Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
• Dita e 91-të e protestës qytetare në Tiranë vijon me mbledhjen e qytetarëve me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, formimin e një qeverie tranzitore 12-mujore dhe ndryshimin e sistemit politik. • Protestuesit, të cilët kanë marshuar çdo ditë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, insistojnë se nuk do të tërhiqen nga rruga pa pasur llogaridhënie të plotë nga pushteti. • Mobilizimi i përditshëm në kryeqytet synon të mbajë të gjallë presionin qytetar, ndërsa organizatorët po përgatiten për protestën e madhe kombëtare të paralajmëruar më 12 shtator me pjesëmarrjen e Diasporës. • Një qytetar ka denoncuar publikisht shoqërimin e tij dhe të një miku nga policia gjatë ditës së djeshme në rrugën e Elbasanit, vetëm sepse kishin me vete shtatë vezë, një kastravec dhe dy domate. • Sipas tij, ata janë mbajtur për disa orë në komisariat pa iu dhënë asnjë shpjegim zyrtar se pse mbajtja e këtyre ushqimeve përbënte shkak për ndalim. • Përmes një deklarate me tone ironike, ai u bëri apel qytetarëve të tjerë të shmangin ushqime të tilla me vete, pasi sipas tij policia po i trajton kastraveat dhe vezët si sende të rrezikshme apo armë përdorimi.• Gjatë fjalës së mbajtur në shesh, protestuesit lëshuan akuza të forta ndaj institucioneve publike dhe drejtuesve të policisë për lidhje me krimin. • Një nga qytetarët deklaroi se rezistenca ka thyer çdo rekord që nga viti 1991 dhe se protestuesit do të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. •Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 90-të të revoltës së tyre. •Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. •Ata kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë. "Shqipëri e Re" “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Ju erdhi fundi", ata kanë finalizuar ditën e 90-të të revoltës së tyre.
Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. Ata kërkuar largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë.
"Shqipëri e Re" “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës./Dosja.al
TIRANË- Protesta përballë kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 91-të, ku qytetarët e pranishëm kanë konfirmuar vijueshmërinë e rezistencës deri në plotësimin e kërkesave të tyre politike.
Gjatë fjalës së mbajtur në shesh, protestuesit lëshuan akuza të forta ndaj institucioneve publike dhe drejtuesve të policisë për lidhje me krimin.
Një nga qytetarët deklaroi se rezistenca ka thyer çdo rekord që nga viti 1991 dhe se protestuesit do të qëndrojnë në shesh deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Kemi thyer rekordet e protestës nga ’91 deri sot. Ne do ta nxjerrim Shqipërinë nga balta dhe do të rrimë këtu edhe 900 ditë. Nuk ikim nga sheshi pa ikur kryeministri. Jemi të bindur që arsimi, bashkia, intelektualët janë blerë nga krimi. Drejtorë policie arrestohen me kriminelë, këta nuk kanë sedër, janë këlyshë.", u shpreh protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Në protestën e zhvilluar sot në shesh, një qytetar përcolli një mesazh mbështetjeje nga diaspora shqiptare, duke kërkuar bashkimin e të gjitha grupeve shoqërore e profesionale dhe paralajmëruar organizime të javshme përballë konsullatave jashtë vendit.
Sipas tij, krijimi i një mase kritike dhe hartimi i një pakti të përbashkët social janë rruga e vetme për të arritur ndryshimin politik dhe për të rrëzuar qeverinë.
Në mbyllje të fjalës së tij, ai bëri thirrje për kapërcimin e ndasive për të mbrojtur të ardhmen e vendit, duke paralajmëruar rrezikun e një valë të re emigrimi nëse situata aktuale nuk ndryshon.
“I vetmi shans që kemi të rrëzojmë Ramën është të rrisim numrat dhe të bëhemi masë kritike. Çdo grupim, i çdo profesioni, të bëjmë të gjithë një pakt social dhe vetëm në këtë formë kemi shans t’i japim fund regjimit. Pas protestës mund të përballemi me një eksod të ri. Të gjithë ata që e duan atdheun, të lëmë pas ndasitë e të bashkohemi të gjithë”, ishte mesazhi i përcjellë nga qytetari./Dosja.al
TIRANË- Në ditën e 91-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, një aktivist i është drejtuar turmës së mbledhur duke paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit politik me ardhjen e stinës së vjeshtës.
Sipas tij, rezistenca qytetare ka vazhduar për tre muaj me radhë në kushte ekstremisht të vështira atmosferike me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius, çka paralajmëron një pjesëmarrje edhe më masive gjatë shtatorit dhe tetorit me rikthimin e studentëve.
Aktivisti nënvizoi se qëndresa e pandërprerë po i shkakton ngërç funksionimit të qeverisë, duke paralajmëruar se hapi i radhës i protestuesve do të jetë zhvendosja e aksionit drejt godinës së Kuvendit të Shqipërisë.
"Në 3 muaj kemi kaluar kushtet më të vështira, me temperatura të larta. Imagjino kur në këto kushte me temp mbi 40 gradë celcius, ka qytetarë që mblidhen në shesh, imagjino çfarë do të ndodhë në shtator dhe tetor. Nesër më shumë! Ka ditë me radhë që Ramën dhe qeverinë nuk i zë vendi vend, dje falë rezistencës tuaj e kanë ndërruar 3 herë vendtakimin e qeverisë, por nuk ndërrojnë dot vendin e Parlamentit, vetëm nëse e kanë ndarë mendjen që këtë vit parlamentin ta dërgojnë në Surrel sepse nuk do t’u ikin dot shqiptarëve të mllefosur", deklaroi protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Një qytetar ka denoncuar publikisht shoqërimin e tij dhe të një miku nga policia gjatë ditës së djeshme në rrugën e Elbasanit, vetëm sepse kishin me vete shtatë vezë, një kastravec dhe dy domate.
Sipas tij, ata janë mbajtur për disa orë në komisariat pa iu dhënë asnjë shpjegim zyrtar se pse mbajtja e këtyre ushqimeve përbënte shkak për ndalim.
Përmes një deklarate me tone ironike, ai u bëri apel qytetarëve të tjerë të shmangin ushqime të tilla me vete, pasi sipas tij policia po i trajton kastraveat dhe vezët si sende të rrezikshme apo armë përdorimi.
“Dje në rrugën e Elbasanit mua dhe një shokun tim na arrestuan sepse kishim me vete 7 vezë, një kastravec dhe dy domate. Mos merrni vezë dhe kastraveca me vete. Kastraveci është top për këta, vezët bombë.”, pretendon qytetari./Dosja.al
TIRANË- Mbahet sot protesta e 91-të qytetare në kryeqytet, ku protestuesit nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë me kërkesën e panegociueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit po mbahen fjalimet kryesore, ku qytetarët po shprehin hapur pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë aktuale.
Përveç largimit të kryeministrit, protestuesit kërkojnë me ngulm edhe shfuqizimin e disa nismave ligjore që sipas tyre dëmtojnë direkt interesat e qytetarëve shqiptarë./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e 91-të të revoltës qytetare.
Protestuesit janë grumbulluar për të 91-tën ditë radhazi në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tej marshimin drejt godinës së Keryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga qytetarët dhe organziatorët e protëstës.
Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme ekryeministrit të vendit Edi Rama , dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al