si provë fizike, teksa sipas procedurës është sekuestruar makina dhe mes sendeve të bllokuara është i përfshirë edhe telefoni i tij.
Çyrbja u arrestua pasditen e sotme pasi ai dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.
Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.
DURRËS- Detaje të reja janë publikuar në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës.
Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.
Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.
TIRANË- Ditën e sotme ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Po ashtu bëhet me dije se përveç Çyrbjas është vënë në pranga edhe Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.
Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe një tjetër shtetas. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.
TIRANË- SPAK ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. Ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë vetëm pak minuta më parë më Durrës. Ndërkohë SPAK bën me dije se Çyrbja akuzohet për tre vepra penale.
Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje", “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.
Reagimi i SPAK:
Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni altiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje
DURRËS- Pasditen e sotme është vënë në pranga me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. Ekzekutimi i masës së sigurisë është bërë vetëm pak minuta më parë më Durrës. Çyrbja është arrestuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu bëhet me dije se veç tij ka edhe persona të tjerë të arrestuar. Ende nuk dihet se kush janë personat e tjerë të arrestuar.
Çyrbja dyshohet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ka ndërhyrë që të jepeshin legalizime për çështje votash. Hetimet për ish-deputetin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.
TIRANË- Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Çyrbja është i pandehur për shpërdorim detyre pas kallëzimit të deputetit demokrat, Edi Paloka për abuzime me detyren kur ishte drejtor i Kadastres së Durrësit. Çyrbja dyshohet se gjatë zgjedhjeve të vitit 2021 ka ndërhyrë që të jepeshin legalizime për çështje votash.
Hetimet për ish-deputetin nisën pas një kallëzimi të bërë nga deputeti i PD-së Edi Paloka për zgjedhjet e vitit 2021. Gjatë kohës kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale.
Në atë kohë kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.