Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Konferenca e Krytarëve është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës lidhur me ngërçi e pagave të magjistratëve. • Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i është drejtuar me tone mjaft të ashpra Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e bërë drejtpërdrejt përgjegjës për bllokimin e punës në gjykata dhe mospagimin e gjyqtarëve. • Bardhi nënvizoi se Kuvendi po refuzon qëllimisht të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe dritën e gjelbër të dhënë nga vetë Këshilli i Legjislacionit për rregullimin e pagave, duke e çuar sistemin e drejtësisë drejt krizës së plotë. • Ndërkohë, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka deklaruar se mazhoranca e ka respektuar vendimin dhe se përcaktimi i pagave është kompetencë e Parlamentit. • Balla gjithashtu mbështeti propozimin që projektligji i depozituar nga deputetët socialistë të shqyrtohet sa më shpejt në komisionet parlamentare dhe të kalojë për miratim në seancë plenare sipas kalendarit të Kuvendit
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se sesioni i tretë i legjislaturës do të jetë një periudhë intensive pune për Kuvendin, me fokus kryesor shqyrtimin e projektbuxhetit dhe të nismave ligjore të depozituara.
Balla u bëri thirrje kryetarëve të komisioneve parlamentare që të trajtojnë me prioritet të gjitha projektligjet e disponueshme, në mënyrë që Kuvendi të përmbushë afatet kushtetuese dhe ligjore.
Duke iu referuar debatit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me statusin e magjistratëve, ai tha se Kuvendi ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara dhe se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar brenda afateve projektligjin që adreson këtë vendim.
“Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të tjera”, u shpreh Balla.
Ai nënvizoi se përcaktimi i nivelit të pagave është kompetencë ekskluzive e Kuvendit dhe se respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve mbetet thelbësor për funksionimin e shtetit ligjor. Në përfundim, Balla mbështeti propozimin që projektligji i depozituar nga deputetët socialistë të shqyrtohet sa më shpejt në komisionet parlamentare dhe të kalojë për miratim në seancë plenare sipas kalendarit të Kuvendit./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur në Konferencën e Kryetarëve me kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi lidhur me ngërçi e pagave të magjistratëve. Gjatë fjalës së tij, Bardhi i është drejtuar Peleshi, duke i thënë se nuk respektojnë Kushtetutën dhe se sot gjykatat janë në krizë.
Bardhi ka theksuar gjithashtu se ekziston një vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me pagat e gjyqtarëve, por Kuvendi nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për zbatimin e tij. Ai ka përmendur edhe një vendim të Këshillit të Legjislacionit për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, duke akuzuar ashpër mazhorancën se nuk po vepron.
“Sot gjykatat janë në kolaps pikërisht sepse ju nuk respektoni Kushtetutën. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe ju nuk merreni me atë çështje. Për ju nuk ka rëndësi Kushtetuta. Ka një vendim të Këshillit të Legjislacionit për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por ju nuk veproni. Pasojat janë se gjyqtarët janë pa paga dhe sot gjykatat janë në krizë. Përgjegjës është Kuvendi, i cili nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gazment Bardhi./Dosja.al