Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Një atentat i dështuar ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në lokalin ‘Art Cofee Bistro’ në hyrje të qytetit në Elbasan. • Shënjestra e atentiati të dështuar është identifikuar si Ermir Këndezi, i njohur si Mir Bitoci, 50-vjeç, ndërsa autori është identifikuar si Poli Boriçi 52-vjeç. • Bitoci ndodhej branda ambienteve të lokalit, ku ka qëndruar për disa momente dhe më pas ka dalë jashtë lokalit. • Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga Poli Boriçi, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje. • Menjëherë pasi Bitoci është ngritur nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë, duke ia vënë në kokë. • Në këto momente, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi. • Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë. • Pas ngjarjes autori është larguar, por arratisja i zgjati pak, pasi u ai arrestua nga uniformat blu. • Po ashtu, policia bën me dije se është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin. • Ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
8 artikuj për këtë temë.
ELBASAN- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentatin e dështuar në Elbasan. Blutë bëjnë me dije se Poli Boriçi është autori i atentatit të dështuar ndaj 50-vjeçarit, Ermir Këndezi, i njohur si Mir Bitoci.
Ngjarja e rëndë ndodhi reth orës 13:00, ndërkohë autori është vënë në pranga disa porë pas ngjarjes. Po ashtu, policia bën me dije se është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Sipas pamjeve të publikuara, shënjestra ishte brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente dhe më pas del jashtë lokalit. Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga Poli Boriçi, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje.
Menjëherë pasi Bitoci çohet nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë, duke ia vënë në kokë. Në këto momente, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë. Pas ngjarjes Boriçi është larguar, por arratisja i zgjati pak, pasi u ai arestua nga uniformat blu. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, reagimi në kohë dhe me profesionalizëm i shërbimeve të Policisë çon në pranga autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin.
Pas marrjes së njoftimit, rreth orës 13:00, se në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç, shërbimet e Policisë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe veprimeve profesionale të kryera në kuadër të operacionit “Reagimi”, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit P. B., 52 vjeç.
Njëkohësisht, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori tentoi të vriste 50-vjeçarin. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Dosja.al
ELBASAN- Poli Boriçi është autori i atentatit të dështuar në mes të Elbasanit këtë pasdite. Poli Boriçi 52 vjeç ka tentuar të ekzekutojë me armë në kokë Ermir Këndezi, i njohur si Mir Bitoci, 50-vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të shtune, ku shënjestra ishte brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente dhe më pas del jashtë lokalit. Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga Poli Boriçi, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një gruaje.
Menjëherë pasi Bitoci çohet nga tavolina dhe largohet për të folur në telefon, autori ngrihet dhe del pas tij me armë, duke ia vënë në kokë. Në këto momente, Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë. Pas ngjarjes Boriçi është larguar, por arratisja i zgjati pak, pasi u ai arestua nga uniformat blu. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./Dosja.al

ELBASAN- Janë publikuar pamjet e atentatit të dështuar ndaj Mir Bitocit në një lokal në Elbasan. Siç shihet edhe në pamje, autori ndodhet i ulur jashtë ambienteve të lokalit nën shoqërinë e një gruaje duke konsumuar kafe. Ndërsa shënjestra i identifikuar si Mir Bitoci del nga brenda lokalit.
Në këtë moment, autori i veshur me një bluze të bardhë dhe me kapele në kokë, e ndjek nga pas Bitocin. Në momentin që i afrohet ai nxjerr pistoletën nga çantë që mbantë në trup dhe ia drejton pas kokës. Por, Bitoci është kthyer dhe ka reaguar, duke u larguar menjëherë.
Burimet nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autorit i është bllokuar arma në momentin që ka tentuar ta shkrepë. Pas ngjarjes ai është larguar menjëherë më vrap, por arratia e tij ka zgjatur vetëm disa orë, pasi ai është arrestuar nga policia. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./Dosja.al
ELBASAN- Autori i atentatit të dështuar në elbasan është vënë në pranga nga policia. Ai tentoi të ekzekutojë Mir Bitocin mesditën e kësaj të shtune në një lokal në Elbasan.
Sipas pamjeve filmike, shënjestra ndodhej brenda lokalit dhe më pas ngrihet nga tavolina për tu larguar. Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga autori, i cili në atë moment ndodhej në lokal, duke konsumuar kafe në shoqërinë e një gruaje.
Menjëherë pasi Bitoci ngrihet dhe del jashtë, autori i shkon nga pas dhe i vë armën në kokë. Pamjet e kamerave tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas Bitocit dhe i vendos pistoletën në pjesën e pasme të kokës.
Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, dyshohet se pistoleta e autorit është bllokuar në mometin që ka tentuar të qëllojë
Mir Bitoci është emër i njohur në zonën e Elbasanit. Sipas informacioneve që qarkullojnë prej vitesh, emri i tij është përmendur në lidhje me episode të ndryshme të periudhës së trazuar të viteve 1997–2000. Më pas ai më së shumti ka jetuar jashtë./Dosja.al

ELBASAN- Mir Bitoci është personi që i shpëtoi atentatit në Elbasan, mesditën e kësaj të shtune në Elbasan. Bitoci jeton prej vitesh jashtë, por mbahet mend, pasi emri i tij përmendet gjatë trazirave të vitit 1997-2000.
Sipas pamjeve filmike, Bitoci ndodhej brenda lokalit dhe më pas ngrihet nga tavolina për tu larguar. Por lëvizjet e tij janë ndjekur nga autori, i cili në atë moment ndodhej në lokal, duke konsumuar kafe në shoqërinë e një gruaje.
Menjëherë pasi Bitoci ngrihet dhe del jashtë, autori i shkon nga pas dhe i vë armën në kokë. Pamjet e kamerave tregojnë se, jashtë ambientit të lokalit, personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas Bitocit dhe i vendos pistoletën në pjesën e pasme të kokës.
Bitoci ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, dyshohet se pistoleta e autorit është bllokuar në mometin që ka tentuar të qëllojë./Dosja.al

ELBASAN- Detaje të reja vijojnë të dalin nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Elbasanit mesditën e sotme në ambientet e një lokali, ku një person ka tentuar të qëllojë me pistoletë në kokë një person tjetër. Bëhet me dije se autori ka qenë i ulur në lokal nën shoqërinë e një gruaje, ndërsa shumë pranë tij ka akluar edhe shënjestra.
Më pas, autori çohet nga tavolina dhe nxjerr nga çantë që mbante të varur në trup pistoletën dhe ia drejton në kokë personit. Por, dyshohet se në këtë moment autorit i është bllokuar arma, ndërsa personi tjetër ka kthyer kokën dhe është larguar i tmerruar.
Në lokal ka pasur edhe të pranishëm të tjerë, të cilët janë ngritur të alarmuar për të parë se çfarë po ndodhte. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhejn e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./Dosja.al
ELASAN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me incidentin e ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, autori dyshohet se ka dalë nga lokali me armë në dorë dhe në momentin kur ka tentuar të qëllojë në drejtim të shënjestrës, pistoleta i është bllokuar.
Kjo ka bërë që situata të mos përfundonte me pasoja më të rënda. Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhejn e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./Dosja.al
ELBASAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan. Sipas informacioneve pararprake dyshohet se një burrë ka hyrë në ambientin e një lokali dhe i ka drejtuar armën një burri me qëllim për ta vrarë.
Situata ka shkaktuar panik te personat e pranishëm në vendngjarje, teksa deri më tani nuk raportohet për viktima apo të lënduar. Policia ka mbërritur menjëherë në ambientet e lokalit ku ka bërë identifikimin e autorit dhe po punojnë për kapjen e tij./Dosja.al