LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës, qytetarët marshojnë drej Komisariatit nr.3: Rama, jepe dorëheqjen 

• Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë në protestën e 33-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. • Qytetarët fillimisht u mblodhën në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë, aty ku dhe po mbajnë fjalime. • Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria, si edhe shqiptarëve që jetojnë në diasporë, t’i bashkohen tubimit në Tiranë. • Ata theksojnë se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. • Protestuesit kanë theksuar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në arritjen e këtij objektivi, duke u bërë apel qytetarëve për pjesëmarrje sa më të gjerë në protestë. • Gjatë marshimit drejt kryeministrisë, protestuesit kanë brohoritur një zëri: Arrestoni Ramën, Rama në burg, Berisha në burg, Lironi çunat, Dorëheqje dhe Ju erdhi fundi. • Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët nisën marshimin drejt Komisariatit nr.3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar gjatë protestës së sotme para Parlamentit. Gjatë marshimit, protestuesit ka brohoritur një zëri: "Lironi çunat", “Tradhtarë, këlyshë komunistësh”, “Polici e krimit” dhe "O Erion o legen prite Ramën se po vjen". 

16 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

“Lironi çunat”/ Bllokohet qarkullimi te “Mine Peza”, protestuesit ulen këmbëkryq në rrugë, thirrje një zëri: Arrestoni Ramën

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
pamjet

TIRANË- Qarkullimi i automjeteve është bllokuar në rrugën “Mine Peza”-s në Tiranë, pasi protestuesit janë ulur këmbëkryq në mes të rrugës, duke vijuar tubimin e tyre. Pjesëmarrësit në protestë kanë vijuar me thirrje drejtuar drejtësisë dhe institucioneve, duke kërkuar masa ndaj qeverisë dhe zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kërkesa për arrestime.

“Lironi çunat”, “Arrestoni Ramën”, “Rama Berisha fuck you” dhe “Poshtë patronazhistët”, ishin thirrjet e tyre. Protestuesit kanë artikuluar gjithashtu slogane dhe thirrje kundër klasës politike dhe strukturave mbështetëse të saj, ndërsa situata ka sjellë bllokim të përkohshëm të trafikut në këtë segment rrugor./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Aktori Besmir Bitraku para Kryeministrisë: U zgjodh rruga e provokimit që të shkaktohej përplasje...

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Besmir Bitraku

TIRANË- Aktori Besmir Bitraku ishte pjesë e protestës para godinës së Kryeministrisë, ne fjalimin e tij ai theksoi se rruga e provokimoit që u përdor ditën e sotme ishte e qëllimshme.

Ai tha se kryeministri i frikësohet revoltës së qytetarëve për shkak të prëmtimeve që u ka bërë oligarkëve dhe mafies.

“U zgjodh rruga e provokimit që të shkaktohej përplasje dhe të prodhoheshin pamje dhe propagandë si në Rrjoll dhe Zvërnec. Poshtë patronazhistëve. Dhuna është te paketa e maleve, te shpopullimi.

Nuk po kuptoni rëndësinë e këtij çasti historik, pushteti nuk mund të jetë dhe i kapur dhe arbitër i frikës që prodhon vetë. Kryeministri ka frikë sepse kur ke të bësh me oligarkë dhe mafie që u ke dhënë fjalën dhe populli thotë jo, është problem”, tha Bitraku./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Pas fjalimeve te kryeministria, protestuesit nisen drej Komisariatit nr.3: Lironi çunat

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,

TIRANË- Pas fjalimeve te kryeministria, qyetarët po marshojnë drejt Komisariatit nr.3, aty ku ndodhen disa nga protestuesit e ndaluar gjatë protestës së sotme para Parlamentit. Gjatë marshimit, protestuesit ka brohoritur një zëri: Lironi çunat. 

Protesta e lajmëruar para Kuvendit u shoqërua me tensione dhe konfrontime mes efektivëve dhe protestuesve. Si pasojë e kësaj, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke shoqëruar disa protestues për në komisariat. Një situatë tjetër e tensionuar ishte edhe çarja e kordonin e policisë, gjë e cila ka sjellë edhe konfrontimin e tyre fizik.

Nën thirrjet "Qeveri e krimit", ata kanë vijuar revoltën e tyre, ndërsa policia ka përdorur ndaj tyre, sprej lotsjellës. Kjo sjellë përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të disa prej protestuesve.

Gjatë tubimit, disa kanë goditur makinat e policisë, ndërsa disa të tjera kanë hedhur ndaj tyre vezë dhe gur. Kulmi i agravimit të protestës ishte një efektiv që po kryente detyrën për ruajtjen e rendit, u godit me gur në kokë nga një protestues. Më pas, ambientet e jashtme të Parlamentit u kthyen në qendra të përplasjeve dhe tensioneve ku efektivët e policisë janë përplasur fizikisht me protestuesit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Në shesh ka njerëz që paguhen më shumë se sa ministrat"/ Protestuesi i përgjigjet kryeministrit: Unë jam një nga ata

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Foto ilustruese

TIRANË- Një protestues gjatë fjalimit të tij ditën e sotme përballë godinës së Kryeministrisë u shfaq së bashku me fëmijët e tij për t’iu përgjigjur replikës së kryeministrit se në shesh ka njerëz që paguhen më shumë se ministrat.

Gjate fjalimit ai tha se është ndër personat që paguhet më shumë se sa një ministër, dhe proteston për të ardhmen e vendit ndaj kërkon rrëzimin e Ramës.

“Rama tha dje në një video se njerëz që paguhen edhe më shumë se ministrat janë në shesh, unë jam një nga ata. Unë nuk protestoj për të mira personale, por për të mirën e Shqipërisë.

Pasi tentoi të më intimidonte, më bëri agjent rus tha se ishte gati të më dëgjontë, le ta dëgjojë nga fëmijët e mi: Rama jepë dorëheqjen”!/Dosja.al

 

4 MUAJ ME PARE

Aktivistët e arrestuar pyetje Manjës nga Komisariati Nr.3: A të kanë dhuruar trafikantët e drogës një vilë në Palasë? 

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
pamjet

TIRANË- Aktivistët Edison Likaj dhe Luçjana Koka kanë lexuar një seri pyetjesh të qytetarëve që po mbahen në Komisariatin Nr3, drejtuar ish-ministrit të Drejtësisë dhe deputetit Ulsi Manja. Aktivisti Edison Likaj lexoi pyetjet e ardhur nga protestuesit e arrestuar ku thuhej: “A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? Ndërsa, aktivistja Luçjana Koka ngriti një tjetër pyetje, duke e pyetur Manjës lidhur me një çështje pronash në Rrjoll, në kohën kur deputeti ka qenë Prokuror.

"Nga Komisariati nr.3, ku janë miqtë dhe vëllezërit tanë, na nisin disa pyetje që janë pyetje retorike dhe publike për Ulsi Manjën, meqë ai dhe bandat e tij goditën protestuesit: A është e vërtetë, zoti Manja, që familjarët tuaj janë paguar nga inceneratorët? A është e vërtetë, Ulsi, që në Palasë të kanë dhuruar një vilë ca trafikantë droge? Për këtë ka edhe pyetje të tjera. A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Paskuqan? A është e vërtetë, Ulsi, që ti po ndërton edhe në Farkë? E sa e sa pyetje të tjera na vijnë nga komisariati. Ndaj ky njeri nuk ka qenë një ish-zyrtar i korruptuar, është një kriminel që meriton të shkojë në burg," tha Edison Likaj./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Zotëria nuk ka një karrocë për djalin me aftësi ndryshe..."/ Protestuesja: Mos harxhoni ushqimin, qëllojini deputetët me plehra

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,

TIRANË- Një protestuese e cila ka ardhur nga Italia për t'iu bashkuar protestës për largimin e Ramës deklaroi para kryeministrisë se nuk ka asnjë vlerë të harxhohen miell dhe vezë ndaj deputetëve pasi ata meritojnë vetëm mbeturina. Protestuesja tha gjithashtu se nuk ka justifikim dhuna ndaj babait të një fëmije në vështirësi ekonomike, i cili nuk siguron dot një karrige për djalin e tij me aftësi ndryshe.

"Mos e quani zoti kryeministër. Jam e diasporës së Italisë. Nuk e votova nuk mund të jetë kryeministri im. Nuk të kam votuar. More harxhoni vezët dhe mierll, Tirana ka plehra plot merrjani dhe hidhjani këtyre. Gjynah të harxhosh ushqimin për këtë klasë politike. Kur sot pashë videon e zotërisë me një karrocë bebesh. Nuk ka një karrocë të denjë për situatën e tij. E kur shihja zotërinë që dhunohej. Nuk ka fjalë që justifikon atë sjellje. Të mos frikësoheni. Sa më shumë kërkojnë të na frikësojnë aq më shumë duhet të mbushen këto sheshe," tha protestuesja./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta para Kuvendit/ Rama u sulet sërish protestuesve: Dhuna fizike e vetmja gjë që mund të prodhojë kosherja e zezë

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është sulur sërish protestuesve, të cilët u dhunuan këtë të enjte nga policia para Parlamentit. Me anë të një postimi në platformën "X", Rama i ka cilësuar protstuesit si 'kosheret e zeza' dhe dështakë që dinë të prodhojnë vetëm dhunë fizike. Në postimin e tij, Rama thekson se durimi është ende i nevojshëm dhe pastaj vjen radha e reflektimit. 

"Shkallëzimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tani kosherja e zezë e dështimeve të dobëta të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, mbledhësit e precedentëve penalë dhe duart e huaja pas tyre! Durimi është ende i nevojshëm, dhe pastaj vjen radha e reflektimit," shkruan Rama në "X"./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/Dita e 33-të e protestës, protestuesi: U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Pamje

TIRANË- Një pensionist në fjalimin e tij gjatë protestës së sotme ka ironizuar bonusin e paralajmëruar ditë më parë nga qeveria shqiptare për pensionistët.

Ai u bëri thirrje të gjithë pensionistëve të bashkohën me rininë në këtë nismë për një Shqipëri të re dhe se bonusin prej 50 mijë lekësh do ta përdorë për të udhëtuar 5 herë në protest nga Elbasani drejt Tiranës.

“Mesazhin e parë do t’ia jap banditit të Surrelit. Na kanë dhënë 50 mijë lekë bonus. Mos u mërzit, sepse me ato para do të vij pesë herë në protestë. U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë dhe të mbështesin rininë e mrekullueshme. Ndryshe, ato 50 mijë lekë të qelbura le t’ua japin lëpirësve”, u shpreh pensionisti./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Policia të mos ushtrojë dhunë"/ Ish-oficeri Ahmeti thirrje Hitës: Mbroje popullin tënd me ligj

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Krenar Ahmeti

TIRANË- Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Krenar Ahmeti, gjatë fjalës së tij në portestën e 33 para kryeministrisë i ka bërë thirrje kryepolicit Skënder Hita të mbroj qytetarët e tij nga dhuna e efektivëve gjatë protestës. Ahmeti theksoi se policia ka detyrimin të mbrojë qytetarët dhe të veprojë vetëm në bazë të ligjit dhe jo t’i dhunojë.

"Sot do t’ju flas me kompetencën teknike të një ish-oficeri të lartë të Policisë, që e di mirë menaxhimin e turmave. Nëse më dëgjon drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duhet ta dijë që është një njeri që, në bazë të ligjit të këtij shteti, është njeriu më i fuqishëm në këtë shtet.

Ai do të ngelet me shkronja të arta në historinë e vendit, në Shqipërinë e re, nëse mbron popullin e tij. Unë e di shumë mirë, edhe ju e dini, se ai nuk mund të na shpëtojë nga vargonjtë e krimit të organizuar, por ka një shans shumë të madh ta mbrojë popullin e vet vetëm me një rrugë: duke zbatuar ligjin.

Zoti Hita, djali i fisit Hita, mbroje popullin tënd me ligj. Jua them me kompetencën teknike që t’i japë urdhër të gjithë zinxhirit komandues që, në mënyrë kategorike, të mos e tejkalojnë forcën në qoftë se nuk është e nevojshme. Punonjësit e Policisë janë vëllezërit tanë, kolegët tanë, shokët tanë. Ju lutem, më besoni, edhe unë jam një nga ju. Jo dhunës. Në mënyrë kategorike jo dhunë. Ne kësaj klike dhe krimit të organizuar do t’ia hapim varrin me gjilpërë, por jo me dhunë," Krenar Ahmeti./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Arrestimet gjatë protestës para Parlamentit, reagon protestuesi që u shoqërua në komisariat: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,

TIRANË- Një nga protestuesit e shoqëruar në Komisariatin nr.4 paraditen e sotme ka reaguar pas lirimit të tij. Ai shprehet se e gjithë dhuna e ushtruar ditën e sotme i ka forcuar shqiptarëve ndjenjën e solidaritetit, dhe i ka bërë protestuesit të ndjejnë më shumë dashuri për njeri-tjetrin.

Arrestimi sipas qytetarit është i motivuar politikisht dhe aspak i drejtë për një protestë paqësore. Njëkohësisht ai bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të personave të tjerë të shoqëruar. 

 

“Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë. Uji me piper që na ra në lëkurë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri-tjetrin më shumë. Lidhja krah për krah për të shpëtuar njëri-tjetrin na bëri të kuptojmë se të gjithë bashkë do t’ia dalim përballë regjimit.

Ata sot nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve që ishin në protestë, por një pjesë të secilit prej nesh. Thirrje secilit që ka në dorë diçka: lironi çunat! Themelet e Shqipërisë së re do të kalojnë edhe nga komisariatet, derisa ata djem tanë të zëvendësohen me qeverinë e Ramës në qeli”, shprehu qytetari./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dhuna para Parlamentit/ Aktivisti nga kryeministria: Ata që janë sot në qeli do zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Edison Lika

TIRANË- Aktivisti Edison Lika gjatë fjalës së tij në protestën e 33 para kryeministrisë theksoi se qelitë ku ndodhen protestuesit e arrestuar para Parlamentit duhet të zëvendësohen me ministrat e qeverisë Rama. Ai u bëri thirrje autoriteteve të lirojnë protestuesit e arrestuar me dhunë. 

"Prangat në duart e disave prej nesh na bënë ta duam lirinë më shumë. Uji me piper në lëkurën tonë na bëri ta ndjejmë dashurinë për njëri tjetrin më shumë. Nuk arrestuan vetëm 20 prej djemve. Arrestuan një pjesë të trupit secilit prej nesh. Secilit i mungon një pjesë prej trupit. I bëjmë thirrje secilit lironi çunat. Nga qelitë e komisariatit 3, 1 apo 2 kalon rruga për lirinë e popullit shqiptar. Derisa ato djem tanë ballëlartë të zëvendësohem me ministrat e qeverisë Rama në qeli," tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Do jemi këtu deri sa Rama të largohet në mënyrë paqësore"/ Gazetari lexon deklaratën në emër të protestuesve: Agresionit do i përgjigjemi me rezistencë

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Klevin Muka

TIRANË- Gazetari, Klevin Muka ka lexuar një deklaratë në emër të protestuesve, ku theksoi se një grup protestuesish, teksa po priste në një lokal pranë Parlamentit nisjen e protestës u përball me ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, të shoqëruar, sipas tij, nga persona të tjerë. Muka u shpreh se më pas pati përplasje, duke bërë me dije se një protestues mbeti i lënduar dhe pësoi thyerje të hundës. Në deklaratën e tij, Muka akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të njollosë një protestë që ai e cilësoi si shembullore.

"Siç kemi njoftuar ditën e djeshme njoftuam se do ishim para parlamentit dhe për tju thënë deputetëve se nuk përfaqësoni askënd dhe se çdo seancë duhet të pezullohet pasi populli është në rrugë. Njoftuam qytetarët të pajisen me vezë dhe miell pasi deputetë nuk përfaqësojnë votuesit por krimin dhe kryetarin e partisë. Një grup prej nesh po pritës orën 10 në një kafene. Aty u shfaq papritur ish ministri drejtësisë i akuzuar për blerje votash në Dibër në dosjen184, Ulsi Mmanja së bashku me banditët, protestuesit u dhunuar nga Policia private e Ulsi Manjës njërit prej protestuesve iu thye hunda. Që në këtë moment policia kriminale ishte bërë gati për dhunë. Protesta vijoi normalisht me qytetarë të revoltuar.

Të ulur pranë parlamenti u dhunuan nga policia në mënyrë të menjëhershme dhe jo proporcionale. Policia ndërhyri me dhunë. Me shkopinj gome, spraj. Gaz. Arrestoi shumë qytetarë. Kryeministrit Rama dhe shtetit të tij kriminal iu është sosur durimi. Po tenton që kjo protestë që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment do i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi dhe do jemi këtu derisa ti të largohesh. Nëse argumenti është dhuna argumenti jonë është rezistenca dhe qëndresa. Nuk do dorëzohemi dhe nuk do bëhemi si ju. Ne do vazhdojmë protestën këtej e tutje në mënyrë paqësore si çdo ditë derisa të fitojmë," u shpreh gazetari, Klevin Muka./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta para Parlamentit/ Aktivisti Arben Kola: Policia merr urdhra nga Manja e Balla

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Pamje

TIRANË- Protesta para Parlamentit këtë të enjte u shoqërua me dhunë nga forcat policore ndaj protestuesve. Aktivisti Arben Kola ka reaguar pas tensioneve të kësaj të fundit duke u bërë thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve teksa theksoi se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore.

“Policia që merr urdhër nga Ulsi Manja, Taulant Balla e të tjerë, kjo polici tregon se tani ndodhet para një dileme: t’i shërbejë mafies apo popullit. Policia është e popullit dhe jo e mafies, prandaj duhet të jeni të vëmendshëm dhe të mos bini pre e provokimeve.

Duhet të ruani qetësinë. Ne do ta rrëzojmë me një revolucion paqësor sezbën Edi Ramën. Prandaj kini durim, se ajo çfarë e vret këtë sistem dhe politikë të kalbur është prania e fëmijëve dhe grave, njerëzve si Flamuri dhe atij zotërisë që u nxor zvarrë sot, Altin Hila, që vjen çdo ditë nga Durrësi me një fëmijë të sëmurë.

Një duartrokitje për të gjithë protestuesit që janë arrestuar sot. Janë provokuar nga bandat mafioze brenda Policisë së Shtetit”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e 33-të për largimin e kryeministrit, protestuesit para kryeministrisë: Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
pamjet

TIRANË- Mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrsë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Qytetarët kanë intensifikuar aksionin e tyre pas tensioneve dhe përplasjeve me policinë gjatë protestës së sotme para Parlamentit dhe gjatë marshimit kanë brohoritur në kor "Edi Rama, o tradhtar, liro çunat sa më parë". 

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij dhe largimin e gjithë klasës së vjetër politike, të cilën e konsiderojnë përgjegjëse për situatën në të cilën ndodhet vendi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta para Parlamentit/ Aktivistja: Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale(VIDEO)

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Foto ilustruese

TIRANË- Aktivistja Luçiana Kolaj ka deklaruar për sjelljen joprofesionale që policia ka treguar gjatë protestës së zhvilluar paraditen e kësaj të enjte para Parlamentit, duke ushtruar dhunë mbi protestuesit paqësorë.

Ajo deklaroi se pasi u sprucua nga forcat policore me piper në fytyrë nuk iu dha ndihma e parë, dhe u dërgua më vonë në spital nga deputeti Erald Kapri. Njëkohësisht, sipas aktivistes janë edhe disa protestues që u dhunuan në furgonat e policisë dhe janë me sy të nxirë.

“Isha në protestë dhe rastësisht isha në vijë të parë dhe po flisja me policët për dhunën. Njëri prej tyre nxori shishen me piper dhe e hodhi te protestuesit. Efekti ishte i menjëhershëm. Unë nuk çava gardhin e poliisë për të mos provokuar,ata bënë një veprim shumë të dhunshëm dhe hodhën sprai. Duhet të njoftonin sepse kishte gra dhe fëmijë. Më futën në kafe dhe më lanë vetëm. Ambulanca nuk na erdhi në ndihmë, në spital më dërgoi deputeti Erald Kapri.

Policët provokuan dhunë dhe ishte tërësisht joprofesionale. Çubat u goditën brenda furgonit të policisë dhe i kanë sytë të nxirë.
Mua nuk më paguan asnjë, kryeministri s’më quan dot mercenare sepse s’kam marrë asnjë lek, kjo tregon nivelin ekryeministrit tonë. Më ka borxh se më ka marrë tokën për t’ja dhënë deputetit të PD-së. Kjo ka qenë protestë që ka marrë përkrahje ndërkombëtare. Uroj që djemtë të jenë mirë. Ka edhe protestues që janë gjuajtur me shkelma nga policia pasi tentuan të largoheshin”, tha ajo./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 33-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin 'Skënderbej'(VIDEO)

"Lironi çunat"/ Dita e 33-të e protestës,
Foto ilustruese

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë do të shënojnë sot ditën e saj të 33-të të tubimit. Qytetarët pritet të mblidhen si fillim në shëshin “Skënderbej” për të marshuar më vonë drejt Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime.

Sot shënohet dita e 33-të e revoltës qytetare kundër rrëzimit të klasës politike./Dosja.al

protesta per largimin e rames

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin