LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës! Kuvendi rrëzon mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis

• Protesta masive kanë nisur sërish pasditen e sotme në Greqi. •Tubimet të cilat vazhdojnë ende janë shoqëruar me përplasje, zjarre dhe incidente kryesisht në Ahtinë. • Rreth orës një orë më herët një grup personash me kapuç hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera jashtë Kuvendit grek, pranë shtatores së Ushtarit të Panjohur në qendër të Athinës në Sintagma. • Më pas janë regjistruar përplasje mes personave me kapuç dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës. • Mediat greke raportojnë se policia ka kryer disa arrestime. • Po ashtu incidente ka pasur edhe në Selanik, ku protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave. • Stacioni i metrosë Syntagma u mbyll me urdhër të policisë, për shkak të mitingjeve jashtë Kuvendit, për tragjedinë e përplasjes së trenave në Tempi. • Stacioni “Universiteti”, aty ku trenat nuk ndalojnë kurrë, është mbyllur për pasagjerët nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm. • Sipas Policisë Rrugore, qarkullimi i mjeteve është pezulluar në rrugët Amalias, Vasilissis Sofias nga lartësia e rrugës Sekeri, në rrugën Panepistimiou dhe në rrugën Stadiou. 7 Me vendim të ELAS-it, nga ora 18:00 janë mbyllur dhe “Stacioni i Ri Hekurudhor”, “Venizelou” dhe “Fontana”. • Protestat në Greqi vijojnë prej disa ditësh, ku protestuesit kërkpojnë drejtësi për përplasjen tragjike të trenave në Tempi ku humbën jetën 57 persona, mes të cilëve edhe 6 emigrantë shqiptarë. • Ndërkohë në seancën e sotme në Kuvend, mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis i paraqitur nga PASOK, SYRIZA, New Left and Freedom Sailing dhe nëntë deputetë të pavarur, u rrëzua me 157 vota. • Nga 293 deputetë që votuan, pro mocionit votuan vetëm 136 deputetë. • Fjala e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis përmbylli debatin treditor në Kuvend për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. • Kryeministri pranoi se është e vështirë të bindet se në Tempe nuk ka pasur mbulim, por populli do të gjykojë fjalët e tij. • Ai foli për përgjegjësitë e qeverive për situatën në hekurudhë, tha se qeveria mbron të drejtën e protestës. • Ai akuzoi katër partitë në mocionin e mosbesimit se duan vetëm rrëzimin e qeverisë, pa pasur propozim alternativ.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis rrëzohet nga Kuvendi, 157 deputetë votuan kundër

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,
Kuvendi

GREQI- Mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë së Mitsotakis i paraqitur nga PASOK, SYRIZA, New Left and Freedom Sailing dhe nëntë deputetë të pavarur, u rrëzua nga Kuvendi. Mësohet se mocioni i mosbesimit u votua kundër me 157 vota. Nga gjithsej 293 deputetë që votuan, pro mocionit votuan 136 deputetë.

Fjala e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis përmbylli debatin treditor në Kuvend për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Mitsotakis e nisi fjalën e tij duke kërkuar falje për fyerjen e deputetit Dimitris Kyriazidis ndaj kryetares së Lundrimit të Lirisë, Zoe Konstantopoulou. 

Ndër të tjera, kryeministri pranoi se është e vështirë të bindet se në Tempe nuk ka pasur mbulim, por populli do të gjykojë fjalët e tij. Ai foli për përgjegjësitë e qeverive për situatën në hekurudhë, tha se qeveria mbron të drejtën e protestës. Ai akuzoi katër partitë në mocionin e mosbesimit se duan vetëm rrëzimin e qeverisë, pa pasur propozim alternativ. 

Ai gjithashtu i bëri thirrje PASOK-ut që në kuadër të rishikimit kushtetues të pajtohet me qeverinë për katër çështje, duke u shprehur se është i gatshëm të propozojë ndryshimin e nenit 86 për përgjegjësitë e ministrave. Së fundi, ai mbylli çdo skenar për zgjedhje të parakohshme, duke thënë se zgjedhjet do të mbahen në vitin 2027, për të rinovuar mandatin popullor për ND.

1 VITE ME PARE

VIDEO+FOTO/ Incidente dhe zjarre jashtë Parlamentit grek, persona me kapuçë hedhin bomba molotov në sheshin e "Sintagmas", në pranga disa persona

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,
Protestat

GREQI- Protestat e sotme që po zhvillohen në Greqi në lidhje me aksidentin tragjik të Tempi kanë agravuar në hedhjen e bombave molotov. Mësohet se rreth orës 22:00 një grup personash me kapuç hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera pranë shtatores së Ushtarit të Panjohur në qendër të Athinës në Sintagma.

Më pas ka pasur përplasje mes personave me kapuç dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës. Mediat greke raportojnë se policia ka kryer disa arrestime. Po ashtu incidente ka pasur edhe në Selanik, ku protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave.

1 VITE ME PARE

Greqia në flakë/ Protestuesit hedhin molotov dhe gurë, policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,

Greqi - Turma e protestuesve u irritua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, kur një grup personash me kapuç hodhën bomba molotov, gurë dhe sende të tjera pranë shtatores së Ushtarit të Panjohur.

Më pas ka pasur përplasje mes personave me kapuç dhe policisë, e cila është kundërpërgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës, ndërsa është përdorur edhe ujëhedhësi “Aiantas”.

Incidente të rënda kanë ndodhur gjatë protestave në Selanik. Pas Shtabit të Komandës dhe ndërsa një pjesë e madhe e protestuesve po marshonte në rrugën Agios Dimitriou, një grup personash me fytyrë të mbuluar sulmuan me sende të forta efektivët e policisë.

Policia është kundërpërgjigjur me granata dhe gaz lotsjellës, pasuar nga hedhja e koktejleve molotov në rrugë dhe një betejë me gurë mes policisë dhe protestuesve, dhe për pasojë marshimi është ndarë në dysh.

Molotovi i hedhur nga protestuesit i vuri flakën mbeturinave në një kosh dhe personat me kapuç thyen xhamin e një restoranti.

Më pas incidentet u rritën dhe protestuesit u vunë zjarrin kazanëve në Agios Dimitrios. Përfundimisht, protestuesit u shpërndanë në rrugicat përreth. Raportohet se policia ka bërë shumë arrestime.

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,

1 VITE ME PARE

Vazhdojnë protestat masive në Greqi/ Në sheshin Sintagma në Athinë kanë zbritur sindikatat e sektorit pubik dhe privat (FOTO)

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,

Greqi - Pas mitingut të paradites në sheshin Syntagma, me pjesëmarrjen e mijëra studentëve dhe nxënësve, në orën 19:00 është parashikuar një tubim i ri nga sindikatat dhe federatat e sektorit privat dhe publik. 

Stacioni i metrosë Syntagma do të mbyllet sërish, me urdhër të  policisë, për shkak të mitingjeve të pasdites që do të zhvillohen jashtë Kuvendit, për tragjedinë e përplasjes së trenave në Tempi, ndërsa pritet votimi i mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë. 

Stacioni “Universiteti”, aty ku trenat nuk ndalojnë kurrë, është mbyllur për pasagjerët nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm.

Sipas Policisë Rrugore, qarkullimi i mjeteve është pezulluar në rrugët Amalias, Vasilissis Sofias nga lartësia e rrugës Sekeri, në rrugën Panepistimiou dhe në rrugën Stadiou.

Dy stacione të metrosë së Selanikut do të mbyllen sërish, për shkak të tubimeve të sindikatave të planifikuara për në orën 19:00 në qendër të qytetit, te statuja e Venizelos.

Me vendim të ELAS-it, nga ora 18:00 janë mbyllur dhe “Stacioni i Ri Hekurudhor”, “Venizelou” dhe “Fontana”. 

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,

"Digjet" Athina/ Protestuesit hedhin bomba molotov drejt parlamentit,

protesta ne athinë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin