LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Nesër Kuvend, Berisha ndan POROSITË e fundit: Ahmetaj po kërcënon nga 'arratisja'! Mandati i Gjinushit, pasojë e lidhjes Rama-Doshi

• Një ditë para seancës së fundit plenare për këtë sesion para pushimeve të verës, Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar. • Në fjalën e tij, Berisha mori me radhë të gjithë ligjet që do të kalojnë nesër në Kuvend. • Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka ndihmuar në ‘arratisjen’ e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj. • Sipas Berishës, Ahmetaj nga atje po kërcënon se do të flasë. • Berisha akuzon qeverinë se po synohen të fshihen përgjegjësit e vërtetë që lejuan inceneratorët.• Komentoi gjithashtu edhe mandatin e Skendër Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave dhe projektligjin për kanabisin.

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Koncesionin e kanë edhe për fëmijët e tyre'/ Berisha: Projektin e djegësit të Tiranës e ka bërë bashkëshortja e Veliajt

Nesër Kuvend, Berisha ndan POROSITË e fundit: Ahmetaj po
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se projektin e inceneratorëve në Tiranë e ka bërë bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliajt. Berisha tha Veliaj është nismëtari, që e kaloi projektin nga prokurim publik në koncesion.

Më tej, kreu i PD tha se në 6 vite për inceneratorin e Tiranës janë shpenzuar 110 milionë euro.

DEKLARATA E BERISHËS:

A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente? Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt. Studio aktive dhe superaktive në këtë problem.

Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave? Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit.

Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore. Ahmetaj është në tavë me këtë. Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes.

Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës. Por çfarë ka ndodhur tani? Tani që ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anekënd hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, tani vini si kalojnë shkresat? Ato kanë vetëm një qëllim, që të tregojnë se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët e sipërmarrjes.

Po pse thashë unë që këtë koncesion e kanë edhe për fëmijët e tyre? Sepse e kanë për 30 vite. Natyrisht me të drejtë përsëritje. Dhe për 30 vite kanë përllogaritur 300 milionë. Po sa shkon? Vetëm në 6 vite, janë shpenzuar aty 110 milionë euro. Prandaj në zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliardat.

3 VITE ME PARE

'Dako meriton dekoratë...'/ Berisha: Arratisja e Ahmetajt është arratisja e shekullit! Rama nuk flet se e ka porositur vetë

Nesër Kuvend, Berisha ndan POROSITË e fundit: Ahmetaj po
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama, që është edhe koka e aferës së inceneratorëve nuk foli asnjë fjalë për arratisjen e Arben Ahmetajt. Kjo sipas tij sepse ai e ka porositur vetë numrin dy të qeverisë që të largohet nga vendi para se të prangosej. Me ironi, Berisha u shpreh se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako meriton dekoratë sepse nuk u arratis, pavarërisht se edhe ai e dinte që do prangosej.

"Sot ka polemikë në çdo familje, në çdo bisedë: vjedhja e tmerrshme me inceneratorë dhe arratisja e tmerrshme e Arben Ahmetajt. Ju e dëgjuat në fjalën e tij 16-minutëshe, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, nuk shqiptoi njëherë fjalën arratisje. Ajo për Edi Ramën nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vetë. Shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit. Për bosin e organizatës kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me një paturpësi dhe cinizëm ekstrem, rrahte gjoksin, fliste për drejtësinë me ministrat në arrati dhe nuk fliste për arratinë dhe paturpësinë në një mungesë totale respekti ndaj qytetarëve. Në një papërgjegjësi të plotë, në një apel të hapur për secilin nga zyrtarët e tij që të arratisen në rast se thirren nga drejtësia. Gjushi meriton një dekoratë që nuk u arratis. Shikoni Gjushin dhe i çonin policinë, që ti thonin të ikte. Por Gjushi nuk iku, pse, e di ai vetë. Kurse ky, i arratiset dhe nuk flet asnjë fjalë, çka do të thotë se ju të tjerët, njëri pas tjetrit. A ka kjo paturpësi, hipokrizi dhe cinizëm më të madh ndaj shqiptarëve?,"-tha Berisha. 

3 VITE ME PARE

Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE/ Berisha: Të hetohen edhe projektet e infrastrukturës

Nesër Kuvend, Berisha ndan POROSITË e fundit: Ahmetaj po
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar pezullimin e fondeve IPARD II për bujqësinë nga KE. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha thotë se janë pezulluar për shkak të vjedhjes, ndërsa i bën thirrje BE që të hetojë edhe fondet që jepen për infrastrukturën. 

"Sot njoftohet se Komisioni Europian pezulloi për shkak të korrupsionit, fondet për bujqësinë shqiptare. Për shkak të vjedhjes dhe shpërdorimit nga kleptokratë të parave të BE që janë jetike për bujqësinë shqiptare. Por këto para shpërdorohen dhe vidhen nga agjencitë qeveritare shqiptare. Ndaj na del edhe Akademia e Çobanëve tani dhe Materniteti i Mushkave. Por nuk është vetëm kjo vjedhje, unë i bëj thirrje Komisionit Europian, në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe të taksapaguesve europianë, të hetojnë çdo projekt në infrastrukturë në Shqipëri dhe janë jo të pakta. KE ka financime të mëdha.

Bajpasi i Vlorë është krejtësisht vepër e tyre dhe shume projekte të tjera. Se këta nuk vënë asnjë tabelë si mirënjohje, aty vihet tabela Salillari. Pra, është një lajm i mirë kjo, optimist për shqiptarët, sepse institucioni hetimor i BE veproi dhe vendosi. Është e rëndësishme shumë që të dalë në pah i gjithë korrupsioni shqiptar në përmasat e tij,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

Berisha: Vendin ka filluar ta mbulojë opiumi! Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri

Nesër Kuvend, Berisha ndan POROSITË e fundit: Ahmetaj po
Pamje nga mbledhja

TIRANË- Sot është mbledhur grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se me kryeministrin Edi Rama, Shqipëria është “narkoshtet tipik” dhe se i gjithë vendi është pushtuar nga opiumi. Po ashtu ka komentuar edhe aksionet e Policisë së Shtetit, duke u shprehur se të gjitha janë mashtrime, pasi askush nuk përfundon në pranga.

"Asgjë nuk e justifikon kanabisin në Shqipëri. Por me Edi Ramën, Shqipëria është narkoshtet tipik, i vetëm në Europë. Kanabisi mbulon vendin, por tani ka filluar të mbulojë vendin opiumi, lulëkuqja. Ju garantoj se ato do të zëvendësojnë të gjitha prodhimet e tjera se janë shumë më të shtrenjta se kanabisi. Keni parë operacionet policore, mashtrime se nuk arrestojnë një njeri të vetëm? Nuk arrestohen se janë socialistë, janë të gjithë të partisë. Plus pasojat katastrofale mbi shëndetin, në radhë të parë në shëndetin mendor. Pastaj një substancë që mbjell vetëm krim. Ne do i kundërshtojmë me forcën më të madhe,"-tha Berisha.

3 VITE ME PARE

‘Marrëveshja Rama-Doshi’/ Berisha: Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës

Nesër Kuvend, Berisha ndan POROSITË e fundit: Ahmetaj po
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur tek debati për mandatin e kreut të Akademisë së Shkencave. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha u shpreh tha se me Akademinë e Shkencave po ndodh e njëjta gjë si në Borizanë. Sipas tij, mafia me kollare i është vërsulur ASH për shkak të marrëveshjes që ka bërë kryeministri Edi Rama me Tom Doshin.

"Gjejnë çdo mënyrë manovrimi për të ruajtur marrëveshjen Rama-Doshi me Gjinushin në krye të akademisë, nuk ka gjë më të turpshme. Çdo akademi ka një moshë pensionimi, tani fshihet Gjinushi pas Ismail Kadaresë. Ka gjë më të turpshme? Po nëse është problemi për Ismail Kadarenë, le të votojmë për akademik të përjetshëm dhe nuk ka deputet që nuk e voton këtë. Ismail Kadaresë t’i jepet titulli i akademikut të përjetshëm se e meriton plotësisht. Por të rrisësh moshën e pensionit të Skënder Gjinushit, duke përdorur atë si argument, kjo është fyerje. Nëse e ke këtë problem, me ligj e sanksionojmë. Me ligj e sanksionojmë Ferit Muratin nëse pranon, novelist në fushën e studimeve farmakologjike. Por mund të kemi të tjerë shqiptarë. Këta janë tamam si ata të shpellës së Rrajave. Të paturp. Ata deputetë që i ndjekin janë skllevër, por dikton Rama-Doshi. Pra, në pamje të parë kemi të bëjmë me një kapje të tmerrshme dhe është modeli më i shëmtuar i kapjes,"-tha Berisha.

FJALA E PLOTË E BERISHËS

Parlamentarizmi është shndërruar nga një proces themelor demokratik, në një farsë të turpshme në të cilën nuk respektohen as norma, as parime, as ligje dhe as Kushtetutë. Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat në guroren e vet edhe fshatit, dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë. Këtu mafia me kollare i është vërsulur Akademisë së Shkencave për shkak të marrëveshjes Rama-Doshi dhe po e përdhos atë institucion në mënyrën më mafioze. Do u rikujtoj këtu, para disa vitesh Edi Rama në parlament, i xhelozuar me titujt e mi, më kërcënoi, më tha se ato do ketë një ligj që do i heqë. E vetmja gjë për të cilën kam qenë dakord, ka qenë kjo. Shumë normale, një njeri që ka braktisur profesionin e vet, që del në pension nga profesioni i vet, ai nuk mund të zërë vendin e një profesori aktiv në hierarkinë akademike, por ai kalon një ish-profesor apo profesor i nderuar dhe hapet rruga, hapen vendet, hapet hapësira për ata që nga mëngjesi deri në darkë merren me shkencë, merren me studime dhe i avancojnë ato. Skënder Gjinushin në krye të akademisë e vendosi Tom Doshi, të cilin pasi i bleu partinë, bëri marrëveshje për ta kthyer në drejtim policesk të një institucioni që kërkon ta riformatojë në mënyrë identike me atë që ishte Enver Hoxha dikur. Të gjithë kanë ndjekur polemikën dhe zërin e profesor Artan Fugës, e cila në fakt nuk kishte asgjë personale për filozofin dhe sociologun e njohur Fuga, por gjithçka ishte për mbrojtjen e dinjitetit dhe parimeve të akademizmit në Shqipëri. Natyrisht Artan Fuga i bënte nder, ai është një profesor në universitetet e Shqipërisë dhe Francës, është një njeri me publikime që nderon veten dhe vendin, është një avokat nga më të përkushtuarit sot i interesit publik.

Dhe kur e sheh atë që me një përkushtim të madh, mbrojti të vërtetat dhe sheh këta mafiozë të paskrupullt se si sikur të ishin në shpella, gjejnë çdo mënyrë manovrimi për të ruajtur marrëveshjen Rama-Doshi me Gjinushin në krye të akademisë, nuk ka gjë më të turpshme. Çdo akademi ka një moshë pensionimi, tani fshihet Gjinushi pas Ismail Kadaresë. Ka gjë më të turpshme?

Po nëse është problemi për Ismail Kadarenë, le të votojmë për akademik të përjetshëm dhe nuk ka deputet që nuk e voton këtë. Ismail Kadaresë t’i jepet titulli i akademikut të përjetshëm se e meriton plotësisht. Por të rrisësh moshën e pensionit të Skënder Gjinushit, duke përdorur atë si argument, kjo është fyerje. Nëse e ke këtë problem, me ligj e sanksionojmë. Me ligj e sanksionojmë Ferit Muratin nëse pranon, novelist në fushën e studimeve farmakologjike. Por mund të kemi të tjerë shqiptarë. Këta janë tamam si ata të shpellës së Rrajave. Të paturp. Ata deputetë që i ndjekin janë skllevër, por dikton Rama-Doshi. Pra, në pamje të parë kemi të bëjmë me një kapje të tmerrshme dhe është modeli më i shëmtuar i kapjes.

3 VITE ME PARE

Mbledhja e PD/ Ina Zhupa DENONCON: Pr.ligji për Skënder Gjinushin u miratua sot fshehurazi, kaloi për 4 minuta

Nesër Kuvend, Berisha ndan POROSITË e fundit: Ahmetaj po
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se mbledhja për miratimin e projektligjit për mandatin e Skënder Gjinushit është bërë në shkelje të rregullores. Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi se deputetët e PD nuk ishin në dijeni të mbledhjes, e cila kishte nisur dhe përfunduar për 4 minuta.

"Projektligjin për Skënder Gjinushit e kanë votuar për 4 minuta. Sa kohë më është dashur që të shkoj nga kati i parë në katin e dytë. Mbaroi mbledhja me pro, pro, pro. është mbushur kuorumi me anëtarë zëvendësues. Kjo është e paprecendente. Nesër duhet të jemi barrierë që të mos shkelet rendi i ditës. Desha të informoj edhe kolegët për aksionin tonë në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjin,"-tha Ina Zhupa.

Anëtarët socialistë të Komisionit për Media dhe Edukim u mblodhën të mërkurën dhe në mënyrë të njëanshme dhe votuan projektligjin e ri për Akademinë e Shkencave, i cili i zgjat mandatin kryetarit aktual Skënder Gjinushi. Mbledhja u drejtua nga nënkryetari socialist Petro Koçi, i cili është dhe nismëtar i ndryshimeve, dhe me pjesëmarrjen e 10 deputetëve nga të cilët 2 deputetë abstenuan.

sali berisha berisha 19 korrik 2023

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin