LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

20 minuta seancë plenare e shoqëruar me zhurmues, opozita bllokon foltoren me pankarta në duar

• Pas 20 minutash ka përfunduar seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. • Ashtu siç u paralajmërua edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin opozitar. • Me pankarta me shkrime të ndryshme në duar, deputetët demokratë bllokuan foltoren. • Seanca e sotme u drejtus nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi i cili vijoi me rendin e ditës dhe diskutimet në kuadër të javës së gjelbërt. • Teksa deputet e maxhorancë po raportonin në kuadër të javës së gjelbërt, depytetët e opozitës vijuan me thirrjet e tyre teksa mbanin në duar pankarta. • Pas disa minutash Çuçi mbylli seancën dhe deputetët u larguan nga ambientet e Kuvendit. • Edhe seanca e fundit plenare u shoqërua me tensione, pasi opozita vijoi aksionin e saj me deputetët që u përplasën me Gardën jashtë ambienteve të Kuvendit si dhe me forcat e Policisë pas mbërritjes së grupit të protestuesve që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës. • Nga këto përplasje pati dhe akuza nga ana e deputetëve të opozitës për kërcënim me armë nga punonjësit e policisë që mbërritën para oborrit të Kuvendit.

5 artikuj për këtë temë.

2 VITE ME PARE

FOTOLAJM/ Kush nga deputetët e opozitës shkaktoi kaos në Kuvend dhe kush u tregua indiferent

20 minuta seancë plenare e shoqëruar me zhurmues, opozita bllokon
pamje nga kuvendi

TIRANË- Disa deputetë të opozitës bllokuan foltoren duke shkaktuar kaos në seancën plenare, ndërsa disa të tjerë u treguan indiferent pasi zgjodhën të uleshin në karriget e tyre. Gjithashtu Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka vendosin celularët e tyre tek minkrofoni foltores së kuvendin duke ndezur një aplikacion zhurmë-prodhues. Sakaq seanca e sotme u drejtus nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi në mungesë të kryeparlamentares, Elisa Spiropali. 

2 VITE ME PARE

Bylykbashi: S’mund të ketë normalitet në Kuvend kur Rama licenson krimin e organizuar në Portin e Durrësit

20 minuta seancë plenare e shoqëruar me zhurmues, opozita bllokon
Oerd Bylykbashi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se s’mund të ketë normalitete në Kuvend, ndërkohë që në në Portin e Durrësit mbërritën konejnerët me mbetje toksike. Gjithashtu Bylykbashi duke folur për mediat tha se i gjithë zinxhiri komandues i Portit duhet të ishte pera drejtësisë.

Ai u shpreh se zgjedhjet janë element farsë për të vulosur krimin e pushtetit. Sipas tij Porti vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhëni kriminale, produkt i poltikës që ndodh në parlament, në këtë qeveri. 

"S’mund të ketë seancë kur flitet për gjoja hallet e qytetarëve, ndërkohë që në Portin e Durrësit mbërritën 102 kontejnerë mbetje toksie. Të ikura nga porti me lejen e institucioneve. Duhet të ishin para drejtësisë i gjithë zinxhiri drejtues, këta kërkonin normalitet. Zgjedhjet janë element farsë për të vulosur krimin e pushtetit. Porti është vatra e krimit të organizuar me licensë nga Rama, me persona që e përfaqësojnë atë marrëdhëni kriminale, produkt i poltikës që ndodh në parlament, në këtë qeveri. Opozita në mosbindje civile, s’mund të ketë normalitet," tha Bylykbashi. 

2 VITE ME PARE

Përfundon pas 20 minutash seanca plenare në Kuvend

20 minuta seancë plenare e shoqëruar me zhurmues, opozita bllokon
kuvendi

TIRANË- Ka përfunduar pas 20 minutash seanca e sotme plenare në Kuvend. Nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi njoftoi mbylljen e seancës plenare pas raportimeve të deputetëve të mazhorancës në kuadër të javës së gjelbërt. 

Ndërkohë deputetët e opozitës të cilët ishin regjistruar si diskutant nuk ishin të pranishëm dhe nuk raportuan. 

Pjesa e papërjashtuar e deputetëve të opozitës, ashtu siç u parlajmërua, ka vijuar me aksionin opozitar që në nisje të seancës. Me pankarta në duar ata bllokuar foltoren dhe kishin të ndezur edhe zhurmues në sallë. 

 

 

2 VITE ME PARE

FOTO/ Nis seanca plenare, deputetët e opozitës me pankarta në duar bllokojnë foltoren

20 minuta seancë plenare e shoqëruar me zhurmues, opozita bllokon
kuvendi

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare. Ashtu siç u paralajmërua edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deputetët e opozitës kanë vijuar me aksionin opozitar.

Me pankarta me shkrime të ndryshme në duar, deputetët kanë bllokuar foltoren. Ndërkohë seanca e sotme drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi i cili ka vijuar me rendin e ditës. 

Në seancën e sotme plenare, diskutimet do të jenë në kuadër të javës së gjelbërt, ku do të raportohen edhe çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren teksa këto diskutime do të zgjasin jo më shumë se 4 orë.

2 VITE ME PARE

Diskutime në kuadër të javës së gjelbër, mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend

20 minuta seancë plenare e shoqëruar me zhurmues, opozita bllokon
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e radhës plenare në orën 17:00. Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Mësohet se në kuadër të javës që gjelbër, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren teksa këto do të zgjasin jo më shumë se 4 orë.

Seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, vijoi aksionin e saj me deputetët që u përplasën me Gardën jashtë ambienteve të Kuvendit si dhe me forcat e Policisënpas mbërritjes së grupit të protestuesve që ndodheshin para Bashkisë së Tiranës. Nga këto përplasje pati dhe akuza nga ana e deputetëve të opozitës për kërcënim me armë nga punonjësit e policisë që mbërritën para oborrit të Kuvendit.

Ndërkohë, ditën e nesërme në orën 17:00 opozita ka paralajmëruar protestën e radhës, ku sipas tyre do të ketë bllokim të disa akseve dhe rrethrrotullimeve kryesore të vendit.

 

20 minuta seancë plenare e shoqëruar me zhurmues, opozita bllokon

seance plenare 28 tetor 2024

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin