LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot në SPAK, mbështetësit protestë para Prokurorisë së Posaçme

• Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. • Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. • Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar u bë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD kishte njoftuar për protestë. • Pranë SPAK ishin vendosur forca të shtuara policore, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët. • Një kordon policor ishte vendosur para SPAK. • Protestuesit dhe deputetë të PD-së u mblodhën që në orët e para të paradites për të mbështetur liderin e tyre Sali Berisha, teksa kryedemokrati mbërriti rreth orës 10 në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

6 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

"Ky është akt i turpshëm"/ Mesazhi që la Berisha sot në proces verbalin e SPAK: Do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit me krimin

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në SPAK për të respektuar vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë detyrim paraqitje. Berisha në proces-verbalin e OPGJ-së ka lënë një mesazh të shkruar me shkrim dore. Berisha ka shkruar se masa është politike, dhe nuk do të ja ndalojë dot fjalën e lirë dhe ndaj Altin Dumanit dhe SPAK si organizatë kriminale.

“Ky është një akt i turpshëm politik me të cilin prokuroria në kundërshtim me kushtetutën kërkon të më ndalohet fjala e lirë, dhe një gjykatës kukull i Partisë vendosi sipas kërkesës së tyre. Unë kam denoncuar dhe do denoncoj bashkëpunimin e Dumanit e kompani me krimin si një organizatë kriminale”, ka shkruar Berisha në shënimin e tij.

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot
proces-verbali

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.  Vetë Berisha e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO-së pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën. Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

1 VITE ME PARE

Masa e sigurisë, Luçiano Boçi: Vendim tërësisht politik, SPAK zyrë propagande

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi i pranishëm në protestën që po zhvillohet tek zyrat e SPAK, është shprehur se, vendimi për kryedemokratin Sali Berisha është tërësisht politik. Boçi para ambienteve të SPAK tha se Prokuroria është kthyer si një zyrë propagande.

‘Ishte një vendim tërësisht politik, ka kohë që SPAK e ka shfaqur veten që është një aneks i PS, dhe në sinkron me të po vepron dhe Gjykata  e Posaçme. Do të thoja se janë shndërruar dhe në zyrë propagande dhe ju duhet një ngjarje politike në prag fushate, prandaj dhe vendosën rikthimin e detyrimit të paraqitjes.

Ndërkohë në mesazhet e Sky një ndër personazhet që del më shumë është pikërisht ai që drejton zyrën e propagandës dhe SPAK e di më mirë se unë këtë gjë. Por këtu është marrja përsipër e detyrave politike përgjatë kësaj fushate që pothuajse është hapur edhe pse jo zyrtarisht. Prandaj jemi sot për të ushtruar të drejtën tonë, që në këtë vend të ketë drejtësi’, tha Boçi.

1 VITE ME PARE

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SPAK për masën "detyrim paraqitjeje"

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Në njoftimin e shpërndarë PD shprehet se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizojnë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. PD më tej shprehet se do jenë aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Berishës.

1 VITE ME PARE

FOTO/ Berisha niset nga banesa drejt SPAK për masën “detyrim paraqitje”

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur nga banesa e tij për tu paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.

Në njoftimin e shpërndarë PD shprehet se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizojnë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. PD më tej shprehet se do jenë aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Berishës.

1 VITE ME PARE

Berisha paraqitet sot në SPAK/ Protestuesit mbërrijnë para Prokurorisë së Posaçme, vendoset kordoni policor

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot
Policia

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.

Pranë SPAK janë vendosur forca të shtuara policore, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët. Një kordon policor është vendosur para SPAK, ndërkohë që ka nisur edhe mbledhja e protestueseve.

 

1 VITE ME PARE

Berisha paraqitet sot në SPAK, PD në protestë para Prokurorisë së Posaçme: Jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën!

Në zbatim të masës "detyrim paraqitjeje", Berisha sot
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji. Paraqitja e parë e Berishës për muajin janar do të jetë këtë të hënë, 6 janar ndërsa PD ka njoftuar për protestë.

Në njoftimin e shpërndarë PD shprehet se më 6 janar në orën 09:30 do të mobilizojnë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. PD më tej shprehet se do jenë aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Berishës.

Njoftimi i plotë:

Ditën e hënë në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë. Faleminderit!

 

Vetë Berisha e konsideroi vendimin e Apelit të GJKKO-së pa asnjë bazë ligjore dhe si një “pilulë elektorale” për Edi Ramën. Lideri demokrat është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

sali berisha ne spak

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin