LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Debate për territorialen te "Ligjet"/ Rrëzohet kërkesa e opozitës për futjen e draftit të saj në rend dite! Manja: Nuk e kam në tryezë, duhet të ndjekë procedurën

• Reforma Territoriale ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve. • Deputetët e opozitës kërkuan ndryshimin e rendit të ditës dhe përfshirjen në diskutim të draftit të tyre për territorialen, por pas tre orësh diskutime kërkesa e tyre u rrëzua. • Gjatë fjalës së tij, deputeti i PD-së Saimir Korreshi kundërshtoi bashkimin e bashkive, duke ngritur shqetësimin për ofrimin e shërbimeve publike në njësitë më të mëdha administrative. • Debati u shoqërua me replika edhe mes deputetit Tedi Blushi dhe deputetëve të mazhorancës lidhur me konsultimet publike për reformën. • Duke kritikuar socialistët, Blushi tha se procesi i konsultimit nuk ka qenë i mjaftueshëm dhe përmendi raste konkrete nga takimet në disa bashki. • Ai kërkoi që procesi të ndërpritej për t’i dhënë hapësirë shqyrtimit të draftit të opozitës. • Nga ana tjetër edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu kritikoi efektet e reformës territoriale të vitit 2014. • Sipas tij, ndarja aktuale nuk ka sjellë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe administrata nuk është zvogëluar. • Gjatë diskutimeve ndërhyri edhe Ulsi Manja, ku sipas tij nisma e mazhorancës ishte njoftuar në Kuvend më 8 shtator dhe më pas u ishte përcjellë bashkive dhe institucioneve të përfshira në proces. • Sa i përket draftit të fundit të opozitës, Manja tha se duhet të ndjekë procedurën parlamentare përpara se të shqyrtohet në komision.

5 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Reforma territoriale/ Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia, çdo funksion duhet shoqëruar me kompetenca të qarta

Debate për territorialen te "Ligjet"/ Rrëzohet kërkesa
Emiriana Sako

TIRANA- Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, si përfaqësuese e Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë, prezantoi në diskutimet për reformën territoriale propozimet e miratuara nga Asambleja e shoqatës dhe të dorëzuara dy bashkëkryetarëve të reformës në qershor. Sako kërkoi që çdo përgjegjësi e re që do t’u ngarkohet bashkive të shoqërohet me kompetenca të përcaktuara qartë.

Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi gjithashtu nevojën për rritjen e kompetencave dhe shërbimeve në njësitë administrative, si dhe për një shpërndarje më të barabartë të investimeve në të gjithë territorin. Sipas saj, reforma duhet të garantojë që qytetarët, pavarësisht zonës ku jetojnë, të kenë akses në shërbime publike me të njëjtin standard, përfshirë edhe banorët e zonave më të largëta.

“Gjatë takimeve që kemi pasur me kryetarët e bashkive, kemi vënë theksin te funksionet dhe financat si çështje shumë të rëndësishme për shërbimin fundor të qytetarëve, sepse atyre nuk u intereson se kush e jep shërbimin, por e rëndësishme është që shërbimi me standard të shkojë edhe te qytetari me vendbanimin shumë të largët. Ne propozojmë që të ndalohet me instrument ligjor heqja e funksioneve dhe kompetencave të njësisë së qeverisjes vendore për çështje që shtrihen në territor nga qeveria qendrore. Duhet përcaktuar një metodologji e qartë e decentralizimit të një funksioni. Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia. Çdo funksion i ri që transferohet te bashkitë duhet shoqëruar me kompetenca të qarta, financim, standarde dhe kapacitete njerëzore. Duhen miratuar standarde kombëtare dhe vendore në harmoni me BE-në për shërbimet publike, të garantohet cilësi dhe akses i barabartë në shërbime në zona urbane dhe rurale. Njësitë administrative duhet të kenë më shumë kompetenca, të ofrojnë më shumë shërbime. Investimet të shpërndahen në mënyrë proporcionale. Vendosja e një rregullatori për shpërndarjen e investimeve do të bënte të mundur mbulimin me investime të të gjithë territorit." tha ajo./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

"A-ja e gjithçkaje është afërsia me qytetarin"/ Fisnik Qosja në Komisionin e Ligjeve: Kërkojmë vlerësim publik të reformës së kaluar para se të merret vendimi përfundimtar

Debate për territorialen te "Ligjet"/ Rrëzohet kërkesa
Fisnik Qosja

TIRANA- Fisnik Qosja, kryetari i Bashkisë së Kavajës ka marrë fjalën në Komisionin e Ligjeve ku ka mbështetur propozimin e opozitës për një hartë me 100 bashki dhe 12 qarqe, duke thënë se rritja e territorit të bashkive nuk sjell përmirësim të shërbimeve. Gjatë fjalës së tij, Qosja kërkoi që reforma e kaluar të vlerësohet përpara se të vendoset për hartën e re dhe komunitetet e prekura të dëgjohen para ndryshimit të kufijve.

“A-ja e gjithçkaje është ndarja territoriale dhe afërsia me qytetarin. Për kompetencat jam dakord, por afërsia me qytetarin është më e rëndësishme. Si përfaqësues i Shoqatës së Bashkive dhe të Zgjedhurve Vendorë që përfaqëson bashkitë e opozitës, dua të bëj të qartë që ne qëndrojmë për 100 bashki dhe 12 qarqe. Kjo është baza për një qeverisje vendore më pranë qytetarëve. Përvoja e viteve 2014 tregoi se bashkitë u bënë më të mëdha, por shërbimi jo. Ne kërkojmë vlerësim publik të reformës së kaluar para se të merret vendimi përfundimtar. Ne propozojmë një model territorial të diferencuar, ku numri përcaktohet në bazë të nevojës. Duhet të rrisim numrin e bashkive dhe çdo kompetencë të shoqërohet me financim. Kërkojmë përfaqësim real të qytetarëve. Komunitetet e prekura duhen dëgjuar para ndryshimit të kufijve”, tha Qosja./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Debate te "Ligjet" për territorialen/ Brahimi: Bashkimi i bashkive ul kostot me mbi 30%. Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Debate për territorialen te "Ligjet"/ Rrëzohet kërkesa
Fran Brahimi dhe Saimir Korreshi

TIRANË- Diskutimet për reformën territoriale kanë shkaktuar debate në Komisionin e Ligjeve mes drejtorit të Financave në Ministrinë e Financave, Fran Brahimit dhe deputetit demokrat Saimir Korreshi. Gjatë fjalës së tij, Brahimi mbështeti bashkimin e disa bashkive, duke argumentuar se kursimi në buxhet arrin në mbi 30%. 

"Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave e mbështet këtë nismë. Në vitin 2015 shpenzoheshin 130 milionë euro. Largimi i shërbimeve, 80-90% e tyre janë burokratike. Shërbimi publik gjendet nga celulari. Ulet kostoja dhe ofrohet shërbimi. Nëse bashkohen bashkë këto bashki që janë sugjeruar kursimi është mbi 30%. Shpenzimet për paga dhe dieta kthehen në investime." tha Brahimi. 

Nga ana tjetër, Korreshi i kundërshtoi deklaratat e Brahimit dhe kërkoi specifika për performancën e bashkive si Divjaka apo Roskoveci. Sa i përket numrit të punonjësve, Brahimi pranoi se nga viti 2015 është rritur me mbi 20 mijë punonjës.

Pjesë nga debati: 

Brahimi: Ministria e Financave dhe Këshilli i Ministrave e mbështet këtë nismë. Në vitin 2015 shpenzoheshin 130 milionë euro. Largimi i shërbimeve, 80-90% e tyre janë burokratike. Shërbimi publik gjendet nga celulari. Ulet kostoja dhe ofrohet shërbimi. Nëse bashkohen bashkë këto bashki që janë sugjeruar kursimi është mbi 30%. Shpenzimet për paga dhe dieta kthehen në investime.

Korreshi: Ky po tall by*ën. Jo ore, është duke tall by*ën ai. Unë të pyeta kush ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?

Brahimi: Divjaka sigurisht. Tentativa për të shkuar në një ekonomi shkalle kursen para që shkojnë për investime të tjera. Pjesa më e madhe e shërbimeve do të jenë digjitale.

Korreshi: Cila nga bashkitë ka pasur performancë më të mirë, Divjaka apo Roskoveci?

Brahimi: Ta thashë, Divjaka patjetër.

Korreshi: Numri i punonjësve nga 2015-ta është shtuar apo ulur?

Brahimi: Është rritur me mbi 20 mijë punonjës. Mbi 14 mijë janë rritur nga shtimi i kompetencave. Mbi 5 mijë është rritja neto e punonjësve. Shkak shtimi i aseteve, kompetencave, punëve publike.

Manja: Nuk e ulni dot Franin ju se është aty që nga 1997-ta. Ka qenë aty edhe në kohën tuaj.

Korreshi: Faleminderit i nderuar z.kryetar se kjo reformë se sipas të dhënave të Maznikut, është bërë vetëm për të grumbulluar votat për PS, si e si t’i mblidhni mekanikisht duke shumëzuar dhe hequr bashkitë me prirje të djathtë. Natën e mirë dhe mirupafshim!

Manja: Me nder qofsh, vazhdojmë me rendin e ditës./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Manja i tërheq vemendjen Blushit gjatë Mbledhjes së Komisionit, përplasje edhe me Mziun

Debate për territorialen te "Ligjet"/ Rrëzohet kërkesa
Ulsi Manja

TIRANA- Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamenatar të Ligjeve nisi me batuta ndërsa më pas vijoi me tensione. Drejtuesi Ulsi Mjana pati një debat ironik në fillim me deputetin e opozitës Saimir Korreshi me të cilin shkëmbyen edhe batuta, ndërsa më pas i tërhoqi vëmendjen Tedi Blushit për gjuhën e përdorur në komision. Në të njejtën kohë, Manja pati përplasje edhe me deputetin e PD-së, Xhelal Mziun, ku i kujtoj këtij të fundit se koha e tij për të folur ka përfunduar. 

“A do më lini ta drejtoj këtë Komision?”, tha Manja, ndërsa më pas kërkoi 2 minuta pushim, e më pas u rikthyen sërish në mbledhje./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

“Unë fshatar jam, merrem dhe me gardhin”/ Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Debate për territorialen te "Ligjet"/ Rrëzohet kërkesa
Ulsi Manja dhe Saimir Korreshi

TIRANA- Një debat me tone ironike është zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve mes deputetit të opozitës Saimir Korreshi dhe kryetarit Ulsi Manja gjatë kohës që po diskutohej rendi i ditës dhe propozimet në lidhje me hartën administrative.

Gjatë debatit Korreshi ka kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohej diskutimi dhe ka bërë kërkesë që në rendin e ditës të përfshihej edhe nisma e opozitës e cila, sipas tij, është hartuar pas konsultimeve me qytetarët dhe me ekspertët, ndërsa gjatë debatit nuk munguan edhe ironitë për praninë e kamerave.

DEBATI: 

Korreshi: Faleminderit kryetar! Për të dalë në TV po e bëjmë këtë punë?

Manja: Po të përgjigjem direkt. Është seanca që dilet në TV.

Korreshi: E paske vënë kamerën që të dalësh mirë.

Manja: Kur flet ti, nuk dal unë.

Korreshi: Shyqyr që paskam krehur edhe flokët sot. Sa i përket rendit, mund të ndryshohet. Nuk është kalendari i vitit të ri që shkrepet një herë. Nuk është e vërtetë që nuk kemi qenë, siç thoni ju. Kemi qenë të pranishëm, si i kemi hartuar ne 401 faqe? Nuk është byrek që e fut në furrë dhe e nxjerr. Është punuar seriozisht. Na e bëtë si ligji i gjyqtarëve, që erdhi tjetër për tjetër dhe u miratuan ato për shpëlarje pa firma fare. Ne e kemi me 100, sepse në këtë përfundim kemi dalë, kemi folur me ekspertët më të mirë. Bëjmë dëgjesën me qytetarët, asnjë nuk e donte këtë hartë me 46 bashki dhe askush nuk e dontë. Ju prapë doni ta votoni. Kemi depozituar nismën ligjore. Ju nuk keni as shërbim urban, do rrinë qytetarët nga dy orë të presin. Dëgjojeni edhe propozimin tonë se nuk po themi të kthehemi te opingat. Nuk ka më zgjedhje nëpër njësi se janë të gjithë të emëruar ata. Thanë se do ulin numrin e punonjësit dhe e kanë rritur. Po të shkosh dhe t’i hysh shërbimit nëpër njësi, bën një denoncim dhe shkojnë me vrap të heqin plehrat. Unë pres qafën nëse kryetarët e bashkive i kanë shkelur ndonjëherë rrugët nëpër fshatra. Nuk merret kryetari i bashkisë me gardhet.

Manja: Gardhi nuk është në çështjet e diskutimit sot.

Korreshi: Unë fshatar jam, merrem dhe me gardhin. Propozimi final i imi, bazuar edhe në nenin 31. Fike mikrofonin tënd, të dal unë në TV, se jam më i bukur se ti.

Manja: Vazhdo, nuk ka problem.

Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar, meqë edhe Baromi i hapi derën sigurisë kombëtare, i fortifikuam muret, të fusim edhe propozimin e PD, meqë kemi edhe këta miqtë nga qytetet, që të shkojnë nëpër punë, të pastrojnë rrugët, të bëjnë ndonjë punë. Se harxhojnë edhe naftë, e ke çuar 200 lekë.

komisioni i ligjeve mazhoranca opozita

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin