LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë pranë "Orange Club"/ Arrestohen 6 persona dhe pezullohen 2 efektivë

• Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pranë ambienteve të “Orange Club” në Sarandë, për të cilin është dashur ndërhyrja e "Shqiponjave" për të bërë të mundur neutralizimin e tij. • Sherri ka nisur pasi punonjësit e sigurisë së clubi-t kanë dhunuar një person jashtë ambienteve të tij. • Në këtë moment ka ndërhyrë policia, ndërsa pranë vendngjarjes ndodhej edhe shefi i Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, i cili ka ndërhyrë për të ndarë palët. • Situata ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e dhunës fizike, ku punonjësit e sigurisë kanë goditur efektivët. • Gjatë kësaj përleshje është goditur edhe Shefi i Krimeve, Mateo Bakalli i cili është paraqitur në spital në mëngjes me hematoma në sy e lëndime të tjera. • Pas kësaj kanë ndërhyrë efektivët e forcat "Shqiponja", të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe kanë shoqëruar pranë ambienteve të komisariatit disa persona. • Bëhet me dije se në kuadër të kësaj janë ndaluar katër badigardët e “Orange Club”. • Policia ka arrestuar gjashtë autorët e dyshuar të ngjarjes. • Në pranga ranë administrator i lokalit, katër roje sigurie, mes tyre një ushtarak dhe një taksist, ndërsa një tjetër roje po kërkohet nga policia. • Gjithashtu janë pezulluar menjëherë nga detyra edhe dy efektivë të policisë, të cilët punonin pa leje si roje në të njëjtin lokal, pasi nuk njoftuan shërbimet operative dhe nuk ndërhynë për të parandaluar dhunën.

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Sherri ku u dhunua shefi i Krimeve pranë “Orange Club”/ Dalin PAMJE të reja! Ja momenti kur efektivi nxjerr armën e shërbimit gjatë përleshjes

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë pranë "Orange
pamje nga vendngjarja

SARANDË- Pamje të reja kanë dalë nga sherri në rrugën “Butrinti” në Sarandë, ku u dhunua Shefi i Hetimit të Krimit në komisariatin lokal, nënkomisari Mateo Bakalli. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit, kur zyrtari i policisë ndërhyri për të qetësuar një përplasje mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave të tjerë.

Pasi u prezantua si punonjës policie, ai u godit me grushte nga personat e përfshirë në konflikt, duke reaguar në vetëmbrojtje derisa në vendngjarje mbërritën përforcimet. Si rezultat i ndërhyrjes, Policia arrestoi gjashtë persona, mes të cilëve administratorin e lokalit, katër roje sigurie dhe një taksist, ndërsa një 28-vjeçar është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka nxjerrë në pah edhe shkelje brenda radhëve të uniformave të plota, ku dy efektivë janë pezulluar nga detyra pasi punonin pa leje si roje në të njëjtit lokal dhe nuk ndërhynë për parandaluar përshkallëzimin. Mësohet se, Bakalli ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për dëmtimet e pësuara, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli/ Policia arreston autorët, një tjetër ende në kërkim

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë pranë "Orange
pamje nga arrestimi

SARANDË-  Një konflikt i dhunshëm i ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën "Butrinti" në Sarandë ka përfunduar me 6 persona të arrestuar dhe një të shpallur në kërkim.

Mësohet se, sherri shpërtheu mes rojeve të sigurisë së një lokali dhe disa personave të tjerë, ndërsa rojet goditën me grushte edhe Shefin e Hetimit të Krimit të Sarandës, i cili po kalonte aty dhe ndërhyri për të shuar përplasjen.

Në pranga ranë administrator i lokalit, katër roje sigurie, mes tyre një ushtarak dhe një taksist, ndërsa një tjetër roje po kërkohet nga policia. Gjithashtu janë pezulluar menjëherë nga detyra edhe dy efektivë të policisë, të cilët punonin pa leje si roje në të njëjtin lokal, pasi nuk njoftuan shërbimet operative dhe nuk ndërhynë për të parandaluar dhunën.

Njoftimi i Policisë:

"Më datë 16.08.2026, rreth orës 03:20, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, në ambientet e jashtme të një lokali, rojet e sigurisë së lokalit po konfliktoheshin me disa persona të tjerë dhe nuk kishin njoftuar shërbimet e Policisë. Gjatë konfliktit, Shefi i Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, nënkomisar M. B., po kalonte në rrugë me mjetin e tij dhe, kur ka konstatuar konfliktin, ka ndaluar, duke u prezantuar me detyrën që mbante dhe duke u përpjekur të parandalonte përshkallëzimin e konfliktit.

Rojet e sigurisë së lokalit nuk e kanë ndaluar konfliktin fizik, por kanë filluar të godasin me grushte edhe Shefin e Hetimit, i cili ka kaluar në vetëmbrojtje dhe ka arritur të komunikojë me shërbimet e Policisë për të kërkuar ndihmë. Pas rreth 1 minute, kanë shkuar në ndihmë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, të cilat kanë neutralizuar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar disa persona që janë gjendur të pranishëm në konflikt”, thuhet në njoftim./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi në Sarandë?/ Zbardhet konflikti ku mbeti i dhunuar Shefi i Krimeve, Mateo Bakalli, 4 të ndaluar (VIDEO)

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë pranë "Orange
Pamje

SARANDA- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur në pranë ambienteve të “Orange Club” në Sarandë, për të cilin është dashur ndërhyrja e "Shqiponjave" për të bërë të mundur neutralizimin e tij. Sherri ka nisur pasi punonjësit e sigurisë së clubi-t kanë dhunuar një person jashtë ambienteve të tij. Në këtë moment ka ndërhyrë policia, ndërsa pranë vendngjarjes ndodhej edhe shefi i Krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, i cili ka ndërhyrë për të ndarë palët. 

Situata ka agravuar dhe ka përfunduar në përdorimin e dhunës fizike, ku punonjësit e sigurisë kanë goditur efektivët. Gjatë kësaj përleshje është goditur edhe Shefi i Krimeve, Mateo Bakalli i cili është paraqitur në spital në mëngjes me hematoma në sy e lëndime të tjera.

Pas kësaj kanë ndërhyrë efektivët e forcat "Shqiponja", të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe kanë shoqëruar pranë ambienteve të komisariatit disa persona. Bëhet me dije se në kuadër të kësaj janë ndaluar katër badigardët e “Orange Club”. Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e këtij konflikti të dhunshëm./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

U konfliktua me disa persona/ Dhunohet shefi i krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli, ka dëmtime në fytyrë dhe trup

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë pranë "Orange
Foto ilustruse

SARANDA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku pas një konfliki me disa persona shefi i krimeve të Sarandës, Mateo Bakalli është dhunuar fizikisht. Si pasojë e kësaj ai ka marrë dëmtime në trup dhe fytyrë. Bëhet me dije se ai është paraqitur në spital këtë mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit.

Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona ende të paidentifikuar. Policia ka nisur hetimet mbi rastin dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e këtij konflikti të dhunshëm. Paralelisht, grupi hetimor po punon për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të përfshirë në dhunimin e zyrtarit të policisë./Dosja.al

sherri ne sarande mateo bakalli

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin