LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte të moshuarin në pus, 77-vjeçari e qëlloi me çekiç në kokë

• Babai ka vrarë djalin në Maliq. • Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Zvezdë. Fillimisht u raportua si një vdekje aksdentale e 50-vjeçarit Hamdi Bylykbashi. • Por pas ekspertizës, doli që ai ishte vrarë nga babai i tij 77-vjeçar Shefki Bylykashi. • Hamdiui dehur ditën e djeshme ishte konfliktuar me babanë e tij, të cilin tentoi që ta hidhte në pusin e ujit para oborrit të shtëpisë. • Por i moshuari me një çekiç qëlloi disa herë djalin e tij në kokë. • Për shkak të dëmtimeve të mëdha, 50-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.

7 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Vrau djalin me çekiç, dëshmia e 77-vjeçarit: Nuk doja, por ma solli në atë pike që nuk duroja dot më

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte

MALIQ- Dëshmia e 77-vjeçarit që vrau djalin e tij me çekiç në Maliq është zbardhur. Shefki Bylykbashi ka deklaruar para policisë se nuk dnte që ta vriste, por nuk po e duronte dot sjelljen e tij. Sipas tij, djali kishte nisur që të pinte ditë për ditë dhe e bezdiste shumë të moshuarin.

“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.

 

3 VITE ME PARE

“Gjithë shtëpia ishte me gjak”, vrasja në Maliq, kryeplaku: Na thanë i ka rënë murit me kokë, babain e kishte në depresion

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte
Adriatik Lilo

MALIQ- Banorët e fshatit Zvezdë kanë folur pas ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e djeshme në Maliq. Ata kanë deklaruar se familja Bylykbashi ka qenë e rregullt dhe se nuk kishin dijeni për problemet që kishin ata në familje.   

Ndërkohë që kryetari i fshatit Adriatik Lilo ka theksuar faktin nse Hamdi Bylykbashi kishte nisur të pinte shumë për shkak se kishte kaluar dy ndarje. Po ashtu ai ka shtuar se ishte ai që lajmëroi ambulancën, pasi i kishin thënë se viktima i kishte rënë murit me kokë në gjendje të dehur.

“Shumë familje e mirë. Këtë që ndodhi askush nuk e besonte. Njerëz të punës, pa fjalë, familje e rregullt. Djali ka pasur nja dy divorce, po nuk është ndonjë gjë. Po bën 1 vit e gjysmë a 2 që është kthyer nga Gjermania. Jetonte me të atin. Pijen e kishte rënduar, mbase dhe ndarja, larg fëmijëve. Unë isha në punë kur më morën në telefon, një djalë nga fshati që punon me makinë dhe më thanë që kishin lajmëruar për të çuar djalin në spital. E kishte marrë familja i kishte thënë hajde se kemi djalin, i ka rënë murit me kokë i dehur dhe duam ta çojmë në spital. Kishte vajtur ky e kishte parë gjak gjithë shtëpia dhe iu kishte thënë s’mund ta fus në makinë, lajmëroni ambulancën. Më merr mua në telefon të lajmëroja ambulancën se djali i Shefkiut i ka rënë murit me kokë dhe është shumë keq. I bie unë ambulancës, vjen ambulanca e merr, në spital deklaruan se ndërroi jetë. Kishte qenë gjallë kur e ka marrë ambulanca”, tha kryetari i fshatit.

Ai tregoi më tej se dhe 77-vjeçari për shkak të gjendjes së të birit ishte në depresion dhe nuk ishte mirë.

“Babai nuk ishte i goditur. Nuk e di çfarë të them se nuk kam qenë aty. I ati si gjithmonë, i njëjti ishte. Ka kaluar depresion, nuk ka qenë mirë dhe i ati këto kohët e fundit. Nuk ka qenë ai Shefki që ka qenë i pari se unë jam rritur me ta dhe i njoh shumë mirë. Kanë qenë familje e nderuar. Vetëm me pijen. Hamdiu ishte djalë i vetëm. S’e kam parë viktimën, më thanë që është shumë keq, me gjak, i dëmtuar, ka çarë kokën dhe duhet ambulanca kaq”, tha ai.

Ndërsa banorët e tjerë kanë shtuar se Hamdoi kishte 4 muaj që ishte kthyer nga Gjermania.  

“Brenda në familje s’e dimë si i kishin brenda familjes, për ne mirë ishin. Ky ishte në Gjermani, rrinte atje, me familje, me fëmijë e të tërë. Kohët e fundit, kishte nja 4 muaj që ishte kthyer në fshat. 50-vjeçari ishte martuar dy herë. Ka tre fëmijë. Pinte si gjithë të tjerët, një gotë raki, djem të rinj. Nuk e dimë asnjë të vërtetën, brenda për brenda familjes”, tha një banor.

3 VITE ME PARE

FOTOT/ Vrasja në Maliq, dalin pamjet e 50-vjeçarit dhe babait të tij

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte
Shefki dhe Hamdi Bylykbashi

MALIQ- Fotot e mëposhtme janë të 50-vjeçarit të vrarë nga babai i tij 77-vjeçar Shefki Bylykbashi. Hamdiu u vra pasditen e djeshme në fshatin Zvezdë nga babai i tij, pasi tentoi që ta hidhte atë në pusin me uji. 

Për vetmbrojtje 77-vjeçari mori një çekiç dhe qëlloi në kokë disa herë djalin e tij, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

3 VITE ME PARE

DETAJE/ 50-vjeçari nisi alkoolin pas divorcit, si e gënjyen policinë familjarët për vrasjen në Maliq

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte
Policia

MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 50-vjeçarit në Maliq. Mësohet se Hamdi Bylykbashi kishte nisur alkoolin rregullisht pas ndarjes nga gruaja e tij. 

Ai kishte disa muaj që ishte kthyer nga Franca dhe jetonte në Maliq, ndërkohë që ish-bashkëshortja jetonte jashtë vendit. Për shkak të alkoolit, Hamdiu u konfliktua ditën e djeshme me babanë e tij, Shefki Bylykbashi. Pasi ndodhi ngjarja familjarët nuk kanë treguar të vërtetën në polici, pasi deklaruar se 50-vjeçari ishte rrëzuar dhe për shkak të plagëve që kishte marrë humbi jetën. 

3 VITE ME PARE

DINAMIKA/ Si ndodhi vrasja në Maliq, 50-vjeçari i dehur tentoi ta hidhte babain në pus, i moshuari e goditi me çekiç në kokë

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte
Policia

MALIQ- Dinamika e vrasjes së rëndë ditën e djeshme në Maliq është zbardhur. Mësohet se Hamdi Bylykbashi, 50 vjeç kishte shkuar në shtëpi i dehur. Në këtë moment ishte konfilktuar me babanë e tij, 77-vjeçarin Shefki Bylykbashi.

Pas debateve verbale, 50-vjeçari tentoi që ta hidhtë babanë e tij në pusin e ujit që kishin në oborrin e banesës. Por i moshuari me një çekiç, qëlloi djalin e tij disa here në kokë. Për shkak të plagëve 5të shumta që mori, Hamdiu humbi jetën në momentin që po transportohej në spital.

3 VITE ME PARE

EMRAT/ Vrasja në Maliq, kush është 77-vjeçari që vrau djalin me çekiç

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte
Policia

MALIQ- Hamdi Bylykbashi është 50-vjeçari që u vra ditën e djeshme nga babai i tij Shefki Bylykbashi. Ngjarja ndodhur pasditen e djeshme në oborrin e banesës së tyre në Maliq. Fillimisht ka qenë 50-vjeçari Hamdi, i cili i dehur është konfliktuar me babanë e tij 77-vjeçarin me emrin Shefki.

Hamdiu kishte tentuar që ta hidhte babanë në pusin me ujë që ata kanë në oborrin e shtëpisë. Në këtë moment, i moshuari mori një çekiç dhe qëlloi disa herë djalin e tij në kokë. Për shkak të dëmtimeve të shumta, 50-vjeçari humbi jetën në ambulancë teksa po transportohej në spital. 

3 VITE ME PARE

U raportua si ngjarje aksidentale, zbardhjet vdekja e 50-vjeçarit në Maliq, babai e masakroi me çekiç

Babai vret djalin në Maliq/ 50-vjeçari i dehur tentoi të hidhte

MALIQ- Vdekja e 50-vjeçarit ditën e djeshme në Maliq është zbardhur. Fillimisht ngjarja u raportua si një ngjarje aksidentale, ku 50-vjeçari Hamdi Bylykbashi i dehur ishte rrëzuar dhe për shkak të dëmtimeve kishte vdekur. Por bëhet me dije se 50-vjeçari në gjendje të dehur pasditen djeshme ishte konfliktuar me babain e tij, 77-vjeçarin Shefki Bylykbashi të cilin kishte tëntuar ta hidhte në një pus. Por i moshuari kishte marrë një çekiç dhe e qëlloi djali disa herë në kokë dhe si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari humbi jetën rrugës për në spital.

Njoftimi i Policisë:

Maliq/U raportua fillimisht si ngjarje aksidentale, por pas hetimeve të thelluara nga grupi hetimor zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në fshatin Zvezdë, ku humbi jetën 50-vjeçari H. B. Vihet në pranga babai i viktimës, autor i dyshuar i vrasjes (me sende të forta) të djalit të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Korçës, ishte sjellë i pajetë shtetasi H. B., 50 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, Maliq, menjëherë kanë shkuar në spital dhe në vendngjarje, me qëllim verifikimin e rastit.

Fillimisht familjarët e tij kanë deklaruar se 50-vjeçari, duke qenë në gjendje të dehur, ishte rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij dhe për pasojë kishte marrë dëmtime në kokë. Pas hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor i përbërë nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin e Policisë Maliq dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, u bë e mundur zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Nga hetimet e thelluara dhe provat e siguruara rezultoi se pasditen e djeshme, 50-vjeçari duke qenë në gjendje të dehur, është konfliktuar në banesë me babain Sh. B., 77 vjeç, të cilin ka dashur t'a hedhë në pusin e ujit në oborr.

Më pas 77-vjeçari, e ka goditur disa herë në kokë me mjete të forta (çekiç që përdoret për të thyer gurë), ku si pasojë e dëmtimit të rëndë, 50-vjeçari ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. B., 77 vjeç, për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare". Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

hamdi bylykbashi shefki bylykbashi babai vret djalin ne maliq

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin