LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate për Portin e Durrësit, përplaset mazhoranca me opozitën/ Tabaku: Keni thënë nuk do shpenzoi asnjë të ardhur publike, Balluku: Projekti ndryshoi nga NATO

• Ditën e sotme një debat i gjatë dhe i ashpër ka qenë ai midis opozitës dhe mazhorancës në lidhje me të ardhurat që janë shtuar në ndryshimet e propozuara për Aktin Normativ. • Debatet i ka shkaktuar çështja mbi Portin e Durrësit, ku opozita ka sjellë në vëmendje disa deklarata të njëpasnjëshme të qeverisë dhe ministres Balluku, ku është thënë se nuk do të shpenzohet asnjë e ardhur publike për projektin, kur në aktin normativ rezulton se janë alokuar 400 milionë euro për portin e Durrësit. • Përfaqësues nga opozita si Bylykbashi, Tabaku, Bardhi kanë kundërshtuar dhënine e parave dhe kanë akuzuar qeverinë se e ka gënjyer Kuvendin. • Nga ana tjetër Balluku ka sqaruar se projekti është konsultuar me partnerët dhe se të ardhurat u shtuan për shkak se aty do të ndërtohet një bazë e NATO-s. • Në debat është përfshirë dhe deputeti socialist Erjon Braçe, i cili ka thënë se porti ka qenë në gjendje të mjerueshme.

4 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

"Qeveria ka gënjyer Kuvendin"/ Zv/Kryeministrja ikën sapo Bardhi merr fjalën: Thanë nuk do të jepnin asnjë qindarkë për portin, sot thanë ndryshe

Debate për Portin e Durrësit, përplaset mazhoranca me
Foto ilustruese

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë mbi ndryshimet në Aktin Normativ ku përfshihet dhe një fond për ndërtimin e Portit të Durrësit. Sipas Bardhit qeveria e ka gënjyer Kuvendi kur i ka thënë se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për portin, ndërkohë sipas tij sot do të votojnë për ta paguar me para publike. 

Bardhi akuzoi ministren Balluku dhe shefin e tij në qeveri për krijimin e skemave të korrupsionit me miliona euro, e për këtë, si shembull mori rastin e drejtorit të autoritetit rrugor.

“Në atë kohë kur kaloi ligji për portin aktual të Durrësit, u zotuan para Kuvendit dhe nuk ka akt më të rëndë sesa kur qeveria gënjen Kuvendin. U zotuan këtu se për portin e durresit nuk do jepnin asnje qindarkë nga buxheti i shtetit. Sot do paguajnë 400 milion euro. Këta të dy bëjnë sikur nuk kanë dijeni. Sikur jetojnë në hënë. Këta që kanë një sistem patronazhistësh dhe dinë se çfarë hanë shqiptarët në shtëpinë e tyre dhe nuk dinë se çfarë bëjnë drejtorët e tyre. Vetëm në një procedurë prokurimi, drejtori i autoritetit rrugor kishte vjedhur 1.5 milion euro”.-tha Bardhi. 

2 VITE ME PARE

Porti i ri në Durrës, Balluku: Nuk mund të ndërtohet me PPP, është aset kombëtar i një rëndësie të veçantë

Debate për Portin e Durrësit, përplaset mazhoranca me
Belinda Balluku

TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku tha në fjalën e mbajtur këtë të enjte në seancën plenare se projekti i ri i Portit të Durrësit nuk mund të ndërtohet me PPP (Partneritetin Publik Privat), pasi është aset kombëtar i një rëndësie të veçantë. Gjatë fjalës së saj, Balluku tha se ndihet e shqetësuar që opozita përdor këtë projekt me strategji rajonale për ta kthyer në një kalë beteje pasi me të vërtetë këtu preket interesi kombëtar. Balluku tha se në Durrës do të ketë dy porte, një turistik dhe ai i Porto Romanos i profilkit tregtar dhe militar.

'Sigurisht që Porti i Durrësit është një nga projektet më të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin, pasi jeni në dijeni që porti i ri i Durrësit në Porto Romano nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë, por është i lidhur me dy porte të thata, me portin që do të ndërtohet në Strugë për ti shërbyer Maqedonisë së Veriut dhe portin që do të ndërtohet në Prishtinë për ti shërbyer Kosovës. Megjithatë për ti dhënë përgjigje të gjithë akuzave të këtyre ditëve përsa i përket këtij projekti strategjik.

E para e punës, zanafilla e krijimit të Porto Romanos si zonë industriale e dedikuar fillon në vitin 2009 nga qeveria juaj. Në vitin 2009 me vendim të kryeministrit Berisha në atë kohë u vendos që të krijohej një pjesë e re portuale për transportin e likuideve, ashtu siç dhe sot kemi në Porto Romano dy koncesione të mallrave likuide të cilat operojnë aty prej vitesh. Madje e gjithë zona është shpallur me destinacion për përpunimin e këtyre mallrave në rrugë detare dhe plani i parë zhvillimor i zonës daton në vitin 2009-2010. Ndaj kjo tematikë duhet të përbënte konsensus mes palëve dhe duhet të ishit të gjithë dakord pasi ju e keni dizenjuar zonën e Porto Romanos si një zonë industriale detare.

Megjithatë akuzat vazhdojnë. Sot pyesni pse po bëhet me paratë e buxhetit të shtetit dhe unë nuk besoj që ju e keni më të vërtetë këtë pyetje, është thjesht një demagogji momentale, të cilën po përdorni pasi ju keni dëgjuar shumë mirë prej dy vjetësh që ajo zonë nuk do të jetë vetëm një zonë detare tregtare, por do të jetë edhe një zonë militare e cila është dizenjuar tashmë dhe ka një koordinimin dhe ne e kemi njoftuar këtë publikisht pasi kemi bërë prezantimin në selinë qendrore të NATO-s para një viti. Është prezantuar si një zonë e domosdoshme për ushtrinë shqiptare dhe për të gjithë partnerët dhe aleatët e NATO-s dhe ka nisur nga puna dhe ju këtë duhet ta dini që në këtë paketën prej 390 milionë eurosh e cila do të shërbejë për ngritjen e strukturës bazike, 175 milionë janë të dedikuara për punime në infrastrukturë detarë parësore ku ka të bëjë me kanalin hyrës, ka të bëjë me basenin, sigurisht edhe me dallgëthyesin, që nuk do ti shërbejnë vetëm portit tregtar, por do ti shërbejnë edhe portit militar që do të ngrihet në zonë.

Ky investim është pjesë e angazhimit tonë si anëtar të aleancës dhe është përgjegjësi e Republikës së Shqipërisë për të rritur përqindjen e investimeve në mbrojtje në raport me PBB e vendit. Në këtë këndvështrim kemi të bëjmë me aset publik i cili nuk mund të ndërtohet me PPP apo nuk mund të jepet me koncesion palëve të tjera, pasi është një aset kombëtar i një rëndësie të veçantë, ashtu siç ka ndodhur edhe me asetet e tjera të infrastrukturës kritike. Nga ana tjetër me të vërtetë jemi të keq ardhur, ndjehemi të shqetësuar që opozita përdor këtë projekt me strategji rajonale për ta kthyer në një kalë beteje pasi me të vërtetë këtu preket interesi kombëtar, preket interesi i të gjithë shqiptarëve dhe kjo nuk është një çështje për ta kthyer në një lojë politike,' tha Balluku.

2 VITE ME PARE

"Duhet reformë jo premtime elektorale", Braçe: Indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë

Debate për Portin e Durrësit, përplaset mazhoranca me
erion brace

TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe në fjalën e tij në seancën plenare tha se në Kuvend ka ardhur koha të flasin për buxhetin e shtetit. Sipas tij në aspektin formal, shifrat janë për t’u vlerësuar. 

Braç tha gjithashtu se indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë, dhe u shpreh se duhet një reformë tashmë dhe jo premtime elektorale. 

Deputeti socialist i kërkoi qeverisë të shpenzonte paratë që kanë buxhet, sepse sipas tij të gjithë ata që janë në sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale

“Unë prisja të flisnim për buxhetin, por po flitet për portin e Durrësit. Tani ka ardhur koha të flasim për buxhetin. Në aspektin formal, shifrat janë për t’u vlerësuar. Kam këto rezerva në buxhet, nuk kam besim se çmimet referuese do të zgjidhin evazionin gjigant në sektorin e turizmit. Sektori i turizmit na ka krijuar hapësirë të madhe të prodhimit këtu në vend. Keq më vjen më datë 27 hapet skema e subvencionimit, por ata para janë pak, nuk mjaftojnë.

Unë mezi pres që qeveria ta mbaj fjalën për të rritur subvencionin për të gjithë bujqit dhe blegtorët. Vazhdojmë të kemi import të ushqimeve dhe shqiptarët ushqehen shtrenjtë, edhe këtë duhet ta shohim. Indeksimi dhe bonusi për pensionistët nuk mjaftojnë, ka ardhur koha për një reformë, jo premtime elektorale, përndryshe do dal atje të them ju nuk rrisni pensionet. Duhet një skemë. Dhe e fundit që kam, i lutem qeverisë shpenzoni paratë që keni në buxhet, sepse vetëm ekonomia ka nevojë, por edhe publikisht të gjithë që janë në këtë sallë kanë nevojë për investime në zonat e tyre elektorale”, tha Braçe.

2 VITE ME PARE

Bylykbashi: Porto Romano mund të shkojë deri në 2 miliardë dollarë, paratë do merren nga taksat tona

Debate për Portin e Durrësit, përplaset mazhoranca me
oerd bylykbashi

TIRANË -Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se në tre vitet e ardhshme do të merren nga buxheti i shteti 400 milionë dollarë. 

Ai tha se këto janë para që do u merren qytetarëve, ndërkohë që projekti për portin e ri në Porto Romano mund të shkojë deri në 2 miliardë dollarë.

“400 milionë dollarë në tre vitet e ardhshme do u grabiten xhepave të shqiptarëve për të ndërtuar portin e ri në Porto Romano. Nga buxheti i shtetit, që do të thotë nga taksat e shqiptarëve. Doli Rama në fillim e tha do e bëj investim publik, pastaj tha se do jetë me kredi. Në një moment tha se do e bëj me të ardhurat e portit. Ishte gënjeshtra tjetër. Për të ardhur te ajo që ishte qëllimi.

400 milionë dollarë për një port, i cili nëse nuk do të kishte bërë kontratën hiperkorruptive, antikushtetuese, që ia dha një kompanie private me veshje arabe, ku janë të gjitha interesat korruptivë, nga kryeministri e poshtë, porti i Durrësit nuk kishte nevojë të ndërronte vend. Të gjitha vlerësimet shkojnë nga 1.2 miliard deri në 1.7 miliard, ndoshta shkon edhe 2 miliardë porti i ri. Ndërkohë kemi një port që ekziston prej më shumë se 2700 vitesh dhe e zhdukim sot,” tha Bylykbashi.

porti i durresit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin