LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen protestës, banderola “Ju erdhi fundi” pushton fasadën e Bulevardit pas përplasjes me forcat e sigurisë

• Protestës së 30-të për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti i janë bashkuar edhe eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. •  Eurodeputetët e pranishëm sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg. • Gjatë fjalimeve, Eurodeputetët kanë shprehur mbështetje për qytetarët që kundërshtojnë projektet në Zvërnec që, sipas tyre, dëmtojnë mjedisin dhe favorizojnë interesa private. • Ata kanë vlerësuar rezistencën e protestuesve dhe kanë theksuar se zëri i tyre do të dëgjohet edhe në institucionet e Bashkimit Evropian. • Sa i përket rrugës për në Bashkimin Europian, Eurodeputetët nënvizuan se ky rrugëtim kalon përmes respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik. • Një nga Eurodeputetet i është drejtuar edhe familjes politike socialdemokrate në Evropë, duke kërkuar reagim ndaj zhvillimeve në Shqipëri. • Në fund Eurodeputetët u kanë bërë thirrje protestuesve të vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa premtuan se mesazhet e tyre do t’i përcjellin në Bruksel. • Po ashtu, tubimi i kësaj të hëne nuk ishte si çdo ditë tjetër, pasi pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe rojeve të Universitetit të Politeknikut, aty ku studentët shpalosën banderolën me shkrimin "Ju erdhi fundi". • Pasi studentët kanë shpalosur banderolën në fasadën para Universitetit, forcat e rendit kanë ndërhyrë dhe ua kanë hequr nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon. • Në këto momente rojat e sigurisë së Universiteti kanë mbyllur studentët në klasa, duke tensionuar situatën edhe më shumë. • Kjo situatë përçau turmën e protestuesve para Kryeministrisë, pasi shumica prej tyre u detyruan të futeshin brenda Universiteti dhe të merrnin banderolën. • Sakaq, protestuesit arritën të futeshin në ambientet ku qëndronin studentët që po mbaheshin të mbyllur dhe hapën dyert, duke shpalosur sërish banderolën.

26 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

Xhama të thyer, dyer të shkatërruara dhe studentë të mbyllur brenda auditorëve/ Çfarë ndodhi gjatë përplasjes me rojat e sigurisë te Politekniku?

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
pamjet

TIRANË- Protesta e 30-të për largimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ishte si çdo ditë tjetër, pasi pati edhe momente tensioni mes protestuesve dhe rojeve të Universitetit të Politeknikut, aty ku studentët shpalosën banderolën me shkrimin "Ju erdhi fundi".

Gjithçka nisi pasi disa studentë janë ngjitur në katin e sipërm të Universitetit dhe kanë hapur në fasadën e jashtme banderolën, të cilën rojet e sigurisë ua hoqën dhe i mbyllën studentët në klasë. 

Pasi rojet kanë mbyllur studentët brenda në klasë, një pjesë e protestuesve që ishin para Kryeministrisë janë zhvendosur te Universiteti i Politeknikut, ku patën përplasje me rojet. Më pas është hapur dera ku ishin të mbyllur studentët dhe për rreth 10-15 minuta ata kërkuan banderolën, e cila kishte rënë në ballkonin e një kati më poshtë.

Gjatë kësaj rrëmuje brenda auditorëve, studentët kanë marrë banderolën dhe e kanë rivendosur në fasadën e Universitetit dhe më pas e hoqën, për t'iu bashkuar sërish marshimit të protestës drejt Kryeministrisë.

Siç shihet edhe në pamje, pas mbajtjes së studentëve të mbyllur dhe përplasjes me rojet ka pasur thyerje të xhamave dhe dyer të shkatërruara, duke i detyruar protestuesti të gjejnë një rrugë për të dalë nga aty./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi i protestuesve në kryeqytet: O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen!

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Pamje

TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin e tyre në kryeqytet, ndërsa kanë thirrur njëzëri: O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen. “Ju erdhi fundi”, “Revulucion”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Poshtë diktatura”, “Parlament analfabet” dhe “Pa rini nuk ka Shqipëri”, këto kanë qenë disa nga thirjet që kanë shoqëruar marshimin e tyre.

Kujtojmë që kjo është dita e 30-të e rovoltës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, qytetarët kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike. Protestës së 30-të për largimin e kryeministrit nga pushteti iu bashkuan edhe eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Qytetarët një muaj revoltë për largimin e qeverisë/ Pesë Eurodeputetë "shuplakë" Ramës: Në BE nuk hyhet duke u përkulur! Lufto korrupsionin

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Pesë Eurodeputetët

TIRANË- Protestës së 30-të për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti i janë bashkuar edhe eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Gjatë fjalës së saj, Eurodeputetja norvegjeze Tineke Strik ka deklaruar se qytetarët shqiptarë po mbrojnë demokracinë dhe vlerat evropiane, ndërsa ka kritikuar qeverinë. Strik u shpreh se qytetarët që protestojnë janë ata që po mbrojnë vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian dhe jo qeveria shqiptare. Eurodeputetja i bëri thirrje protestuesve të vijojnë qëndrimin e tyre, ndërsa premtoi se mesazhet e tyre do t’i përcjellë në Bruksel.

"Korrupsioni është gjithmonë krim dhe fakti që shqiptarët nuk e pranojnë këtë është një shenjë e madhe shprese. Shpresë dhe provë që shqiptarët i përkasin Bashkimit Evropian. Ju jeni ata që po mbroni vlerat dhe të drejtat e Bashkimit Evropian, ndërsa qeveria jo. Ju nuk e pranoni që të mos ketë demokraci dhe po luftoni për të drejtën e lirisë, dhe nuk mund ta pranoni të jeni të intimiduar. Do t’i përcjell të gjitha këto në Bruksel, që populli është gati të bëhet pjesë e BE-së, por qeveria nuk është gati për këtë. Kështu që ju inkurajoj të vazhdoni protestat, dhe ne do të luftojmë në Bruksel për të mbrojtur natyrën dhe demokracinë. Do t’i themi Komisionit Evropian që duhet të reagojë dhe t’ia bëjë të qartë Edi Ramës që të dëgjojë popullin e tij dhe jo investitorët oligarkë," tha Eurodeputetja norvegjeze Tineke Strik. 

Ndërsa, Eurodeputetja greke Vula Tsetsi theksoi se protesta ka kaluar kufijtë e Shqipërisë dhe tashmë po ndiqet me vëmendje edhe në institucionet evropiane. Ajo nënvizoi se procesi i integrimit evropian nuk mund të ecë përpara nëse, sipas saj, qeveria nuk respekton zërin e qytetarëve. Në fund të fjalës së saj, eurodeputetja iu drejtua edhe familjes politike socialdemokrate në Evropë, duke kërkuar reagim ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

“Sot shënoni 30 ditë protestë dhe falë jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në Bashkimin Evropian, por edhe më gjerë në gjithë botën. Ju përgëzoj! Gjithçka që kërkoni është rezultat i qëndresës suaj, sepse nuk po mbroni vetëm natyrën tuaj. Shqipëria nuk është në shitje. Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj dhe perspektivën evropiane të vendit. Nuk mund të ketë zgjerim të Bashkimit Evropian me Shqipërinë nëse Edi Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. Mbi 90 për qind e shqiptarëve besojnë te projekti evropian dhe këtë besim ne duam ta respektojmë. Duam që Komisioni Evropian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të tërhiqet nga këto politika. Duhet t’u bëjmë thirrje edhe miqve tanë socialdemokratë, pasi Rama i përket kësaj familjeje politike. Ata duhet të zgjohen dhe t’ju mbështesin. Mos u dorëzoni. Çdo ditë është një ditë fitoreje, jo vetëm për demokracinë, por edhe për ju dhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian,” deklaroi Tsetsi.

Kritika për qeverinë pati edhe nga Eurodeputetja italiane, Cristina Guarda, e cila ka theksuar se në Bashkimin Europian nuk futesh duke u bërë shërbëtor i një shteti, por duke ditur që e meriton atë. Ajo komentoi dhe uljen në gjunjë të Edi Ramës ndaj Georgia Melonit, teksa tha se një kryeministër duhet të ulët në gjunjë vetëm ndaj popullit të tij.

“Komisioni Europian nuk mund të jetë e verbër dhe duhet të shikojë të vërtetën dhe të kërkojë që Edi Rama dhe çdo politikan tjetër të dëgjojë dhe t’ju respektojë. Unë jam italiane dhe dua t’ju falënderoj juve dhe diasporën shqiptare në Itali, po luftojnë për ju dhe për ne. Faleminderit për të gjithë shqiptarët nëpër botë. Si italiane kam një imazh para meje, kryeministri juaj (Edi Rama) që iu ul në gjunjë kryeministres time (Georgia Melonit). Kryeministri i një vendi nuk i ulët në gjunjë askujt përveç popullit të tij. Në Bashkimin Europian nuk futesh duke u ulur në gjunjë, nuk hyet në BE si shërbëtorët e dikujt, në Europë hyhet më kokën lart, duke e merituar dhe duke ditur që do luftojnë për mirëqenien tonë”, tha Cristina Guarda.

Tubimit iu bashkua edhe Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila shprehu mbështetjen për qytetarët që kundërshtojnë projektet që, sipas tyre, dëmtojnë mjedisin dhe favorizojnë interesa private. Në fjalën e saj, Paulus vlerësoi rezistencën e protestuesve dhe tha se zëri i tyre do të dëgjohet edhe në institucionet e Bashkimit Evropian. Ajo theksoi se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian kalon përmes respektimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik. Në fund të fjalimit, eurodeputetja bëri një deklaratë lidhur me procesin e votimit të amendamentit në Parlamentin Evropian për zonat e mbrojtura, duke pretenduar se kishte marrë një email nga kryeministri Edi Rama.

“Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme. Është frymëzuese t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamingot dhe kundër oligarkëve që duan ta shkatërrojnë atë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do ta përcjellim zërin tuaj në Bruksel. Do të themi se Shqipëria nuk është në shitje dhe se natyra nuk është në shitje. Ju po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Këto janë vlera të Bashkimit Evropian. Nëse Shqipëria do të bëhet pjesë e BE-së, gjë që ju e meritoni, atëherë qeveria duhet të ndryshojë ligjet që janë bërë për miliarderët dhe jo për të mirën e qytetarëve, por për interesat e tyre dhe të miqve të tyre. Ju falënderoj për këtë protestë, edhe pse qeveria përpiqet t’ju frikësojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja. Tineke e përmendi rezolutën që kërkonte një moratorium. Unë mora një email nga Edi Rama, i cili më kërkonte të mos votoja një amendament. Por, sigurisht, ne votuam pro atij amendamenti, sepse ligji evropian duhet të respektohet dhe nuk është në shitje. Vazhdoni betejën tuaj. Ne do të bëjmë më të mirën për ta mbështetur zërin tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre,” deklaroi Paulus.

Mesazh të fortë për Kryeministrin dha edhe Eurodeputetja Anna Strolenberg. Ajo deklaroi se kërkesat e qytetarëve shqiptarë përkojnë plotësisht me parimet bazë mbi të cilat është ngritur Bashkimi Europian. Strolenberg iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit me një thirrje të fortë e të qartë për të dëgjuar zërin e popullit. Në fund të fjalimit, Eurodeputetja lëshoi një paralajmërim të prerë për kreun e qeverisë, duke renditur kushtet që nuk mund të negociohen për të ardhmen e vendit.

“Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë. Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!”, tha Strolenberg./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Nesër në orën 10 para Parlamentit”/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit. Ata kanë deklaruar se nesër në orën 10 do të jenë para Parlamentit. 

Të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë folur ditën e sotme në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Aktivistja: “The Albanian Files” do të dërgohet në SPAK si armë krimi, hetoni Ramën

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj, në protestën para Kryeministrisë deklaroi se librin “The Albanian Files” do t’ja dorëzojnë SPAK-ut si armë krimi. Ajo theksoi se janë në mbështetje të drejtësisë së re dhe i bëri thirrje SPAK-ut të hetojnë Edi Ramën. 

"Rama kujton se mund të bëhet mbret, me këtë libër. Ky libër është arma e krimit. Secili të firmosë duke thënë se nuk është dakord me të dhe armën e krimit do tja çojmë SPAK-ut ta hetojë. Jemi në mbështetje të drejtësisë së re, hetoni Ramën”, tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Pse janë evropianët këtu dhe pse nuk është Edi Rama?”/ Zv.presidenti i PE-së: Nuk keni pse duroni diktaturën më, mjaft me tranzicion, mjaft me korrupsion!

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Nicolae Ștefănuță

TIRANË- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănuță, ishte një nga zyrtarët i cili mori pjesë në protestën e 30-të të qytetarëve shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Ștefănuță u shpreh se shqiptarët nuk kanë pse durojnë më diktaturë, korrupsion dhe tranzicion.

Nicolae Ștefănuță theksoi se politikanët vdesin kur njerëzit janë gjallë. Zyrtari i lartë i PE-së shtroi pyetjen: “Pse janë evropianët këtu dhe pse nuk është Edi Rama?”.

Nicolae Ștefănuță: Mirëmbrëma Shqipëri! Jam zv.president i PE-së, por jam biri i një bariu që ka rritur dele në Rumani. Këtu ndihem në Shqipëri, Shqipëria është kombi ynë motër. Isha 9 vjeç kur pashë Çausheskun të bjerë nga qeveria. Ju duhet të prisnit edhe pak që të binte Enver Hoxha. Por nuk keni pse duroni diktaturën më, mjaft me tranzicion, mjaft me korrupsion!. 

Unë kam organizuar një protestë që nisi si ambientaliste në Rumani, por më pas erdhën të gjithë njerëzit, edhe kundër korrupsionit, erdhi edhe diaspora! Nuk ishte thjesht një protestë ambientaliste, por një protestë evropiane! Unë ju sfidoj kur ju thonë se energjia do ju mbarojë, mos i besoni, fuqia e vërtetë është me ju! Kur njerëzit janë me nerva, këmbët e politikanëve vdesin; politikanët vdesin kur njerëzit janë gjallë.

Pse janë evropianët këtu dhe pse nuk është Edi Rama këtu? Ndoshta ka frikë! Nëse ai ka frikë, ju nuk duhet të keni frikë! Mbani mend, rruga mund të jetë e gjatë, por ju jeni në anën e duhur të historisë! Nëse jeni në këtë anë, Zoti është me ju! Jam krenar të vesh këtë qeleshe dhe shpresoj që të jetë në BE një ditë! Zoti e bekoftë Shqipërinë!/Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Na keni mësuar të mbrojmë tokën”/ Eurodeputetja Christina Guarda mesazh Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart!(VIDEO)

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Christina Guarda

TIRANË- Eurodeputetja Christina Guarda duke iu referuar përuljes së Ramës ndaj Melonit, tha se kryeministri duhet ta dijë se në BE shkohet me kokën lart, jo duke u përkulur. Gjatë fjalë së saj para Kryeministrisë, Guarda u shpreh se protesta i ka mësuar botës të mbrojnë tokën.

Ajo falenderoi diasporën, e cila ka protestuar në mbështetje të protestës në Tiranë. “Jam me ju Shqipëri”, tha në fund eurodeputetja Christina Guarda.

“Na keni mësuar kaq shumë, na keni mësuar të mbrojmë tokën, e të jetuarit mirë në tokën tonë, na keni mësuar bukurinë e të mbrojturit të drejtat tona, të drejtën njerëzore, të mos konsumohemi nga politika e korruptuar. Dua t’ju falënderoj ju dhe diasporën shqiptare në Itali.

Faleminderit diasporës më të gjithë Europën që po protestojnë për ju. Kam një imazh, kryeministrin duke iu përulur kryeministres sime. Nuk hyhet në Europë duke u përulur, duke i shërbyer askujt hyhet me kokën lart duke e ditur se e meriton. Jam me ju Shqipëri”, tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Edi Rama, a po na dëgjon?”/ Eurodeputetja Anna Strolenberg: Mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!(VIDEO)

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Anna Strolenberg

TIRANË- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka deklaruar para protestuesve se kryeministri Rama duhet të dëgjojë kërkesat e qytetarëve, pasi janë të qarta. Gjatë fjalës së saj, Strolenberg u shpreh se shqiptarët po protestojnë për vlerat evropiane.

Ndër vlerat që ajo përmendi janë mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca dhe demokracia. Në fund, eurodeputetja tha se nëse Shqipëria dëshiron në BE, Rama duhet të dëgjojë kërkesat e qytetarëve.

Anna Strolenberg: Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur. Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë. Edi Rama, a po na dëgjon? Ai duhet të dëgjojë, kërkesat janë të qarta: mos u ngatërro me shqiptarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën!/Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 30-të e protestës/ Eurodeputetja greke, Vula Tsetsi: Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt!(VIDEO)

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Vula Tsetsi

TIRANË- Protestës i është bashkuar edhe eurodeputetja greke Vula Tsetsi. Gjatë fjalës së saj para Kryeministrisë, Tsetsi u shpreh se nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt.

Eurodeputetja greke theksoi se Shqipëria nuk është në shitje, ndërsa shtoi se qytetarët po mbrojnë të drejtat e tyre. Tsetsi tha se duhet që  Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë.

Vula Tsetsi: Sot keni 30 ditë protestë dhe prej jush ajo që po ndodh nuk njihet vetëm në BE, por edhe më gjerë dhe urime! Çdo gjë që kërkoni është falë jush, sepse nuk mbroni vetëm natyrën tuaj. Shqipëria nuk është në shitje!

Ju po mbroni të drejtat tuaja, dinjitetin tuaj, shtetin tuaj, zgjerimin në BE. Nuk ka zgjerim të BE-së me Shqipërinë nëse Rama e shet vendin tek të huajt dhe nuk dëgjon zërin tuaj. 90% prej jush besoni në projektin e BE-së dhe këtë duam ta nderojmë.

Duam që Komisioni Europian të ushtrojë presion ndaj Ramës që të heqë dorë! Gjithashtu duhet të bëjmë një apel te miqtë tanë socialdemokratë sepse Rama është me socialdemokratët. Miqtë tanë atje duhet të zgjohen dhe t’ju mbrojnë. Ndaj mos u dorëzoni, çdo ditë është një ditë fitoreje! Jo vetëm për demokracinë, por për ju edhe për ne, sepse Shqipëria duhet të jetë në BE./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Pas përplasjeve me rojet e sigurisë brenda Universitetit të Politeknikut, protestuesit marrin banderolën, nisen drejt Kryeministrisë

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
pamjet

TIRANË- Studentët dhe protestuesit kanë marrë banderolën me “Ju erdhi fundi” nga Universiteti i Politeknikut dhe janë drejtuar nga Kryeministria, aty ku ndodhen edhe një pjesë e protestuesve të tjerë. 

Pasi studentët shpalosën banderolën në fasadën e Universitetit, ndërhynë rojet e sigurisë të cilët mbyllën studentët në klasa. Ky moment solli tensione brenda Universitetit, pasi edhe protestues të tjerë u futën brenda për të marrë banderolën./Dosja.a

 

 
4 MUAJ ME PARE

“Po luftoni për vendin tuaj”/ Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus: Edi Rama më dërgoi email për të mos votuar një amendament! 

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Jutta Paulus

TIRANË- Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus i është bashkuar protestës e cila po zhvillohet në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se kryeministri Rama i kishte dërguar një email për të mos votuar një amendament.

Jutta Paulus tha se natyra shqiptare është shumë e bukur, ndërsa shtoi se ndihet e lumtur kur shikon shqiptarët të luftojnë për natyrën, kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë.

Eurodeputetja gjermane nënvizoi se nëse Shqipëria do bashkohet me BE, qeveria duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar, për të favorizuar miliarderët. Në fund, ajo tha se shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre.

Jutta Paulus: Natyra shqiptare është shumë e bukur dhe e mrekullueshme dhe është kaq bukur t’ju shoh që luftoni për natyrën, për flamengot dhe kundër oligarkëve që duan të shkatërrojnë atë natyrë. Ne jemi këtu për t’ju mbështetur në këtë betejë dhe do përcjellim zërin tuaj në Bruksel dhe do themi se Shqipëria nuk është në shitje, natyra nuk është në shitje.

Po luftoni për vendin tuaj, por edhe për të drejtat tuaja, për t’u dëgjuar. Sepse kjo është në ligjet evropiane. Nëse Shqipëria do bashkohet me BE, që ju e meritoni kaq shumë, atëherë qeveria juaj duhet të ndryshojë ligjin, duhet të heqë ligjin që kanë ndryshuar për miliarderët dhe që nuk e bënë për të mirën e shqiptarëve, por vetëm për xhepat e tyre dhe miqtë e tyre! Faleminderit për këtë protestë edhe pse qeveria kërkon t’ju intimidojë dhe t’ju largojë nga të drejtat tuaja.

Tineke e përmendi rezolutën duke kërkuar moratorium. Unë mora email nga Edi Rama duke më thënë të mos votoj për një amendament, por sigurisht ne votuam për atë amendament sepse ligji evropian duhet të jetë në fuqi dhe ai nuk është për shitje po ashtu! Vijoni betejën tuaj, do bëjmë më të mirën për të mbështetur luftën tuaj në Bruksel. Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Fjala juaj do dëgjohet edhe në Bruksel”/ Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik: Qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët e saj! 

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Tineke Strik

TIRANË- Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik i është bashkuar protestës së 30-të të qytetarëve, e cila po zhvillohet para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, Strik u shpreh se fjala e qytetarëve shqiptarë do të dëgjohet edhe në Bruksel.

Eurodeputetja theksoi se kjo protestë tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës. Në fund, Strik tha se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur.

“Solidaritet me popullin shqiptar që proteston. Vijoni me mobilizimin në protestë, fjala juaj do shprehet edhe në Bruksel. Do luftojmë për të njëjtat vlera si shqiptarët, për demokraci. Kjo tregon se populli shqiptar nuk e pranon mohimin e të drejtës së fjalës dhe se qeverisja duhet të dëgjojë qytetarët dhe jo njerëzit e pasur,” deklaroi eurodeputetja./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Studentët fitojnë betejën pas ndërhyrjes së Security, banderolën e shpalosin nga katet e Universitetit Politeknik: Ju erdhi fundi

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

TIRANË- Protestuesit kanë marrë sërish banderolën pas kaosit të shkaktuar brenda ambienteve të Universiteti Politeknik. Siç shihet edhe në pamje, studentët dhe qytetarët e kanë vendosur banderolën në pjesën e para Universitetit. Protestuesit lanë bulevardin dhe protestën para Kryeministrisë, për tu futur brenda Politeknikkut dhe për të rikthyer banderolën në fasadën e universtetit.

Me mbishkrimin “Shqipëria nuk është në shitje, ju erdhi fundi”, studentët vijojnë prej disa minutash protestën pavarësisht tentativave nga rojet private për t’i penguar./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi në Universitetin Politeknik?/ Rojet e godinës mbyllin me çelës studentët

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Pamje

TIRANË- Një situatë tensioni është krijuar brenda ambienteve të Universitetit Politeknik, ku një grup studentësh hynë në ambientet e tij dhe shpalosën një banderolë gjigante ku shkruhej: Ju erdhi fundi, Shqipëria nuk është në shitje!

Pas kësaj ata janë mbyllur me çelës nga rojet e godinës, gjë e cila ka krijuar kaos. Kjo solli edhe ndërhyrjen e protestuesve të cilët, kërkuan lirimin e studentëve./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit Politeknik, qytetarët futen brenda në auditore

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
pamjet

TIRANË- Një moment i tensionuar ka ndodhur pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë. E gjitha ndodhi pasi studentët shpalosën banderolën në fasadën e Universitetit Politeknik në fund të bulevardit, ku shkruhej: Ju erdhi fundi.

Sapo është shpalosur banderola prej studentëve, ajo u hoq mesa nga rojet e sigurisë, të cilët mbyllën dhe studentët brenda. Më pas protestuesit kanë shkuar menjëherë nga Kryeministria te Universiteti dhe aty u bashkuan me studentët e tjerë protestues.

Gjithashtu ka pasur edhe përplasje mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë pasi protestuesit kërkojnë të marrin sërish banderolën./Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

“Ju erdhi fundi”/ Aktivisti: U godit në zemër sistemi i vjetër politik

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Aktivisti

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar ditën e sotme se protesta ka goditur zemrën e sistemit të vjetër politik. Gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë, Lika u shpreh se kjo protestë ka goditur gjithashtu edhe oligarkët që kjo klasë poltike ka mbajtur në pushtet.

“Protesta goditi në zemër sistemin e vjetër. I ka dhënë goditje establishmentit poltik mediave të kapura dhe oligarkëve që e kanë mbajtur në pushtet”, deklaroi ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Tensionohet situata gjatë protestës/ Policia u heq banderolën, protestuesit futen brenda Universitetit Politeknik

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

TIRANË- Protesta e 30-të për largimin e Edi Ramës është shoqëruar me  tensione. Një grup protestuesish u larguan nga sheshi para Kryeministrisë, për tu futur brenda Universitetit Politeknik.

Tensionet erdhën pak minuta pasi studentët në katin e sipërm të këtij universiteti shpalosën një banderolë ku shkruhej: Ju erdhi fundi. Më pas, sipas tyre ka ndërhyrë policia duke ua rrëzua banderolën.

Një pjesë e protestuesve që ishin në sheshin para Kryeministrisë u zhvendosën drejt universitetit, duke u ngjitur në katet e mësipërme ku ishin edhe studndët e tjerë./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Protestuesit shpalosin banderolën gjigante në Universitetin Politeknik: Ju erdhi fundi

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

TIRANË- Një grup studentësh kanë shpalosur një banderolë gjigante ku shkruhet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëria nuk është në shitje”. Siç shihet edhe në pamje, bnaderola u shpalos në ballkonin e Universitetit Politeknik, ku në shenjë revolte u ndezën edhe flakadanë.

Me këtë veprim, studentët, të cilët janë cilësuar si pararojë e kësaj proteste, kanë shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve për ndryshim politik./Dosja.al

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohenEurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

4 MUAJ ME PARE

Një muaj revoltë për largimin e Ramës/ Pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia u bashkohen protestuesve

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

TIRANË- Protestës së 30 për largimin e Ramës i janë bashkuar edhe pesë eurodeputetë nga Gjermania, Holanda dhe Italia.  Eurodeputetët e pranishëm sot në protestë janë: Tineke Strik, Daniel Freund, Cristina Guarda, Jutta Paulus dhe Anna Strolenberg, të ardhur nga Gjermania, Holanda dhe Italia.

Gjatë ditës së sotme janë mbajtur disa takime nga grupe të ndryshme koordinatorësh për protestën. Ashtu si dhe ditët e tjera, qytetarët kanë improvizuar një podium para zyrës së Kryeministrit Rama, ku po mbajnë fjalimet e tyre. 

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë tu bashkohen protestës. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e kërkesave të saj./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Qeveria investon vetëm në organiztata e krimit”/ Qytetari: Vajza ime ka mbaruar dy fakultete dhe bën punë të rëndomtë

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Protestuesi

TIRANË- Një qytetar ka deklaruar ditën e sotme se ka 1001 arsye për të protestuar, pasi qeveria investon vetëm në organiztata e krimit. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se vajza e tij ka mbaruar dy fakultete dhe bën punë të rëndomtë.

Qytetari theksoi se nuk shikon asnjë të ardhme për fëmijët, në vend. Në fund, ai tha se shqipatrët nuk lejojnë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. 

“Kemi 1001 arsye për të dalë, qeveria investon vetëm në organiztata e krimit, me popullin ka hipokrizi. Këtë lloj talljeje asnjë s’e kapërdin dot.

Nuk lejojmë asnjë lloj qeverie të shesë trojet që janë mbrojtur me gjak. Ne kemi krijuar Evropën dhe perandoritë egjiptiane. Nuk shoh asnjë të ardhme për fëmijët, vajza ime ka mbaruar dy shkolla dhe është e punësuar në një kompani oligarkësh, e shtypur nga injorantët, me një punë të rëndomtë”, deklaroi ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët: Ju erdhi fundi!

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Pamje

TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin e tyre drejt Kreministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si: “Rama jepe dorëheqjen”, “Anullo ligjin”, “Edi Rama o tradhëtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, dhe “Ju erdhi fundi”.

Me anë të këtyre protestave qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim dhe rrëzimin e klasës së vjetër poltike./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e 30 për largimin e Kryeministrit/ Pankartat pikante: Aleanca e Shqipërisë së re kundër Aleancës së qelbësirave të Ramës

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

TIRANË- Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 30-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama. Të mbledhur në sheshin Skënderbej dhe më pas duke marshuar drejt kryeministrisë, qytetarët kanë shpalosur dhjetëra pankarta, ku nuk kanë munguar akuzat ndaj qeverisë, ironitë për premtimet politike dhe kritikat ndaj politikanëve.

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohenEurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë./Dosja.al

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohenEurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohenEurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohenEurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohenEurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

4 MUAJ ME PARE

Nuk iki në Francë pa e rrëzuar Ramën/ Emigranti: Ne duhet të bëjmë protesta më masive se në Serbi

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Emigranti

TIRANË- Një emigrat i cili ka ardhur enkas nga Franca për të protestuar ka deklaruar se nuk kthehet në Francë pa rrëzuar nga qeveria kryeministrin Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kjo protestë është për popullin.

Qytetari tha se shqiptarët duhet të bëjnë protesta më masive se në Serbi. Në fund, ai bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje.

“Kam 8 ditë që kam ardhur nga Franca dhe nuk iki në Francë pa e rrëzuar këtë këtu! Unë u bëj thirrje demokratëve e socialistëve, kjo protestë është për popullin. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë këtu dhe të marrim një drejtim për të rrëzuar Edi Ramën. Unë kam lënë punën në Francë dhe kam ardhur këtu, duhet të vijnë të gjithë që janë këtu! Ne duhet të bëjmë protesta më masive se në Serbi!” tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita 30-të e protestës/ Qytetari: Kam dalë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Qytetari

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet protesta e 30-të e qytetarëve, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e panegociueshmë të kryeministrit Edi Rama. Gjatë një prononcimi për mediat, një qytetar u shpreh se ka dalë në protestë për të gjitha padrejtësitë, nga ushqimi deri tek spitalet.

Ai tha se lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, ndërsa kërkoi drejtësi nga SPAK-u. Sipas tij, Altin Dumani duhet të kthehet në SPAK, pasi sipas qytetarit vetëm ai mund t'i jap drejtim insitucionit.

“Kërkesat e mia janë: Lumenjtë Urakë dhe Zall Gjoçaj janë devijuar pa të drejtë, kërkojmë drejtësi nga SPAK-u, kërkojmë nga Dumani të kthehet në SPAK sepse ai i jep drejtim. Kemi shumë gjëra të padrejta nga ushqimi te spitalet, për t’i renditur të gjitha duhet të qash”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 30-të e protestës, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët përsërisin thirrjen: Rama jepe dorëheqjen!

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen
Pamje

TIRANË- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 30-të të revoltës së tyre. Pas kësaj ata priten të zhvendosen drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, ata kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Të vendosur për largimin e kryeministrit, 'shqipet' e New York të gjithë bashkë: Rama jepe dorëheqjen

Eurodeputetët e gjelbër dhe studentët e Politeknikut i bashkohen

NEW YORK- Shqiptarët e New York-ut janë mbledhur të gjithë së bashku, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Siç shihet edhe në pamje, me pankarta e flamuj kuqezi dhe thirrje të vazhdueshme “Rama, jepe dorëheqjen", protestuesit theksojnë se do protestojnë deri në përmbushjen e kërkesës së tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë.

Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

protesta per largimin e rames

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin