LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve gati 12 orë dëshmi në SPAK: Kemi ende besim te drejtësia

• Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj, ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Nga ora 8 e mëngjesit (pa e ditur askush), Aishe Haklaj u pa në dyert e SPAK për të sjellë dosjen në emër të motrës dhe të atit të saj, Zylfije dhe Muharrem Haklaj, të cilët akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. • Sot, ajo është marrë në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. • Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që kishin për qëllim hakmarrjen ndaj fisit Haklaj dhe personave të tjerë në Tropojë. • Bashkë me Berishën, të paditur gjithashtu janë edhe: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. • Tashmë nga familja, Hamdi Haklaj, i madhi i familjes është i vetmi vëlla që ka mbijetuar, bashkë me 2 motrat dhe fëmijët e 4 vëllezërve të tyre. • E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik bashkë me të atin e tyre, Muharremin. • Që prej largimit, që raportohet se ka ndodhur në vitin 2006, deri më sot, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk është rikthyer në Shqipëri. • Madje dhe Aishe Haklaj u nis sot sërish për në Suedi me urgjencë, e shoqëruar nga Policia e Shtetit.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

"Tepër sekret!"/ Zbulohet DOSJA që Zylfije dhe Muharrem Haklaj dorëzuan në SPAK, akuza ndaj Berishës dhe 15 të tjerëve

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve
Aishe Haklaj

TIRANË- Zbardhen detaje të reja lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse sot për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. 

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish-kryeministrit për të marrë hak për të.. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. Në plot 18 faqe, është sqaruar se çfarë pretendohet për secilin prej tyre, duke sjellë në kronologji të gjitha ngjarjet e ndodhur në Tropojë pas viteve '90 që sollën episode vrasjesh të njëpasnjëshme mes të rinjve të zonës. E po ashtu, një detaj tjetër që bie në sy në padi, është termi: Tepër sekret!

Për rëndësinë e çështjes, sot është marrë në pyetje Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes kanë kërkuar që të pyeten gjatë një lidhje direkte. Kjo për shkak se pretendojnë se u rrezikohet jeta në Shqipëri, ndërsa Zylfie Hakaj ka një urdhër-arresti për të për vrasjen e Rasim Lumneshit; ndërsa i ati i tyre është në moshë të thyer. Me dosjen u mor personalisht kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. 

Aishe Haklaj, dëshmoi sot lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi./Dosja.al

3 VITE ME PARE

12 orë u mor në pyetje! Aishe Haklaj s'kthehet në Tropojë, kthehet me urgjencë për në Suedi, shoqërohet nga Policia

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve
Aishe Haklaj dhe Idajet Beqiri

TIRANË- 12 orë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 20.00 të mbrëmjes, Aishe Haklaj është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi babai dhe motra e saj, Muharrem dhe Zylfie Haklaj kanë kallëzuar penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 djemëve të familjes. 

Aishe Haklaj përfundoi dëshminë e saj në SPAK pas rreth 12 orësh për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, që i akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. E i vetmi moment që ka dalë jashtë ka qenë për të marrë telefonin e saj, pasi pretendonte se në të kishte prova për t'ja paraqitur hetuesëve të SPAK. Provat janë dorëzuar dhe për secilën prej tyre është mbajtur procesverbal.

Pasi ka përfunduar marrjen në pyetje, Haklaj ka shkëmbyer disa fjalë me avokatin e saj Idajet Beqirin në oborrin e SPAK dhe më pas është futur në një makinë, me shumë gjasa e avokatit e ndjekur nga dy efektivë të Forcave Operacionale dhe një makinë Policisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ajo do të kthehet menjëherë në Suedi, ku jeton prej vitesh me anëtarët e mbetur të familjes. Ajo është e vetmja anëtare e familjes që me shumë gjasa do ta japë dëshminë në SPAK, pasi deri më tani anëtarët e tjerë të familjes kanë kërkuar që të pyeten gjatë një lidhje direkte. Kjo për shkak se pretendojnë se u rrezikohet jeta në Shqipëri, ndërsa Zylfie Hakaj ka një urdhër-arresti për të për vrasjen e Rasim Lumneshit. Kjo vrasje e ka vendosur atë në listën e të shumëkërkuarve të Policisë së Shtetit. 

 

3 VITE ME PARE

12 orë dëshmi, ç'tha Aishe Haklaj para gazetarëve: Kemi ende besim te SPAK&GJKKO! S'kam dijeni për dhunimin e varreve

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve
Aishe Haklaj

TIRANË- Për 12 orë resht, Aishe Haklaj ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Aishe Haklaj nuk dha detaje para kamerave dhe gazetarëve, duke u shprehur se ishte e lodhur nga marrja në pyetje. Megjithatë për më shumë detaje, njoftoi se do të informoheshim nga avokati i familjes, Idajet Beqiri. Po ashtu, u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni se kush mund të kishte dhunuar varret e 4 vëllezërve të saj në Tropojë.

"Ju si media e keni kryer detyrën tuaj, tani besimi ynë është ende tek SPAK dhe tek Gjykata e Posaçme. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka është që duhet të ruhet. Ne kemi njeriun e besuar të familjes, avokatin. Ndoshta ai do të tregojë diçka dhe do të japë më shumë sqarime. Prova të reja? Iu falenderoj, jam jashtë mase e lodhur. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes. Mediat janë shumë të respektuara nga familja jonë,"-tha ndër të tjera Aishe Haklaj.

3 VITE ME PARE

Dhunimi i varrit të Haklajve, Policia: Janë dëmtuar pllakat e tre varreze publike në Tropojë, po punojmë për kapjen e autorëve

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve
Varri

TROPOJË- Jo vetëm varri i Fatmir Haklajt është dhunuar. Policia e Tropojës, sqaroi ditën e sotme, se disa persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e tre varreze në varrezat publike në qytet. Tashmë ka nisur puna për të zbuluar se kush janë autorët e për t'i vënë përballë drejtësisë. Pas kapjes, autorët do të hetohen për veprën penale “Dhunimi i varreve”.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi: Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës'- njofton Policia. 

Ky sqarim vjen vetëm një ditë pasi u bë e ditur se ishin dhunuar disa varre në Tropojë, e në mesin e tyre ishte ai i Fatmir Haklajt. Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj ishte ajo e cila denoncoi se varri i Fatmirit ishte shkatërruar. Në një postim te llogaria "Haklajt e Tropojës" që menaxhohet prej saj, ajo shkruan se edhe të vdekur, vëllezërve të saj ua kanë frikën. 

“Ju po ngelshi tanë kohën në Kodër të varrezave tona se edhe të vdekur jau keni frikën a mos po çohen. Na e kena ditë që do t’i prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të saktë kushë merret me këto punë. Hajrin ja pafshi punës”, shkruan ajo.

3 VITE ME PARE

Aishe Haklaj shkon në SPAK, avokati: Pyetet për vrasjen e vëllezërve, ardhja e saj duhet të ishte e fshehtë

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve
Aishe Haklaj

TIRANË- Aishe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve Haklaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK). Dosja.al mëson se prej më shumë se një ore, Aishe Haklakj po merret në pyetje nga prokurorët. Mësohet se ka qenë SPAK që i ka dërguar fletëthirrje motrës së Haklajve për ta marrë në pyetje. Arsyeja e thirrjes nga organi i akuzës nuk dihet ende.

Avokati i Aishe Haklajt, Idajet Beqiri, i ftuar në Euronews Albania tha se marrja në pyetje ishte diçka që pritej duke qenë që nga momenti që SPAK mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së vëllezërve Haklaj. Ai shtoi se bëhet fjalë për një kallëzim penal të bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist e për akte terroriste. Sipas Beqirit, dalja e saj para SPAK do duhej të ishte e fshehtë.

“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që kemi bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist, për akte terroriste dhe vrasjen e vëllezërve. SPAK ka kohë që punon me këtë çështje, ka nisur hetimet, ka marrë provat për shqyrtim dhe ka marrë edhe 4 dosje që kanë qenë të pezulluara në Tropojë. SPAK e ka të domosdoshme të marrë edhe dëshminë e dëshmitarëve okular dhe njëra prej tyre është motra e Haklajve, Aishja e cila jeton prej kohësh në Suedi. Unë nuk e di nga e morën vesh mediat, se ardhja dhe ikja e saj duhet të ishte e fshehtë. Asnjë sekret nuk ka, por ajo ilegale ka ardhur ilegale do iki pasi ka ardhur në SPAK, ajo kishte kohë që pritej. Kemi kohë që bashkëpunojmë me SPAK për ardhjen e saj. Dëshmitë janë tepër të rëndësishme për këtë çështje të rëndësishme. Ajo është futur në SPAK që në orën 8 e 30 dhe pritet të rri edhe ca”,-tha avokati.

Familja Haklaj paralelisht ka vuajtur një sulm së fundmi, pasi është dhunuar varri i Fatmir Haklajt. Për këtë ngjarje, policia reagoi dhe deklaroi se kanë nisur hetimet.

 

dosja tropoja aishe haklaj sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin