LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë, 240 pozicione për PL-në, thirrja: Mos ndiqni Alibeajn

• Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur Kryesinë e Partisë Demokratike. Mbledhja nisi në orën 21:00 në selinë blu dhe gjatë fjalës së tij, Berisha bëri me dije ndarjen e listës për kandidatët e këshillave bashkiakë në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. • Berisha tha se Partisë së Lirisë do i lihen 240 pozicione kandidimi, PBDNJ-së 20 pozicione kandidimi dhe për Partinë Demokristiane 6 pozicione. Pjesa tjetër e kandidatëve për listat e këshilltarëve bashkiakë i mbeten PD-së. • Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mos ndjekin deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, që i konsideroi të inkriminuar të larguar nga PD-ja.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Si janë ndarë vendet në këshillat bashkiakë? Berisha: PL merr 240 vende, PBDNJ-a 20, ndërsa PDK, 6 vende

Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka bërë me dije ndarjen e vendeve në Këshillat Bashkiakë. Në mbledhjen e zhvilluar sot në Kryesinë e PD-së, Berisha tha se listat janë negociuar me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakort. Sipas Berishës, Partia e Lirisë ka marrë 240 vende., PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike. 

Fjala e Berishës:

Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën. Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë. Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord. Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike. Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka patur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë patur përqindjet e tyre në këshilla. Duke e mbyllur këtë ekspoze dhe ftuar mediat që ne të vazhdojmë tani pa praninë e tyre formalizimin e listave sipas bashkive.

3 VITE ME PARE

Berisha mbledh kryesinë për emrat e Këshilltarëve Bashkiakë, thirrje demokratëve: Mos ndiqni pengjet e Ramës, i kemi larguar sepse kishin lidhje me krimin

Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi sot kryesinë për emrat e Këshilltarëve Bashkiakë. Gjatë mbledhjes në selinë blu, Berisha u bëri thirrje demokratëve që të mos 'ndjekin' deputetin Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Bashën. Të dy i konsideroi të larguar nga Partia Demokratike, për shkak të lidhjeve me krimin, që kanë pasur sipas Berishës. 

Pjesë nga deklarata e Berishës: 

U thirr kjo mbledhje në këtë orë, sepse po vjen afati i dorëzimit të listave të këshilltarëve. Ndërkohë fushata vazhdon me intensitet në të 4 anët e vendit. Ekziston një optimizëm i madh, një entuiziazëm. Duam të falenderojmë qytetarët për reagimin e tyre të shkëlqyer ndaj fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’. Ka një start të shkëlqyer, start i cili e ka tmerruar kundërshtarin tonë, kundërshtar që vepron si me qenë në ilegalitet, klandestinitet, pa asnjë lloj transparente. Përdor gjatë edhe arrestime të kryebashkiakëve të vetë në mënyrë që ti disiplinojë. Pra, kjo e jona kontraston si dita me natën, me transparencën, përgjegjësinë. Në tërësi një frymë bashkimi e paparë dhe për këtë dua të falënderoj të gjithë demokratët, të cilët me ndjenjën e përgjegjësisë së madhe po bashkohen dhe janë të vendosur të mos mashtrohen. Janë të vendosur të vazhdojnë kontributet e tyre në PD-në, në koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ dhe të bëjnë gjithçka në rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri dhe të bëjnë gjithçka për fundin e monizmit dhe për fitoren e primareve, kandidatëve të lirisë që paraqiten. Edhe njëherë theksoj se, në ftojmë çdo demokrat pa përjashtim të bashkohet në këtë betejë dhe të mos ndjekë, dy pengje të diskredituara të Edi Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, që të dy të mbajtur peng nga lidhje krimi, nga Edi Rama, që të dy. Ne natyrisht të dy për lidhjet e tyre me krimin janë të larguar nga PD. Partia Demokratike nuk ka përjashtim në statut, por largimi është vetëkuptueshëm. Çdo person, që del jashtë standardeve, kritereve të qenit anëtar i kësaj partie e humbet automatikisht anëtarësinë kur verifikohen lidhje me krimin dhe e vërteta është se që të dy këta, Basha me dosjen e mbyllur nga Edi Rama, ky tjetri me probleme të thella serioze, të cilat nuk i ka deklaruar, por mbahen peng dhe keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Edi Rama, Ndaj dhe ftoj përsëri të gjithë demokratët, mbështetësit tanë, të mbështesin kandidatët e primareve. Është një moment historik për forcën tonë politike, mbështetësit tanë, të ngrihemi si misionarë për të firmosur me duart tona ndryshimin, rivendosjen e pluralizmit.

3 VITE ME PARE

Berisha: Kandidatët e PS-së janë klonimet e Ramës, mjekët e mësuesit po lënë vendin se i kemi rrogat sa gjysma e Kosovës. 5 mld euro janë vjedhur

Berisha mbledh kryesinë e PD-së, ndan këshillat bashkiakë,
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Kurbinit, Behar Haxhiaj. I pranishëm në Kurbin, Berisha tha se Haxhiaj është kandidati i lirisë, ndryshe nga emrat që prezanton Partia Socialiste. Këta të fundit, Berisha i konsideroi si klonimet e kryeministrit Edi Rama dhe tha se duhen burgosur. Kreu i PD-së foli dhe për pagat në Shqipëri dhe tha sejanë sa gjysma e Kosovës. Berisha tha se kjo është një nga arsyet që nga Shqipëria po largohen infermierët dhe mjekët. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka marrë borxh 5 miliardë euro dhe se i ka vjedhur ato duke mos i investuar për rritjen e pagave. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Behar Haxhiajn, e kam paraqitur disa herë para qytetarëve, por kësaj here vij më ballëlartë se asnjëherë para jush, sepse ai është kandidati që ju zgjodhët vetë, që ju e votuat në një proces primaresh të aplikuar për herë të parë në këtë formë në Shqipëri dhe ju garantoj unë ju, ky është standardi më i mirë i përcaktimit të qeveritarëve vendorë, të drejtuesve të partisë, të deputetëve. Dhe ka marrë fund me këtë rast koha kur ata vinin kandidatura të kryetarit apo kryesisë së PD-së, në piedestal sot është anëtari dhe anëtarja e PD-së, mbështetësi ynë, me dinjitetin e tyre me vullnetin e tyre politik, do të jetë ligj, njëherë e mirë. Krahasoni pak kandidatët tanë të lirisë, Beharin, Pashkun, Albertin dhe kudo në Shqipëri, me kandidatët tjerë që kanë dy tipare; së pari ky ti prekësh janë për arrestime dhe burgje se kanë vjedhur ditë e natë. Kjo është e vërteta, e faktojnë vetë zhvillimet. Së dyti janë që të gjithë klonime të Edi Ramës dhe nuk kanë asnjë lidhje, as me bazën e PS-së dhe as me PS-në. Edi Rama ka përqendruar në dorën e tij të gjitha pushtetet, dhe ka përzënë votën. Në 8 vite nuk ikën vetëm 1/3 e banorëve, kanë ikur më shumë se 1/3 e mjekëve, kanë ikur gati gjysma e mjekëve. Sot për mjekë për frymë jemi pothuajse sa në vitet ’60. Sot mjekë për frymë kemi aq sa kishim në vitet ’60. Sot arsimtarët sapo gjejnë mundësinë më të vogël, braktisin arsimin. Sot 2500-3000 policë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, sot gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Të gjitha këto për një shkak të vetëm, sepse rrogave të tyre, me rrogat që marrin nuk përballojnë kurrsesi jetën. Sot mësuesi në Kosovë, 50-70% më shumë se mësuesi në Shqipëri. Mjeku në Kosovë, merr dyfishin e rrogës që merr mjeku në Shqipëri. Oficeri, polici në Kosovë merr një rrogë 50% më të lartë. Nuk po marr Malin e Zi, se i ka edhe shumë më të larta. Edi Rama nga viti 2013 e gjer në këto muaj ka marrë borxh 5 miliardë euro. Scdo shtet, sikundër dhe familja, kur bën planin se çfarë do të bëjnë këtë vit, llogarit të ardhurat dhe ato kur nuk i dalin thotë do të marr edhe kaq borxh. Ky ka marrë borxh 5 miliardë euro. Sa janë 5 miliardë euro? 5 miliardë euro janë të barabartë me shumën për të 6-fishuar rrogat e qytetarëve, ose të 3-fishosh rrogat dhe pensionet në Shqipëri. Ku shkuan këto, a u kthyen në rroga, pensioneve, rrugë, ujësjellës, kanalizime, ferma? Jo që nuk u kthyen, por u vodhën në mënyrën më të paimagjinueshme. U vodhën sepse këta ndërtojnë punët publike, duke vjedhur 80-90 % të shumës. Këta ndërtojnë 1 km autostradë me 24 mln euro, ndërkohë kudo në botë, ajo ndërtohet në fushë me 2-3 mln euro. Këta ndërtojnë shkollën me 6 mln euro në Tiranë, në një kohë kur shkolla në të gjithë botën kushton 700 mijë euro, se janë standarde, ka manuale. Këta të gjitha tenderat po ti lexoni i japin me fondin limit maksimal Çfarë ndodh me këtë ua shpjegoj unë ju. Sipërmarrësit paraqiten dhe bëjnë pazarin, u thonë, sa e ndërton ti ketë dhe ai jep një shumë. Jo nuk e ndërton me kaq, do të sjellës këtë shumë, por nga kjo shumë që e ndërton ti dhe kjo që japim ne do e ndajmë bashkë. Dhe kështu veprojnë në çdo tender me paratë tuaja. Zyra ngjitur me Edi Ramën, që varet direkt nga ai, ajo e shoqërisë së informacionit ka bërë 250 tendera sekretë. 250 herë ka vjedhur, janë ndaluar me ligj. Pra ndaj dhe mjekët ikin, qytetarët ikin. Çfarë ndodh me fshatin. Subvencionet, mbështetja që i jepet bujqësisë në Shqipëri është vetëm 1/5 e asaj që jep Kosova. 

sali berisha kryesia e pd 25 mars

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin