LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi, ushton turma: Rama, jepe dorëheqjen

•Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 11-të radhazi të tubimeve në kryeqytet. •Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. •Arkimed Lushaj, i njohur si reperi Stresi i është bashkuar revoltës së sotme qytetare në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ai shoqërohej edhe nga babai i tij Sali Lushaj, ish-truproja e kreut të PD, Sali Berisha. • Mësohet se protestuesit kanë shtyrë personat në grupin e reperit Stresi dhe babait të tij, Sali Lushaj. •Turistë francezë i janë bashkaur protestës, e cila po zhvillohet përpara Kryeministrisë. •Mijëra qytetarë janë mbledhur para godinës qeveritare, ndërsa po mbajnë fjalimet e tyre. •Ata kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. •Një nga protestuesit e pranishëm në protestë ka deklaruar se familjes së tij i është bërë presion, për shkak të pranisë së tij në protestë. •Një tjetër i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, që të reagojnë dhe marrin vendime lidhur me situatën që ka kapluar vendin. • Një i ri deklaroi se kabineti qeveritar mbart edhe hajdutë edhe injorantë. • Ai iu referua deklaratës së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila deklaroi para pak ditësh se flamingot në Vlorë erdhën në 2013, periudhë e cila lidhet me kohën kur PS erdhi në pushtet • Ndërkohë, pankarta pikante kanë shoqërua edhe revoltën e sotme në sheshin para kryeministrisë, me mesazhe ironizuese dhe karikatura, qytetarët kanë zgjedhur kështu të tregojnë revoltën e tyre ndaj politikave në vend. • Gazetari Renaldo Salianji deklaroi se përmes kësaj proteste shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re, pasi populli nuk mund të mashtrohet gjithë jetën. • Një e re protestuese ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke e ftuar të vijë në shesh,ajo i bëri thirrje të ndalojë së zhvilluari mitingje pasi iu detyrohet protestuesve një përgjigje. • Dy qytetarë me aftësi të kufizuara i janë bashkuar revoltës qytetare, shembull ky, i një tubimi i cili nuk ndanë por përkundrazi, dëshmon se dëshira për ndryshim është një forcë e përbashkët, që nuk njeh asnjë barrierë. •Një ish-oficeri i cili ka marrë pjesë në protestën e cila po zhvillohet ditën e sotme para Kryeministrisë, ka bërë thirrje që qytetarët të mos dorëzohen, ai tha se këto janë momente decizive. • Nga hotel Rogner e deri tek sheshi, mijëra protestues kanë 'pushtuar' bulevardin "Dëshmorët e Kombit". •Tubimi i sotëm është regjistruar si më i larti në numër pjesëmarrësish, ku protestuesve u janë bashkuar studentë dhe emigrantët shqiptarë

33 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

“Rama në burg, Berisha në burg”/Protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne!

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta, ndërsa vijonë marshimin e tyre prej katër orësh që nga nisja e protestës. Tubimi i tyre është kilometrik, ndërsa thërrasin njëzëri “Rama në burg, Berisha në burg”.

Kujtojmë që kjo është dita e 11-të e protestës së tyre, ndërsa pjesëmarrja e tyre ka thyer rekord. Me anë të këtyre protestave qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit. 

“Revolucion”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”. “Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarve” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”, këto janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Revolucion” / Prej më shumë se tre orësh qytetarët vijojnë marshimin e tyre: O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen!

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Qytetarët vijonë marshimin e tyre në Tiranë, prej më shumë se tre orësh, ndërsa ripërsërisin kërkesat e tyre. Tubimi i tyre është kilometrik, ndërsa thërrasin njëzëri “Rama jepe dorëheqjen”.

Kërkesat e tyre mbeten të qarta: Anulimin i projektit të Zvërnecit dhe dorëheqja e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Protestuesit kanë përsëritur edhe sot thirrjen e tyre “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”. Ata e kanë cilësuar PD-në si një “opozitë të shitur”.

“Revolucion”, “O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”, “Dorëheqje”, “Ju erdhi fundi”. “Shqipëria është e shqiptarëve, vdekja e tradhëtarve” dhe “Rama në burg, Berisha në burg” , këto janë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar tubimin e tyre madhështor./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët 'pushtojnë' rrugët e kryeqytetit, bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Rama: Të erdhi fundi!

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë vazhdojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit, ndërsa bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria. Prej më shumë se tre orësh, ata po protestojnë kundër zhvillimeve që cënojnë natyrën dhe mbështesin oligarkët, kundër një qeverie të korruptuar dhe kundër asaj të cilën e kanë cilësuar si 'opozitë të shitur'.

Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, aktivistë dhe profesionistë. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë kërkuar një 'Shqipëri të Re'./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Rama tha se as po të jenë 500 mijë nuk e jap dorëheqjen"/ Ironizon qytetari: Hapi pak kamerat dhe shiko sa jemi sot

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
pamje nga protesta

TIRANË- Një qytetar ka ironizuar deklaratën e kryeministrit një ditë më parë.

Gjatë 35-vjetorit të PS në Fier, kryeministri Edi Rama deklaroi se, edhe po të jenë 500 mijë vetë në shesh, nuk do të japë dorëheqjen, 

Protestuesi nga podiumi folës, i ka bërë thirrje kryeministrit të hapë kamerat dhe të shikojë turmën që proteston.

“Rama tha se as po të jenë 500 mijë nuk e jap dorëheqjen. Hapni kamerat dhe shiko sa jemi sot”, u shpreh ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Revolucion” / Historike! Tubim kilometrik në Tiranë, qytetarët përsërisin thirrjen: Jep dorëheqjen!

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një marshim kilometrik i pari në historinë e tubimit qytetar, po mbahet në Tiranë në këto momente. Mijëra qytetarë po protestojnë në ditën e 11-të të revoltës së tyre, ndërsa kanë përsëritur kërkesat e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim, për largimin e kryeministrit Edi Rama nga qeveria dhe anulimin e projektit të Zvërnecit.

Protesta e sotme ka thyer rekord në pjesëmarrje, pasi është regjistruar si më i larti në numër pjesëmarrësish, ku protestuesve u janë bashkuar studentë dhe emigrantët shqiptarë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Qytetarët mbyllin fjalimet, nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit: Nesër më shumë

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet e tyre para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit. Nën thirrjet "Nesër më shumë", ata kanë qëndruar më të bashkuar se kurrë teksa shënojnë ditën e 11-të të revoltës së tyre qytetare.

Protesta e sotme kundër politikave në vend, ka thyer rekord në pjesëmarrje. Nga hotel Rogner e deri tek sheshi, mijëra protestues kanë 'pushtuar' bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Tubimi i sotëm është regjistruar si më i larti në numër pjesëmarrësish, ku protestuesve u janë bashkuar studentë dhe emigrantët shqiptarë.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim, ndërsa kanë riktheksuar kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe anulimin e projektit të Zvërnecit./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Po na marrin malet, tokat dhe detet, pasuri që na i ka falur natyra”/ Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Qytetari

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë ka deklaruar se qeveria po u rrëmben qytetarëve malet, detet dhe tokat. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve.

Qytetari theksoi se pasuritë natyrore, nuk duhet të shiten dhe vidhen.

“Jemi në protestë se na e kanë sjellë në majë të hundës. Na e kanë sjellë në majë të hundës se po na marrin malet, tokat dhe detet, pasuri që na i ka falur natyra.

T’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit sot dhe t’i japim besën derisa ta largojmë këtë qeveri, sepse Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve”, përfundoi ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protesta thyen rekord në pjesëmarrje! Nga hotel Rogner e deri tek sheshi, protestuesit 'pushtojnë' bulevardin

 

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
pamje nag protesta

 

TIRANË- Protesta e sotme kundër politikave në vend, ka thyer rekord në pjesëmarrje. Nga hotel Rogner e deri tek sheshi, mijëra protestues kanë 'pushtuar' bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

Tubimi i sotëm është regjistruar si më i larti në numër pjesëmarrësish, ku protestuesve u janë bashkuar studentë dhe emigrantët shqiptarë./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

 

5 MUAJ ME PARE

“Mos e lëshoni frontin”/Ish-oficeri në protestë: Duhet të veprojmë tani, janë momente decizive

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një ish-oficeri i cili ka marrë pjesë në protestën e cila po zhvillohet ditën e sotme para Kryeministrisë, ka bërë thirrje që qytetarët të mos dorëzohen. Gjatë fjalës së tij në protestë, ai tha se këto janë momente decizive.

Protesta e qytetarëve bëhet gjithnjë e më masive, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë folur në podium.

“Mos e lëshoni frontin. Janë momente decizive. Unë e kam hëngër çairin tim, mendoni për të gjithë gjeneratën. Duhet të veprojmë tani. 

Oj Shqipni e mjera Shqipni, kush të ka qitë me krye n’hi. Ti ke pas kenë një zonjë e randë.”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Frymëzuese! Qytetarët me aftësi të kufizuara, i bashkohen protestës

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,

TIRANË- Një pamje frymëzuese ka marrë vëmendjen e protestuesve në sheshin para kryeministrisë.

Dy qytetarë me aftësi të kufizuara i janë bashkuar revoltës qytetare. Shembull ky, i një tubimi i cili nuk ndanë por përkundrazi, dëshmon se dëshira për ndryshim është një forcë e përbashkët, që nuk njeh asnjë barrierë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Kanë shkatërruar familjen shqiptare”/ Qytetari: Administrata ka frikë të flasë

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një qytetar i prnaishëm në protestë ka deklaruar se personat që punojnë në administratë kanë frikë t'i bashkohen protestës. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se qeveritarët kanë shkatërruar familjen.

Qytetari kritikoi mungesën e artistëve në protestë, ndërsa shtoi se përmes video-klipeve te tyre kanë degjeneruar rininë shqiptare.

Qytetari: Me shpirt jemi në protestë, por na sheh partia. Jam këtu për të folur edhe për ato. Edhe ato i kanë shqetësimet si ne, por kanë frikë ta shprehin. Ku janë ato artistët, ku janë ato garipët, që nëpër video-klipe nxjerrin armë…Janë fajtorë që kanë degjeneruar rininë shqiptare. Ke frikë të shkosh në shkolla se ka dhunë e degjenerim, por nuk janë ato fajtore. Edhe familja po shkatërrohet…Këta kanë shkatërruar familjen shqiptare./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

"Mos bëj mitingje nëpër Shqipëri"/ Protestuesja sfidon Ramën: Eja në shesh nëse je burrë

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
foto nga protesta

TIRANË- Një e re protestuese ka sfiduar kryeministrin Edi Rama duke e ftuar të vijë në shesh.

Gjatë fjalës së saj në podiumin në bulevard, ajo i bëri thirrje të ndalojë së zhvilluari mitingje pasi iu detyrohet protestuesve një përgjigje. Ajo theksoi vështirësitë e bashkëmoshatarëve të saj në vend duke shtuar se ndodhet aty për ta.

“Kam 18 vite që dëgjoj se Shqipëria nuk bëhet, por do të bëhet, sepse për të do të luftojmë ne, brezi i ri. Nuk do të ikim, por do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë bota.Mos bëj mitingje nëpër Shqipëri, por eja në shesh nëse je burrë. Mami dhe babi im janë detyruar të më lënë të rritem tek gjyshërit që të punojnë, sot jam në protestë për ta dhe gjyshërit e mi, për bashkëmoshatarët e mi. Bashkë do t’ia dalim. Rama në burg, Berisha në burg”, ka përfunduar ajo./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re”/ Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Renaldo Salianji

TIRANË- Gazetari Renaldo Salianji deklaroi se përmes kësaj proteste shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re, pasi populli nuk mund të mashtrohet gjithë jetën. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se protestuesit janë sot zëri i gjyshërve që i ka marrë malli për nipërit e tyre

Salianji tha se ky revolucion është për fëmijët dhe të ardhmen e tyre. 

“Kurrë nuk mund ta mashtrojnë dot një popull të tërë për gjithë jetën dhe ne kurrë nuk mund të pranojmë dot të mashtrohemi nga këto politikë. Shqiptarët po kërkojnë një Shqipëri të re, një Shqipëri ku nuk është turp të jesh i ndershëm. Ne duhet ta ndryshojmë dhe të sjellim një Shqipëri të re. Sot jemi zëri i të gjithë atyre që nuk kanë mundësinë të na vijnë të na ndjekin, jemi zëri i gjyshërve që i ka marrë malli për nipërit e tyre. Kanë vjedhur edhe paratë e ilaçeve të kancerit të fëmijëve. Ky revolucion është për fëmijët tanë, fundi i një diktature është kur askush nuk ka më frikë nga kjo diktaturë”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

 “Kjo është protesta më e bukur në botë”/ Ambientalistja në protestë: Shkak i kësaj situate është ligji për zonat e mbrojtura dhe investimeve strategjike të vitit 2024

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një ambientaliste e cila ka marrë pjesë në protestën, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë ka deklaruar se kjo është protesta më e bukur në botë. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se shkak i kësaj situate është ligji për zonat e mbrojtura dhe investimeve strategjike të vitit 2024.

Ajo theksoi se gjëja me e mirë që ka Shqipëria është natyra, ndaj nuk duhet shkatërruar.

“Nesër më shumë, kjo është protesta më e bukur në botë. Vij këtu si ambientaliste, kam shumë vite që luftoj si aktiviste ambientaliste, për të gjitha zonat e Shqipërisë. 

Gjëja më e mirë që kemi është natyra dhe atë nuk duhet ta shkatërrojmë. Duhet të respektojmë ligjet e BE-së që të jemi pjesë e saj, të ruajmë këto trashëgimi natyrore, që na ka falur natyra. Shkak i kësaj situate është ligji për zonat e mbrojtura dhe investimeve strategjike të vitit 2024, ato nuk e mbrojnë natyrën tonë, dhe ky është fillimi sepse do vijojnë me të gjitha zonat e tjera”, tha ajo./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Njëri Gërdecin, tjetri Zvërnecin"/ Pankartat pikante të ditës së 11 të protestës qytetare: Në Shqipëri, ose ne ose Rama

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,

TIRANË- Pankarta pikante kanë shoqërua edhe revoltën e sotme në sheshin para kryeministrisë. Me mesazhe ironizuese dhe karikatura, qytetarët kanë zgjedhur kështu të tregojnë revoltën e tyre ndaj politikave në vend. 

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,

"Në Shqipëri, ose ne ose Rama!", shkruan në posterin e saj, një protestuese. Një tjëtër i referohet edhe kreut të PD, Sali Berisha ku shkruan, "Njëri Gërdecin, tjertri Zvërnecin"./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”/ I riu në shesh: Këta janë edhe hajdutë, edhe injorantë, pasi ministrja tha se flamingot erdhën në Vlorë në 2013-tën

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një i ri i cili është i pranishëm në protestën e cila po zhvillohet para Kryeministrisë, deklaroi se kabineti qeveritar mbart edhe hajdutë edhe injorantë. Ai iu referua deklaratës së ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, e cila deklaroi para pak ditësh se flamingot në Vlorë erdhën në 2013, periudhë e cila lidhet me kohën kur PS erdhi në pushtet.

Pas kësaj, protestuesit thirrën njëzëri: “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”.

I riu: Ore, këta përveç se janë hajdutë, kriminelë janë edhe injorantë, mor dreqi e marrtë. Nuk e di a e keni dëgjuar një ministre që tha: “flamingot në Vlorë erdhën në 2013”, e keni dëgjuar apo jo? Është e tmerrshme.

Ndaj edhe të bëjmë edhe nja dy kore që nuk e kemi me një ose me dy, kështu që: “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen”./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Thirrje institucioneve të drejtësisë, sytë i kemi nga ju”/ Protestuesi: Rama e ka vendin në burg!

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë i ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë, që të ragojnë dhe marrin vendime lidhur me situatën që ka kapluuar vendin. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeminstrisë, se kryeministri Rama e ka vendin në burg.

“Rama jep dorëheqjen”, po jehon përpara Kryeministrisë, ndërsa numri i protestuesve është rritur ndjeshëm. 

“Thirrje institucioneve të drejtësisë. Sytë edhe veshët i kemi nga ju. Merrni vendime. Rama e ka vendin në burg”, u shpreh protestuesi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Shkuan në shtëpinë time dhe bënë presion”/ Protestuesi: Nëse qeveritarët prekin familjet tona do e kthejmë me kanun

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë ka deklaruar se familjes së tij i është bërë presion, për shkak të pranisë së tij në protestë. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, protestuesi tha se nëse pushtetarët prekin familjet e tyre, mund ta kthejnë edhe në kanun.

Ai theksoi se nuk mund të bëhen pazare me atdheun, ndërsa tha se qytetarët janë të gatshëm të sakrifikohen për t'i dhënë fund 'fashizmit'.

“Kanë shkuar sot në mëngjes kanë bërë presion te shtëpia ime. Përgjigjen do ta ketë tek populli. Ai e ka problemin si një person me përgjegjësi shtetërore që bën pazare për Atdheun sikur ta kishte çifligun e vet. Por ne na bën më të fortë. Personalisht i kam shijuar plagët e lirisë. Jemi të gatshëm të sakrifikohemi deri në fund, për t’i dhënë fund fashizmit të këtyre institucione që urtësinë e këtij populli e morën për dobësi. Unë e di adresën nga vjen,.

Nëse qeveritarët duan ta bëjnë duke prekur familjet tona, u tregojmë se ne e kthejmë me kanun. Revolta nisi për shkakun e tyre, për shkakun e agresionit të tyre. Kanë përdorur fjalët më të rënda, në tubime dhe kjo do ketë adresë qeverinë. Rama në; burg Berisha në burg, përndryshe revolucioni do marrë përmasa më të mëdha. Forca e popullit nuk ndalet…”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Stresi

TIRANË- Tensione të cilat u shuan shpejt kanë shoqëruar protestën e sotme në bulvardin "Dëshmorët e Kombit". Mësohet se protestuesit kanë shtyrë personat në grupin e reperit Stresi dhe babait të tij, Sali Lushaj.

Siç shihet në video, tensionet nuk kanë zgjatur shumë dhe reperi vijon të jetë i pranishëm në tubim./Dosja.al

 

 
5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Turistët francezë i bashkohen protestës në Tiranë

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Turistët francezë i janë bashkaur protestës, e cila po zhvillohet përpara Kryeministrisë. Mijëra qytetarë janë mbledhur para godinës qeveritare, ndërsa po mbajnë fjalimet e tyre. Ata kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Numri i tyre është rritur ndjeshëm, ndërsa protesta ka bërë bashkë të rinjë, fëmijë, të moshuar, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Arkimed Lushaj

TIRANË- Arkimed Lushaj , i njohur si Stresi i është bashkuar revoltës së sotme qytetare në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, ai shoqërohet edhe nga babai i tij Sali Lushaj, ish-truproja e kreut të PD, Sali Berisha. 

Më herët u raportua për një tension në tubim, pasi grupi i Stresit ka bërë tifo për opozitën./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Protesta merr jehonë ndërkombëtare, “Reuters” transmeton live tubimin në Tiranë

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Protesta e qytetarëve shqiptarë, të cilët po protestojnë për të 11-tën ditë rradhazi ka marrë jehonë ndërkombëtare. Tubimi po transmetohet live nga Reuters, ndërsa qytetarët vijonë të mbajnë fjalimet e tyre në podiumun e vendosur para Kryeministrisë. 

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protestuesit kanë kërkuar anulimin e projektit të Zvërnecit, ndërsa njëkohësisht kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me qytetarët pasi bëri tifo për PD-në! I shoqëruar nga babai, Sali Lushaj

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje nga protesta

TIRANË- Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i është bashkuar protestës në sheshin para kryeministrisë.

Mësohet se, ka ndohur një përplasje me qyetarët pasi grupi i Stresit ka bërë tifo për Partinë Demokratike.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguara nga Dosja.al, reperi shoqërohet nga babi i tij, Sali Lushaj dhe disa persona të tjerë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi"/ Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,

TIRANË-  Një qytetare hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë lidhur me trajtimin e emigrantëve shqiptarë dhe standardet e dyfishta të jetesës.

Në fjalën e saj, ajo rrëfeu sakrificat e vështira të familjeve shqiptare për të siguruar një jetesë më të mirë, duke kundërshtuar narrativën e "kriminelëve" që shpesh është përdorur për emigrantët shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

E revoltuar ajo deklaroi se, fëmijët e saj nuk janë kriminelë por e ardhmja e Shqipërisë.

“Kur ne luftonim për mbijetesë dhe kalonim nëpër kamionë e ura për të mbërritur në Angli, na etiketonin si kriminelë. Por fëmijët tanë nuk janë kriminelë, ata janë e ardhmja e këtij vendi. Nuk e kanë problemin anglezët me ne, por e ka ai, pasi kur djali i tij blinte 2 mijë paund shishe në lokale, fëmijët tanë ishin në shtëpi bari për të mbijetuar”, tha ajo./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Të krijohet një Kuvend Kombëtar”/ Protestuesi: Kjo është domosdoshmëri sepse protesta nuk mund të vazhdojë pafundësisht

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në protestë ka kërkuar që të krijohet një Kuvend Kombëtar nga të gjitha grupet dhe të gjitha krahinat. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai tha se kjo është një gjë e domosdoshme, pasi protesta nuk mund të vazhdojë pafund.

Sipas tij, nëse kjo protestë humbet do të instalohet një 'diktatorë' 10 herë me egër si kjo që vendi ka.

“Një nga debatet kanë qenë që nismëtarët të dalin apo jo? Unë jam që për të shpëtuar protestën nismëtarët të shpallen dhe më pas të ngrihet një Kuvend kombëtar nga të gjitha grupet, të gjitha krahinat. Kjo është domosdoshmëri sepse protesta nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Nëse kjo protestë humbet do të instalohet një diktatorë 10 herë me egër si kjo që kemi. Për të sjellë Shqipërinë e re, dihet të instalojmë një sistem të ri.

Të bëhen bashkë me një tryezë të madhe. Na duhet një tryezë kombëtare, një Kuvend Kombëtar. Ju bëj thirrje të gjithëve që jeni në shesh, të mos e nënvlerësojnë. Ejani të ngremë një Kuvend kombëtar gjithëpërfshirës, përveç sistemit të vjetër dhe përveç atyre forcave që duken si të reja po nuk janë”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Mos u dorëzoni”/ Gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit: Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Gazetari

TIRANË- Gazetari Klevin Muka ka përcjellë në protestë një mesazh nga Kim Mehmeti nga Maqedonia e Veriut. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Muka tha se Mehmeti vlerëson angazhimin e të rinjve në protestë,  ndërsa e ka cilësuar zërin e tyre si një burim shprese.

Mehmeti i ka cilësuar të rinjtë në protestë si heronjë, ndërsa ka theksuar se kanë të drejtë të protestojnë pasi u është vjedhur e ardhmja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Mesazhi:

Jam këtu për të përcjellë një mesazh nga Maqedonia e veriut. Mos tregoni që maskarenjtë të treghojnë se kush jeni. I përulem zërit tuaj, I cili është ilacci më I mirë i shpresës mbarë shqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive. Nëse do nevoja zërit tuaj do i vi pas edhe duke u varritur. Mos u dorëzoni, sepse nëse ju jeni kundër zhvillimit, vendimin do ta zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve? Zëri juaj ngërthen thirrjen e shqiptarëve të kudo ndodhur. Shqipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj. Keni të drejtë të na gjykoni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi!./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Mos u përçani...jemi përtej partive politike"/ Protestuesja: Si në 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, sot shqiptarët bëhen sërish bashkë

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
pamje nga protesta

TIRANË-  Një nga protestueset në tubimin e sotëm ka bërë një lidhje të drejtpërdrejtë me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, duke kërkuar angazhim për mbrojtjen e vendit.

Gjatë fjalës së saj, duke kujtuar 10 qershorin e vitit 1878 protestuesja theksoi se, në 148-vjetorin e kësaj ngjarjeje historike, shqiptarët ndodhen përballë sfidash të ngjashme.

Ajo artikuloi shqetësimet kryesore që kanë nxjerrë qytetarët në shesh, duke u bërë thirje qytetarëve të mos përçahen nga politika.

“Më 10 qershor 1878 kombi mblodhi shqiptarët në çdo cep. Sot në përvjetorin e 148 në bijtë e tyre jemi po në të njëjtën situatë. Atdheu jon është në rrezik, ndaj jemi këtu, jemi bashkuar për të mbrojtur Shqipërinë nga këta pushtues. Për të mbrojtur, trojet tona, natyrë, për të ardhmen tonë. Sot ne do e bëjmë Shqipërinë një komb të denjë për të jetuar me dinjitet e krenari, një vend ku respektohen të drejtat tona”, tha një protestuese./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Mijëra protestues kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, pas organizimit të tyre në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata bëjnë thirrje për ndryshim, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që kjo është dita e 11-të e protestës së tyre, ndërsa numri i tyre sa vjen dhe rritet. “Jep dorëheqjen”, “Rama në burg”, Berisha në Burg” dhe “Revulucion” këto janë disa nga thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre drejt godinës qeveritare./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
pamje nga protesta

TIRANË- Deklaratat e pak ditëve më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi influencerët se protestojnë vetëm për "like dhe views" nuk kanë kaluar pa u vënë re ngakëta të fundit.

Pas reagimeve të shumta në rrjet, influecerja Griselda Katirai u shfaq në protestë e pajisur me lugë e pirunj gjigandë dhe një tepsi, brenda së cilës ndodheshin fotot e Edi Ramës dhe Sali Berishës.

"“Me lugë të madhe! Tepsia do kurban! Ne influencerat kemi një pije të re, quhet Ramingo ik! Kjo është pija më e re!”,deklaroi ajo duke ironizuar akuzat e kryeministrit për përdorimin e kauzave për famë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

 “Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”/ Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

 

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Pamje

TIRANË- Mijëra protestues janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 11 të protestës së tyre. Pas mbledhjes së tyre, ata priten të marshojnë drejt Kryeministrisë. 

“Nuk i ke larë akoma hesapet me studentët”, “Duam shtet, jo pushtet”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Studentët janë këtu”, këto janë disa nga mesazhet të cilat shfaqen përmes pankartave të tyre. 

Përmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama. Protesta është shtrirë edhe në qytete të tjera dhe diasporë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e 11-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,

TIRANË-  Qytetarët kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 11 të protestës, kundër zhvillimit të projektit në Zvërnec. 

Përmes këtyre protestave ata kanë kërkuar anulimin e projektit dhe njëkohësisht edhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. 

Protesta e sotme koincidon me datën e Lidhjes së Prizrenit 1878, gjë që protestuesit e kanë reflektuar edhe me pankartat ku krahasojnë situatën e atyre viteve me vitin 2026./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
pamje nag protesta

TIRANË- Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 11-të radhazi të tubimeve në kryeqytet. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Si çdo ditë, qytetarët do të mblidhen në orën 18:00 në Sheshin Skënderbej dhe më pas do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Gjatë protestës janë parashikuar fjalime nga organizatorë, aktivistë dhe pjesëmarrës, ndërsa më pas tubimi do të zhvendoset edhe në disa akse kryesore të Tiranës.

Sipas protestuesve, tubimi i sotëm lidhet edhe me me përvjetorin e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, të cilën e konsiderojnë një simbol të unitetit kombëtar./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Zgjerohet protesta/ Qytetarët në Tropojë protestojnë sot në orën 18.00 përpara muzeut të qytetit: Merr familjen me vete dhe hajde protesto!

Dita e 11-të e protestave/ Pjesëmarrje rekord! Nga Rogner tek sheshi,
Foto ilustruse

TROPOJA- Protesta e qytetarëve e cila nisi fillimisht në Tiranë është shpërndarë edhe në qytete të tjera. Ditën e sotme do të protestojnë edhe qytetarët në Tropojë. Ata do të mblidhen në orën 18.00, përpara muzeut të qytetit. 

“Merr një flamur në dorë, bëj pankartën tënde, merr familjen me vete dhe hajde protesto për çdo padrejtësi gjatë këtyre 35 viteve”- shkruhet në njoftim.

Protesta ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është shpërndarë në qytete të tjera të vendit dhe diasporë. Saranda, Kukësi, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Korça kanë protestuar, duke ritheksuar kërkesën e tyre e cila lidhet me anulimin e projektit të Zvërnecit dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama./Dosja.al 

 

dita e 11-të e protestave

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin