LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit Flamingo": Rama në burg, Berisha në burg

• Sot është mbajtur protesta e rradhës, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij. • Dje qytetarët njoftuan ndryshimin e orarit për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin. • Aktivisti Arben Kola deklaroi se fokusi kryesor i protestës së sotme është gjendja ekonomike dhe sociale e pensionistëve. • Në nisje të protestës ai u shpreh në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më pak. • Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë. •Sot, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një pankartë gjigante që mbizotëronte në turmë. • Ajo mbante mesazhin e prerë, “Kush nuk është me ne, është bashkëpunëtor në krim”.• Një aktivist kërkoi hapjen e një hetimi zyrtar ndaj kryeministrit Edi Rama. • Edison Likaj, një prej protestuesve deklaroi në protestën e sotme se diskutimet e zhvilluara në Parlamentin Europian për amendamentin e ligjit për zonat e mbrojtura, përbëjnë një fitore të rëndësishme për qytetarët që prej 18 ditësh protestojnë kundër projekteve në Zvërnec dhe zona të tjera të mbrojtura. • Aktori i njohur Mehdi Malkaj dha një mesazh të fortë gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Ai theksoi se gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. • Një prej protestuesve i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë vendit që t’i bashkohen revoltës popullore për t'i dhënë fund qeverisjes aktuale. • Qytetarët me 'flamingo’ në duar dhanë një mesazh simbolik gjatë protestës së 18-të qytetare, ku shumë të rinj kanë zgjedhur flamingon si shenjë të rezistencës dhe mbrojtjes së natyrës. • Një nga protestuesit që prej 17 ditësh është pjesë e tubimeve para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim emocionues, duke deklaruar se beteja e tij nuk është vetëm kundër sëmundjes personale, por edhe kundër asaj që ai e cilësoi si padrejtësi dhe korrupsion. • Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku disa qytetarë kanë sjellë dhi në tubimin. • Një 14-vjeçare nga Mirdita është bërë sot pjesë e protestës së sotme që po mbahet prej 18 ditësh para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

21 artikuj për këtë temë.

5 MUAJ ME PARE

Marshimi nuk ndalet, buçet turma në Rrugën e Kavajës: Edi Rama ka mbaruar

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Pas marshimit te zona e “Pallatit me Shigjeta”, turma e protestuesve ka ndryshuar drejtim, duke vijuar një marshim të gjerë përgjatë Rrugës së Kavajës.

Plane nga terreni tregojnë rrugën e bllokuar tërësisht nga mijëra qytetarë, të cilët vijojnë lëvizjen me vendosmëri.

Turma ka thirrur në kor, “Shqipëria është e shqiptarëve!” dhe “Edi Rama ka mbaruar!”./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Prej më shumë se tre orësh, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit: Rama në burg, Berisha në burg

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamjet

TIRANË- Prej më shumë se tre orësh qytetarët vijojnë të protestojnë për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Pas fjalimit para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin rrugëve të Kryeqytetit, duke brohoritur njëzëri "Rama në burg, Berisha në burg". 

Mijëra vetë marshuan nga Unaza e kryeqytetit, teksa vargu i gjatë kaloi nga ish-ekspozita “Shqipëria sot”. Marshimi u shoqërua edhe me thirrjet: Revolucion, Ju erdhi fundi, Atdheu është i yni, Bojkotoni mediat./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamej nga protesta

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre kundër qeverisë Rama. Pjesëmarrësit kanë vazhduatr marshimin duke artikuluar thirrje ironike ndaj patronazhistëve dhe kërkesa për largimin e tyre.

"Poshtë patronazhistët", ka thirrur ata në kor./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
protesta 18

TIRANË- Protestuesit në Tiranë kanë vijuar thirrjet edhe këtë mbrëmje, duke ftuar qytetarët që po qëndrojnë në lokale t’i bashkohen marshimit masiv.

Nga zona e Shallvareve, ata u kanë kërkuar kalimtarëve që të përfshihen në lëvizjen e quajtur, “Revolucion”.

Ndërkohë, mësohet se, marshimi po vijon drejt zonës së Vasil Shantos./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOGALERIA/ "5 mijë euro kushtojnë dy c***, ti me..."! Pankartat epike në protestë: Tak-tak, hape derën se jam SPAK

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Këtë të mërkuarë është shënuar dita e 18-të që Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot me qytetarë që protestojnë kundër Ramës. Qytetarët mbajnë në duar pankarta të shumta me mesazhe të ndryshme.

Mes tyre shfaqen shkrime për Zvërnecin, por nuk mungojnë edhe slogane më të ashpra ndaj klasës politike. Në pankarta janë parë gjithashtu edhe mesazhe me nota humori dhe ironie, duke risjellë elemente nga “meme”-t virale në rrjetet sociale.

Ndër pankartat e shfaqura në protestë ishin: “Shqipërinë e mori Rama i vu zjarr", "Shqiptar mos rri, por duku shqiptar” dhe“Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!”

“Një komb që shet natyrën, shet të ardhmen”, “Studentë të Dhjetorit, Shqipëria ka nevojë përsëri për zërin tuaj”, “Kur jemi të bashkuar, bëhemi më të fortë. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, ishin disa të tjera./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
protesta e 18

TIRANË- Ka përfunduar protesta para KryeministrisC, ku u mbajtën fjalime të ndryshme të qytetarëve.

Protestuesit janë drejtuar rrugëve të kryeqytetit aty ku po vijojnë marshimin e tyre. 

Kjo është protesta e 18-të e revoltës qytetare ndaj politiva në vend, e mbajtur në Tiranë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

FOTOLAJM/ Dhitë 'i bashkohen' protestës: A keni ujë ktej nga Tirana, se ne në Malësi na e morën hidrocentralin

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Një skenë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë protestës së sotme. Një i moshuar ka zgjedhur një formë origjinale për të shprehur pakënaqësinë e tij, duke u shfaqur në mes të turmës së bashku me një tufë dhishë.

Ai ka ndërtuar një gardh rreth bagëtive dhe ka vijuar të marshojë në mes të protestuesve, të cilët i janë bashkuar nismës së tij duke e ndihmuar për të mbajtur rrethimin teksa lëvizin nëpër shesh.

Në gardhin e improvizuar, qytetari ka vendosur edhe pankarta me mesazhe goditëse, si: "Ndaloni ekocidin!" dhe "A keni ujë ktej nga Tirana, se ne në Malësi na e morën hidrocentralin."/Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha, por të gjithë në burg

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamjet

TIRANË- Një pedagoge ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën në sistemin arsimor, duke theksuar se numri i studentëve në auditorë po bie nga viti në vit. Gjatë fjalës së saj, ajo deklaroi se arsimi në vend po përballet me një degradim të vazhdueshëm, ndërsa auditorët po mbeten gjithnjë e më bosh. Pedagogia nuk kurseu as kritikat ndaj klasës politike, duke theksuar se përgjegjësia duhet të bjerë mbi këdo që, sipas saj, nuk punon për të mirën e vendit.

“Arsimi po degradohet çdo ditë e më tepër. Auditori është bosh! Ndiej keqardhje sa herë që futem dhe çdo vit shoh auditorë me 10 studentë nga 120 në 2010. Sot duhet t’i japim zë dhe liri kësaj proteste. Nuk jam dakord me Rama në burg, Berisha në burg, të gjithë në burg kush nuk do të mirën e vendit të vet! Një popull, një qeveri që nuk do të mirën e popullit të vet kurrë s’ka për të pasur hajër!”, tha pedagogia./Dosja.al

 

5 MUAJ ME PARE

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Një 14-vjeçare nga Mirdita është bërë sot pjesë e protestës së sotme që po mbahet prej 18 ditësh para Kryeministrisë, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se nuk ka marrë pjesë në protestë për numra, por për të ardhmen e vendit.

“Nuk jam këtu për numër, por për drejtësi. Jam 14 vjeçe dhe vij nga Mirdita. Jam këtu për një Shqipëri më të mirë. Faleminderit që jeni këtu, për të ardhmen që meritojmë!”, tha ajo./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Edi Rama i ka prerë rrënjët kombit"/ Qytetari bën thirrjen: Idealistët të painfiltruar në sigurimin e shtetit të ngirhen

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nag protesta

TIRANË- Në një fjalim të mbushur me revoltë, një i moshuar ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një figurë antikombëtare.

Ai u shpreh se kryeministri Rama nuk ka goditur vetëm ekonominë, por ka shkuar më tej duke shkatërruar të ardhmen e shqiptarëve.

“Kjo lëvizje e rinisë shqiptare të mos kthehet në qesharake si në vitin 1990. Sot bëj thirrje që shqiptarët të thërrasim intelektualë dhe idealistë që janë sprovuar para këtij regjimi antikombëtar. Pensionistët kanë pensione më të ulëta se në Afrikë. Edi Rama i ka prerë rrënjët kombit, duke bërë gjenocid me largimin e shqiptarëve. Intelektualët dhe idealistët të painfiltruar në sigurimin e shtetit të ngirhen.”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër qeverisë Rama

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Një moment i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku disa qytetarë kanë sjellë dhi në tubimin. Ky moment ka tërhequr vëmendjen e të gjithë protestuesve. Protesta po mbahet prej 18 ditësh, ku në çdo tubim janë përdorur elementë simbolikë, si flamingot, që janë kthyer në një nga simbolet me dalluese të kësaj proteste.

Në gardhin rrethues ku ndodhen dhitë, qytetarët kanë vendosur disa pankarta me mbishkrimin: “Erdhëm të mbrojmë malet para se të na i marrë qeveria”, “Ndaloni ekocidin”, “Jemi protestuese strategjike”, “Nuk aspirojmë për politikë, duam vetëm ujë në lumë”, “Dhitë bashkohen me flamingot”.


Pak momente më parë, qytetarët me 'flamingo’ në duar dhanë një mesazh simbolik gjatë protestës së 18-të qytetare. Siç shihet edhe në pamje, protestuesit me 'flamingo' në duar kaluan mes turmës së mbledhur para Kryeministrisë./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"Pensionistët të dalin në shesh"/ I moshuari në shesh: Më gjeni një ilaç që Rama të largohet sa më parë

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Një i moshuar, pjesëmarrës në tubim, ka lëshuar një deklaratë të fortë në adresë të kryeministrit Edi Rama.

Në vijim të fjalës së tij, qytetari i është drejtuar pensionistëve, duke u bërë thirrje atyre të bashkohen në protestë, pasi sipas tij, kushtet e jetesës kanë arritur në një pikë ku "më keq nuk bëhet më".

“Po identifikohem për patronazhistët. Këtë protestë e nis dhe them anulo vjedhjet. U bëj thirrje pensionistëve të dalin të mbështesin këtë protestë se më keq s’bëhet më. Unë i bëj thirrje një mikut tim që të më gjëjë një veteriner t’i hedhi ilaçin që të iki më përpara”., tha i moshuari./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

VIDEO/ I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim! Ky plehra nuk largohet nëse nuk rrimë këtu

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
protestuesi

TIRANË- Një nga protestuesit që prej 17 ditësh është pjesë e tubimeve para Kryeministrisë ka mbajtur një fjalim emocionues, duke deklaruar se beteja e tij nuk është vetëm kundër sëmundjes personale, por edhe kundër asaj që ai e cilësoi si padrejtësi dhe korrupsion. 

Protestuesi tha se prej tre vitesh po përballet me kancer, ndërkohë shtoi se pavarësisht betejës shëndetësore do të vazhdojë të jetë pjesë e protestës. Ai deklaroi se nuk do të largohet nga sheshi dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës. Gjatë fjalimit tij, ai kërkoi mobilizim qytetar, duke theksuar se ndryshimi kërkon sakrificë dhe pjesëmarrje.

"Vëllezër shqiptarë, sot nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë, jam këtu për të kërkuar drejtësi. Prej 17 ditësh jam mes jush kundër një pushteti që i ka marrë frymën këtij populli. Sot po ju flas si një njeri që prej tre vitesh lufton me kancerin. Trupi im është në luftë me sëmundjen, por shpirti im është në luftë me një kancer më të madh, me padrejtësinë, korrupsionin dhe shkatërrimin e Shqipërisë. Nëse unë, me plagë, qëndroj këtu ditë e natë, ju pyes, çfarë na pengon të ngrihemi të gjithë? Që sot unë nuk do të largohem nga ky shesh. Do të jem këtu ditë e natë, derisa ta dëgjojnë zërin tonë. Nuk ka më luks të pres, as Shqipëria nuk ka luks të presë. O sot të ngrihemi, se nesër do të jetë tepër vonë. Ejani me mua. Mos u trembni, ky plehra nuk jep dorëheqjen kurrë nëse nuk rrimë këtu. Shqipëria nuk shpëtohet me frikacakë, por me ata që sakrifikojnë," tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Protestuesi thirrje qytetarëve në shesh: Ta çojmë Ramën për azil politik

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË-  Protesta para Kryeministrisë ka vijuar me thirrje të ashpra teksa folësit në podium kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, një prej protestuesve i ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës dhe mbarë vendit që t’i bashkohen revoltës popullore për t'i dhënë fund qeverisjes aktuale.

“Nuk kemi asnjë hapësirë për fëmijët, aktivitete kulturore. Ndaj i bëj thirrje qytetarëve të Tiranës dhe jo vetëm, që të ngrihen në protestë. Sot më shumë se kurrë, është mundësia që ta çojmë Ramën për azil politik.”, tha protestuesi./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

“Gjyshërit janë kujtesa e një populli"/ Aktori Mehdi Malkaj mesazh nga protesta: Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
Mehdi Malkaj

TIRANË- Aktori i njohur Mehdi Malkaj dha një mesazh të fortë gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Ai theksoi se gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Mesazhi i aktorit u prit me reagime nga qytetarët e pranishëm dhe u interpretua si thirrje për angazhim qytetar dhe pjesëmarrje në protestë. 

“Gjyshërit janë kujtesa emocionale dhe historike e një populli. Për dashurinë jap jetën, për atdheun jap dashurinë!”, tha Malkaj./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Amendamenti i PE/ Aktivisti: Dolëm për Zvërnecin, por në këtë shesh kërkohet dorëheqja e kryeministrit! Dorëheqje, dorëheqje

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Edison Likaj, një prej protestuesve deklaroi në protestën e sotme se diskutimet e zhvilluara në Parlamentin Europian për amendamentin e ligjit për zonat e mbrojtura, përbëjnë një fitore të rëndësishme për qytetarët që prej 18 ditësh protestojnë kundër projekteve në Zvërnec dhe zona të tjera të mbrojtura. Ai theksoi se ky zhvillim nuk duhet parë si një rastësi, por si rezultat i reagimit qytetar që ka vijuar prej javësh.

Në fund të fjalës së tij, Likaj përsëriti thirrjen drejtuar institucioneve të drejtësisë për hetimin e kryeministrit dhe kreut të PD-së, ndërsa turma brohoriti" “Rama në burg, Berisha në burg”.

“Dhe kjo nuk është një fitore e vogël, nuk është rastësi, as dhuratë që na vjen neve. Kjo është ajo kërkesë që kemi bërë prej ditës së parë dhe arritëm fitore. Ne këtu, më të vërtetë, kemi dalë për atë ligj, për Zvërnecin, për Rrjollin në ditët e para, por prej ditësh duhet t’i themi të gjithë botës që në këtë shesh kërkohet dorëheqja e kryeministrit. “Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!”, tha ai./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Një aktivist kërkoi hapjen e një hetimi zyrtar ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në podium, ai përsëriti arsyet e protestës disaditore, duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë.

Ai theksoi se mijëra qytetarë do të vazhdojnë qëndresën deri në vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve për krizën aktuale. 

“Prej ditësh ne po i themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie. Do të jemi këtu derisa ata që e kanë sjellë vendin në këtë pikë të jenë pas hekurave. I kërkojmë SPAK-ut hetimin e kryeministrit. Jemi më të vendosur se ditët e para, ai do të largohet”!, tha aktivisti./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Qytetarët shpalosin pankartën: Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit

TIRANË- Protestuesit kanë vijuar të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave ironike.

Sot, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr një pankartë gjigante që mbizotëronte në turmë. Ajo mbante mesazhin e prerë, “Kush nuk është me ne, është bashkëpunëtor në krim”./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

PAMJET/ Dita e 18-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshi ‘Skënderbej’ drejt kryeministrisë. Grumbullimi nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, ashtu siç njoftun edhe vetë qytetarët dje. Ditën e sotme ka rënë në sy një pankratë gjigante ku shkruhet: “Kush nuk është me ne është bashkëpunëtor në krim”.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë brohoritur vazhdimisht thirrjet “Dorëheqje”, “Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, “Edi Rama, prite popullin se po vjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, si dhe “Rama jep dorëheqjen”.

Gjatë ditëve të protestës, qytetarët kanë artikuluar pesë kërkesa kryesore: largimin e qeverisë, shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimin e Paketës së Maleve, anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Protesta e 18-të/ Arben Kola: Sot jemi në shesh për pensionistët

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nga protesta

TIRANË- Aktivisti Arben Kola deklaroi se fokusi kryesor i protestës së sotme është gjendja ekonomike dhe sociale e pensionistëve.

Në nisje të protestës ai u shpreh në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më pak.

"Protesta e sotme nuk ka shumë ndryshime nga ditët e tjera, fokusi është “DORËHEQJE, DORËHEQJE, DORËHEQJE”. Ky është fokusi kryesor. Në marshim, do ketë ndryshime të vogla, sepse disa kërkojnë më shumë, disa më pak.

Ne kemi ngelë, 10 milion shqiptarë, 6 milionë ide, 3 milionë platforma, 1 milionë që janë kandidat për të vol, diku te 500 mijë që janë kandidat për kryeministër, dhe nuk dimë se si të bëjmë.

Ju e dini që mosha e tretë, e prindërve tanë, janë të braktisur si rezultat i shpopullimit, janë të lënë pas dore me pensione qesharake, pa ilaçe pa gjë, i detyrohemi këtij brezi, i cili punoi, u përpoq për Shqipërinë, pavarësisht se u manipulua si nga sistemi i kaluar, si nga sistemi 35-vjeçar tani.", u shpreh Kola./Dosja.al

5 MUAJ ME PARE

Dita e 18-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Vijon qëndresa e "Revolucionit
pamje nag protesta

TIRANË- Dita e 18-të e protestës ka nisur me grumbullimin e qytetarëve në sheshin “Skënderbej”. Ata po përsërisin thirrjet e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Pas mbledhjes në shesh, pritet që turma t'i drejtohet bulevardit “Dëshmorët e Kombit”./Dosja.al

 

protesta 18

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin