LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg

• Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin "Skëndërbej". • Qytetarët po vijojnë revoltën e tyre në ditën e 15-të. • Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur se, patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë dhe se, ka ardhur koha që Rama të largohet. • Protestat kundër qeverisë Rama kanë tejkaluar kufijtë e Shqipërisë. •Përkrah tubimit të përditshëm në Tiranë, shqiptarët në Mynih kanë mbushur sheshet për të kërkuar largimin e krerëve politik. •Ndërkohë, sheshi përballë Kryeministrisë është mbushur me protestues që mbajnë flamuj amerikanë dhe britanikë, simbol ky që përfaqëson diasporën në protestë. • Një protestuese nga diaspora ka deklaruar se, shqiptarët jashtë atdheut blejnë ilaçet e shëndetësisë falas për nënat dhe baballarët. • Protesta e 15-të qytetare në Tiranë ka kulmuar me një mesazh të fortë nga njëra prej pjesëmarrëseve, e cila i është kundërpërgjigjur ashpër gjuhës së kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve. • Protestuesja nuk kurseu as kritikat ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri, i cili u është referuar protestuesve si "hajvanë". • Gjatë tubimit në Berlin, Denis Risto i cili ka mbaruar Shkenca Politike, i ka kujtuar kryeministrit mandatin e tij. • Më tej, pankarta me shkrime pikante kanë tëhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve në protestën e 15-të. • Një nga protestuesit e ka krahasuar kryeministrin Rama me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong. • Një protestues është shprehur se, fashisti dhe hajvani i vetëm është kreu i qeverisë. • Gazetari Osman Stafa ka motivuar protestuesit duke u thënë se janë në anën e duhur të historisë. •Ndërkohë, protesta para Kryeministrisë, ka përfunduar dhe se qytetarët kanë nisur marshimin rrugëve të Tiranës.

15 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e qytetit: Revolucion

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
pamje nga protesta

TIRANË- Ka përfunduar protesta e 15-të e revoltës qytetare ndaj poltikave në vend.

Mësohet se qytetarët tashmë u janë drejtuar rrugëve të kryeqytetit për marshim.

"Revolucion", ka ushtuar turma e njerëzve e cila po vijon marshimin pa u ndalur./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Jemi në anën e duhur të historisë"/ Gazetari Osman Stafa: Na flasin për turizmin, sa turistë kam parë në këtë protestë

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
Osman Stafa

TIRANË- Gazetari Osman Stafa ka motivuar protestuesit duke u thënë se janë në anën e duhur të historisë.

Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Stafa u shpreh se, ndërkohë që qeveria flet për turizmin, turistët janë parë në këtë protestë. Ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë për të ardhmen e vendit. 

“Jam nga ju, jo si gazetar. 15 ditë në Tiranë e Shqipëri e disporë u bë historia. Shqiptarët u ngritën në 35 vite për Shqipërinë e dinjitetin, kundër korrupsionit. Jemi në anën e duhur të historisë dhe historinë por e bëjmë ne. Po protestojmë kundër korrupsionit e shpopullimit, për shëndetësiinë, vetëm një njeri nuk e di pse ne jemi këtu, është kryeministri Edi Rama. Ai nuk ka folur asnjë fjalë për çmimet, korrupsionin, arsimin, të ardhmen tonë. Po presin që ne të lodhemi. Po si të lodhemi ne kur ata nuk lodhen së vjedhuri dhe abuzuar, duke na vjedhur shpresën e të ardhmen. Flasin për agjenda, agjenda jonë është Shqipëria, e tyrja është vjedhja. Na flasin për turizmin, sa turistë kam parë në këtë protestë. Kur kanë merakun e turizmit, pse vjedhin të ardhmen. Të bëhemi bashkë për të ardhmen, të mos e lëmë të shuhet sepse kjo nuk përsëritet më”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Fashisti i vetëm dhe hajvani i vetëm je ti"/ I riu i kundërpërgjigjet Ramës: Nëse do të na duhet të flemë këtu, këtu do të flemë

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
pamje nga protesta

TIRANË- Një protestues i është kundërpërgjigjur me tone të ashpra deklaratës së kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në podiumin para Kryeministrisë, ai është shprehur se, fashisti dhe hajvani i vetëm është kreu i qeverisë. Më tej ai ka theksuar se, protesta është qytetare, dhe se protestuesit kanë respektuar etikën dhe rregullat e demokracisë.

“Fashisti i vetëm dhe hajvani i vetëm je ti. Protesta është qytetare, ne kemi respektuar etikën dhe rregullat e demokracisë. Ne jemi gati të fillojmë me planin B të protestës. Nëse do të na duhet të flemë këtu, këtu do të flemë, do të rrethojmë Kryeministrinë, Parlamentin”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Pankartat pikante të ditës së 15-të: Kim Jong Rama

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:

TIRANË- Pankarta me shkrime pikante kanë tëhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve në protestën e 15-të në kryeqytet.

Një nga protestuesit e ka krahasuar kryeministrin Rama me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong.

Me mesazhe ironizuese dhe karikatura të portreteve të figurave politike, protestuesit kanë zgjedhur të përçojnë revoltën e tyre ndaj sistemit politik në Shqipëri./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Koçeku njoftoi largimin nga PS, protestuesi në shesh: Ju erdhi fundi, ata do të bien një nga një si gurë dominoje

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
Pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit kanë reaguar pas njoftimit të largimit të deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste.

Një qytetar i është drejtuar partive politike duke u shprehur se u erdhi fundi. Më tej ai ka shtuar se, ata do të bien një nga një si gurë dominoje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

"Sapo erdhi një lajm që tregon se sa madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputet ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputet e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje. Ne vlerësojmë vendimin e deputetes por themi që kjo është vetëm gjysma e punës, gjysma tjetër është t’iu bashkohet qytetarëve në shesh dhe bashkë me ne të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’. Ne do t jemi derisa kryeministri të jetë i vetëm, dhe a e dini ku ngelin vetëm, në qeli”, tha një qytetar./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Marjana Koçeku braktis PS, zyrtarisht deputete e pavarur: Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam shprehur që para se të asociohesha me një parti

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
Marjana Koçeku

TIRANË- Deputetja Marjana Koçeku ka njofuar largimin e saj nga Partia Socialiste.

Në një njoftim në rrjete sociale, Koçeku shkruan se, idealet e vlerat e saj janë ato që i ka shprehur që para se të asociohet me një parti. Ky vendim nga deputetja vjen pas trazirave me protestat masive në kryeqytet.

"Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë.", shkruan ajo./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shqiptarët protestojnë në Berlin! I riu mesazh Ramës: Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:

GJERMANI- Denis Risto, një i ri shqiptar nga Gjermania i ka drejtuar kryeministrit Edi Rama një mesazh.

Gjatë tubimit në Berlin, Risto i cili ka mbaruar Shkenca Politike, i ka kujtuar kryeministrit mandatin e tij.

"Ne të kemi vendosur, duhet të na shërbesh, jo të na dëbosh", u shpreh ai./Dosja.al



 

 

 

5 MUAJ ME PARE

"Hajvan, ku je ti... jep dorëheqjen”/ Protestuesja reagon ndaj deklaratës së Ramës: Merr edhe shokun tënd bashkëudhëtar, Sali Berishën

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:

TIRANË-Protesta e 15-të qytetare në Tiranë ka kulmuar me një mesazh të fortë nga njëra prej pjesëmarrëseve, e cila i është kundërpërgjigjur ashpër gjuhës së kryeministrit Edi Rama ndaj protestuesve.

Duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë, ajo theksoi se përballë vullnetit të një populli të bashkuar, asnjë qeveri nuk mund të qëndrojë indiferente.

Protestuesja nuk kurseu as kritikat ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri, i cili u është referuar protestuesve si "hajvanë".

"Sot jemi qytetare të bashkuara, jemi këtu për të ngritur zërin tonë, për të kërkuar përgjegjësi, drejtësi dhe respekt për të drejtat e çdo qytetari. Kur zëri i një njeriu mund të shpërfillet, zëri i një populli nuk mund të injorohet. Kjo protestë është shprehje e vullnetit tonë demokratik, të lirë dhe e besimit se ndryshimi vjen kur qytetarët refuzojnë të heshtin përballë padrejtësisë. Le të qëndrojmë të bashkuar, të vendosur, sepse e ardhmja ndërtohet nga ata që kanë guxim të kërkojnë një vend më të mirë për të gjithë.

A e keni dëgjuar kryeministrin që na quajti hajvanë? Kur një kryeministër zgjedh të fyejë qytetarët që protestojnë, në vend që të dëgjojë shqetësimet e tyre, të cilët sot janë në shesh, meqë na drejtohet kështu, më lejoni t’i them “hajvanit ku je ti dhe jep dorëheqjen”. Jep dorëheqjen sa më parë dhe merr edhe shokun tënd bashkëudhëtar, Sali Berisha. Rama n’burg, Berisha n’burg”, tha ajo./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet për prindërit në Shqipëri"/ Shpërthen protestuesja: Pa diasporën, mijëra familje nuk do të arrinin të mbijetonin

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË- Një protestuese nga diaspora ka deklaruar se, shqiptarët jashtë atdheut blejnë ilaçet e shëndetësisë falas për nënat dhe baballarët.

Gjatë tubimit të 15-të në kryeqytet, ajo u shpreh se, pa diasporën, mijëra familje nuk do të arrinin të mbijetonin. 

Ndërkohë turma e ka mirëpritur dhe duartrokitur fjalimin e saj në podiumin para Kryeministrisë.

“Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet e shëndetësisë falas për nënat dhe baballarët, paguan ujin dhe dritat. Pa diasporën, mijëra familje nuk do të arrinin të mbijetonin”, u shpreh ajo./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Diaspora sërish pjesë e protestës/ Me flamuj amerikanë dhe britanikë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën e 15-të, ka marrë sot një pamje të veçantë.

Sheshi përballë Kryeministrisë është mbushur me protestues që mbajnë flamuj amerikanë dhe britanikë.

Ky simbol në protestë përfaqëson  diasporën dhe emigrantët shqiptar të cilët i janë bashkuar protestës./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/Shqiptarët protestojnë në Mynih: O ku ka si ty, o Shqipëria ime

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
protesta ne mynih

GJERMANI-Protestat kundër qeverisë Rama kanë tejkaluar kufijtë e Shqipërisë. Përkrah tubimit të përditshëm në Tiranë, shqiptarët në Mynih kanë mbushur sheshet për të kërkuar largimin e krerëve politik.

Mes thirrjeve për dorëheqje, protestuesit në Gjermani kanë kënduar në kor: "O ku ka si ty o Shqipëria ime."

Ndërkohë sot shënohet dita e 15-të e protestave qytetare në kryeqytet./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Sot protesta e 15 në Tiranë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë(VIDEO)

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
pamje nga protesta

TIRANË- Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi "Skëndërbej", drejt Kryeministrisë. Me thirrje revoltuese ndaj krerëve të partive kryesore, protestuesit kërkojnë drejtësi për vendin e tyre.

"Rama në burg, Berisha në Burg", thërret turma./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e 15-të e protestës/ Ish-ushtari i UÇK: Patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë, por ka ardhur koha që Rama të largohet

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
pamje nga protesta

TIRANË- Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është shprehur se,  patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë dhe  se, ka ardhur koha që Rama të largohet.

Gjatë grumbullimit në sheshin "Skëndërbej", ish-ushtëtari i UÇK-së ka deklaruar se,  qeveria ka tentuar trazira me njerëzit e vet.

Ai theksoi se kërkesa e qytetarëve mbetet dorëheqja e menjëhershme dhe pa kompromis e Edi Ramës.

“Kërkesa jonë është në harmoni me kërkesën e protestuesve, dorëheqje pa kompromis e Ramës. Shoh një masë populli shumë të edukuar. Qeveria ka tentuar trazira me njerëzit e vet. Çuditem me indiferentët që nuk vijnë në protestë. Kma një shprehje për patronazhistët të një komandanti të UÇK. Kur e pyetët a je i gatshëm të luftosh kundër një shteti aq të madh sa Jugosllavia, tha do të luftojmë deri në vdekje. Ky popull ka thënë nuk e meriton lirinë por toka nuk e duron shkaun. Patronazhistët nuk e meritojnë demokracinë por ka ardhur koha që Rama të largohet”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg

5 MUAJ ME PARE

Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën:
Foto nga vendngjarja

TIRANË- Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin "Skëndërbej". Mësohet se marshimi drejt Kryeministrisë, do të nisë në orën 18:30. 

Kjo është protesta e 15 e organizuar në kryeqytet si revoltë qytetare ndaj politikave në vend./Dosja.al

protesta e 15

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin