LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jepe dorëheqjen!

• Qindra qytetarë u mblodhën ditën e sotme në kryeqytet, në ditën e 40-të të revoltës. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin "Skëndërbej", ndërsa më pas marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan sërish kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësit e qeverisjes në këto vite. • Aktivisti Andi Tepelena, duke hapur fjalën e tij para protestuesve, ka konfirmuar se kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar dhe unike. • Me një stil ironik, por tejet domethënës, Tepelena ka "lexuar" pesë pikat kryesore të platformës së protestës, duke nënvizuar se e gjithë energjia e tubimit është përqendruar te një kërkesë e vetme, largimi i kryeministrit Edi Rama. • Aktivisti Arben Kola tha se ka 10 ditë që kryeministri Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer. • Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Kola falenderoi të huajt që janë në shesh, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë folur ende të flasin dhe të shprehin revoltën e tyre. • Një nga protestuesit e pranishëm në bulevard shfrytëzoi mikrofonin për të dërguar një mesazh mbështetjeje për Presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me qëndrimin e këtij të fundit gjatë Samitit të NATO-s në Ankara. • Duke iu referuar raportimeve mbi takimin, qytetari vlerësoi qëndrimin 'përbuzës' të Trump ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për mbështetësit e protestës. • Një grup studentësh kanë sjellë hallvë, duke e shoqëruar gjestin me mesazhin domethënës se prej 40 ditësh kanë vrarë frikën. • Përmes këtij simbolizmi, ata kanë rikonfirmuar vendosmërinë për të vazhduar protestën për çështjet që ata i konsiderojnë jetike për të ardhmen e vendit. • Profesori Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve dhe rinisë të bashkohen përtej propagandës partiake, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si më të korruptuarën në historinë e vendit. • Susaj kërkoi gjithashtu mbështetjen e ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve europiane, duke theksuar se qëndresa popullore është një luftë e domosdoshme për rikthimin e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri. • Një protestues iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë të mos bëj gangsterin, pasi nuk bëhet dot i fortë me popullin. • Ai u shpreh se për vendin vendosin shqiptarët, jo pushteti. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.

22 artikuj për këtë temë.

4 MUAJ ME PARE

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg nga përpjekjet për të marrë autorësinë e kësaj proteste

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Një protestues ka kërkuar që PD të mbajë duart larg nga përpjekjet për të marrë autorësinë e kësaj proteste. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se deputetët po luajnë me letra bixhoz në Strasburg dhe bëjnë kallëzime për pakënaqësitë e klientëve në lokalet që protestuesit po u lënë revieë. 

I riu theksoi se sheshi është i mbushur me shqiponja dhe ajo që i bashkon është më e madhe nga ajo që i ndan. Sipas tij, ajo që i bashkon protestuesit më shumë është aspirata për liri dhe demokraci.

“Bashkimi ynë do i tregojë Europës dhe botës që jemi njëlloj në dinjitet si e gjithë bota. Prandaj PD të mbajë duart larg nga përpjekjet për të marrë autorësinë e kësaj proteste. 

Ndërsa PS, e cila së fundmi duket se merret me miliona euro për të blerë biletat e koncertit të një këngëtari fashist, deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg dhe duke bërë kallëzime për pakënaqësitë për klientët në lokalet që protestuesit po u lënë revieë. 

I quan protestuesit Rama sorra e korba. Këtu sheshi është i mbushur me shqiponja! Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan! Është aspirata për liri e demokraci!” përfundoi ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesta

TIRANË-  Pas fjalimeve të mbajtura nga aktivistë e qytetarë përpara Kryeministrisë, protesta e 40-të radhazi kundër qeverisë së Edi Ramës ka përfunduar.

Pas përfundimit të tubimit para institucionit, turma e protestuesve ka nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vazhduar kështu formën e tyre të qëndresës.

Dita e sotme u karakterizua nga një retorikë e ashpër kundër klasës politike, ku u theksua kërkesa e pandryshuar për dorëheqjen e kryeministrit dhe denoncimi i skandaleve të fundit, përfshirë debatin mbi financimet shtetërore për koncertin e Kanye West./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesi: Mos e bëj gangsterin, sepse nuk bëhesh dot kurrë i fortë me popullin

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Një protestues iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë të mos bëj gangsterin, pasi nuk bëhet dot i fortë me popullin. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se për vendin vendosin shqiptarët, jo pushteti.

Ai përsëriti thirrjet Rama në burg, Berisha në burg, duke shtuar se çdo shqiptar duhet ta mendojë kthimin në atdhe.

“Europa ka marrë gjithmonë më të mirët tanë. Çdo shqiptar ta mendojë kthimin në atdhe, kjo është toka jonë. Nuk mund të lejojmë një kryeministër të korruptuar dhe një ish-kryeministër të korruptuar të vazhdojnë. Rama në burg, Berisha në burg.

Mos e bëj gangsterin si kryeministër, sepse nuk bëhesh dot kurrë i fortë me popullin. Me këtë popull kaq të bukur dhe të mrekullueshëm. Rama jep dorëheqjen, se po nuk e dhe do të heqim ne. Kjo është shtëpia jonë, ne vendosim”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur 

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Një protestues tha se për shkak të protestave masive po shkunden themelet e Parlamentit dhe po dridhen zyrtarët nëpër zyra. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se për 34 vite me radhë ata  kanë vjedhur, shtypur dhe kanë larguar nga vendi popullin.

Qytetari paralajmëroi se me datë 11 Shqipëria do të ngrihet dhe shqiptarët kërkojnë revolucion. 

“Po shkunden themelet e Parlamentit, po dridhen zyrtarët nëpër zyra. Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur, shtypur dhe na kanë larguar nga vendi.  

Populli është zgjuar dhe flaka do t’i bjerë këtyre. Në datën 11 Shqipëria do të ngrihet, shqiptarët kërkojnë revolucion”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Protesta e 40-të para Kryeministrisë, i riu: Ka vdekur frika tek ne dhe kështu do jetë deri në fund

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Një i ri i cili ka marrë pjesë në protestën e ditës së sotme ka deklaruar se shqiptarët kanë vrarë frikën. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para kryeministrisë, qytetari u shpreh se protesta e 40-të për disa është ditë zie, por për protestuesit është ditë gëzimi.

“Një diçka për pjesën e hallvës që po bëjnë studentët, i kam këtu nga pas. Janë të 40-tat që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika tek ne dhe kështu do jetë deri në fund. Dalim për atë që mendojmë që duhet dalë dhe kështu do ia bëjmë deri në fund. Për disa është ditë zie, por për ne është ditë gëzimi”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe”/ Arben Kola: Bojkot total ndaj Edi Ramës dhe Kanye West!

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Arben Kola

TIRANË- Aktivisti Arben Kola deklaroi se më datë 11 korrik do të jetë një protestë shumë e madhe. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Kola u shpreh se atë ditë qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit Rama dhe Kanye West. 

Ai bëri thirrje për bashkim dhe ndërgjegjësim kombëtar, në lidhje më këtë.

“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe dhe qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit në ikje Edi Ramës dhe Kanye West,” deklaroi prerazi Arben Kola./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

"Ju që fshiheni dhe heshtni ka për të ju mbuluar turpi"/ Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
PAMJE NGA PROTESTA

TIRANË- I pranishëm në tubim, profesori Lush Susaj u bëri thirrje qytetarëve dhe rinisë të bashkohen përtej propagandës partiake, duke e cilësuar qeverisjen aktuale si më të korruptuarën në historinë e vendit.

Susaj kërkoi gjithashtu mbështetjen e ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe të vendeve europiane, duke theksuar se qëndresa popullore është një luftë e domosdoshme për rikthimin e demokracisë dhe pluralizmit në Shqipëri.

“Qeverisja më e korruptuar, më hajdutë e më antishqiptare që ka pasur Shqipëria. I bëj thirrje studentëve dhe nxënësve të Shqipërisë, hidhni tutje të gjitha propagandat e partive dhe kthejuni interesave kombëtare. Kjo protestë është në shërbim të kombit. Duhet të luftojmë deri në fund që të kthejmë demokracinë, është një luftë në interes të pluralizmit dhe demokracisë.

I bëj thirrjeve ambasadave europianë ambasadave të SHBA, na ndihmoni dhe qëndroni me shqiptarët sepse me këtë klasë politike nuk është hajri as i joni dhe as i Europës. Boll me derrat e korrupsionit, shihni nga brezi i ri. Ju që fshiheni dhe heshtni ka për të ju mbuluar turpi”, tha mes të tjerash ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

4 mln euro për koncertin e Kanye West/ I riu në protestë: Nuk talleni dot me mundin tonë

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Një i ri është ndalur sërish tek mbështetja prej 4 mln euro që qeveria shqiptare dha për koncertin e Kanye ëest. Në lidhje më këtë, i riu tha i revoltuar se ky është skandali më i madh që është bërë ndonjëherë.

Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ai u shpreh se nëse fondet nuk përdoren për shqiptarët, janë të kota. Ai shtoi se protestuesit kanë zgjedhur flamingot si simbolikë, pasi ato shpendë qëndrojnë gjithnjë bashkë dhe janë paqësore. 

“Na thonë sorra e korba. Ne jemi flamingo dhe ndaj kemi zgjedhur atë simbol, sepse ato shpendë qëndrojnë gjithnjë bashkë dhe janë paqësore, siç jemi ne dhe kemi qenë që në fillim. Është e kotë që përpiqeni të bëni justifikime.

Ky është skandali më i madh që keni bërë ndonjëherë! Nëse fondet nuk përdoren për shqiptarët, janë të kota, janë jo legjitime. Nuk talleni dot me mundin tonë, me punën e ndershme të shqiptarëve,” përfundoi protestuesi i ri./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne...(VIDEO)

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesta

TIRANË- Në ditën e 40-të të protestave kundër qeverisë Rama dhe klasës së vjetër politike, qytetarët dhe studentët kanë suprizuar tubimin me një tjetër reagim në shesh.

Për të shënuar këtë përvjetor simbolik, një grup studentësh kanë sjellë hallvë, duke e shoqëruar gjestin me mesazhin domethënës se prej 40 ditësh kanë vrarë frikën.

Përmes këtij simbolizmi, ata kanë rikonfirmuar vendosmërinë për të vazhduar protestën për çështjet që ata i konsiderojnë jetike për të ardhmen e vendit./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 40-të e protestës/ Qytetarët përsërisin sërish kërkesat e tyre: Dorëheqja e kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 40-të e qytetarëve shqiptarë. Nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë ata kanë përsëritur sërish kërkesat e tyre. Në krye të listës qëndron dorëheqja e kryeministrit Rama dhe kabinetit qeveritar.

Ajo ndiqet nga kërkesa për krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor. Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. 

Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. 

Kërkesat

1- Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.

2- Krijimi i një qeverie teknike tranzitore, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.

3- Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të shtetasve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor. Kjo reformë kushtetuese parashikon:

Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
Kufizimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4- Mos-heqja dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, ku kërkohet urgjentisht:

Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë kulturore”;
Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;
Shfuqizimi i statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5- Një kontratë e re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar direkt nga sheshi i protestës./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 40-të/ Qytetari: Përshëndetje Presidentit Trump për qëndrimin përbuzës ndaj Edi Ramës në Samitin e NATO-s

 

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesat

 

TIRANË- Një nga protestuesit e pranishëm në bulevard ka shfrytëzuar mikrofonin për të dërguar një mesazh mbështetjeje për Presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me qëndrimin e këtij të fundit gjatë Samitit të NATO-s në Ankara.

Duke iu referuar raportimeve mbi takimin, qytetari ka vlerësuar qëndrimin 'përbuzës' të Trump ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për mbështetësit e protestës.

"Një përshëndetje për të gjithë ju që keni 40 ditë që vini çdo ditë në këtë bulevard dhe i keni thënë “jo” regjimit 36-vjeçar në Shqipëri. Përshëndetje mërgatës sonë që nuk e ka harruar atdheun dhe vjen çdo ditë të mbështesë protestën. Përshëndetje Presidentit Trump për qëndrimin e djeshëm përbuzës. Respekt.", u shpreh protestuesi./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Do vazhdojmë derisa kjo qeveri të rrëzohet”/ Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve? 

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar ditën e sotme se qytetarët do të vijojnë të protestojnë dërisa kryeministri Rama të largohet nga qeveria. Gjatë fjalës së saj në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ajo u shpreh se Rama ishte shumë i gëzuar për Samitin, ndërsa shtroi pyetjen se “çfarë do t’i thotë ai ndërkombëtarëve”.

Qytetarja theksoi se rina po largohet sepse nuk gjejnë një vend punë në Shqipëri.

“Do vazhdojmë derisa kjo qeveri të rrëzohet. Rama dje ishte shumë i gëzuar për Samitin, por çfarë do t’i thotë ai ndërkombëtarëve. Shqipërinë e qytetarëve që prej 40 ditësh dalin në shesh? Për natyrën që po e shet? Për të rinjtë që largohen sepse nuk gjejnë një vend punë në Shqipëri”, u shpreh një qytetare./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Dorëheqje dhe shporru”/ Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Arben Kola

TIRANË- Arben Kola tha se ka 10 ditë që kryeministri Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer. Gjatë fjalës së tij në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, Kola falenderoi të huajt që janë në shesh.

Kola u bëri thirrje qytetarëve që nuk kanë folur ende të flasin në podiumin e vendosur para Kryeministrisë.

Arben Kola: Sot dita e 40 normalisht duhet të ishin të 40 e djallit që ka uzurpuar kryeministrinë. Korridoret ka 10 ditë që i çmenduri i Surrelit nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer. I lutemi Zotit ta nxjerri në tarracë dhe të hidhet dhe të shpëtojmë. Falenderojmë të huajt që janë në shesh. Dua të ftoj qytetarët që nuk kanë folur asnjë herë ejani prapa fonisë. Mos thoni që grupi i mikrofonit nuk na jep me fol. Dorëheqje dhe shporru./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve: Dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
PAMJE NGA

TIRANË- Në ditën e 40-të të qëndresës qytetare para godinës së Kryeministrisë, protesta ka marrë një ton të prerë dhe të vendosur. Aktivisti Andi Tepelena, duke hapur fjalën e tij para protestuesve, ka konfirmuar se kërkesa e qytetarëve mbetet e pandryshuar dhe unike.

Me një stil ironik, por tejet domethënës, Tepelena ka "lexuar" pesë pikat kryesore të platformës së protestës, duke nënvizuar se e gjithë energjia e tubimit është përqendruar te një kërkesë e vetme, largimi i kryeministrit Edi Rama.

Kjo formë e artikulimit të kërkesave ka shkaktuar reagime të forta tek protestuesit, të cilët vijojnë të mbushin sheshin prej më shumë se një muaji, duke kundërshtuar jo vetëm qeverisjen aktuale, por edhe sistemin politik në vend.

"Dua ta filloj me pesë kërkesat e famshme që dolën nga ky shesh, duke u konsultuar me njerëzit. Pika 1, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 2, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 3, dorëheqja e kryeministrit Rama. Pika 4, dorëheqja e kryeministrit Rama. Dhe pika 5, që është edhe më e rëndësishmja, dorëheqja e kryeministrit Rama.", u shpreh ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë…

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pensionisti

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet në Tiranë protesta e 40-të, ku qindra qytetarë janë mbledhur fillimisht në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas kanë vijuar masrshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë një prononcimi për mediat, një pensionist ka deklaruar se populli vuan për bukë dhe është në mjerim.

Ajo që e ka shtuar revoltën është fakti që kryeministri Edi Rama njoftoi 4 mln euro për koncertin e Kanye West, gjë e cila ka ngjallur reagime të shumta qytetare.

“Ne na bi gazepi për bukë. Ky a ka lajthitur apo jo. Çfarë është ky injorant. Ne vuajmë për një copë bukë…Populli është në mjerim”, u shpreh një pensionist./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Pankartat e ditës 40-të të protestës: 40 ditë! Tirana digjet, Rama krihet

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesta

TIRANË-  Protestat dhe revolta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës dhe sistemit politik në vend kanë hyrë në ditën e tyre të 40-të.

Edhe këtë herë, pjesëmarrësit përdorën pankarta plot ironi dhe mesazhe goditëse për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

"40 ditë, Tirana digjet, Rama krihet", ishte një nga pankartat që spikati që në nisje të grumbullimit në sheshin "Skëndërbej"./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Pamje

TIRANË- Qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, dhe “Shqipëri e Re”, këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre.

Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Shqiptarët janë të lodhur nga ky sistem”/ I riu në protestë: Nëse nuk do kishte korrupsion, shqiptarët nuk do të emigronin

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Protestuesi

TIRANË- Një i ri tha se nëse në vend nuk do të kishte korrupsion, shqiptarët nuk do të emigronin. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se ka shumë shqiptarë që duam që kushtet të jenë më të mira, që të jetojmë në një Shqipëri më të mirë.

Ai shtoi se shqiptarët janë të lodhur nga ky sistem dhe nuk kanë besim te shteti.

“Nuk jemi vetëm ka shumë shqiptarë që duam që kushtet të jenë më të mira, që të jetojmë në një Shqipëri më të mirë. Dhe nëse ka padrejtësi në Shqipëri të dalim të gjithë bashkë të protestojmë. Mungesa e besimit te shteti, shqiptarët janë të lodhur, nëse ne do mendonim që Shqipëria është një vend i pakorruptueshëm shumë do jetonin këtu”, tha ai./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve, për mungesën e ilaçeve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del për asgjë

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Protestesja

TIRANË- Një protestuese ka deklaruar se po proteston për vjedhjet e pensioneve dhe për mungesën e ilaçeve. Gjatë një prononcimi për mediat, ajo u shpreh se pensioni nuk i del për asgjë.

Ajo shtoi se kryeministri Rama ka 4 mln euro për një këngëtar të huaj, ndërsa populli përballet me problematika të shumta. Në fund, ajo tha se nuk do ndaloj së protestuari pa rrëzuar kryeministrin Rama nga qeveria.

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve, për mungesën e ilaçeve. Pensionet janë të vjedhura. Pensioni 97 mijë lekë nuk më del për asnjë gjë. Shkoj të blej dhe ilaçet nuk janë të sakta, në spital nuk vizitohesh dot. Kryeministri çfarë bën, ka para 4 mln euro për një këngëtar dhe popullin e lë në këtë gjendje. Të mblidhemi të gjithë. Nuk ikim pa rrëzuar atë maskara, të ikë ai maskara. Kam 10-12 vjet me gjykata, nuk marrin një përgjigje për prona”, tha ajo/Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

Dita e 40-të e protestës/ Aktivisti: Më shumë problem se vapa është gjuha denigruese e kryeministrit, Rama ka kaluar kaluar paranojën e Enver Hoxhës me agjenturat

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
pamje nga protesta

TIRANË-  Një protestues ka dëshmuar sot një vendosmëri që nuk është zbehur gjatë këtyre më shumë se një muaji tubimesh.

Një prej aktivistëve që ndodhet në vijën e parë të protestës që nga dita e parë, theksoi se asnjë pengesë nuk do t'i ndalë ata në e kauzën e tyre.

Ai është shprehur se vapa nuk është pengesë për të protetstuar kundër shprehjeve denigruese të kryeministrit.

“Më shumë problem se vapa është gjuha denigruese e kryeministrit, ministrave e eksponentëve të tjerë të PS. Është një zhargon që nuk e shihnim prej dekadash me armiq, agjentura, etj. Përgjatë diktaturës së Enver Hoxhës kishte 4 agjentura në kulmin e paranojës, ndërsa sot po thonë edhe më shumë agjentura,” denoncoi ai./Dosja.la

4 MUAJ ME PARE

“Kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë”/ Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,
Ervin Goci

TIRANË- Pedagogu Ervin Goci ka deklaruar ditën e sotme se populli shqiptar e ka kuptuar se kjo klasë politike duhet larguar nga pushteti, në mënyrë që t’i hapet rruge një horizonti të ri dhe  një Shqipërie të re. Gjatë një prononcimi për mediat, Goci u shpreh se kjo protestë ka mision shpëtimin e Shqipërisë.

Më tej, ai e cilësoi koncertin e këngëtarit me famë botërore Kanye West si koncesionin e rradhës. Goci theksoi se kryeministri Rama dhe deputetët po sulmojnë çdo protestues, duke i quajtur agjentë të huaj.

Ervin Goci: Ndoshta 60-70 % e atyre njerëzve kanë halle madhore, por kur dëgjon kryeministrin apo deputetët të tallen të denigrojnë, i thonë iraniane, agjentë, kupton që këta mirë që nuk kanë ndjeshmëri, por e kanë ndarë mendjen ta sulmojnë qytetarin shqiptar. Kjo protestë ka një mision shpëtimin e Shqipërisë. Rama është një pengesë që do e kalojmë, në kuptimin literal të fjalës kjo protestë të fshijë këtë klasë politike. Koncertin e kam quajtur koncensionin e radhës. Populli shqiptar është përballë një klike por ky popull e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet fshirë dhe t’i hapet rruge një horizonti të ri, një Shqipërie të re./Dosja.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Vijon revolta qytetare,

TIRANË-Kryeqyteti është bërë sërish epiqendra e lëvizjes qytetare, ndërsa ka nisur grumbullimi për protestën e 40-të radhazi.

Qindra qytetarë janë mbledhur këtë pasdite në sheshin "Skënderbej", të pajisur me pankarta që artikulojnë kërkesat e tyre për ndryshim dhe reagimin ndaj situatës aktuale politike e sociale.

Sheshi "Skënderbej" është shndërruar në pikën e bashkimit të protestuesve, të cilët, pas organizimit fillestar, pritet të nisin marshimin drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit"./Dosja.al

protesta 40

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin